Napolitano- Nishani: Italia, avokate e Shqipërisë në rrugën drejt BE (VIDEO)

5 Mars 2014, 11:58Politika TEMA

“Ne do të vazhdojmë të bëjmë avokatin për Shqipërinë dhe gjëja e rëndësishme për një avokat është  që të mos humbim kauzën tonë. Jemi të bindur se do e fitojmë dhe kauzën që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian”, tha Presidenti italian Giorgio Napolitano në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun shqiptar, Bujar Nishani.

Presidenti Napolitano ka përgëzuar Shqipërinë për arritjet, sikundër inkurajoi klasën politike të bashkëpunojë për reformat e kërkuara.

“Ju përgëzoj për përparimet që Shqipëria ka kryer dhe për faktin që forcat politike shqiptare të mblidhen së bashku në punën mbi reformat”, u shpreh Kreu i Shtetit italian.

Në lidhje me rajonin, Presidenti italian vlerësoi normalizimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës.

Presidenti Bujar Nishani, ndërsa e cilësoi Italinë si një partner kyç në fushën ekonomike, vuri theksin në intensifikimin e dialogut politik ndërmjet vizitave në nivele të larta mes dy vendeve.

Referuar takimit me homologun italian, Nishani tha se i kishte shprehur interesin për të avancuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të rritur shkëmbimet tregëtare, për të promovuar investimet italiane në Shqipëri, për të ftuar kompanitë italiane të investojnë në Shqipëri në fusha si energjia, infrastruktura, turizmi etj.

“Është një ditë e veçantë për mua dhe për popullin shqiptar, pasi na nderon Presidenti i Italisë, vendit të madh fqinj që na është gjetur gjithmonë pranë. Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve mbështeten mbi miqësinë e fortë dhe fqinjësi, të formalizuara edhe në partneritetin strategjik . Ne kemi vullneti për ta thelluar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Duhet të intensifikojmë dialogun politik nëpërmjet shkëmbimeve të rregullta dhe vizitave në të gjitha nivelet dhe veçanërisht ato të nivelit të lartë”, theksoi Nishani.  

Në fjalën e tij, Kreu i Shtetit shqiptar shprehu mirënjohjen për mbështjetjen që Italia i jep Shqipërisë në procesin e integrimit, ndërsa garantoi homologun Napolitano se vendi ynë do të bëjë ndryshime thelbësore për sundimin e ligjit.

“Ne e konsiderojmë statusin e vendit kandidat si stacionin e radhës të një rruge, e cila do të kërkojë reforma të mëtejshme, shumë të thella dhe më të plota sidomos sa i përket sundimit të ligjit në mënyrë që të përgatitemi për hapjen e bisedimeve të pranimit. Ne jemi shumë të vendosur për të bërë një ndryshim thelbësor në këtë fushë. Shpreha besimin se mbështetja e Italisë do të vazhdojë edhe në të ardhmen. E sigurova presidentin Napolitano se Shqipëria do të vazhdojë me rolin e saj aktiv dhe kontruktiv në procesin e bashkëpunimit rajonal duke promovuar parimet e gjithëpërfshirjes dhe të bashkëpunimit dy dhe shumë palësh kryesisht nëpërmjet nismave rajonale”, tha Nishani.Presidenti italian Giorgio Napolitano nisi takimet zyrtare në Tiranë me homologun Bujar Nishani, për të vijuar më tej me Kryeministrin Edi Rama, Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe në fund do të mbajë edhe një fjalim në Kuvendin e Shqipërisë, në një seancë plenare të posaçme. Gjatë kësaj vizite, Presidentit Napolitano iu akordua medalja e “Urdhrit të Flamurit”.

3 komente në “Napolitano- Nishani: Italia, avokate e Shqipërisë në rrugën drejt BE (VIDEO)”

  1. Futini ndonji domino te dy .
    Gazetat pra Media ta ilustroj lojen e dominose ne foto te ndryshme
    edhe ato kur Napoletani krruan koqet dhe nishani fut gishtat ne hund ,
    nen nji ombrell diellore (me figura femra sexi nudo mbi te)diku ne gardinin e presidences ,sidhe monetin kur mbarojn lojen e napolitani duke i ngritur ne kemb si plak qe eshte ,ne kohen kur prapanica e tij ka drejtimin mbi koken e nishanit kur edhe ai i krrusur si plak po cohet ,i leshon nji pOOOrdh mbi koke.

  2. Leone-53 says:

    Nuk po e “humb” kohen duke e lexuar artikullin por me qe jetoj ne Itali kam te drejten morale (te pakten) te them se n.q.s. Shqiperia mer avokate kete Itali mjer ne shqiptaret.
    Kronika e perditeshme flet çdo dite ketu se si eshte katandisur ky shtet i dobet ku vetem ilegalet jane me te privilegjuar se populli i ndershem:
    -Shtet i “mbytur” ne borxhe pardje te dhenat flisnin per ritjen e debitit publik ne 132,6 % te prodhimit te brendshem!
    -Politikanet me te paguar ne Europe ndoshta dhe ne bote!
    -Me Romen kryeqytet e mbytur ne borxhe (reth 15 miliard)!
    -Shtet i “mbytur” nga avokatet ku vetem Roma ka sa ka e gjithe Franca!
    -Shtet qe flet vetem per te drejta duke i lene pas detyrat!
    -Shtet ku proçeset gjyqsore mbajne rekorde botrore mbi 8 vjet!
    -Shtet qe vete me anijet e Guarda di Financias deri ne brigjet e Afrikes dhe mer Afrikanet dhe le te vetvriten qytetaret e saj nga kriza qe ka mberthyer vendin!
    -Dua te shtoj se dje TV Lombardia (ketu ne Milano) tha qe per nje kriminel italian qe ka vrare ne vitet 80-te disa njerez dhe eshte denuar me burgim te perjetshem nuk e kalon vuajtjen ne burg por ne nje dhome lluksoze ne spitalin e Niguardias (veri te Milanos) duke harxhuar shteti jo pak por 700 Euro çdo dite = 230-240000 Euro ne vit!
    Mund te shenoj pa mbarim xhevahire nga ky lloj shteti!
    -Jo z.Napolitano kurr avokate Italine tende!

  3. Ermal says:

    Kush ja ka dhene roline e avokatit italise dhe kush eshte akuza ndaj nesh, dhe sidomos kush e ka ngritur, dhe ku e ka depozituar ate ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje