UNESCO, letër Shqipërisë për privatizimin e Butrintit

15 Mars 2014, 09:40Kulturë TEMA

Privatizimi i një pjese të Parkut Arkeologjik Kombëtar të Butrintit, ka shqetësuar edhe UNESCO-n. Pak ditë pasi Forumi në Mbrojtje të Trashëgimisë, denoncoi publikisht rastin, kanë reaguar zyrtarë të lartë të Qendrës së Trashëgimisë Botërore.

Përmes një letre, dërguar ambasadores së Shqipërisë në UNESCO, Besiana Kadare, Kishore Rao, drejtor i Qendrës së Trashëgimisë Kulturore-UNESCO, në Paris ka kërkuar informacion të detajuar. Në letër,(që i ka shkuar për dijeni edhe Komisionit Kombëtar Shqiptar për UNESCO-n), Rao pyet se si qëndron çështja e ndryshimit të pronarit. Më tutje, ai kërkon të dijë nga shteti shqiptar se ku shtrihen ekzaktësisht tokat e privatizuara, në raport me pronën e Trashëgimisë Botërore dhe sa ky privatizim mund të ndikojë në vlerat e jashtëzakonshme e universale të Butrintit.

Qendra e Trashëgimisë Bo-tërore së fundmi ka marrë një artikull në lidhje me ndryshimin e pronësisë mbi tokën e Parkut Kombëtar të Butrintit. Po ju dërgoj, edhe një kopje të artikullit, i cili gjithashtu mund të lexohet edhe në linkun e mëposhtëm: (http://www.balkaninsight.com/en/article/albania-privatized-parts-of-unescoheritage-faqe). 
Në përputhje me paragrafin 174 të udhëzimeve operacionale, përgjigja e qeverisë suaj, do të na mundësojë të verifikojmë burimin dhe përmbajtjen e informacionit që ka marrë qendra.

Prandaj, unë do ju isha mirënjohës nëse ju mund ta përcillni këtë mesazh, tek autoritetet tuaja lokale e kombëtare, dhe të na njihni ne me komentet e tyre mbi ndryshimin e pronarit të tokës dhe ndikimin e mundshëm që kjo mund të ketë në vlerat e jashtëzakonshme e universale të Butrintit, pasuri e Trashëgimisë Botërore.

Ne do ju ishim mirënjohës, nëse autoritetet tuaja mund të na saktësojnë se ku shtrihen ekzaktësisht tokat në fjalë, në raport me pronën e Trashëgimisë Botërore”, citohet letra në “GSH”.

Pak ditë më parë, Forumi i Trashëgimisë përmes një deklarate për mediat, njoftoi se Butrinti është privatizuar, dhe se pronari i ri i një pjesë të tij, është Agim Toro, i cili e ka marrë atë si kthim prone. Gjatë këtyre ditëve, në media ka pasur debate mes palëve. Toro, ka qenë për një kohë të gjatë i punësuar pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Anëtarët e Forumit, kanë bërë me dije se ndër pjesët e Butrintit që i kalojnë Toros, është edhe vetë teatri antik.

20 komente në “UNESCO, letër Shqipërisë për privatizimin e Butrintit”

  1. denisi says:

    po ky toro jo pa qellim eshte punesuar ne zyren e regjistrimit,sepse i eshteb dhene mundesia te rregulloj veten. keshtu ka qeverisur saliu. me pronat e shtetit ka bere per vete njerez ,kundershtare te qeveris.

  2. dorian says:

    Po ju gazetaret nga i merrni keto informacione te sakta qe na paska shume kohe i punesuar ne AKKP Toro.
    Po doni te beni profesionin si ju takon merrni dokumentat dhe faktet e flisni po ngelet duke bere gam gam me llafe e shpifje.
    Nxirrni dokumentat e do shikoni qe sjane fare te qeverise berisha dhe ato vendime jane marre shume kohe me pare e skane lidhje fare me punesimin te AKKP.

    1. arbeni says:

      Kujt i plasi se te kujt qeverie jane. Ska shance qe nje apo shume njerez te kene ne pronesi butrintin sepse ska sesi te kete fituar pronesine mbi te. Nuk ka si te shitet apo t

      1. arbeni says:

        Vazhdim:apo te privatizohet nje prone qe nuk la si te kete pasur pronar. Ajo eshte e shqiptareve dhe jo e qeverive.

    2. Garipi NY says:

      Po mire more “doriana” na i nxire ti ato dokumenta meqenese i paske pare dhe na i trego ne qe ti shohim. Sa per dijeni pasurite trashegimore jane te SHQIPETAREVE dhe jo te partive te te gjitha ngjyrave.

  3. Uliks says:

    Shqiptaret vetem edhe Nanat kur ti privatizojn nje dite.

  4. muzapopullore says:

    Te gjitha rruget te cojne tek … Zeni

  5. Studenti says:

    Edhe Butrinti me pronar privat ????????????????…..ky eshte kulmi i qeverisjes se Sali Kriminelit, Sali Hajdutit dhe Sali Rrumpalles.

  6. lili says:

    Po ku ishe besiana:ajo do te duaje te ishe e para ne mbrojtje te pasurine edhe vlerave kulturore po kur nuk ju ndi Zani….

    1. marin says:

      Ajo eshte aty per rrogen o Lili. E ka vu berihovici qe babi i saj te mos thoshte fjale të keqija per saluqin. Le qe jane miq te vjeter Ismajli me Sajlin, Takuheshin tek shtepia e Dulles se ishin tz dz mik shtepie atje.

  7. mohikani says:

    BUTRINTI i takon fisit tim se ne koh te LEKES MADH vet ALEXANDRI na falli at tok per nji magarrte cillin e kishmi nga mallet e tropojes

  8. SHQIPO, EUROPIAN says:

    Parku Arkeologjik Kombetar i Butrintit nuk duhet te privatizohet absolutisht.

    Jane tjeter çeshtje kontratat qe shteti ben me kompani publike ose private per mirembajtjen sa me te mire te Parkut Kombetar.

    Pergjegjesit e privatizimit te Parkut Kombetar duhet te pergjigjen perpara Ligjit.

  9. Kadri Spahiu says:

    Keto Monumente i perkasin Minortitetit Grek dhe duhen mbrojtur prej tyre. Shtetit Shqiptar nuk i plas shume per monumentet Greke!

    1. GADISHULLI ILIRIK says:

      minoriteti grek ne Shqiperi eshte formuar prej pasardhesve te emigranteve grek qe erdhen per pune ne Trojet Shqiptare dhe sipas te gjitha literaturave te pavarura ka vetem 200 vjet histori.

  10. gjergji says:

    Ne se vendimi i KKK Pronave qe e ben pronar Toron me shoke nuk anullohet nga organet perkatese dhe qeveria, atehre ajo mos pretendoje Rilindje por te pranoje turpin qe nuk mundi te realizoje premtimet e saj.
    Vendimi ne favor te Toros me shoke eshte ne kundershtim me ligjin per KK e Pronave dhe me cdo ligj te miratuar ne bote per administrimin e vlerave qe perfaqesojne pasuri kombetare, pa folur per ato qe perfaqesojne pasuri boterore.
    Ai buri me emrin e gurit te shahut duhet ti vije turp qe ka shfrytezuar besimin e pronareve si perfaqesues ne KKK Pronave per te perfituar ne menyre te paligjshme nje pasuri qe per fatin tone eshte vleresuar si pasuri boterore.

  11. ARUSHA says:

    MBAS UNESKOS FSHIHEN BANKAT QE PO GLLABEROJNE GLOBIN DHE QE NUK KANE MESHIRE EDHE PER VETE HISTORINE E NJEREZIMIT DHZE E SHKRUAJNE SIC DUAN ATO

    1. arbeni says:

      A ju gjynafqaret komunista. ju ka ngelur filmi tek phesa qe e ka fajin kapitalizmi. Puno dhe ti, bej banken tende dhe gllaberite dhe ti boten. Apo te shijon qyli ty, e te pelqen me shume qe te gllaberisin keta tipat qe jane padashje dhe pa asnje merite ne qeverite tona

  12. SAranda says:

    Po sikur ky Torros te jet sternipe i Julio Cesar ? Atehere i takone toka me ligje ! Te beje dhe nje pallate 15 katesh – te futen dhe gjusma e deputeteve :O) !!!!!

  13. bora says:

    Trashgimnia kulturore e Uneskos ne paris e di mire se çfar ka ndodhur me butrintin nen drejtimin e M e kultures asaj kohe .Arkeologe te derguar nga parisi masakruan jo vetem butrintin por edhe disa qendra te tjera arkeologjike ne vendin tone. Nen drejtimin e M, te kultures se asaje kohe.Z,Kumbaro dhe ju duhet ta dini kete.

  14. I KRISHTERI says:

    KY TORRO DUKET QE ATO PRONA EDHE NESE I KA LETRAT I KA LETRA TURKE SE NUK MUND TE JETE NJE MYSLIMAN PRONAR I KISHAVE NE BUTRINT,PO KETO NGA I MORI NGA SULLTANI,ATO JANE TOPONIME GREKO-ROMAKE,KU BEN PJESE TI zoti torro,APO TE SULXHUKET E PORTES SE LARTE,ATO PRONA SJANE TE TUAT, VETE EMRI YT NUK TE BEN AS GREK AS ROMAK,ATO PRONA I TAKOJNE SHTETIT DHE ASKUJT TJETER.

    E VERTETA VONON POR NUK HARRON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje