Ky ishte urdhri që Ramiz Alia, pasardhësi i Enver Hoxhës, dha 20 shkurtin e vitin 1991, kur u njoftua se rrezikohej rrëzimi i ish- diktatorit.
Plot 23 vjet më pas, ngjarjet e asaj dite i tregon një prej dëshmitarëve okularë, ish- kryetari i Hetuesisë së Përgjithshme në vitet 1981-1992, Qemal Lame, në librin me kujtime “Kur shembeshin themelet”, që del në qarkullim së shpejti.
Ai rrëfen se më 20 shkurt 1991 janë thirrur në mbledhjen urgjente të Plenumit të Komitetit Qendror për situatën në sheshin qendror të Tiranës, ku fjalën e ka marrë menjëherë Ramiz Alia.
“Ju mblodha ju anëtarët e Plenumit dhe kuadro të lartë shtetërorë për gjendjen e krijuar. Ajo nuk do komente. Nuk ka pasur situatë më të rëndë. Trupat e gardës kanë rrethuar për të mbrojtur Komitetin Qendror, Këshillin e Ministrave, Presidiumin e Kuvendit Popullor dhe Bllokun. Ndërsa sheshi kryesor tani është në dorën e demonstruesve. Çfarë nuk thonë! Problemi është ruajtja e monumentit të shokut Enver. Në fillim donin të vinin në Komitetin Qendror e në Këshillin e Ministrave. Dhe ju e kuptoni. Për të marrë pushtetin si në vendet e tjera. Meqenëse panë rezistencën e forcave ushtarake, janë drejtuar nga sheshi. Duan të heqin monumentin e Enver Hoxhes. Çfarë mendoni ju, si të veprojmë, pyeti në fund pa dhënë vetë mendim”, citohet në libër Ramiz Alia.
Më tej Lame shkruan:
“-Të marrim armët, tha Haxhi Lleshi, duke u ngritur për të diskutuar. (Këtë person e dëgjoja për herë të parë që ngrihej të diskutonte, pasi rrinte gjithmonë i heshtur). Nuk mund të lejohet më. Emrin e tij do ta mbrojmë me gjak. Nuk lejojmë armiqtë që të dëmtojnë monumentin e tij. Unë erdha pak me vonesë në mbledhje se nuk më lanë ushtarët. Por ata duhet të ruajnë më shumë shtetin dhe jo të më pengojnë mua të kaloj”.
Lame rrëfen se Rita Marko dhe Manush Myftiu janë shprehur se duhet të tregoheshin të kujdesshëm dhe se nuk duhet të kishte gjakderdhje.
Në të njëjtën linjë me to ka qenë edhe Ismail Ahmeti.
Lame vijon me tej: “Ndërkohë, nga dera përballë, hyri në sallë Nexhmedin Dumani, ndihmësi i Ramizit dhe vuri një letër në tavolinë”, teksa shton se pasi Ramizi, pasi e lexoi në heshtje, filloi ta lexonte më pas me zë të lartë letrën.
“Është rrethuar monumenti i shokut Enver dhe duan ta rrëzojnë. Presin përgjigje në Ministrinë e Punëve të Brendshme se si të veprojnë.
-Të mbrohet, tha Ramizi”, shkruan Lame.
Ai rrëfen se pas pak sërish Ramizit i erdhi një letër tjetër ku kërkohej mendim për përdorimin e armëve.
“Ramizi u mendua për disa çaste dhe tha:
-Të qëllohet!
-Ju lumtë, pasuan me zë të përbashkët Haxhi Lleshi, Spiro Koleka dhe Haki Toska. Nuk kemi çfarë presim më”.
Lame rrëfen në librin e tij të cituar nga Panorama, se rreth orës 14:05, në dorën e Ramizit ka mbërritur një tjetër letër.
“-Monumenti u rrëzua”, tha Ramizi.
Menjëherë në sallë u dëgjua zëri i njohur që shoqëroi këtë njoftim.
Të gjithë drejtuan kokën dhe panë Nexhmije Hoxhën, që filloi të qante dhe duke u munduar të përmbante veten.
-Tani çdo gjë mori fund, tha Ramizi.
-Është e kotë të diskutojmë. Tani vendosim vetë si të veprojmë”.
Genjeshter me bisht. Haki Toska ka vdekur para viteve 90 dhe nje i vdekur s mund te flase. Eshte parim i ne shqiptareve qe te shkruajme dhe flasim per ngjarje historike ku nuk kemi qene prezent dhe kur aktoret s jane me gjalle .
Saliu tha: Po, e drejte. VRITINI
dhe dicka tjeter Qemal Lame , edhe pse kryetar i hetuesise , ne ate kohe me nomenklature nuk mund te merrte pjese ne nje mbledhje byroje. kur eproret direkt te tij nuk ishin prezent.
Kjo gje dihej qe para 1997.
Ka qene ministri i brendshem i asaj kohe, Hekuran Isai i cili (pa i mohuar kusuret e gjynahet qe ka ne kuadrin e diktatures funksionar i larte i se ciles ishte) ka refuzuar te zbatoje urdherin e Ramiz Alise.
Kete Isai e ka deklaruar haptazi ne shtyp dhe Alia nuk e ka mohuar.
Une mbaj mend nje artikull te gazetave te asaj kohe me nje nentitull pak a shume si me poshte;
“Alia: Po kam dhene urdher te qellohet….”
po te kishte dhene urdher ramiz alia te qellohej aty do ishte bere kasapane. ramiz alia nuk kane dhene asnje urdher, dhe gjeneralet mezi prisnin te merrnin ate urdher, por ramiz alia nuk e dha.
e sa mire do kishte bere, te pakten do ishim te sigurt qe do kishe ardh nje demokraci pa sali berishen
Edhe Hekuran Isai gjenjen.Sekretari I pare me ate kohe ka qene edhe komandant I pergjithshem I forcave te armatosura.Me kushtetute jo vetem ne Shqiperi por me cdo shtet ne Lufte apo situata urgjente brenda vendit mos zbatimi I urdherit te komandantit te pergjithshem perben akt tradhetie ku arrestohet dhe zvendesohet ne vend.Tani qe kane kaluare kaq kohe dhe personat ne fjale nuk jetojne me,mund te shkruajne mbas oreksit te tyre.
Sa lango te atij sistemi do dalin akoma per na rrefyer “realitetin”??!! Mbas 23 vjetesh ky lango deklaron se Ramizi dha urdherin “te qellohet”! Po perse nuk u qellua??!! Nga gjithe ata ushtarake te armatosur, nuk kishte asnje fanatik te Enverit qe mund te qellonte pa urdher e jo me te urdheronte Komandanti i Forcave te Armatosura te Shqiperise??!! Sikur te ishte dhene urdheri “te qellohet” do te ishte bere kasaphane, ashtu sic ndodhi 20 vjet me vone, me 21 janar, ne mes te Tiranes dhe mbi te gjitha, ne nje shtet “te lire e demokratik”! Kush e kishte te drejten qe te urdheronte “te qellohet!” me 21 janar?
Qelloi bujar mehmeti hahaha
Cfare fytyrash te peshtira. Ramiza tha: Te qellohet. Sa mbaroi se theni komanden, erdhi lajmi: Monumenti u rrezua.
Keshtu ka vepruar gjithemone ky “bilbili i marksizmit” kryente detyarat e padroneve ne fshehtesi dhe dhe i sinkronizonte me pamjen e tij prej nje njeriu besnik deri ne vdekje i kauzes se Atdheut! Valle harrohet qe Nexhmija, jashtzakonisht afer Ramizit, ne intervisten e saj tha se ne dosjen e Sal Berishes pame kete dhe ate ndaj dhe nuk e pranuam per doktor ne Bllok. Ndersa Ramizi na e vuri komandant ne vendin e vet. Po a hahen keto gjera nga njerzit normale, qofte edhe nga debile apo demencat sonile??? Kurre, Ramizi kishte shansin per te bere nje demokraci te vertete por ai gjithemone ka qene i interesuar per detyrat e tija te marra qysh 50 vite me pare dhe si me i riu dhe me i zoti te qendronte fshehur dhe kur ti vinte vdekja e Enverit te kryente punet e zeza. Kjo spjedon edhe gjithe ato denime ne nomeklaturen e kohes qe nga Mehemei, Beqiri e dhejtra te tjere duke e bindur Enver Hoxhen se ata ishin armiq dhe trdhetare te socializmit. Pse keto gjera filluan pikerisht qysh pas goditjes se pare te infraktit Enverit?????
Cfare duhet t’i besojme ketij hetuesit Lame: ate qe eshte deklaruar deri me sot qe Ramizi e kishte pergatitur me pare rrezimin e bustit te Enverit duke liruar apo sharruar pjeset metalike mbajtese, apo kete te fundit qe paska qare dhe duhet te qellonin ndaj demostruesve, gje qe tani eshte e qarte qe nuk u qellua. Si mendon ky zoti hetues qe te urdheronte Komandanti i Pergjithshem te qellohej dhe ushtaret e tij vartes te mos e zbatonin urdherin e tij? Non senszoti hetues. Tregohuni me i sakte me historine, se jane mec mijra deshmitaret se si ka ndodhur ngjarja> Lexoni ndonje artikull te gazetarit Viktor Malaj, qe shkruan qarte e paster, pa ekuivoke e servilizma ndaj asnje pushteti, te sotem e te djeshem. Shiteni per 5 pare duke mashtruar edhe me detyren qe keni kryer.
Cfare ka per te mos u besuar ish Kryehetuesi i vendit, ish Anetar KQ dhe deshmitar okular? Kush mund te legjitimohet me shume se ai per te deshmuar profesionalisht per ate qe di? Aq me teper qe deshmon per biseda dhe debate reale me dhjetra deshmitare te tjere, ku ai vete, R. Alia e te tjere jane te incizuar, pra jane dokumentuar teksa flasin, urdherojne dhe mbeshtesin apo kundershtojne njeri tjetrin shkoqur si 1+1=2. Per 20 Shkurtin 1991 mund te flase gjithkush nga ata qindra mijera vete qe ishin ne shesh apo diku tjeter. Kjo varet se cfare ka qene, ku ka qene dhh cfare ka bere apo mund te bente konkretisht vete ate dite. E dyta, z. Lame nuk ka asnje interes apo arsye te mashtroje, sepse as po kerkon ndonje shperblim dhe as nuk ka nevoje te genjeje per gjera qe dihen. Ai thjesht jep deshmine e tij dhe kaq. Troc, keshtu ka ndodhur, nese doni ta dini. Bravo z. Lame dhe flm per korrektesen qe tregon ndaj te vertetes historike deh fakteve. Interpretimeve nuk ia gjen fundin askush, edhe sikur henen t’ia zbresesh ne toke…
cfar e ka ky Rama ate Spira Koleka se nuk me kujtohet?
E ka thjesh Daje. Dhe ne presim ndojgje nga ky…. Ky eshte thjeshte alternative per ti hellur hi syve ketij populli te shkrete…
Mos u bej naiv duke besuar shpifjet dhe genjeshtrat e Saliut. S.Koleka ka qene xhaxhai i nenes se Edi Rames. Per te kuptuar sa te afert e ka Edi ate po te pyes ty nese e njeh xhaxhai e nenes tende? Nqse e njeh a te eshte dukur ndonjehere aq i afert sa te ndikojen ne mendimin apo opinionet tuaja.
Ramizi caktoj dhe daten kur do binte busti , ne vazhdojme grijme sallate me njeri tjetrin
Kujtimet e lamasheve , shpetojne bolet e dasheve ! Rrezimi i monumentit ishte planifikim i Zonjes se zeze Hoxha dhe e Ramiz jagos ! Dhe te gjitha faktet flasin per kete ! Cfare kujtojne keta njerez pa karakter se duke lene “shkrim-kujtime” te tilla do te deformojne te verteten ? Po eshte jashte cdo logjike edhe te nje femije qe “rruga per permbysjen e komunizmit” qe nisi dhe perkujdesi Ramiz Alia nen udheheqjen e Nexhmije Hoxhes etj. do te kalonte doemos nga rrezimi i Monumentit te Enverit ! Cfare na kujtojne keta vemje , neve si popull , debila ? Kjo eshte ditur qe atehere qe zhvilloheshin keto ngjarje , jo me sot , qe ngjarja shihet gjakftohte dhe nga larg ! Del nje Lamash , kurrizthyer qe ne rini , dhe po na thote “te verteten” si “disident” ne pleqeri ! Cfare jane keto perralla ? Apo e harruat Ramiz Aline te shtrenguar ne krah te Nexhmijes , mbi varrin e Enverit qe i tha : “Hajde Nexhmije se vetem ditelindje do te kete !” qe per nje mendje normale shtrohet pyetja :”perse keto fjale ?” Cfare po mendonte jagua Ramiz dhe merimanga e zeze Nexhmije ? Cfare kishin pritur dhe pse me aq ankth ?
Ndersa koha e sotme na i ka sqaruar te gjitha ! Jo pushteti i dhuruar , qe nuk ka qene dhe nuk eshte ndonjehere rastesi , sic Sali Berisha dhe Fatos Nano etj etj … , por edhe cfare i ndodhi Shqiperise keto 23 vjet nuk kane qene rastesi ! Shkaterrimi total i kockes se ekonomise , fabrika , uzina , miniera , kanale vadites , toka bujqesore , emigrimi i fuqise punetore te kualifikuar dhe nderrimi i tyre me tanga “Victoria secret” , si kuptim i mireqenies ; shkaterrimi dhe asgjesimi total i ushtrise se Shqiperise dhe shnderrimi i saj ne ca kokrra leckaxhinjsh ; ishte produkti final i ketij projekti ! Po per keto derdhi gje lot Nexhmija , Ramizi , Fatosi , Salia apo kelysht e tjere tek te cilet deleguan pushtetet e tyre ?
e verteta eshte ndryshe:
une isha ushtarak, dhe urdheri i Ramiz Alis, ka qene: te mos qellohet, armet te mbahen pa fisheke luftarak, thjeshte per te krijuar pershtypjen e frikes. te vetmit qe kishin fisheke luftarak ishin oficeret ne pistoletat e tyre!
dhe nje gje tjeter.
po te donte Ramizi e kishte mbrojtur dhe me force, njerzit per tu mbrojtur i kishte. mos harroni, atehere behej fjale per 2 divizione dhe nje shkolle ushtarake qe ishin ne gatishmeri ne Tirane. por nuk e beri, ia la Sales ta bente me 21 janar ku vrau 4 veta.
prandaj ky miku ketu lart genjen kur thote:
urdher i Ramizit, te qellohet!
Meqe ti Be-X paske qene ushtarak, a ke qene ne takimin e Z. Alia me ne ushtaraket ne Min e Mbrojtjes? Degjoje ose lexoje mire se cfare ka deklaruar me gojen e vet. E ka botuar gazeta Albania qysh ne 1995. Edhe duke besuar se ti paske qene ushtarak, nuk besoj se ke arsye te dish me shume dhe me sakte se sa Ish Kryehetuesi i Shqiperise, qe ka qene edhe anetar i Plenumit te Komitetit Qendror. Pse duhet te genjeje ai pas aq e kaq vjetesh? Lere qe nuk ka thene asgje te re nga ajo qe dihet prej shume kohesh. Langaraqe jeni ju qe, ndonese e dini te verteten, doni te besoni ate qe jua thote rradakja. Me shkriu fare ai tjetri me lart qe thoshte se monumentin e ka rrezuar vete Nexhmija me Ramizin. Te rrosh vete plako dhe truri te paska p….ur. Z. Lame nuk ka asnje arsye te genjeje, sepse atje ku eshte dhe ashtu si eshte, nuk i plas per askend.
budallalleqe, çdo gje ka qen e mire kalkuluar, dhe rezultati eshte sot!
Ky te tregoj se sa njerz ka therur ne hetuesi.
Po si u rrezua Busti? Kush saldatrice shkoi e preu bullonat se pa hequr ato nuk ka tanks ta rrezoi bustin, si tek Sadami, u perkul nga makina qe terhoqi, u perthye, por nuk ra!
Pra Ramizi ka lozur me dy porta! Ketej të “qëllohet” andej “Hiqeni”! Nuk kuptoni akoma qe ishte lojë? Kur do sistemi të vrase, vret dhe diktatura mund ta bente, por nuk e beri sepse kishte skenarin me mashtrim.Saliu tek studentet drejtues i tyre! Mes studenteve 20 spiune! Gjithshka per të krijuar pluralizmin sepse me organizatat e masave, si i beri Ramizi ne fillim, nuk e njohu askush! Mes dy zjarreve, njeri i ish fanatikeve qe rrezik vriste Ramizin, ne salle, tha:”Të qellohet!”, sheshit me spiune sigurimi e bustit me bulona të hequra naten i tha:”Hiqeni!” Po nga mori Ramizi urdher? Katovica! Beogradi! Sepse po zjente Kosova dhe represioni atje i Serbisë nuk po mbahej! Shqiperia duhej të kish ngjarje qe kosovaret të mos shikonin Shqipedine, por të puthnin Beogradin! Banda e Veriut kishte detyre agjenturore ndaj u shkaterrua Shqiperia! Me Enverin,Zogun,Fan Nolin e gjer Ismail Qemalin le të merren historianet, por Levizja studentore edhe sipas vet Hajdarit ishte e trukuar sepse aty erdhi me projekt “Kallami i gjatë i Ramizit, Saliu!”
Mjere shqiptaret qe kete lojë nuk e kuptojne!..
Me bulona pa bulona, busti nuk ishte material i derdhur, por BOSH, kupton, BOSH nga brenda, sepse nuk ka qene llogaritur per tu terhequ me kavo. Pastaj, BOLL me logjike konspirative qe e ben edhe mushken me barre. Mos valle Ramizi kishte planifikuar edhe burgosjen e vet? Jo mor mik jo, nje revolte aq masive per permbysje sistemi nuk mund te kete kontroll nga nje qender e vetme, sepse jane shume faktore. Por shqiptaret kujtojne se secili eshte qendra e botes dhe flasin sipas qejfit, sidomos fanatiket dhe militantet e te dyja kraheve. Ne fakt, te gjithe kane te drejte, por e verteta qendron gjithmone ne mes dhe pikerisht ne kete mes e shoh edhe une deshmine e ish zyrtarit te larte, Z. Lame. per me teper qe nuk ka konflikt interesi persa deklaron. Nuk ka qene pak o njerez. Ka qene Kryehetuesi i Shqiperise, kuptoni, shume me i fuqishem se sa Kryeprokuroret e sotem qe shkojne per lesh njeri pas tjetrit dhe pasurohen me korrupsion. Nje gje del e qarte: Secili ne ate kohe llgariste jo vetem raportin me postin e vet, por edhe raportin me historine. Ajo qe ngelet jane faktet ashtu sic kane qene dhe jane, JO brockullat e njerezve qe shkojne pas berihajit me interpretime sipas qejfit. Dhe faktet, me mire se ish kryehetuesi, veshtire se i di ndokush. Jo per merite te tij, por per hir te rrethanave ku ka qene. Historia dihet, sepse eshte deshmuar nga vete aktoret e asaj kohe, qofshin keta nga masa anonime e popullit, qofshin nga ana tjeter e barrikades, pra nga ata qe kishin armet.
Ky kryehetuesi Lame eshte i jati apo gjyshi i Artan Lames se Aluizmit?
ku ishte kjo diktature se nuk e dija une qe jom 55 vjec tash e msova sipas jush paska qen diktatur pse ishte diktatur se kishte rregull e disiplin pse respektohej njeriu punes njeriu qe punonte qe mesonte dhe halabakut hajdutit dhe vrassit i tregohej vendi
pas luftes s dyt boterore shqipria doli me e varfra ne europe dhe me mund e gjak u ben gjith ato vepra hidrocentrale porte fabirka uzina ne vendim ku malarja dhe miskonja te pinte gjakun as ujsjellsa as uje per tu la s kishte dhe qirinj kishin t gjith n shpi s duhet mohuar puna e atij populli ne ate kohe me gjak u ben dhe ajo para qe u la ne vitin 1991 ne shqiperi nuk vjen me kurreeeeeeeeeeeeeeeeeeeee
\per 2 milion banore ai brez qe e shajme la miliarda dollare dhe akoma dhe sot pas 23 vjetesh spo mbarojne
cfar kan ber keto te tjeret pas diktatures ne thonjza vetem kan vrare perdhunuar vjedh pasurine kombetare ne emer te kapitalizmit nje polic mbante gjith tiranen ne ate kohe dhe vrasje nje ne 20 vjet kishte sherbimi shendetsor falas shkolla falas etj etj ajri paster deti paster cdo gje bio
u ben gabime u ben normal si dhe sot ka gabime 10000 here me shume se stehere psh cdo gje ikte per eksport qe nga domatja ,prodhimet buqsore ,blegtoria etj etj komi,bakri,hekurnikeli,kromi ,cdo gje shkonte per eksport dhe njerzve ju jepej fare pak ky ishte difekti por mos harroni ne 1991 kete qe erdhen pas gjeten gjende pasuri te pallogaritshme qe i cuan per skrap cdo gje dhe i vodhen dhe vet 20 per qind pa punuar fare fale atij sistemi qe gjoja e shjne jane ber miliardiera kurse njerzit e thjeshte ngelen me te varfer se ishin
shtepine athere ta jepnin falas ose punoje me pune vullnetare e benin vet banoret qe kishin nevoj pallatin asnje nuk nglete pa shpi kurse sot i shpi po ta blesh duhen 100 milion me e pakta
KUSH I VODHI PASURIT E SHQIPTARVE GJAKUN DHE MUNDIN E NJE POPULLI TE TERE GJOJA NE EMER TE LUFTES KUNDER KOMUNIZMIT?
MAFJA KJO I VODHI DHE E DYTA KETO HISTORI ROMANESH RAMIZI DHE URDHET QELLONI PSE NUK U QELLUA dhe ne ate kohe qe ushtria ishte plot me arme dhe njerzit kishin frike nga nje kapsoll ne ajer pse cdo gje u lejua? erdhi koha? mos te na dalin t gjith trima tani se e dim ne sa trima ishin atehere po te kriste kallashnikovi u bet t gjith heronj
erdhi koha dhe ketu si ne cod vend te lindjes presioni jashtem dhe i brendshem dhe fati dhe zgjuarsia qe ketu nuk pati viktima si ne rumani qe brenda tre ditve u vrane me mijra veta apo kine qe breda nje dite vdiqen 200 mije veta ketu jo pra erdhi koha dhe u kuptua qe ne duheshim te hapeshim me boten dhe ashtu u be por jo te mburren ca une isha heroi jo isha dhe une e aq me shume ca plera pa lidhje fare qe ishin mire atehere dhe jane mire fal atij sistemi dhe sot dhe bejne heroin ne fund te fundit ate gje e beri gjith populli dhe jo ai ky etj etj se na vdiqent ju mbrurrvec keto 23 vjet qe s keni ber asgje per kete vend por doni te jetoni parazit dhe duke shitur tregime
Tani une te mbaj kete tarrs zhapkoqin apo Dardan? Ne se ka qene nje gabim atehere mos ma pengoni me ate emrin Dardan, faleminderit!
Vështirë të merret mirëqenë çdo gjë e këtij kryehetuesi të një regjimi që mbbshtetej mbi gënjeshtra dhe gjak…
Dha urdher, s’dha urdher….e lagu se lagu! Ja u jap une nje fakt konkret:
U qellua me arme ate dite!! Po po eshte e vertete qe u qellua. Jane me mijera deshmitare qe ishin prezent ne shesh. Pyesni minatoret e Valiasit, apo punetoret e Nesherakut. Kam qene vete prezent me nje turme qe u terhoq ne drejtim te shkalleve te pallatit te kultures. Fakti eshte qe turma u zmbraps disa here ne drejtime te ndryshme sepse filluan plumbat, ca ne toke e ca ne ajer. Disa vete fare prane meje u plagosen dhe kishin marre plumba ne kembe apo trup. Kam pare vete plumba fare prane meje ne drejtim te pallatit te kultures. Pune tjeter pastaj se nuk vazhduan gjate, dhe eventualisht policet u terhoqen. U pa qe ishte nje turme shume e madhe dhe shume e motivuar. Dhe policeve vete nuk u pirdhte shume, sic thane vete pasi busti u rrezua. Biles kishte dhe polic qe hoqen skafandrat dhe u bashkuan me turmen.
Une kam qene deshmitar (popull si shume te tjere) ne shesh kur eshte rrezuar busti.
Kam qene para Bankes me 2 shoke te mij.
Aty eshte qelluar nga sigurimi i shtetit ne turme.
Vetem rastesia ka bere qe te mos vdesin njerez.
Sa per ata qe thone qe ka pasur urdher apo jo une nuk e di por di kete qe po te ishte per Ramiz mutin ose Sali qenin ate dite ne shesh gjaku do te kishte shkuar deri ne gju.
Fale vetedijes se larte te shqiptareve nuk kishte gjakderdhje. Ate dite ka qene e para here pas 50 vjetesh qe shqiptaret treguan qyteterim, guxim, vetedije qytetare dhe vendosmeri edhe pse me vonese (ne Europen Lindore ishin para nesh dhe vazhdojne te jene).
Pavaresisht planeve qe mund te kishin bere Ramizi & co kur vendos popullinuk ka Ramiz qe mund ta ndal.
PD e asaj kohe nuk ishte dakort as me greven e urise te studendeve.Hedhja e bustit ishte veper e Sigurimit.Kudo flitet per rrezimin e bustit qe te harrohet greva e studenteve.Turp per mediat qe me keto lajme duan tja shpelajne trurin kombit.
rezimi i bustit te Enverit u organizua nga vete Ramizi me shoke, se nje veprin duhej te behej se s`’ben per te zbutur popullin dhe te mos ndodhte dicka me e keqe, si ne rumani. Ky xhest ishte dinakeria e Ramiz Alise dhe asgje tjeter dhe kete e treguan edhe 23 vitet me pas …..
Edhe me paret e shqiperise,djali i ramiz Alise,sot arben bora,ka hapur nje bank private investime,me filiale ne svicer e austri…..
Ne merremi me a dita a nuk dita urdher alija kurse,ai kishte kurdisur mire ardhemerine e te veteve,dmth,ne merremi me kotsihane e keta arin e thesarin e kombit e pervetesuan!
Zoti Be-Y
Juve ose jeni dora vete Zoti Lame dhe dilni dhe na jepni shpjegime si popull i thjeshte ose jeni ushtarak i ndyre njesoj si kallepi i atij Baki Shehut qe deri ne grahmat e fundit te rregjimit rrinte ne krah te Ramiz Alise dhe pastaj na u be demokrat i flakte dhe biles edhe deputet i P.D.
Nje gje dihet mire qe Ramizi nuk ishte diktator sepse po te ishte, atehere do te ishte derdhur gjaku lume dhe nuk mund te merren per baze idiotizmat e nje hekurkthyesi nga Peqini si Hekuran Isai qe e vetmja merite e tij ishte qe te pinte si gomar rakine, sepse nga pergatitja ishte zero me xhufke.
Ramizi gaboi sepse nuk mundi t’i coje deri ne fund gjerat qe thoshte…por te pakten nuk na futi ne batakun e ketyre legenave Sali dhe Edvin njeri me diktator se tjetri……..
Ti Elton qenke per te ardhur keq jo vetem per trute e gomarit qe te paskan futur apo ia ke futur vetes, por edhe per shpirtin e zi qe pergojon pa baze te gjalle dhe te vdekur. Sa per te vertetat qe te ngrejne rehatin, mos u merzit se nje zero pe xhufke paske per te mbetur, por per hir te se vertetes, as Ramizi nuk ka patur nevoje per ty (sepse ka folur vete sa ishte gjalle), as z. Isai nuk ta ka patur ngene te merret me nje HIC apo Krric si puna jote (sepse edhe ai ka folur vete sa ishte gjalle). Sa per z. Lame, aii jo e jo qe nuk denjon te merret me nje xhufke apo zhunge si ti qe edhe pse kane kaluar 23 vjet dhe sigurisht qe mund ti kesh degjuar gjerat, perseri ngul kembe dhe mllefosesh pa shkak per nje deshmi, per te cilen Qemal Lame flet se pari sii deshmitar okular, se dyti si profesionist. Ti maksimumi je nje nostalgjik i pashprese ne ligesine tende. Merre vesh o i mbaruar se ne permbysje regjimesh, secili e ka nje moment qe mendon me trurin e tij dhe e kupton kur tjetri ia ka me hile. Por kjo eshte njera ane. Ana tjeter jane shume te tjere qe i kane dokumentuar me ze gjithesa ti si mitoman enderron per mitin apo mutin tend qe e hengsh dhe lyfsh turite edhe ne varr kur te shkosh.
Ku ishe ti o shkrimtar,deri para vdekjes se RAMIZIT,meqe kishim demokarci,tu ngrije e perpara se te te beje kete liber me perralla per ciklin e ulet te fillores te shprehje shqetesimet e tuaja ,qe mesa shoh sjane dhe te pakta,apo isha per te shtune —djele ne katun