Të gjithë kthehen në vendlindje... por shkrimtarët nuk ikin kurrë

14 Mars 2014, 19:24Kulturë TEMA

Nga Faruk Myrtaj

 

Betim Muço më dërgoi on line, përkthyer për qejf prej tij, tregimin “Vdekja e Plakut” të Vasili Shukshin. Në këtë prozë prekëse, deri në rreshtin e mbramë humane, teksa ndjen orën e fundit, Plaku i prozës s’rri dot pa i thënë plakës së tij se ‘…kishte qenë ca i ashpër me të…

Në vëllimin poetik, titulluar “Bumerang”, vetë Betimi, mes tjerash, ka një poezi malli trishtues kujtesë-ëmbël për të ndjerin Robert Shvarc, i cili merret vesh, e pati një shkak që mbeti në Tiranë, kur mund të kishte nxituar gjithkundtjetër në botë, tek gjaku i tij…

Por duket se njeriu mësohet atje ku e çon rrota e fatit. Të tjerët veç mësohen me zgjedhjen e tij, siç pranojnë jetë-fatin, reciprokisht, njerëz në bashkëjetesë a fqinjësi të gjatë. Edhe kur e mërzisin njeri tjetrin, u binden heshtur orëve a ditëve të bukura që, në të vërtetë, i japin sens fjalëbe të mëdha qetësi e lumturi. Letërsia e artet, thjesht shërbejnë për t’i përjetësuar këto orë.

Për rusët adresojmë Revolucionin e Kuq më të madh që Tronditi Botën, por s’themi dot se bolshevikët i kandisën të presin kordonin e kërthizës prej natyrës, karakterit rus tolstojan. As edhe në vitet më staliniste të tyre.

Në Tiranë, post-stalinistët fare kollajshëm e prenë, fill pas Luftës së Dytë, linjën e letërsisë, kulturës, humanizmit që ngjizi Rilindja shqiptare dhe mbollën e shërbyen vitet ’30. Sot e kësaj dite s’po pranojmë dot shkoqur se ajo societe, ndonëse me sfond lindor, me sytë nga dielli i perëndimit, ishte truall që prodhoi vlera qytetare, edhe në fushën e kulturës, filozofisë e letrave. Madje inercia vazhdoi edhe përgjatë gjysmës së shekullit në vijim, teksa provuan ta helmojnë me pesticidet e artit të borive që gjëmonin nën mecenatin e shefave të politikës së kohës, që veç njeriun nuk e vendosën dot në qendër të tij.

Kudo shkrimtari ndjehet dyshues e i shqetësuar, por në këtë përmasë largimi ndaj fatit njerëzor, sa ç’ju imponua letrave shqipe, jo. Për më tepër, jo veç autorëve. Më keq akoma: personazheve.

Mjaft të njihesh me peripecitë e Lasgush Poradecit për të shpëtuar nga pushkatimi si “qen rrugaç” Cucin e tij, për  të ndjerë në ç’borxh e futën autorin rrethanat politike, borxh që nuk shlyhet dot pa u pranuar si mëkat.

Bota sot është krejt tjetër, tjetër edhe se dhjetë vite më parë, kur Betim Muço fluturoi dhe e la Tiranën, natyrisht jo pa kthim. Zogjtë, në shëmbëllim me poetët, kthehen hera-herës. Nuk është ikja, e as përshtatja, fenomen shqiptar. Njeriun e sotëm, kudo, e udhëzojnë, e joshin, me globalizmin, por në asnjë rast nuk mundën, as kur ia bën fare shkoqur ftesën, të harronte atdheun…

Shkrimtarët nuk ikin kurrë prej atdheut, as kur u ndodh ose  detyrohen, as kur fizikisht shfaqen tjetërkund. Ekzili ndaj është burim veprash të mëdha dhe ndaj përshkëndit memoria e tij e fosfortë. Kur adaptimi me atdheun tjetër ka suksesuar bujshëm, është vënë në dyshim integriteti moral, në mos vlera si shkrimtar.

Megjithatë, në gjithë rastet, shkrimtarët bartin me vete gjuhën e dheut ku ishin fëmijë. “Shenjën” e Atdheut.

Mbase janë qenia më e rrallë, padyshim më e pasionuar, që beson se mund ta shpjegojnë botën me shkak e shenja prej kujtesës së ngjizur në atdheun e kulturën e tyre, dhe anasjelltas. E ndjejnë krejt oportune të gjejnë çdo element të natyrës e njerëzve të vendlindjes, në territoret ku shkojnë. Janë gati të pranojnë se universi s’është tjetër veç tërësi e gjithë gjuhëve, kulturave dhe jetëve të individëve, të cilët të gjithë mund të kundrohen si heronj…Edhe vetja u merr trajtën e këtyre personazheve, zëri i të cilëve thuajse nuk arrin në vendlindje…

Betim Muço

Me logjikë e princip tjetër, por duket sikur atyre që u ka mbetur në dorë Atdheu – pas Ikjes së tyre- nuk u del koha, nuk duan t’ia dinë, madje i gëzohen mungesës së të Ikurve. Aq më pak për krijuesit e shfaqur e madhuar në hapësirat andej larg.

Shkrimtarit, pavarësisht distancave dhe gjuhës me të cilën niset për tek lexuesi, edhe kur nuk i ndodh të përkthehet kurrë, i përndrit vegimi i mundësisë së komunikimit  me shkrimtarë e lexues në botë, kudo ku merr me mend se ka shkak se mund ta ndjejnë apo të ketë shkak shëmbëllimesh subjekt apo kumtesh estetike apo sociale.

Por, pa dyshim, përgjithnjë e pashmangshëm, krijuesi është e ndjehet në gjuhën e vet, në trojet ku gjuha artikulohet në belbëzimet e para të fëmijëve…

Ka të ngjarë që në një bisedë shtruar-shtruar në shtypin e Tiranës, krejt pashpjegueshëm, mbase pa asnjë sebep, një i nderuar jo pak si autor, qenkej shprehur se ata që ikin nga Shqipëria, mbarojnë, humbasin…(!)

E thënë nga një krijues, për kolegët…tingëllon pa sens, ca naive, në mos fluturake, edhe pse e lëshuar pa adresë, pa të keq. Sidosi, jep shkas për kthjellime, paraqitje realitetesh dhe eksperiencash të reja.

Merret vesh, Të Ikurit, natyrshëm do duhet ta llogaritin që ky tjetri, I Gjalli Mes Të Gjallëve në mëmëdhe, pra I  Pa Mërguari, nuk i lexon më, edhe nëse i ka lexuar dikur. Deri këtu s’ka asnjë problem. As për të pa-lexuarin, as për moslexuesin. Njeriu i sotëm, lexuesi shqiptar në veçanti, në atdhe e kudo, nuk është ai i Djeshmi, kur laj thaj, vetëm shkrimtarët e botuar nga “Naim Frashëri” i shtetit lexonte, ata që sugjeronte ideologjia e lëvdonte kritika zyrtare gjente në tekstet shkollore. Të tjerët, që gjykohej se nuk duheshin, madje e “prishnin” lexuesin shqiptar, shkrimtarët që “kishin mbaruar”, të huaj apo shqiptarë, në s’ishin “jashtë shtetit”, qenë në burgjet…

Shqiptarit të sotëm pa kufij, edhe me gjuhë të huaja “jo-armike” tashmë, nuk i mjafton koha të lexoj qoftë edhe vetëm nobelistët dhe të nominuarit!

Ata që marrin rrugët e botës, pas përshtatjes në kushte të tjera – proces jo aq i kollajtë ky-, dikur-dikur i kthehen pasionit të librit. Tashmë, jo vetëm librit shqip…

Në krye si lexues, Të Ikurit vënë re se Harta e Botës së Librave të Lexuesve në Liri është krejt e tjetërt nga ajo me të cilën ishin populluar bibliotekat e Këndeve të Kuq në shtëpitë e qendrat edukative, ku oferta dihej: një autor nga politika, një nga letrat, sipas hierarkisë…

Pas pak kohe përshtatjeje, kur sapo ndjehet se është shans për t’u dëshiruar dalja nga fshati, ikja nga qyteti i vogël drejt qytetit të madh, qoftë edhe si mërgim për njeriun në përgjithësi; aq më shumë për shkrimtarin.

Të mund të ikësh e të kthehesh sërish ku je nisur. Të mund të dilje e të ktheheshe, kur Shqipëria ishte e mbyllur, kur vetëm zogjtë dilnin, duhej përjetuar si privilegj. Qoftë edhe në heshtje. Madje kishe rastin të ndjeheshe edhe pak në faj, kur e dije se kolegët apo lexuesit e tu shkonin në burg, kur thjesht e zinin ngoje “botën Andej” dhe mos o Zot, Ikjen për Andej.

Tërë këto i di edhe shkrimtari që, një Zot e di përse, u shpreh se…të Ikurit humbasin, mbarojnë!

Tërë ne e dimë se, për goxha kohë, pothuaj tërë emrat e mëdhenj të letrave shqipe, i kemi pasur Ikur, mërguar a ndaluar në dheun e tyre. Me përjashtim të Fishtës, sidosi botoheshin (ktheheshin) në Prishtinë. Në Tiranë jo…

Më mirë ta lemë citimin si perceptim prej inercisë së plogësht të izolimit, ta justifikojmë si rehatllëk kombëtar, nëse ka shtysë mjaftueshmërinë e vetë të dikurshme…

“Të Ikurit”, s’ka si druhen të pohojnë: “Po,  atje ku jemi tashmë, jeta mund të ndjek tjetër korsi. Të Shkruarit mund të ketë qenë një pasion e aq…E, çfarë pastaj?! Mund të ndodh atje, çfarë do ndodhte këtu, nëse s’do kish ndodhur Ikja, nëse individi do mbetej në mëmëdhe e do popullonte numrin e librave këtu…

Edhe kur “atyre që ikën…” jeta e fati u është shfaqur më ashpër “se sa ëndërronin” apo seç “meritonin”, së paku kanë arritur t’i gëzohen po këtij pasioni në trajtën tjetër:  si lexues, pasurojnë botën shpirtërore, plotësohen duke lexuar libra të lirë, marrin frymë lirisht…

B. Muço, përpara se të ikte, pa e menduar ikjen, solli në Tiranë, pra në shqip, “Virgjëreshat Shqiptare” të (nobelistes së ardhme) Alice Munro dhe vetëm pastaj iku vetë! Prej andej, solli në shqip Antologji e Poetëve të Botës, të asaj bote që është, pavarësisht nesh…

E, në heshtje bujare, Të Ikurit e ata që vazhdojnë të gjejnë arsye për të ikur, u gëzohen ca të vërtetave që vijnë e shfaqen trishtuese. Tek e fundja, ikim edhe prej atyre që predikuan mbyllje gojësh e mendjesh, që bën lavdi e sukses kur njeriu privohej nga të drejta fare elementare; shpëtojmë prej atyre që (shumë më keq se me “të ikurit e pas ’90-ës,) mëkatuan ndaj atyre që nuk e deshën kurrë izolimin, mbylljen e dritareve dhe syve…

Nuk u rrëfyem aspak më të butë, me kolegët që mbetën brenda rrethimit: lamë në heshtje/vdekje ata që mund të na bënin hije…Këtu i patëm Lasgushin e Mitrushin. Edhe Robert Shvarci, nuk e la atë truall, përshkruar aq dhimbshëm e frikshëm prej Dhimitër Paskos në Amanetin e Tij për fëmijët…Nuk i lamë të iknin, si rusët, i mbajtëm gojëmbyllur, ua privuan vendlindjen si këngë, si ritm e si këngë e trishtë njerëzore mëmëdhetare. U mpakën, se ua rrëgjuam lirinë…

Historia e Mbylljes dikur ende është Dosje e hapur…

Vetëm pak javë më parë, një trumbë krijuesish – zogj të mërguar në brigjet e afërta Mesdhetare, provuan të “kthehen”, me librat e tyre në trojet e veta. Relativisht të rinj, të tjetërt në mënyrën e të perceptuarit e të shkruarit, në dëshirë shpirti, pa ftesë zyrtare, pa rimbursim biletash (…në fushatë elektorale) ,.As në studiot e përnatshme të medias dhe opinionistëve pa opinion; e dinin, në Tiranë s’ka Shtëpi Shkrimtarësh: si për t’u hakmarrë deri në fund, politika e kish shndërruar në një tjetër zyrë, ku zyrtarë të radhës me pardesy e ngjyra të ndryshme vazhdojnë të premtojnë se do ta çojnë këtë vend e këtë kulturë e këtë gjuhë në …Europë!

A s’po vinin edhe këta, poetë, shkrimtarë e studiues të rinj, nga Europa?! Në mos tërësisht europianë, pak më shumë se symbyllurit e izolimit po…!

Qofsha gabuar, nuk se u begenisën siç do duhej…

Realiteti i qartë, nuk ia vlen të pyesim, siç nuk e ndjemë dikur mungesën e Fishtës, Konicës, Camajt. Lasgushin e pëshpëritën si të vdekur teksa i gjori POET trokiste tek shkrimtarët me zyrë dhe tek zyrat e pushtetit….Nuk na e treguan përmasën e plotë të Dh. Paskos, teksa tashmë po marrim vesh si ua mërzitën atdheun e jetën atyre që ikën dhe atyre që s’e përballuan dot gjatë atë realitet…

Si të mos besojmë, në atë “truall gjarpërinjsh” ndodhi “Gjëma e mëkatit”, rrodhi në ato vise “Lumi i Vdekur”, dhe po vetëm pak vite më parë, Vathi shkroi proza të njëjtëshme. Jo veç Koreshi, por Koreshi s’na dëgjon…

Letrat s’kanë nevojë doemos për liri, themi pas nginjies vetjake. Edhe pse pati shkrimtarë që shkuan në burgje shqiptare në gjithë regjimet, krijues që u nderën telash me gjemba, i dhanë fund jetëve të këtushme. Mbahemi moralë e normalë, edhe pasi rioshët e sotëm marrin vesh se një “anonime e artë e vetëtimtë” si Suzana Selenica –e një grupi poetësh të rinj, të tërë të burgosshëm, paskej përfunduar në çmendinë.

Të tëra këto kanë ndodhur DJE…

Dje, ishim izoluar. Po sot…? Sot përse?!

Plaku i Shukshin, ca me vonesë, por e thotë, dhimbshëm: “…kam qenë ca i ashpër me ty…”

32 komente në “Të gjithë kthehen në vendlindje… por shkrimtarët nuk ikin kurrë”

  1. stavri says:

    FARUK je dhe mbetesh i madh par ATA QE TE KANE NJOHUR . KE nje rrefim letrar te rralle e te vecante per lexuesin shqipetar .UROJ qe te shkruash me shpesh ketu. TE perqafoj

    1. raimondi Vlonjati says:

      Faruku shkruan shume mire, dhe qenka edhe patriot, por nga ana tjeter do thosha se eshte i …Paturpeshem kur flet per jetet e te tjereve.
      Nuk i njef kufijte qe te vendos etika e te qenurit nje Xhentelman, eshte si nje atavizme tipike Otomane e hedhur ne jeten tone, per ta helmuar jeten tone

      Ky germon ne jeten personale te njerezve dhe ate qe gjen ne jeten intime te tjetrit e hedh ne median e shkruar per ta diskretituar …….Kjo eshte vetia me e piste qe mund te kete nje qenie njerezore, sidomos kur eshte mashkull….Ndoshta koha do ja regulloje kete defekt te karakterit te tij

      Natyrisht nuk kam azgje personale me te, por me ka bere pershtypje sa kam lexuar une ne shkrimet konsiprative qe ben Faruku per jeten intime te tjereve,
      ku ky mundohet ti poshteroje kundershtaret duke ju nxjerre “mekatet” e te kalures se tyre te rinise, apo cfaredo periudhe jete te tyre —

      Tamam si ata spiunet e kohes se Dulles qe mbanin shenim cdo gje qe beje dhe pastaj ta conin ne hetusi per te denuar…..
      Dhe kam frike se ky do kete qene tip spiuni ne kohe te Dulles qe dinte gjithe ato gjera intime te jetes se te tjereve

      Po nejse , sic thashe ndoshta koha do beje te sajen, ndersa ne kete shkrim ky mundohet te hyjnizoje ikjen e shkrimtareve qe megjithse larg shkruajne prape dhe dergojne ndonje shkrim ne Shqiperi

      Keto jane gjera te rendomta dhe nuk tregojne ndonje gje kushedi …, megjithate do thosha se shkrimet qe dergojne ata ne Shqiperi per botim nuk kane ndonje vlere te madhe artistike, dhe as jane ndonje ndihme per te ndryshuar per mire gjendjen politike ne Shqiperi
      Ato shkrime me shume jane si pasoje e mallit qe ata kane per vendin ku kane kaluar shumicen e jetes se tyre –Sic e kemi te gjithe, por ata kane aftesine ta shprehin me mire mallin e tyre nepermjet shkronjave –Por ndonje nivel letrar nuk kane …

      1. Milua says:

        E medemek kush je ti kaq specialist i zoti ne politollogji, ne thashethemografi qe nuk le gazete e koment pa futur hundet? E tani njeh dhe nivelet letrare! Pika bythes!

        1. raimond vlonjati says:

          Po cte duhet ty se kush jam une, ti thuaj fol per shkrimin , jo per mua…
          Apo vuan edhe ti nga sindroma e te plotfuqishmit te lagjes,si Myftari?

          1. Milua says:

            Se ti po flet per shkrimin, ti! Ti merresh me jeten intime te te tjereve. Ke nje bagazh me pislleqe qe i perdor per te gjithe ata qe shan, jo spiun, jo “i plotfuqishmi i lagjes” Se nuk te pjell mendja me shume. Une i shoh ralle komentet po sa here verdallosem dhe une, shoh qe ju nje takem nuk mungoni kurre. Dhe jam i sigurte qe tamam me shkrimin nuk keni pune. Ju more mik rajmondi jeni shkrimtar nevojtoresh. Ti dhe ndonje tjeter si ay Skypidhioni perse nuk i mblidhni komentet dhe t’i botoni neper libra?. Ju do ia kalonit edhe vellimeve te Hoxhes. Pastaj edhe ne Athine e Beograd mund t’ju a perkthejne. Bile dhe dekorata mund t’ju japin per minat qe i vini dit per dita harmonise se shqiptareve.Zagare! Qerrohuni nga gazetat e lerini njerezit te shkruajne pa i kercenuar me eren e nevojtoreve tuaja!

            1. raimondi Vlonjati says:

              Qenke shume slow …

      2. Mehilli says:

        Faruku eshte nje shkrimtar i lire qe nuk fyen njeri. Vigjilentet jane ato kane zili ate dhe te tjere. Vigjilentet japin mendim pa iua kerkuar. Faruku dhe te tjere autor nuk pengojne njeri dhe sidomos vigjilentet te shkruajne.

  2. Nje emigrante says:

    Flet e flet … po c’thua, shkruan vete e vete lexon

  3. raimond vlonjati says:

    Who cares ca bejne shkrimtaret …

  4. onufri says:

    shrimp teper I ndjere

  5. onufri says:

    teper I ndjere dhe I dhimbshem

  6. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Nuk mund te mohojme se autori ka perdorur shume figura letrare.
    Nuk mund te mohojme se autori e tjerr fjalen dhe fjaline shume gjate.

    PER OPINIONIN TIM KONKLUZIONI ESHTE I GABUAR SEPSE:

    Atdheu nuk eshte vetem dhe thjesht nje vendlindje.
    Memedheu nuk eshte vetem dhe thjesht nje vendlindje.

    Pergjithesisht njerezit normal nuk kane nje atdhe tjeter.
    Pergjithesisht njerezit normal nuk kane nje memedhe tjeter.

    Vendi i shtetesise se re nuk eshte nje atdhe.
    Vendi i shtetesise se re nuk eshte nje memedhe.

    Vendet e emigracionit nuk jane atdhe ose memedhe.
    Vendet e emigracionit jane vende/shtete te respektuara.

    ATDHEU & MEMEDHEU I SHQIPTAREVE ESHTE NJE: SHQIPERIA

  7. PUNETORI says:

    Mbaj mend kur regjimi monist ishte duke dhene shpirt ne vitet 1989/1990, ky faruku aspak nje i madh shkrimtar por thjesht nje i rendomte gazetar, pra nje korrespondent i gazetave te kohes, shkonte ne shkolla e ndermarrje, dhe na bente intervista me tematike: “ku jemi me zbatimin e porosive te fundit te PPSH dhe te udheheqesit te dashur Ramiz Alia”.

  8. atdhe says:

    1.
    NJE ATDHE TJETER KERKOJNE AZILANTET,
    por jo emigrantet si faruku,

    2.
    NJE ATDHE TJETER KERKOJNE REFUGJATET,
    por jo emigrantet si faruku,

    3.
    NJE ATDHE NDOSHTA KERKOJNE PROLETARET MARKSIST,
    sepse sipas Marksit: “proletariati nuk kishte atdhe”,
    ndoshta edhe faruku.

  9. anna says:

    faruku kur nuk u be dot shkrimtar,po ama fshatar mbeti gjithmone

  10. canada says:

    analiza e Z. myrtaj me jep iden e nje atleti qe duhet te bej nje xhiro ne piste por ka humbur nocionin e finishit dhe vazhdon te vrapoj. Edhe Z. Myrtaj e ka zgjatur kete analize sa e ben te merziteshme per qendrimin ne te. Te shkrush gjate do te thote se nuk ke aftesin per te shprehur ose me mire nuk je I qarte ne ate qe do te thuash. Dua tu them disave se atdhe dhe memedhe jane dy nocione te ndryshme. eshte e vertete qe memedhe eshte nje por per nje shqiptar te lindur jashte shqiperise nuk mund te thuhet qe ai ka memedhe shqiperine. nuk jam i sigurte qe shqiptaret e Ukrahines prej mese 300 vjetesh do ishte llogjike te thuhej se ata kane shqiperine memedhe apo arbereshet. Do ishte njesoj qe Italianet e ju gut te thonin qe kane memedhe Trojen sepse kane ardhur 2000 vjet perpara me Enean. Me duket se me glabalizimin e botes edhe fjala memedhe I ka humbur sensi. Nuk e di a u shpjegova por per mua nocioni atdhe dhe memedhe po behen. Une nuk do ta mohoj kurre te qenit shqiptar do mundohem te le pas tek niperit dhe mbesat por nuk mund tu them qe memedheu I tyre eshte shqiperia!

    1. SHQIPO, EUROPIAN says:

      Une e kam babane shqiptar dhe te lindur ne SHQIPERI,
      Une e kam nenen shqiptare dhe te lindur ne SHQIPERI,
      Une personalisht jam shqiptar dhe i lindur ne SHQIPERI,
      Une jam emigrant, jo refugjat, jo azilant,
      ATDHEU DHE MEMEDHEU IM : SHQIPERIA.

      Se kush do te jete atdheu dhe memedheu i femijeve te femijeve te femijeve te mi, … , eshte nje çeshtje qe u perket pasardhesve dhe gjeneracioneve ne breza, por e verteta eshte se natyrisht ata do te kene te pakten nje rrenje dhe nje origjine SHQIPTARE.

  11. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Antiberishizmi yt objektiv,
    nuk ka maskuar aspak,
    Antishqiptarizmin tend subjektiv.

    Sigurisht qe qeveria ka Pergjegjesi te Madhe.
    Por nje Shqiptar i vertete kurre nuk e perbuz nuk e perçmon Atdheun.
    Por nje Shqiptar i vertete kurre nuk i kthen shpinen perfundimtare Atdheut.

    Kurre dhe Askund nuk identifikohet qeveria me Atdheun.
    Qeveria eshte dhe duhet te jete sherbetore e privilegjuar e Qytetareve, e Kombit, e Atdheut,
    Ndryshe duhet te pergjigjet perpara QYTETAREVE, KOMBIT, ATDHEUT.

    1. Leone says:

      Boll mer me kte patriotizmin tat primitiv !
      Cfar derdellis mer ,nme ato qe me shkruan ktu !!!
      Nq sty antiberishizmi im te duket antishqiptarizem ,kjo me le te kuptoj qarte se ti je nji nder ato vemjet e antishqiptarit sali berisha & Co te cilet skeni asgje per te thene mbi letersin apo degradimin qe i keni bere ktij kombi ,fara juaj e peshtire antinjerezore .Shko gjej shokt e tu e nivelin tend e diskuto .Ktu je ne vendin e gabuar.
      Nuk dolet dot njiher prej guackes tuaj mentale ju .
      Te gatshem te lekundni ne cdo rast flamurin e patriotizmit tuaj ,
      qe me realitetin ska aspak te beje ,perkundrazi nen ate flamur ,
      shkaterruat e degjenruat ate Atdhe .
      Oj bla bla blu dite e nate. Plasur i keni syt ? Nuk sjikoni bomben qe ka shperthyer ne ate vend ? Karikatura te patriotizmit.

      1. SHQIPO, EUROPIAN says:

        @ karikature e antishqiptarizmit

        Ke ende nivel te ulet ne kuptimin e gjuhes shqipe.

        Po ta shkruaj perseri:
        -antiberishizmi yt eshte Objektiv,
        -antishqiptarizmi yt eshte Subjektiv.

        Nqs Enver Hoxha & Co e shnderruan letersine dhe artet pergjithesisht ne arme propagandistike te regjimit komunist,

        Nqs Sali Berisha & Co e lane letersine & artet pergjithesisht pa mbeshtetje ne indiferentizem e degradim,

        Kjo nuk do te thote se duhen cilesuar shqiptaret si shtaze.
        Kjo nuk do te thote se duhet te urrehet atdheu i shqiptareve.

        Patriotizmin tim nuk e lekund asnje fije antishqiptarizmi:
        -qofshin karikaturat subjektive primitive antishqiptare,
        -qofshin karikaturat subjektive “moderne” antishqiptare.

  12. Vlora emigrant says:

    shkrimtari apo artisti ne ‘exile’ ka nje dhimbje te dyfishte ne raporet me vendin e vet, ata qe s’jane te kesaj prerjeje se kuptojne dot………
    urime per shkrimin Faruk

  13. Lexues Shqiptar says:

    ti i ashtuquajtur “tajson”
    ti i ashtuquajtur “leone”

    duhet te shkruani qe “te dy” edhe me mire shqip:

    Ne gjuhen shqipe nuk shkruhet [SUXSES],
    NE GJUHEN SHQIPE SHKRUHET [SUKSES].

    1. Tajson says:

      Hik mer majmun se erdhi ora me u mbyll n’kafaz .

      1. Lexues Shqiptar says:

        Ora i ka mbaruar me kohe anthroposve si ti,
        Ora i ka mbaruar me kohe majmunit tajson,
        Ora i ka mbaruar me kohe [suxseseve] tuaja.

        TANI KA FILLUAR ORA E SHQIPTARISE.

        1. Tajson says:

          Qysh kur majmunat veten Shqiptar (° ! °)

          1. Lexues Shqiptar says:

            @ majmuni tajson

            Mos mendo se mesove te zhgarravisesh ca shqip,
            dhe u shnderrove ne nje njeri SHQIPTAR.

            Shqiptaret jane autokton pra nuk kane asnje lidhje,
            me majmunaqet e ardhur nga afrika e azia.

            Shqiptaret jane autokton pra nuk kane asnje lidhje,
            me majmunoviçet e ardhur nga stepat e rusise.

            Shqiptaret jane autokton pra nuk kane asnje lidhje,
            me majmunoshaket e ardhur nga jugu i azise.

            1. Tajson says:

              Ti insekt plehrash qenke mjaft i guximshem ,
              jo vetem ti lejosh vehtes tende ta quash vehten shqiptar ,
              por edhe njeri !!!!!!!!!!!!!!
              Sikur te ndodhishim njiher perball njeri tjetrit ,
              do kutpje qarte identitetin tend dhe do uleshen poshte kepuces time .

              Tani ku eshte komenti im i fundit qe bej ne kte gazete gabelash
              euforik .Idiotizmi i tipave Nerd shpellash sme ka bere asnjiher entuziast e as te qesh ,
              pra ,vazhdoni te qete jeten ne shpellen tuaj fosile te injorances.

              Provat per zbutjen e krokodilit kan rezultuar me te suxseseshme se
              me ju shpellart e pashprese .Vfc.

              1. Lexues Shqiptar says:

                Degjo ti Plehra e Internetit,

                Une jam Shqiptar dhe Bir Shqiptaresh.

                ti je vetem nje vemje e zeze antishqiptare,
                me e shumta je nje m.. poshte Kepuces time.

                Nqs asnjehere nuk je as entuziast as i gezuar,
                Nuk perben asnje problem :
                -ose Plas nga marazi,
                -ose Futi ndonje vetes,
                ZVARRANIK I PASHPRESE!

                1. Ti je nji terrorist nji m.ut je shqiptare ti shpellar ,
                  kujton ti se ste njohim ne ty ,hajt se kena me t’bind qe je i tille .

                  1. SHQIPTAR says:

                    @ (antiterroristi)

                    Cilesimin e shqiptareve si shpellar/moçalor,
                    e bejne greko/serbo maskarenjte,
                    e bejne veglat e tyre.

                  2. Lexues Shqiptar says:

                    O “antiterroristi”

                    O Lepur i fshehur ne web pas pseudonimit “antiterroristi”

                    Shkruaje edhe me mire gjuhen shqipe ne menyre qe ta bindesh veten tende per “antiterrorizmin” tend.

  14. Po tregohem ca i butë me ty says:

    Faruku,
    ka pasur pasion te behej shkrimtar,
    por ka mbetur nje cope shkruestar.
    ka pasur deshire te behej qytetar,
    por ka mbetur nje cope fshatar.

    Ne komunizem i riu Faruk Shukshin nuk kritikonte kurre pushtetin,
    sepse ishte thjesht nje gazetar servil.
    Ne demokraci plaku Faruk Shukshin nuk kritikon dot ashper pushtetin,
    sepse ka mbetur ende me personalitet te dyzuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje