VIDEO / Aktivi i PD-së në Durrës/ Basha: Më 20 shkurt në protestë. Mirëprisni në strukturat e Partisë edhe të larguarit

12 Shkurt 2014, 16:52Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka drejtuar një apel të gjithë shqiptarëve, pavarësisht bindjeve të tyre politike, që të marrin pjesë në marshimin protest të Shkurtit që do të organizohet në Sheshin Skëndërbej në Tiranë.

“Do t’a ndërmarrim këtë marshim proteste jo vetëm sepse kjo Qeveri dhe shumica e majtë ka lidhjen e njohur të deshentencës me partinë e Enver Hoxhës, por sepse jemi të shqetësuar, jemi në këmbë e do të jemi në këmbë kundër çdo tundimi të kësaj qeverie dhe mazhorance arbitrare për të rehabilituar në forma të ndryshme dhe me alibi të llojllojshme figurën e diktatorit që simbolizon historinë gjysëmshekullore të shtypjes, mashtrimit dhe mjerimit të shqiptarëve. Do të ndërmarrim këtë marsh proteste  jo se nuk kemi patur durimin e nevojshëm për të pritur këtë qeveri më së koti të fillojë të mbajë ndonjë nga premtimet e saj elektorale, por kjo qeveri ka instaluar dhe ka ngritur në sistem brenda një kohe të shkurtër mashtrimin e publikut dhe paligjshëmrinë që janë dy nga shtyllat e politikës së vjetër antidemokratike”, theksoi Basha.

Sipas tij, kjo qeveri ka përqafuar dhe ka vënë në jetë një politikë ekonomike thellësisht të gabuar që po e rrokullis vendin me shpejtësi drejt përkeqësimit, drejt pikës zero e poshtë zeros në të gjitha drejtimet.

“Çdo ditë po bëhet më keq dhe jo më mirë. Është absurde të vazhdosh t’i japësh kohë së keqes. Është e papërgjegjshme për opozitën të rrijë e të fërkojë duart duke pritur që e keqja të shkojë deri në fund. Ky nuk është misioni ynë, është detyrë e qytetarëve në demokraci të ngrihen të thonë fjalën e tyre, të kërkojnë, të insistojnë në ndalimin e së keqes pa pritur që e keqja t’u marrë frymën, pa pritur që të vijnë zgjedhjet e radhës”, theksoi kreu demokrat.

I pranishëm në aktivin e degës së PD-së në Durrës, kreu demokrat tha se në 20 shkurt 1991 nuk u ngritën vetëm të përndjekurrit, ish të persekutuarit politikë që kishin vuajtuar më rëndë se të tjerët diktaturën, por u ngritën e vërshuan drejt sheshit Skëndërbej dhe shesheve të tjera të Shqipërisë mijëra njerëz të thjeshtë që nuk e kishin njohur burgun, internimin apo privacionet e drejtpërdrejta të luftës së klasave, por kishin kuptuar që dikatori Enver Hoxha dhe regjimi i tij ishte një mashtrim kolosal.

“Shqiptarët u ngritën në 20 shkurt 1991 duke i thënë jo njëherë e përgjithmonë mashtrimit si degradim, si shtyllë e keqe e qeverisjes, si burim i korrupsionit dhe varfërisë. Është koha që në përvjetorin e 23-të të kësaj ngjarje të madhe historike të ngrihemi përsëri të marshojmë përkrah njëri tjetri në marshin e protestës të thirrur nga PD dhe opozita shqiptare. Të gjithë shqiptarët e lirë që duan t’i drejtojnë me fuqinë e bashkimit një paralajmërim kësaj qeverie, hiq dorë nga tundimet për të rehabilituar diktatorin dhe element të modelit të tij të vijnë në marshimin e protestës bashkë me PD-në dhe opozitën”, theksoi Basha.

Sipas tij, të gjithë shqiptarët e lirë që ndajnë bindjen se kjo qeveri e ka mbushur kupën dhe nuk po reflekton në rrugën e vet të paligjshëmrisë që është rruga e shkatërrimit të demokracisë, të vijnë në marshimin e protëstës për t’i thënë ndal. “Ata që kanë pritur një vend pune dhe nuk e shohin as në horizontin më të largët të qeverisjes, por që në fakt shumë prej tyre kanë humbur vendin e punës, janë flakur në rrugë, të gjithë ata që ndihen se një fat i ngjashëm i pret, që ndihen të rrezikuar për shkak të politikave dritëshkurtra e të gabuara të kësaj qeverie në rrafshin ekonomik të vijnë në marshimin e protestës për ti deklaruar kësaj qeverie dhe kryeministrit gjendjen e përkeqësuar ku ndodhen dhe për t’I kërkuar me forcë ndryshimin dhe korrigjimin e kursit”, vijoi Basha. Përsa i takon organizimit të PD-së, kreu demokrat u shpreh se anembanë Shqipërisë puna ka nisur me vrull dhe në tërësi po shkon shumë mirë.

“Ndihet kudo një dëshirë e madhe e demokratëve për t’u mbledhur për të rinovuar, ripërtëritur dokumentacionin e anëtarësisë në partinë e tyre. Ndihet një dëshirë po kaq e madhe dhe një vetëdije e re për bashkimin e ribashkimin e të gjithë kontributeve, që nga themeluesit e parë tek anëtarët më të rinj. Ndihet kudo dëshira e rikthimit të atyre që për një arsye a një tjetër mund të jenë larguar a ftohur gjatë viteve, por që e ndiejnë se shtëpia e tyre e vetme dhe e vërtetë i thërret, ndihet kudo era e një afrimi të ri e veçanërisht të brezit të ri me PD, ndihet kudo era e hapjes”, vijoi Basha.

Në këtë kuadër ai shtoi se detyra jonë është t’u japim jetë këtyre dëshirave, me qëllim që në fund të këtij procesi, rinovimi, bashkimi dhe ribashkimi përtëritje dhe ripërtëritja, hapja të jenë pasqyruar me një regjistër të plotë të PD-së dhe të na kenë dhënë partinë e organizuar e modern që do të startojë kuvendimin e madh në analizën dhe zgjedhjet e lira brenda saj, si një detyrë jetike për të sotmen dhe betejat dhe fitoret e PD-së në të ardhmen.

“E gjithë anëtarësia e PD-së në vite, anëtarët aktivë dhe ata që për një arsye tjetër kanë qenë pasivë, të tërhequr janë mënjanuar, janë larguar jashtë vendit e kthyer, duke humbur ndërkohë anëtarësinë formale në PD duhet të kontaktohen, të ftohen, të sqarohen për udhëzimin e ri, të nxiten e të ndihmohen për të rinovuar dokumentacionin e anëtarësinë në PD. Nuk duhet të ndodhë dhe nuk dua të dëgjoj që në mbledhjet e njohjes me udhëzimin dikush të mungopjë sepse nuk është lajmëruar nga neglizhenca apo akoma më keq me qëllim. Atij apo asaj që nuk i ka shkuar njoftimi i parë për neglizhencë i duhet kërkuar falje menjëherë dhe duhet përfshirë menjëherë në aksionin politik që kemi nisur. Kur verifikohet që mosnjoftimi është bërë me qëllim të mbahet qëndrim deri në zëvendësimin e menjëhershëm të koordinatorëve në grup-seksione apo të personit përgjegjës që ka marrë përsipër të bëjë njoftimet. Direktiva ime është e qartë dhe paekuivoke; bashkim dhe ribashkim pa asnjë paragjykim të gjithë kontributeve ndër vite: hapja e partisë për pranime të reja nga brezi i ri por pa i mbyllur derën askujt që dëshiron të anëtarësohet në PD”, theksoi Basha.

13 komente në “VIDEO / Aktivi i PD-së në Durrës/ Basha: Më 20 shkurt në protestë. Mirëprisni në strukturat e Partisë edhe të larguarit”

  1. aro says:

    o lulushe do vi dhe une po te biesh ato dhit me bisht perpiet tia shikojm si e kan DUCIM?

    1. Ilir Hoti says:

      Shqiptaret ,dhe jo vetem shqiptaret, jane ngopur me keta plehra ,qelbesira,hajdute-grabites te korruptuar e vrases….Vetem duan te mbajne nen presion per te shpetuar lekuren e tyre…KUR DO VIHET DREJTESIA NE VEND??? Nje gje eshte e sigutre;klikes tyre nuk u intereson.

  2. kur do te kthesh 200 million euro te vjedhura ne rrugen e kombit, besoj do ti thuash popullit me 20 shkurt, besoj se do ti thuash popullit se kush vrau me 21 janar. ka ndonje kryetar bashkie te ndonje kryeqyteti te ndonje shteti qe nuk e ka gruan nenshtetase te atij vendi. e dijme qe berisha e ka me kombesi serbe por nenshtetase shqipetare. kryetar pd-se me grua hollandeze. ti a ke nenshtetesi shqipetare, duhet te deklarohesh me dokumenta. do ti thuash popullit me 20 shkurt cfare e lidhe pd-ne me fazlicin, po berisha cfare lidhjeje ka me fazlicin. kush ia fali detin greqise do te tregosh. te shperlafte mortja more lulezim berisha.

  3. Ili says:

    Durrsaket e PD nuk e hane me ate qe te sakrifikojne nga koha e tyre per te pasuruar Arqile Gorene apo Seit Kertushen per mos ti hyre bandes se gangstereve te 4 rrugeve…Durresaket kerkojne spastrimin e deges se PD durres dhe analizen per humbjen e zgjedhieve dhe jo rikthim te atyre qe hyne me kafaza pullumbash ne PD dhe dolen me stacione televizive apo prona ne Itali.Leri mashtrimet o Luli.

  4. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte ironike kush flet per te ngriturit ne 20 Shkurt 1991..Vetem shifi ku ishin punesuar I ate dhe e eme dhe ka surrat ky te perfaqesoj rrezimin diktatorjal qe ja solli familjen nga ku thyente pula gurin..Flet ky ish kamarjer qe u kthye ne kamikaz politik..Flet peqe lepja si kompjuer I programuar.. Bamir Topi me gjithe Oketen, duhen te shohin seriozisht zgjedhjet lokale qe po vijne dhe te marrin terenin e lene bosh nga nje kokebosh..Rrenjet e forta fillojne nga zgjedhjet lokale..

  5. Arber says:

    Ja prit se po vim mos u merzisni, pas nja 15 vjetesh kur PD te ket nderuar te gjith drejtusit e vjeter dhe keta te rinjet qe komandoen nga Gita dhe Zeni. Vertet dolen kunder komunizmit ne 91-shin por komunistin e fundit e rezuam me 23 qeshor aq e donim demokracin sa 5 vjet e para nuk po kuptonim qe kishte ardhur diktatiri i ri dhe debil ne kumunizem u shkolluan njerzit, kush profesionale kush te larte dhe u hapen me mira vende pune,etj etj. Po me Salen u shkaterua gjithcka. PD dhe Sala nuk vin me ne qeveri nuk ju ndjek me njeri keni len dy breza ne shqiperi ne meshir te fatit shkateruat nje shtet te ter jo vetem se dhe Tosi e beri te tijen ku doli nga burgu, ata hajduterit qe ju vin nga pas cdo dite e do shikojn si te gezojn ato pare qe kan grabitur. Pershendetje PD nga nje demokrat po qe PD se votoj kur se eshte parti komuniste ku meritokracin e shfaroset per 20 vjet.

  6. o ndyresire, o antishqiptar, o vemje truthare dhe shpirtlig, o kurve pa burreri , karakter dhe ideale! si nuk ju dhimbset sadopak ky vend i vogel , i bukur dhe i martirizuar ne extrem nga pjella te pafytyra si puna jote qe pasi e vodhen dhe e rropen pa meshire per 8 vjet tani nuk e lene te mare fryme dhe te rimekembet sadopak! po ke shqiptar fton ne proteste ti mor fytyrbole, ato qe te dhane shkelmin me 23 janar dhe nuk duan te shohin me sy? Po shiko premtimet e tua mor bastard se ke 3 vjet ne bashki dhe nuk ke mbajtur asnje premtim! yyyyyyttttttttt qenie e peshtire, u shofte fara juaj o zot!!!!!

  7. ari says:

    Morpo kaq qorr eshte ty palla? Nuk e kupton se ne nje Parti qe e ka degraduar vendin ne pike te hallit nuk aderon askush nese nuk ka reforma te thella qe te tregojne se kjo Parti nuk eshte me nje Parti kriminelesh e antishqipetaresh.

  8. reli says:

    bo qejf o vllai se NUK ka dhe as ka me pas kush te te rrasi brenda ty dhe plakun Mere….

  9. beso says:

    Do mblidhen ne 20 shkurt ujqerit e mbetur pa pyll.

  10. Agimi, Detroit, MI says:

    O Luli, nga 22 Shkurti 1991 deri 20 Shkurt 2014 jane plot 1/4 e SHEKULLIT.
    Cfar mutin kerkon shpellari tani ?

  11. Fane Melengu says:

    Lulush bej provat e zerit se do na felliqesh fare

  12. Fshatari says:

    O Luljeeettaaaa,ne daten 20 mos harro te trashesh zerin dhe ruaj pak ate buzeqeshjen ironike,kthehu pak serioz nga ne,ok Lulka? Spo te them me shume, po ti kursej ca fjale, po mos harro ee, me 20 mos me hajde me tanga, se duhet te jemi serioz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje