Edi Rama: Libri i Xhungës, si dritare e hapur nga Elsie te Rushdie

8 Mars 2014, 17:21Kulturë TEMA

“31 intervista thjeshtësisht mbresëlënëse. Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip”,– shkruan mes të tjerash në parathënien e librit “Shkrimtarët e shekullit” të autores Rudina Xhunga, kryeministri Edi Rama, një pjesë e së cilës botohet sot në suplementin e Mapos.

Është ky perceptimi i një lexuesi, që jo aq rastësisht është dhe Kryeministri i vendit, që fton në lexim një tjetër lexues, më i madh në numër, aq sa dhe numri i kopjeve që botuesja Arlinda Dudaj do të nxjerrë javën e ardhshme në treg.

Libri ka ngjallur interes për shumë e shumë arsye. Dy emra që i paraprijnë leximit; Edi Rama dhe Rudina Xhunga garantojnë suksesin e një libri, vlera më e madhe e të cilit janë padyshim 31 intervista me shkrimtarët më të njohur të shekullit, disa prej tyre nobelistë, e shumë që e kanë pretenduar çmimin më të rëndësishëm të letrave në botë.

Botuesja Dudaj, paraprakisht na zbulon edhe disa sekrete të vogla në bisedën me të. Edi Rama jo vetëm ka shkruar parathënien, por ai është kujdesur edhe për realizimin e kopertinës së librit, në këtë rast ka ngritur krye shpirti i artistit.

Për të zbuluar kopertinën dhe shijen e leximit të një libri të mirë, duhet të presim derisa “Shkrimtarët e shekullit” të Rudina Xhungës të jetë në vitrinat e librarive të Tiranës.

 

Rama si lexuesi i 31 shkrimtarëve të shekullit

Libri i Rudina Xhungës “Shkrimtarët e shekullit”, botimi i të cilit po “vononte” për shkak të Edi Ramës, do të dalë në fund të javës së ardhshme në treg. Libri ka ngjallur interes ende pa shkuar në duart e lexuesve, jo vetëm sepse në të janë përmbledhur intervistat e 31 shkrimtarëve më të spikatur të shekullit, por edhe sepse leximit të tyre i paraprin parathënia e shkruar nga kryeministri Edi Rama.

“Shfaqje e rrallë, për të mos u humbur”, – shkruan mes të tjerash në parathënien e librit kryeministri Rama.

“31 intervista thjeshtësisht mbresëlënëse. Secila shumë e ndryshme nga tjetra, por të ndërlidhura shqip; falë një shqiptareje, e cila endet prej kohësh në bibliotekën e botës duke ëndërruar ta kapërcejë edhe kufirin e fundit, ku në fund ndalet për t’u kthyer me alibinë e diçkaje të bukur; zëra, që vijnë nga larg përmes një si harte shenjash e kodesh nga ato të thesarkërkimeve ku papritur, sheh vende që i njeh pa i pasur shkelur kurrë, fytyra që i ke dashur dikur, edhe pse i sheh për herën më të parë; apo që i ke njohur e dashur përherë, por papritur i gjen krejt ndryshe, si përtej dritares së hapur drejt botës shqipfolëse nga Robert Elsie, në një intervistë që sjell veçanërisht kënaqësinë e një takimi ku tingulli e tronditja shfaqen bashkë si gur i rënë vrik mbi pasqyrën e ujit për t’u bërë rrathë që përhapen rrotull teje, dhe vështrimi tretet pa ngut duke kapërcyer një e nga një kufijtë që shtyjnë njëri-tjetrin; në rrjedhën e kohës që prej dritares së Salman Rushdie vjen si hapësirë vetjake ku zënë vend me radhë, të gjitha kuptimet e mbledhura bashkë prej kohësh dhe vendesh të ndryshme, dhe kujtesa njehsohet me eksperiencën e fëmijërisë, ndërsa shqetësimi vjen nga kufiri i fundit, ai që refuzon së brendshmi të pushojë së qeni para raportit të paracaktuar në lidhje me dikë, disa a të gjithë….”, – ky fragment i shkëputur nga parathënia e librit është perceptimi i kryeministri Rama si lexues, si një lexues që shijet e tij të leximit ua përcjell edhe të tjerëve, duke i ftuar që si dhe ai ta marrin dhe ta lexojnë këtë libër. Jo vetëm kaq. Kryeministri Edi Rama është dhe njeriu që është kujdesur dhe për ideimin e kopertinës së librit, e për të zbuluar këtë duhet të presim derisa libri të jetë në libraritë e Tiranës.

“Jo kryeministri Edi Rama, por Edi Rama”… Rudina Xhunga gjithmonë kërkon ta ndajë postin nga emri jo vetëm për vitet e njohjes me atë që sot është Kryeministri i vendit, por edhe për faktin se Edi Rama është njeriu që ka nxitur intervistat e gazetares së emisionit “Shqip” në Top Channel me personalitete bashkëkohore, përfshi dhe 31 shkrimtarët, intervistat e të cilëve Rudina Xhunga i ka mbledhur në një libër. Ndaj është e kuptueshme ky interesim i lexuesit për librin, që përveç shijes së mirë të leximit të intervistave me shkrimtarë të njohur si Amos Oz, Orhan Pamuk, Doris Lessing, Atiq Rahimi etj., etj, i paraprijnë dhe dy emra të pushtetshëm në fushën e tyre profesionale; Rudina Xhunga si gazetare dhe Edi Rama si Kryeministër. Kjo pritje së shpejti do të marrë fund. Këtë e pohon dhe botuesja e Shtëpisë botuese “Dudaj”, Arlinda Dudaj: “Libri del në treg të premten e javës që vjen. Siç dhe është bërë e njohur tashmë, libri përmbledh 31 intervista të shkrimtarëve më të njohur të shekullit dhe është kurorëzimi i një pune shumëvjeçare të gazetares Rudina Xhunga në emisionin “Shqip”, një punë që vazhdon”.

Sipas Dudajt, ky libër i drejtohet tërësisht lexuesit shqiptar sepse i ofron lexuesit intervistat e 31 shkrimtarëve, të cilët ata i njohin përmes librave, por përmes rrëfimit të tyre për gazetaren Rudina Xhunga ata do të mund të njohin edhe anën e tyre njerëzore. “Në intervistat e tyre, ata tregojnë për veten dhe sesi e njohin Shqipërinë, sepse autorja e librit është kujdesur që në çdo intervistë t’i pyesë jo për Shqipërinë, por i shikon ata edhe në jetën e tyre familjare, në ëndrrat, ankthet, dëshirat dhe shqetësimet e jetës së tyre të përditshme. Ata shkrimtarët e shekullit, shkrimtarë që kanë marrë “Nobeli”-n apo që kanë qenë pretendentë për çmimin më të rëndësishëm të letërsisë u flasin ekskluzivisht shqiptarëve. Ndaj për këtë arsye është një libër shumë personal për çdo lexues që do ta marrë në dorë”, – thotë Dudaj, e cila na rrëfen edhe disa “sekrete” të vogla të bashkëpunimit me Ramën për botimin e këtij librit. Edhe Dudajt i vjen po natyrshëm që kryeministrit t’i drejtohet me emër. “Edi Rama është një njeri që e do librin dhe vazhdon të jetë pranë librit, edhe pse tani është një njeri me angazhime politike. Atij iu kërkua që kur libri ishte dorëshkrim, (akoma pa u bërë kryeministër), që ta lexonte dhe nëse do t’i pëlqente, të bënte dhe parathënien. Sigurisht që kjo kërkesë erdhi dhe si pasojë e njohjes që autorja vetë ka prej vitesh me Edi Ramën. Dhe ndodhi që ai që është sot Kryeministri i vendit, pranoi ta shkruante parathënien si një njeri që e do librin, dhe jo si politikan. Ndaj parathënia flet pikërisht për perceptimin e tij si lexues. Ai është një lexues që fton në lexim një tjetër lexues”, -thotë Dudaj, e cila shton se dhe për ideimin e kopertinës nuk ka munguar bashkëpunimi i kryeministrit Rama, që me sa duket nuk i ka shpëtuar dot ngacmimit të artistit./MAPO

17 komente në “Edi Rama: Libri i Xhungës, si dritare e hapur nga Elsie te Rushdie”

  1. Edi Rama,eshte nji njeri i gjithanshem ,dhe mbi
    te gjitha ,,,eshte njeri i thjeshte.

  2. beni says:

    ore kur ky i gjati keto komente i ben kur eshte esell apo kur i ka thithur disa grame nga ajo e shtrenjta.

    1. Ruzhdi says:

      Vaj halli për neve Shqiptaret po kët Edin se kupton kushi çka thotë.

      1. glen says:

        Mbase ngaqe zotrote ke qen duke kullotur lopen kur ora e gjuhes fillonte dhe kur mbaronte ja linte vendin injorances tende.

  3. tigri says:

    Boll mer me termat e vdekura tashme komunizmi zogu kurves ,enveri lenini stalini sAli baba me 400 hajdut e bla bla bla .
    Kur do ndahet ai tru ne ate shoqeri nga idiotesi te tilla .
    Trulesh shpellash.

    Njerzit te cilet nuk dijn apo skan gje per te thene dicka mbi temen e hedhur ktu per diskutim ,fillojn e merren me idiotesit e se kaluares.
    Rudina eshte nji nder gazetaret me te nderuara e profesioniste ne Shqiperi.

    1. elio vlora says:

      hohohohohoohoho o shpellar deti,po te njejtet mendime keni me ruzhdien,personifikimin e djallit

      1. E para Vlora nuk bie ne shpelle ,ne vendlindjen tende ,e dyta mendoj se tipa si ty duhet te gjejn nivelin e tyre per te hyre ne nji diskutim .
        >Cfar je duke qit nga ajo goj ,se kjo llogjike e perdorur me duket e huaj per njerezimin mua or taj ?!!!!
        Akoma i len te lire rrugeve qent e terbuar aty !!!!!!!!!!

  4. ariffi says:

    Ky i gjati ka filluar te perdore furcen. (jo ate te piktorit por te legenit).

  5. SHQIPE says:

    Koment idiot ,nostagjike e komunizmit nje gazetare qe i merr interviste Savianit ,shkrimtar antimafia e shpalos te verteten e hidhur qe elemente te pushtetit te djeshem komunist jane sot ne te dy krahet e politikes e shume shpejt Shqiperia do te mbushet me plehra nga Italia sic edhe ndodhi vertet.Sa per nje shembull kjo,pa permendur te tjera intervista ne vazhdim,aaa po, qe i godet komunistat e djeshem qe kane veshur rroben antikomuniste e ngrene dy gishta ata qe gjer dje u lepinin b…n familjes se diktatorit kjo eshte e vertete ,kjo nuk quhet nostalgji o shqipo qe nuk di gjuhen tende ,kjo quhet neveri!

  6. Re'i says:

    E MO ARIF, KU JE MO DERR PEJ DERRI, SA I ZGJUAR JE, PO BAMKEN KU E KE MO

  7. Sali Nano says:

    Lexoj komentet e tua mor atdhekar, po injorant ngele,

  8. Star Domate says:

    Urime Rudines dhe Edit!

  9. Leonardo says:

    I urojë sukses zonjës Rudinë duhet lexur ky libër se kemi se çfarë të mësojmë

  10. Anda says:

    Qe garantimi i suksesit te nje libri varet nga personi qe ka shkruajtur parathenien dhe qe ka punuar kopertinen e nje libri…vetem tek Tema e lexon…
    Suksesi i nje libri i dashur gazetar varet nga shkrimtari, por ne rastin e librit ne fjale, varet shume dhe nga personalitetet qe jane intervistuar nga Rudina…
    Kemi lexuar romane dhe pa parathenie fare dhe pa kopertina luksoze….e perseri ishin te destinuar te ishin te suksesshem se autori ishte Remarku, Hemiguej, Hygo, Ibsen, Kafka, Kamy etj, etj,

  11. bek says:

    A e dini ate historine qe Rudina kishte mbetur me barre dhe donte ti ngecte nje djali shume te mire tek 21 Dhjetori ? Bile shkoi familiarisht e jema me te motren dhe i benin presion atij djalit tek shkallet e pallatit duke bertitur si gra te perdala aq sa doli gjithe lagja, ai djali lajmeroi policine dhe policia i largoi. Me vone u vertetua qe ajo e kishte me ca gangstere ke Tirona e re. Mbeti ashtu pa burre se ate nuk e martonte dot per opinion……E kisha fjalen se cfare familie kishte….te grades se fundit……..

  12. Edi Tirane says:

    Sali nano, Cereeeeeeeee, Re^i , dukeni ashiqare qe jeni te paguajtur per te iu kunderpergjigjur komenteve te njerez,ose ana tjeter jeni fanatik ekstremiste dhe me bindje symbyllazi ndaj udheheqjes edhe ne rastet me banale nqs e ka gabim, mbase mund te jesh edhe nji person i vetem qe hap 100 adresa, .Gjithsesi ai merr rogen e vet mbase iu leshon ndonje kore edhe juve ose ndonje therrime, por jeni persona pa vlere ,mund te them bile biles qe jeni bajga e shoqerise shqiptare, lerini njerzit te shprehen se nuk eshte i gjith populli budalla, vetem pse ju pelqen ju…

  13. ali says:

    Beni, Ruzhdi, he se e kuptoni mire Salen edhe pa ”pire,, nga ”ajo e shtrenjta ” Mjerane ! O tempora o mores !
    Quo Vadis ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje