Ahmetaj: Nuk i rrisim as taksat dhe as çmimin e energjisë. Rritje graduale të moshës së pensionit (VIDEO)

20 Mars 2014, 17:36Politika TEMA

Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ka sqaruar në një konferencë për shtyp, se marrëveshja me FMN-në për marrjen e huasë, nuk parashikon asnjë detyrim për rritje taksash.

Sipas tij, marrëveshja me FMN-në nuk do të bëjë gjë tjetër, veçse do të rrisë ekonominë.

“Nuk ka marrëveshja detyrim për qeverinë që të rrisë taksat. Detyrimi ynë është krijimi i premisave për rritje ekonomike të shëndetshme e cilësore. Nuk ka detyrime as për rritje të taksave, as për çmimin e energjisë, as për ngrirjen e rrogave dhe pensioneve. Rritja e pagave dhe pensioneve përmes taksës progresive nuk është rritje?”, deklaron Ahmetaj.

“Rritja e të ardhurave nuk vjen patjetër nga rritja e taksave, por ajo e ekonomisë. Po ta shohësh fokusi nuk është tek taksat, por tek rritja ekonomike dhe reforma në administrim”, nënvizon Ahmetaj.

“Marrëveshja me FMN-së është negociuar me kërkesë të autoriteteve shqiptare, në dritë të diellit, në sytë e të gjithë publikut shqiptar.

Një pjesë e marrëveshjes është reflektuar edhe në paketën fiskale që ne kemi miratuar në parlament, paketa që uli taksat për 97 përqind të shqiptarëve.

Si pasojë e kësaj pakete fiskale, në 1 prill hiqet TVSH-ja e medikamenteve, një nga masat e uljes të taksave që qeveria shqiptare ndërmori brenda paketës dhe brenda programit me FMN-në.

Arsyeja se përse ne e thirrëm FMN dhe BB-në sërish në Shqipëri, është e kundërta e asaj që Sali Berisha e refuzoi FMN-në në qeverisjen e tij.

Është pikërisht transparenca.

Qeveria Rama e kërkoi FMN të bashkohej me ne për një rritje të qëndrueshme afatgjatë të ekonomisë.

Marrëveshja do të vendosë shtylla të rëndësishme të bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, me përgjegjësi të drejtëpërdrejta që qeveria shqiptare i merr me vetëdije në mënyrë që të përjetojmë atë që fakt kemi filluar të përjetojmë rritjen ekonomike.

Marrëveshja me FMN-në erdhi si domosdoshmëri për të mbushur atë gropë që qeveria Rama trashëgoi nga paraardhësi, i cili e ka quajtur FMN-në si dëshmitar i rremë.

FMN, në këtë marrëveshje është bashkëpunëtori i qytetarit shqiptar dhe në favor të zhvillimit ekonomik.

Ne kemi arritur një marrëveshje, e cila jo vetëm uli taksat, por nxori në dritë të diellit të gjitha problemet që ekonomia shqiptare kishte në vite”, tha Ahmetaj.

Gjthashtu, Ahmetaj sqaroi se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.

Sipas ministrit Ahmetaj, qëllimi i marrëveshjes me FMN është krijimi i një disipline fiskale afatmesme që do na japë ulje të borxheve.

Por veç rritjes së të ardhurave, ulja e borxhit do të kërkojë ndërhyrje edhe në kahun e shpenzimeve, përkatësisht në skemën e pensioneve, ku FMN rekomandon rritjen e moshës në 65 vjeç për gratë dhe 67 për burrat.

“Sistemi i pensioneve në çdo reformë është gradual, 15-20-25-vjeçar. Edhe nëse do ketë rritje moshe, atë do ta kemi ti dhe unë kur të vijë dita për të dalë në pension dhe jo prindërit tanë që kanë dy, tre ose 10 vjet për të dalë në pension”, saktësoi Ahmetaj.

31 komente në “Ahmetaj: Nuk i rrisim as taksat dhe as çmimin e energjisë. Rritje graduale të moshës së pensionit (VIDEO)”

  1. Besimi says:

    Bravo Ahmetaj. Super

    1. ELsa says:

      ju lumte per punen qe po beni. Lereni saliun te beje si kafshe ne parlament e beni punen se jeni ne rruge te mbare

      1. velo says:

        Vazhdoni me punet e mira qe keni nisur te beni e mos undalni nga asnje fjale e saliut e ushtrise se tij idiote

        1. Tigri says:

          hallall Arben. Te lumte se ke bere nje pune fantastike e i ke dhene frymemarrje biznesit.

          Mos e vrisni mendjen cbejne e thone te cmendurit e PD-se, populli eshte me ju

          1. Ina Muca says:

            Me vjen mire qe em ne fund po besohet tek shqiperia. Ka ardh nje dite e bardhe per ne per sa kohe bota na merr seriozisht e na trajton me kudjes

            1. Rustemi says:

              Ajo qe vlen te pergezohet eshte rikthimi i FMN dhe puna e mire e qeverise qe konsiston en JO KORRUPSION dhe BEsueshmeri,

              Urime Ministrit

    2. genci says:

      LARG FMN

      FMN vetem PROBLEME ka sjelle ne VENDET ku Operon

      LARG LARG LARG

    3. Hajdar says:

      Te lumte goja Besim. Edhe une ashtu them keta po bejne shume mire . Ti rrisin te gjitha taksat, te rrisin cmimin e enrgjise dhe te shohin se mos mbetet ndonje gje tjeter pa rritur cmimi si p.sh uji etj se ne kemi lek boll e i paguajme. Shumica nuk i paguan por nuk ka problem. I paguajme ne edhe per ata. Punonjesit e FMN ne Tirane jane ekonomistet me idiote qe ekzistojne por jane shume te mire per ne. Duke rritur cmimet dhe taksat ne na rritet lumturia. Motivohemi edhe per pune pavarsisht se mund te mos kemi cfare te hame. Kjo pak renesi ke. E rendesishme eshte te na rroje qeveria, dhe kur te iki kjo qe eshte sot, te na rroje qeveria tjeter.

  2. Gimi says:

    Po aman vetem beni mire punen tuaj sic e niset pa mos e degjoni shume ate matufin plak se c thote se ate puna ka ai i cmenduri!!! Ne ju a dham voten tani ju e keni ne dore te zgjidhni per me te miren ?

  3. Miri says:

    Bravo qeverise po jep maksimumin per rritjen e ekonomise mos i degjoni shume ata shpreshumburit e pd-se se ate pune kane ata!!

  4. Studentja Elizabeth Raine nxjerr virgjërinë në ankand – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=47202&k=71#sthash.GhhdFgK4.dpuf

  5. Cani says:

    Vazhdoni si e niset e nxirreni kete vend nga kriza!! Keshtu vazhdoni beni me te miren per kete vend!! Kemi besim te plote tek ju!!

  6. henri says:

    Une personalisht mendoj, se m.gj.ate ne fund te fundit marrja e kredise nga FMN eshte nje gje e mire. Mua nuk me pelqen fakti, se qeveria nuk eshte transparente. Une ve bast, sic e kam thene edhe para nje muaji, se qeveria do te rrisi moshen e pensioneve. Kjo gje eshte botuar nga FMN ne faqen e saj ne kohen kur diskutohej per dhenjen e kredive.
    Qeveria duhet te jete transpaente, ajo trashegoi gropen e borxheve publike dhe po vepron mire deri tani. Pse te mos jete transparente edhe per çeshtejen e rritjes se moshes se pensioneve dhe sidomos te grave.

    1. neda says:

      Henri, qeveria jo vetem qe do rris moshen e pensinit,por te jeni te bindur qe do rrise dhe cmimin e energjise elektrike, do rrise taksat,te gjitha taksat, ne fakt formalisht quhet parti e majte se ne fakt gjithenje PS ka ngritur taksat, sa per kujtes a nuk miratoje faturimin afrofe te energjise edhe kur qytetaret jane te paisur me matsa per konsumin e energjise elektrike?a nuk po testojne popullaten per te ngritur cmimin e energjise nepermjet shtypit?a nuk tha ministri se cmimin e energjin elektrike e kemi shume te ulet ne raport me boten,(vecse nuk tha qe bota i ka pagat 10 here me larte se shqiperia e keta zoterinjet te rilindjes qe po tallen me kete vend),a nuk po e shtojne papunesine ?a nuk po rritet varferia?Ne se ne e lavdrojme qeverine edhe atehere kur nuk e meriton ne nuk bejme asgje me pak vecse dalim kunder interesave tona.Do shlyhen borxhet e firmave te ndryshme, dakort por cilesia e ketyre punimeve eshte e tille qe nuk duhet te paguhet se jane punime elektorale,teresisht pa cilesi, keta jane punime korrupsioni, qeveria berisha qe punoje ne kete forme kur te vinte ne pushtet le ti shlyente, rilindja me duket se ka filluar te behet e pabesueshme,gje qe nuk do ta desheroja natyrisht.

  7. E verteta says:

    O zoti Ahmetaj! Po kujt ja shet keto dengla o njeri? FMN-ja te dha nje borxh dhe do principalin e investimit, plus interesat e kripura. Nga do te dalin keto para per tja kthyer FMN-se , a mund te na e thuash? Nuk besoj se do ti paguash ti! Mendoj se do te dalin nga populli dele qe po punon dhe nuk ka buke per te ngrene. Tani, neqoftese ju zengjinet e rinj Shqiptare, kontriboni me parate qe i keni vjedh ketij populli keto 20-vite (ju zoti Ahmetaj nuk ke dale keq nga qeveria Nano), atehere eshte i zgjidhur borxhi i FMN-se, sepse ne Shqiptareve na bie shume pak ne hise per te paguar.

    1. sit _ back _ and _ relaks says:

      Qenke ekonomist i zoti, kot humbet kohe dhe energji duke komentuar ketu. Nuk te kupton njeri. Apliko nje here per pune tek Zoti Fullani se mos ka ndonje vend te lire tek Banka e Shqiperise.

      1. E verteta says:

        Une nuk jam me ngjyrime politike si zoteria juaj. Une shikoj interesin tim dhe jam i bindur qe te gjithe duan qe te jetojne me mire ne kete varferi qe ka pllakosu. Sa per komunist apo Demokrat, as me rruhet fare. You should get your priorities straight my friend, because you’re in deep sleep! Have a great day.

        1. sit _ back _ and _ relaks says:

          Pervecse ekonomist i zoti qenke dhe me veti paranormale. arrin te dallosh ngjyrat, perkatesine partiake, dhe gjendjen fizike te komentuesve nepermjet internetit. Mos apliko kot tek Banka e Shqiperise se Fullani nuk merr njerez me te zote se vetja e tij ne pune

          1. E verteta says:

            Jo ore jo do aplikoj, meqenese ma fute ne mendje. Pse te mos futen edhe une to bej cashout nga buxheti i badallenjeve. Mire bere qe ma the!

    2. henri says:

      E verteta,
      Interesat e kredise se FMN nuk jane te kripura, ato jane te buta dhe konkretisht me vetem 2 %. Ne se qeveria do shiste bono thesari ne bankat e shkalles se dyte ne Shqiperi interesi do ishte reth 5%.

      1. E verteta says:

        Kush do ta paguaj kredine me interesat e buta? Ndoshta ka ndonje fond sekret si puna e atij Cekut te bardhe. Po mire, edhe kaq nuk e kuptoni qe ato para do te dalin nga njerezit e varfer qe jetojne me 5 qind leke ne dite. Po si do te ngrihet ekonomia ne kete vend, duke marre borxhe dhe duke printuar para extra. Neqoftese qeveria nuk ka qe te paguaj kusuret e se kaluares, atehere te sekuestroj gjithe pasurite kombetare nga batakcinjte, te anulloj gjithe kontratat e naftes dhe te energjitikes ne kete situate jo normale ekonomike. Eshte e thjeshte qe te pranohen recetat e gatshme te FMN-se. FMN-ja dhe banka boterore nuk do qe tja dije fare per ekonomine e nje vendi, ata thjesht jane fajdexhinj qe hedhin dy leke dhe duan ti marin kater pas nje periudhe kohe te caktuar.

        1. henri says:

          E verteta,
          Ja disa te dhena per FMN. Shko ne linkun e meposhtem dhe do gjesh materjalin ne anglisht :

          https://de.wikipedia.org/wiki/Internationaler_W%C3%A4hrungsfonds ketu eshte materjali i meposhtem :

          Eshte nje organizate e OKB me qender ne Washington. Detyrat e tija jane : Stimulimi i bashkepunimit ne politiken e valutave, zgjerimi i tregetise boterore, Stabilizimi i kurseve te shkembimit te valutave, dhenje kredish, kontrolli i politikes se lekut, ndihme teknike.
          FMN dhe Banka Boterore u krijuan ne konferencen e Bretton Woods ne vitin 1944. FMN ka aktualisht 188 vende anetare dhe e drejta e votes varet nga pjesa e kapitalit qe ka secili shtet ne kete organizate. USA = 16,75 % Japonia = 6,23% Gjermania = 5,81% Franca = 4,29% Anglia = 4,29% Kina = 3,81%.
          M.q.s vendimet duhet te miratohen nga nje shumice prej 85%, del se USa dhe BE perbejne ne fakt kete shumice prej 85%.
          Ne se nje anetar i FMN bie ne veshtiresi pagesash ai ka te drejte te pretendoj per ndihme prane FMN si „Lender of Last Resort“, pra si shpresa e fundit.
          FMN jep kredi te me kohe te caktuara vendeve qe kane probleme ekonomike, si p.sh Argjentine dhe Irlande (2010), Rumani (2008) ose Greqi (2010).
          Kushte per dhenjen e kredise jane si p.sh. : Shkurtimi i shpenzimeve shteterore, inflacjon i ulet, rritja e eksporteve si dhe liberalizimi i sektorit bankar.
          Shteteve qe marrin kredi do tju vihet perpara progarami per rregullime strukturale se p.sh. privatizimi i objekteve publike si arkat e kursimit, furnizimit me uje ose energji elektrike, telekomunikacjoni etj, si dhe te parashikohet nxjrja nga puna e grupeve te caktuar te punonjesve administrative.
          Bashkepunimi i zhvillimit eshte i lidhur gjithashtu me kushtet e Good Governance ( lufta kunder korupsionit, demokraci,……. ) dhe liberalizimi.

          Pershednetje

          1. albatros says:

            Ke po shikon ti tru shplare.Dihet ne tere boten e verteta e fmn. Ane banka private te Rokfelert dhe Rothshildit ashtu sic eshte banka federale rezerve ketu ne Usa. Leri pordhet prozioniste

  8. Male Osdrimi says:

    Ahmetaj konsumoi gjithe pseudonimet, kontributet e familjareve te tij neper bloge, per te rritur vleren e tij. Por a mund te behet tunxhi flori ? Kurre dhe kurre.
    Fmn ne arnautistan eshte deshmi I pafuqise se tunxhave per te bere shtet.

  9. E verteta says:

    Une do te bej llogari te taksave qe paguaj tani duke i krahasuar me taksat qe kam paguar me pare (ketu futen taksat e bashkise dhe te tatimeve, totali). Neqoftese une paguaj me pak nga cfare kam paguar me pare, atehere ky rrota Ahmetaj qe shet publicitet eshte ne rregull. Neqoftese une paguaj me shume, atehere llogaria eshte e bere. Nuk me interesojne ngjyrimet mediatike, por me intereson vetem xhepi im. Ne xhepin tim futen edhe gjera te tjera, si taksa e Duhanit, Alkoolit, karburantit, taksa e siperfaqjes se nje trualli biznes ne pronesi, taksa e pasurise se patundshme, mosha e pensionit e te tjera me radhe. Bilanci eshte negativ, pavaresisht se ku mbahen parate. Me ne fund do te dalim me taksa te uleta ne nje ane, por do ti paguajme dyfish ne anen tjeter. Borxhi i FMN-se duhet paguar, bile duhet paguar i gjithe borxhi qe ka Shqiperia i cili shkon ne $4000 per fryme. Te shikojme se ku do ti gjejne parate! Megjithate nuk besoj se ky Ahmetaj do te japi ndonje kacidhe nga xhepi tij.

    1. sit _ back _ and _ relaks says:

      Nqs ti fiton me shume ath do paguash me shume

  10. nastradin says:

    MERR BORXHE QE TE ULESH DHE “ZEROSH” TAKSAT SA QEF DHE KENAQESI!

    Me keto deklarata ALLOGJIKE ose ministri Ahmetaj eshte BUDALLA patollogjik, qe i mendon shqyptaret me debile se vetja e vet, ose eshte RUFJAN politik i rafinuar qe ndjek me perpikmeri programin propagandistik te kauzes demagogjike te Partise Socialiste, te reklamuar nga Edi Rama gjate fushates elektorale per RILINDJEN e ekonomise shqyptare me ane te takses se tij Famoze Progresive dhe ASNJE fjale per RILINDJEN e prodhimit tone kombetar.

    Por sido qe te jete te ben pershtypje mungesa totale e llogjikes ne deklaratat e ministrit lobist fasonist Ahmetaj qe me guxim dhe kenaqesi te papare deklaron cudira ekonomike, te cilat mund te formulohen me dy fjale si:

    MERR BORXHE QE TE ULESH DHE “ZEROSH” TAKSAT. OHOHO SA QEF DHE KENAQESI PER MILETIN DHE QEVERINE!

  11. fredi guri says:

    po ka nigju noiher ky tronglli I idhet per vresjet qe bohen neper SHQIPNI dhe 60% e atyre vrasjeve tani bohen vetem per borxhet qe sjan pagu kru keta njerez sja falin njoni tjetrit si menon ky qe poplli I han ketolloj trogulliqesh fmn I duhet vone fshea sa me shpejt sic ja vuni eve marales ne bolivi kur I pa car mutesh ishin por ksisoj burrash jane te paket ne SHQIPNI vecanerisht kur kane te bejne me karrike shesin non e bab vetem mos me zbrit prite prite se po vjen se fifuti ta kercen dhe per ata qe mendojne dryshe rasti me I fresket grqia po deshet mund tu rreshtoj me dhjetra vene te tjera qe so e kesa dite nuk jane ne gjendje te lajne interesin dhe jo me burxhin

  12. Ky eshte nje mashtrus sepse ne 100 leke 70 shkojne per borxhin dmth ne 100 milion 70 shkojne per borxhin,nuk ka ndodhur ndonje nje here qe borxhi lahet me borxh por kredite e FMN nuk jane 2% por jane vdekjeprurese.FMN e kane perzene Polonia,Cekia,Hungaria,Rumania si dhe Moldavia sepse e kuptuan qe direktivat ekonomike thellonin krizen me falni harrova Greqine.Ne qofte se kjo qeveri do te vazhdoje me fjale boshe e retorike e demagogji do ta coje vendin ne humnere dhe sot nuk e kemi me mbeshtetjen e Usa.Taksa e sheshte,mos rritja e energjise elektrike,dhenja pa aksise e naftes nga qeveria bujqesise do ti japi frymemarje,ne te kundert recesion.

  13. Genci says:

    Mua me vjen cudi se si disa komentues nuk e kuptojne se cfare do te thote borxh i FMN-se. Shqiperia e ka nje borxh ekzistues, nderkohe qe shpenzimet jane rritur. Ne shpenzime futen pagat e buxhetoreve, pensionet, dhe detyrimet e tjera. Borxhi i ri i shtohet atij ekzistues, nderkohe qe te ardhurat e qeverise po vazhdojne pikiaten, nga veshtiresite ekonomike qe po kalon ky vend. Nderkohe qe te ardhurat jane ulur ndjeshem, pagesat per borxhin po rriten. Si do te kompensohet kjo. Ka vetem nje menyre, dhe ajo eshte rritja e te ardhurave. Po si do te rriten te ardhurat, nderkohe qe ekonomia eshte ne renie te lire. Prape borxh? Menyra e vetme ne nje vend qe nuk prodhon asgje eshte vetem rritja e taksave dhe vendosja e taksave te reja, gjithashtu edhe rritja e tarifave per sherbimet. Se ku e gjen ky Ahmetaj keto shpjegime qesharake, une nuk e di. Por ndoshta keshtu i kane thene qe te thote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje