Vërejtjet për vendimet e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe i kam bërë të njohura sa herë që janë publikuar përfundimet e mbledhjeve të tij për drejtshkrimin. Që nuk bëhet fjalë për përmirësime të normës, kjo duket në atë që prej dy vjetësh ky organizëm po merret me drejtshkrimin; e dëshmon edhe shkalla e ndërhyrjes në rregullat. Dhe në propozimet e tij, përfshirë edhe këto të fundit, mungon argumentimi shkencor dhe arsyetimi i nevojës për ndryshime kaq të thella të rregullave.
Kjo anomali i ka rrënjët në mënyrën se si është kompozuar dhe se si funksionon ky organizëm. Nuk mund të fshihet më fakti se në orientimin e tij ka një frymëzim krahinor, që shprehet hapur qysh në “Orientimet” e vitit 2004 të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në të cilat shpallej si objektiv i vetëm ndryshimi i drejtshkrimit; ky orientim qe edhe boshti i konferencës së Durrësit të dhjetorit 2010. Një ndër anëtarët më të ekuilibruar të këtij këshilli, ndërsa po debatonim për ndryshimet, m’u shpreh në prani të disa kolegëve se “ju toskët nuk jeni fare tolerantë!” Pra, puna ka arritur deri aty sa të mendohet si gegë e si toskë. Duke parë këtë prapavijë jokombëtare që ka infektuar edhe studiues me emër, po dhe përbërjen aspak të ekuilibruar gjeografikisht, më lind e drejta ta quaj Këshillin Ndërakademik të Gjuhës Shqipe një këshill krahinor. Kjo anomali përfaqësimi i ka tërhequr vëmendjen edhe një autori tjetër, mësuesit mirditor Preng Cub Lleshi, delegat në Kongresin e Drejtshkrimit, i cili jo njëherë është shqiptuar në mbrojtje të gjuhës standarde. Sipas tij, “nuk është e “rastit” që nga 16 akademikët e këtij “Komisioni”, vetëm dy prej tyre janë “jugorë” (?!)” (Deri kur shteti ynë do të paguajë mercenarë, që luftojnë kundër gjuhës së njësuar?!, botuar në një të përditshme).
Ndryshimet e propozuara edhe kësaj radhe përmbajnë në disa pika të tyre përsëritje të rregullave aktuale të drejtshkrimit, si p.sh. propozimi për shkrimin e emrave të tipit materie dhe tramvaj, të ndajfoljeve barkas/barkazi e ndonjë tjetër. Ka ndonjë propozim, si ai për shumësat teatra, kuadra, kablla; përfaqëson zgjidhje që i fusin këta emra në klasën e emrave me -ër që shumësin e bëjnë me -a, si libër – libra etj. apo ai për foljet ec, ik, hip. Por pjesa tjetër e këtyre propozimeve përmbysin pa qenë nevoja rregulla të drejtshkrimit ose e zgjerojnë shumë fushën e veprimit të disa syresh, duke hapur shtegun për luhatje të reja. Ndërhyrja në një shkallë të tillë e çart drejtshkrimin, pasi shton pasiguritë në zbatimin e rregullave të tij. Përpjekje të këtij lloji, që nuk mbështeten në asnjë bazë të dhënash, në asnjë vrojtim e testim në terren, tregojnë edhe se në ç’nivel ka rënë gjuhësia shqiptare këta 20 e ca vjet.
Ajo që më shqetëson më shumë, është se një veprimtari e tillë e Këshillit Ndërakademik, e përqendruar në ndryshimin e rregullave të drejtshkrimit, e lë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë shumë larg problemeve që paraqet aktualisht zbatimi i normës gjuhësore në trevat shqiptare. Kështu, nga një testim mbarëkombëtar që kemi bërë kohët e fundit në shkolla 9-vjeçare, të mesme dhe në universitete të Shqipërisë e të Kosovës, na rezulton se gjendja e zotërimit dhe e përdorimit të normës drejtshkrimore është tepër shqetësuese. Nga klasa e pestë në klasën e dymbëdhjetë përparimi në përvetësimin e këtyre normave është i papërfillshëm, çka do të thotë se mësimi i gjuhës shqipe në shkollë nuk arrin një nga objektivat kryesorë të programit të kësaj lënde: përvetësimin e normës drejtshkrimore.
Shkaku i kësaj gjendjeje nuk është vështirësia e rregullave të drejtshkrimit, po puna shumë e dobët e shkollës për formimin gjuhësor të nxënësve. Rrjedhimisht, edhe po të bëhet një kod i ri drejtshkrimor, përsëri edhe në zbatimin e tij do të vërehen të njëjtat probleme. Sepse kur 40 vjet kanë qenë të pamjaftueshëm për të ngulitur këtë normë drejtshkrimi, atëherë edhe për normën e re 40 vjet do të jenë po ashtu të pamjaftueshëm.
Pra, Këshilli Ndërakademik i është futur një rruge pa krye. Nuk kam asnjë dyshim se pranimi i këtij projekti do të kontribuojë jo për lehtësimin e drejtshkrimit, po për krijimin e dy drejtshkrimeve paralele, d.m.th. të një kaosi në shkrimin e shqipes; si të thuash, KNGJSH-ja, në vend t’i vërë vetulla, do t’i nxjerrë sytë gjuhës standarde.
E gjithë kjo ka rrjedhur ngaqë ky organizëm i është shmangur platformës që i ka vënë Akademia e Shkencave e Shqipërisë, e cila në platformën e saj të vitit 2011 e orienton punën e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe në problemet që “sot qëndrojnë në rrafsh të parë, si: rregullimi ligjor për gjuhën shqipe, përmirësimi i ndjeshëm dhe i bashkërenduar i mësimdhënies së gjuhës në shkollë, kujdesi më i madh për kulturën gjuhësore në veprimtarinë e administratës, në mjetet e informimit, në veprimtarinë botuese; mënjanimi i ndikimeve të huaja që dëmtojnë origjinalitetin e gjuhës shqipe e veçanërisht i fjalëve të huaja të panevojshme dhe i strukturave sintaksore të huaja për shqipen; veprimtaria në fushën e përpunimit dhe të njësimit të terminologjisë, hulumtimi e vlerësimi i njësive leksikore e frazeologjike që pasurojnë standardin dhe botimi i tyre; krijimi i një baze të përhershme të dhënash për një zhvillim të ri cilësor të leksikografisë shqipe etj.” (nxjerrë në korrik 2013 nga faqja http://www.akad.edu.al/ e përditësuar në mars 2011).
Prapavijat herë të fshehura e herë të hapura në trajtimin e problemeve të gjuhës standarde bëjnë që besueshmëria te Këshilli Ndërakademik të bjerë në zero. Prandaj ata që janë përfshirë në debatet për vendimet e propozimet e këtij këshilli janë shprehur për shpërndarjen e tij. Le t’u lihet puna në dorë institucioneve të specializuara, të cilat do të dinë t’i përballojnë me kompetencë e pa anësi këto probleme. /GSH
“Shkaku i kësaj gjendjeje nuk është vështirësia e rregullave të drejtshkrimit, po puna shumë e dobët e shkollës për formimin gjuhësor të nxënësve. Rrjedhimisht, edhe po të bëhet një kod i ri drejtshkrimor, përsëri edhe në zbatimin e tij do të vërehen të njëjtat probleme. Sepse kur 40 vjet kanë qenë të pamjaftueshëm për të ngulitur këtë normë drejtshkrimi, atëherë edhe për normën e re 40 vjet do të jenë po ashtu të pamjaftueshëm.”
keni shumë të drejtë zotëri!!
vetë mësuesit nuk dinë të flasin e të shkruajnë shqip,çpret nga të tjerët!!
për 40 vjet u bë përpjekje për të bashkuar shqiptarët,të paktën në gjuhë(një nga faktet e vyera të diktaturës komuniste),por është e pa mundur!!nuk mund të bashkohemi!as në këtë aspekt të thjesht!seicili mendon për krahinën,fshatin,lagjen shtëpinë,bythën e vet!!nuk egziston mendimi shoqëror!!nuk egziston dëshira për tu bashkuar!për tu ndarë gjejmë të gjitha mënyrat e mundëshme!sado idiote që të jenë!!
Standarti i tanishem duhet te pasurohet por mbi baza shekncore dhe nga institucione te specializuara. Gjuha e nje kombi zhvillohet por me ritem gradual mbi nje shtrat shkencor i cili eshte i percaktuar tashme nga Kongreset e Drejtshkrimit.
Nese prirjet krahinore do te vendosen permbi shkencen atehere kemi te bejme me synime te djallezuara. Nje gje e tille eshte fatkeqesi dhe duhet parandaluar.
Jemi nje popull shume dembel. Kjo fatkeqesisht reflektohet edhe ne qendrimet e te ashtuquajturve eksperte te gjuhes.Keta rekomandojne rregulla te reja drejtshkrimi ne vend qe t’u imponohen strukturave bazore te mesimit e te perhapjes se gjuhes.Do te mjaftonte qe mesuesit (qe tek edukatoret)te pranohen ne vendet e punes me kritere strikte persa i perket te folurit e te shkruarit sakte te shqipes letrare.Po e njejta gje vlen edhe per mjetet e perhapjes si tv-te radiot,shtypi ne pergjithesi .Gjuha e sotme letrare neperkembet e masakrohet prej injorances e dembelllekut per ta kuptuar e per ta mesuar.Thjeshte shqiptaret e sotem ,jug veri lindje perendim pak rendesi ka,ashtu siç jane ARROGANTE ne mosrespektimin e rregullave e ligjeve ne te gjitha aspektet e jetes,kete arrogance , te bashkuar me INJORANCE E MOSDESHIRE per t’u ulur e per ta mesuar gjuhen,e shprehin ne menyren me te shemtuar duke ja vene fajin pikerisht gjuhes letrare e rregullave te drejtshkrimit te saj…ABSURD TIPIK SHQIPTAR !-O njerez ,gjuhen e kemi ,rregullat jane,ULUNI E LEXONI e mos ja hidhni fajin gjuhes por vetes per mosdeshiren per te levizur drejt dijes drejt bashkimit.Vijat e bardha jane ATY KU DUHET TE JENE e jo aty ku ne duam te kalojme ,e kjo vlen edhe per gjuhen.
Kam nje mendim ,askush te mos ma mari per keq.Gjuha eshte ne tranformim eshte ne levizje ,le te meren specialistet me te.Une personalisht kam nje propozim, nisur nga ezperienca personale.Te ndryshohet ose …PO -ja….ose JO- ja,SEPSE nga ana fonetike jane shume afer me njera tjtren sidomos kur bashkebiseduesit jane ne distance. Bashketingelloret e pa zeshme …j …dhe p….humbin dhe mbetet vetem zanorja ….O,….ketu fillon peshtjellimi dhe problemi.Ne asnje nga gjuhet nuk e shuhim kete fenomen p.sh…Anglisht ….jes ….no..greqisht…..ne …..oqi….rusisht…..da ….net,….italisht..si….no ,serbisht ,spanjisht e te tjera .Do te ishte nje sgjidhje qe do te ndihmonte ne te folmen e perditshme ,le te bejme fillimisht ato ndryshime qe ju vlejne te gjitheve ,pastaj ka pak rendesi se do te themi TEATRIT ….TEATRA .
qenke nje Koqe ti o Kris qe se paske shokun
lali ti qeke i fort fare!!
janë dy nga fjalët më të hershme,për të mos thënë më të hershmet!!
jo dhe po për mendimin tim duhet të jenë dy fjalët e para!
ti kërkon ndryshimin të paktën të njërës prej tyre???
përse nuk thu tia martojmë nonën shqipes se na shtohet familja pastaj!!
nqs nuk e ke me ironi,atëherë i bie të jesh idiot!!
thënja tënde mbështetet në mendimin idiot se për të vërtetuar i ati i fëmijës tim duhet të bëj testin e ADNsë së komshiut!?!
Nje nga taktikat e Berishes kur nuk arrin te marre ne dore nje institucion eshte te krijoje institucione paralele per te dobesuar punen dhe kompetencat e atij qe nuk i bindet. Ne rastin me te mire kemi nje peshtjellim dhe kaos ne arritjen e objektivit kryesor qe ne rastin konkret eshte konsolidimi i gjuhes standarte ne cdo fushe dhe me vone ndryshimet e duhura. Ne rastin me te keq kemi zhvleresim te kompetencave te institucionit primar dhe vendosje e rregullave sipas direktives se udheheqesit (qe i di te gjitha). Ne te dyja rastet gjuha shqipe humbet ne cilesi dhe te huajt qeshin ose arrijne objektivin e tyre me paaftesine apo konkurecen idiote tonen.
Nga Fritz RADOVANI:
NJË “KUSHT” PER TITULL AKADEMIK…
Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…
Shqiptarët kjoftë këndej apo andej kufinit të vitit 1913, pothuej, të gjithë ishin nen po të njajtin sistem qeverisje mbas vitit 1944, sigurisht, me ndryshim ndrydhje diktature komuniste. Ndersa, mbrenda kufinjve shtetnor diktatura e proletariatit që në dukje komandohej nga Tirana e tiranisë komuniste, kishte ndryshimet e tonacioneve të veta me pak ndryshime në disa qytete. Nuk kam nder mend me ba analizë se kush qeveriste apo kush shtypej ma pak ose ma shumë, mbasi fjala shtypje asht cilsi e vetë sistemit komunist, po nuk besoj se shtypja e Shqiptarëve nder tokat e mbetuna nen qeverisjet e shteteve fqinjë, mund të krahasohet ose afrohet me né që ishim nën thundrat e diktatorit Enver Hoxha dhe pasuesit tij Ramiz Alia per 47 vjetë.
E them me sigurinë ma të madhe se Shkodra e 1944 – 1991, asht e pakrahasueshme dhe e papersëritëshme në të gjitha qytetet e Europës, që kanë provue diktaturen komuniste barbare. Edhe komunistët e parë në Shkoder tue fillue nga Zef Mala, të gjithë kishin kalue nder bankat e shkollave të qytetit ose në shkollat Perëndimore të Europës. Komunistët e Veriut nuk e pranonin ideologjinë “sllave” në drejtimin e PKSH, se nuk pajtohej me formimin kulturor të Veriut dhe shitjen e Kosovës, si pasojë, në 1941 PKSH, u ba pronë e injorantëve të Jugut, tue zhdukë të gjithë Veriorët deri në 1952 me Tuk Jakoven në krye edhe se ishte marangoz i pashkollë.
Shkodra e kater Gjimnazëve të para në Shqipni, në fund të vitit 1945 kishte vetem një nga këta gjimnaze, Gjimnazin “29 Nandori”, per të cilin kryetari terrorist i degës së mbrendshme të Shkodres, i porsa ardhuni në vitin 1950 Hilmi Seiti, i shkruen ministrisë së mbrendshme në Tiranë, që aso kohe drejtohej nga krimineli Mehmet Shehu: “Në gjimnazin e Shkodres vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu.”(Arkivi)
Me arrestimet e studentëve fillon edhe zhdukja e inteligjencës shkodrane, dhe me këte zhdukje fillon edhe zevendsimi i saj me kuadrin e “rinjë”, i cili, jo vetem, ka dhanë prova në të gjitha hallkat e sigurimit shtetit komunist, por edhe ka trashigue veprat kriminale tek të gjithë trashigimtarët e vet, po edhe ua ka “sigurue” të ardhmen per sot edhe pse ishin pa shkollë.
Asnjë president apo kryeminister deri sot, mbas vitit 1991, nuk ka tregue biografinë e vet tue e vertetue até me “dosjen” e vet familjare që ka zyra e kuadrit e Ministrisë së Mbrendshme, ose arkivi i KQ të PPSH në Tiranë. Pse? – Se deri tek gjyshi i vet, të gjithë ishin agjenta sigurimi. E per pasojë, ishin agjenta të UDB, KGB… dhe me “pasaporten” e vet mund të shkojnë deri në Vladivostok per sherbimet që i kanë ba dhe vazhdojnë me i ba spijunazhit dhe organeve të tjera të diktaturës komuniste të të gjitha atyne shteteve, ku ruhen me fanatizem fotot e tyne. Nëse ndonjë “ambasador” i atyne shteteve që u jep vizat këtyne agjentave në Tiranë, “nuk asht i një mendimi me mue”… të tregojnë botnisht se, “sa agjenta të sigurimit komunist terrorist shqiptar” ka në oborrin e Ambasadës së vet në Tiranë, dhe sa u paguen çdo muej atyne kriminelë?
Një nder “reformat” e para të komunistëve menjëherë mbas ardhjes në pushtet në 1944, ishte reforma arsimore, per formimin e “njeriut të rinj”… me të gjitha tiparet e injektueme nga këshilltarët jugosllavë, rus e ma vonë kinezë, ose me t’ ashtuquejtunin “Revolucion ideologjik kulturor” me të cilin u bame “flamurtarë të marksizem – leninizmit” në gjithë Boten, tue u njohë edhe me Kushtetuten e RPSSh, “shteti i parë ateist” në Botë. Gjurmët e këtij “Revolucioni” i kishim në Shkoder tek “Muzeu ateist” (edhe ky i vetmi në Botë), per të cilin disa spijunë me aq paturpësi si vepronin kur ishte tue u pergatitë, me aq paftyrësi më akuzojnë se kam punue aty.
Po të kishe punue aty, sot unë nuk do të mujshe me shkrue e as me folë Gegënisht!
Edhe mjaft malësorë që janë nga krahinat e nderueme dhe të thella të Alpeve tona, meqë fatkeqsisht nuk mujten me ruejtë “identitetin” e vet e të karakterit të Maleve tona, vrej me një keqardhje të madhe se shkruejnë e flasin “gjuhën e kongresit të 1972”, që terroristi Enver Hoxha ua imponoi të gjithë “atyne” që i premtuen bashkpunimin deri në vdekje të tij e të veten.
Letersia e Veriut u zhduk! Tashti piksynimi i mercenarëve asht në drejtim të fushës së Historisë së Shqipnisë, ku fallsifikimi dhe gënjeshtra mbizotnojnë në sejcilin rresht e kapitull.
Askush nuk ka turp me rrejtë!
Flitet per Gjergj Kastriotin pa asnjë pergjegjësi as historike as morale. E ka edhe prej disa krahinave që e ndjejnë veten ma të sigurt nen çadren anadollake!
Flitet per shkollat e para Shqipe dhe vazhdohet mos me u zanë me gojë shkolla laike e Shirokës, e hapun në vitin 1874 nga Don Zef Ashta. Ndoshta, per me u konsiderue e tillë, do të duhej me ia shkrue emnin e themeluesit saj “Hafiz Xhep Ashtasori”…
Nga Lidhja e Prizrenit…shkapercen historia pa pikë turpi Trimin e Malësisë, Heroin e Hotit Dedë Gjo’ Lulin, bashkë me të gjithë Burrat e Maleve dhe far’ e fisin e Tij, që sllavët e tradhëtarët e Atdheut i vranë mbas kaçubash nga 1913 e deri në 1946, me Heroin e fundit që njoh unë Gjelosh Lulin e “Beslidhjes së Veriut”… Harrohet Hoti, Gruda e Tivari…vetem per mos me zanë në gojë Masakren e kryeme në vitin 1945, nga Ramiz Alia ndaj 12000 kosovarëve…
Flitet per vendosjen e Flamurit në 1912 në Vlonë, dhe, as nuk zehet me gojë as Don Nikollë Kaçorri, as Luigj Gurakuqi, as Mark Kakarriqi…e bashkë me ta as Mustafa Kruja…
Flitet per Kongresin e Manastirit të vitit 1908 dhe as nuk të bahet me besue se krejt ai kongres do t’ ishte harrue me kohë po mos të ishte Grupi i Shkodres, dhe i Shoqnisë “Bashkimi” i themeluem nga Abati i Mirditës Imz. Preng Doçi, mbrenda së cilës bante pjesë ajka e kulturës Shqiptare tue fillue nga At Gjergj Fishta që perpiloi dhe paraqiti në Manastir Alfabetin Shqip, të cilin kishte 6 vjet që e perdorte në shkollen Françeskane të Shkodres…dhe nuk zehet me gojë!
Çka nuk kanë shpikë pseudoprofesorët per Korçen e Gjinokastren, kur i mori greku dhe ua hoq atyne per thonjësh Imzot Luigj Bumçi, në Konferencen e Paqës në vitin 1920, mbasi u takue me Papen dhe Presidentin Willson…E kush nuk po i del zot pervetsimit vepres së Bumçit…
Flitet per “çlirimin” e Shqipnisë, në vitin 1944 dhe askush nuk tregon se në nandorin 1944 Tokat e lirueme në vitin 1941 bashkë me Shqipninë Nanë, u ripushtuene nga shtetet fqinjë dhe se, të gjithë bashkë kalueme nen okupacionin bolshevik komunist të diktatorit Stalin.
Flitet per “heroizma” dhe sakrifica e vetflijime në kohen e okupacionit…dhe askush as sot, nuk zenë me gojë shkollat Shqipe të hapuna nga Ernest Koliqi e Mustafa Kruja në të gjitha Trojet Shqiptare… Po, a thue, aq të padijtun ishin ata Burra, që nuk e kanë lanë asnjë rresht të veprave të veta atdhetare të shkrueme, per të tregue sesi ua shperblej Enver Hoxha me sllavë e tradhëtarë Vepren e Tyne Atdhetare të pakrahasueshme në Ballkanin e pergjakun?
Lè ti mbesin “hatri” kujtdo e cilitdo, per faktin që do të shkruej!
“Prej atij që e ka ba NANA dhe e thrret até NËNË…”, mos pritni as Burrni as Dituni!
Lè të kenë njëzetë tituj “prof…dr…akademik…asis…doç…”, po kje i paburrë e i pakarakter, nuk ka titull as epitet që i vé shkolla e akademia dhe e ban “Burrë me karakter e të dijtun”!
Asht vështirë me pritë një “qose” që ka lindë Nana, se mbasi të perfundojë shkollen e naltë apo universitetin, “një ditë Nëna” até do ta shoh me mjekerr se: flet gjuhën e “standardit”!
Çka do ti thonte Dedë Gjo’ Luli malësorit Kelmendit, po të fliste gjuhen e “standardit”?
Në vitin 1991, BSPSH e Shkodres më ngarkoi me një detyrë per të cilen shkova me u konsultue me Kryetarin e Komitetit të porsa emnuem z. Ali Spahia…Mbas pak minutash erdhi sekretari dhe e njoftoi se kerkon me u takue me Te urgjent një qytetar XY. Porsa hyni unë deshta me dalë tek paradhoma. Ai më kapi perkrahu dhe më uli ku ishe. Më tha: “Rri, rri, se nuk kam sekret që me u ruejt prej teje Fritz!…” Filloi me folë me za të naltë dhe mjaft i nervozuem: “A e di ti doktor Spahia, se nuk më japin pasaportë me ikë nga Shqipnia? E çka kam me ba këtu, kur më kanë tredhë e më kanë shkatrrue jeten e familjen? Po nuk më dhane pasaportë me ikë jashtë unë, do të gjejë armë dhe do të vras dy hetuesat që më kanë tredhë…Kaq kishe!” Na dha doren dhe doli nga zyra e Kryetarit Ali Spahia… Mbeta pak sekonda, dhe vrejta se isha topitë…
Pata një dhimbje ndaj Atij Burri që në Dhjetorin e 1990, pat krye një veper heroike!
Të nesermën takova një mik që ka vuejtë 10 vjet burg në Spaç… Pa i tregue emnin… unë i tregova ngjarjen e një ditës perpara. Ai nuk u çudit aspak. Më tha se: “Në vitin 1974, kur jam dënue unë, nuk e pata rrezik me pasë hetues Abdullah Lahin, mbasi kur ishe në Spaç i dënuem kanë ardhë atje nga hetuesia e Shkodres, që i ka hetue krimineli Lahi, 13 persona që ky i ka tredhë… per me pranue procesin…Aso kohe të gjithë ata fatzezë ishin nen moshen 40 vjeç…”
Edhe stema e Akademisë ka vitin 1972…
Më ka shkue mendja tash vonë… Flitet se “ata që shkruejnë me gjuhën e Kongresit të 1972, kanë nenshkrue një dokument atëherë, se do të vazhdojnë me shkrue ashtu gjithmonë!”
Ma vonë, Prof. Kolë Ashta, më ka pohue se me vertetë të gjithë “kanë firmue”!..
Në fakt edhe ata që kanë marrë tituj “prof…dr…akademik…” etj., gjithnjë kanë vazhdue me shkrue me gjuhen e “ndyesueme” siç thonte i Ndjeri Prof. Arshi Pipa…edhe mbas 1991.
Po, t’ ishte vetem dokumenti i “Kongresit 1972”, gjysa e së keqes, por koha provoi se shumica e tyne i paskan firmat e veta edhe nder shumë skuta e labirinte të Ministrisë së Punëve të Mbrendshme në Tiranë, ku “rrodhet” e asaj humnerë u kacavaren sot per kostumin “’demokrat”.
Aty nga viti 1998, takova në Tiranë prap mikun që asht kenë i burgosun në Spaç… dhe kur u hap tema e vazhdimsisë së shkrimit edhe mbas vitit 1992…me “kongresin e 1972” …tue qeshë, më tha: “Po edhe titujt dr…prof… a kujton se, ua ka dhanë Enver Hoxha pa i tredhë?…”
Vonë e kam kuptue se kishte pasë edhe “tredhje” truni… E nuk janë pak edhe nga këta…
Madje, këta të fundit, janë ma shumë e gjinden kudo!..
Nuk ka ma turp se me mohue edhe sot… fjalen “NANË”…
Melbourne, 2014.
Shume rrumpalle i dashur Radovan!-Po perpiqem te kuptoj diçka por thelbi i gjithe kesaj renditje fjalesh mbetet …vdekje vdekje vdekje komunizmit !
nuk ja vlen me e lexu të gjithë këtë paçavure të radovanit!injorant i lindur dhe i mbetur deri në fund!!
paçavure që dhe dyshemenë e pistë e ndyn!!
@abcde anticensure
E verteta asht e hidhet si ilaçi, por pa tè semuresh edhe vdes, ose ndryshe tredhja intelektuale edhe mentale vazhdon. Ne kjofte se nuk ja vleka me e lexue “paçavuren”, pse e lexon edhe mandej e perçmon???
U mundova, por nuk munda ta lexoj. A e ke shkuejt per vedi, a?
po emri Friz a te ben shqiptar krenar ty ,qe nenes i tha nan?
po emri Friz a te ben shqiptar krenar ty qe nenes i thu Nan ? turp qe ngaterroni gjuhen standarte me diktaturen,Nuk jeni ju shkodranet superdemokratet se kete e dime mga Migjeni.Ai ju njihte mitre ju dhe kasten tuaj
Pse ç’ka ka shkrue Migjeni kunder shkodraneve?Ik more injorant,Migjeni asht shkodran 24 karatsh!
Fritz Radovani të lumte mendja e dora per ç’ka ke shkrue!
Ty Fridz Radovan ,kur te dhemb kaq shume per dialektin e krahines nga rrjedh ti , qe eshte lene gjoja padrejtesisht me nje ane ,atehere perse ne vend te emrave shqiptare ke zgjedhur kete mbiemer Radovan , qe mue me ngjan me huazim nga serbishtja . Nga menyra e mellefit qe shprehe ne kete koment ti , mua me lind e drejta te te them se ato qe shpreh nuk i sherbejne interesit per te patur nje gjuhe domosdoshmerisht te njesuar shqipe , ku shqiptaret te ndjehen sa me unik ne cdo gje . Ne se do veprohej sipas pikepamjeve tuaja qe te rihartohej nje standart tjeter i gjuhes se folur dhe i asaj te shkruar , ku dialekti i juaj “te perbente themelin e ketij standarti” , cdo thonin ata te Kukesit ku dialekti i Lumes eshte krejtesisht i ndryshem me tuajn qe ti pretendon se eshte i Shkodres ? Po nje dibran cfar do te thonte , po keta ketej ne zonen e Hasit e te Tropojes me nje Prefekture me Kukesin si do reagonin ? Qe dialektet paraqesin nje larmi aq te madhe jo vetem krahine me krahine , por biles dhe fshat me fshat ,kjo karakteristike per zonen e veriut . Shume me me ndryshe paraqitet gjendja e perdorimit te gjuhes ne zonat ne jug te lumit Shkumbin . E folmja ,e folura , e nje korrcari shume pak ndryshon nga ajo e nje fieraku . E folmja ,e folura ,e nje Volnjati akoma me pak ndryshon nga ajo e nje gjirokastriti apo e nje sarandioti . Pra te gjitha keto e shume gjera te tjera jane pare dhe Kongresi i drejteshkrimit i vitit 1972 vendosi ate qe tash dihet , standartin e gjuhes , ku si themel ka toskerishten . Une e di qe ty nuk te dhembe tek standarti por tek dicka tjeter qe ti nuk e thua hapur . Fjala apo ideja e jote e ngelur pa u realizuar e viteve te para te demokracise eshte qe nuk u be “SHKODRA REPUBLIKE ” dhe me pastaj njerez armiq si ti ta kerkonin bashkimin e saj me Malin e zi . Po dije se ajo s’ka per te ndodhur kurre . Ju me keto qe shprehni synoni qe shqipatret e Hotit te Grudes , te Ulqinit e Tivarit e te tjera banimeve shqiptare ne Mal te Zi te mos mendojne te integrohen as te njehere me Shqiperin . Pra ti ben lojen apo shet mallin qe ta kane dorezuar padronet tuaj ne Cetine apo Beograd . Per njerez si ti , populli ka nje fjale te urte atyre ‘ u ka vdekur ora ” , ndaj kot llomotisni se vendi yne ka halla tjera me te medha se ato qe ngren ti mor i shitur tek te huajt .
Veriori qekur paskemi te drejte te zgjedhim mbiemrat???
Keta “dijetaret e 72-te!?
Perfundimishte jane marroqe keta kundershtaret e pasurimit te gjyhes shqipe.
Keta jo qe jane te marre por jane edhe kriminele ne te menduarit.
Iu pengone pasurimi i gjuhes shqipe me fjale, shprehje emertime e nga jashte 72-shi.
Ata nuk e ngrene zerin kunder degradimit te gjuhes shqipe me fjale te juaja qe perdoren per cdo dite.
Per te pershkruar idiotesine e ketyre te 72 po e marre nje shembull:
Paramendojeni lumin BUNA pa Drinin e bardhe dhe Drinin e zi.
Keta idiot te 72-te, ne vende qe te punojne dite e nate qe te pasurojne gjuhen shqipe dhe te krijojne fjale, emretime per gjuhen shqipe qe i kerkone koha e bejne te kunderten.
DALIN KUNDER dialektit gege.
Por si duket keta te 72-tes e kane ngrene buken me marre dhe iu ka mbushe mendja se krajt cka eshte jashte marrezise se tyre nuk eshte shqiptare.
ti duhe të jesh me të vërtet kosovar dhe jo shqiptar i kosovës!!
o je debil o kërkon të luash lojën e atyre që duan ti shëndrojnë banorët e kosovës në kombin kosovar!!me sërbër do ta keni të vështirë!me një pjesë të shipove jo se janë gomerë si ti!!
askush nuk kërkon pengimin e pasurimit të shqipes,por ky pasurim nuk mund të bëhet thjeshtë duke marrë fjalë nga një dialekt dhe ti fusësh ashtu si janë, në drejtshkrim!!
debil nëse shikon fjalorin do të kuptosh se jo të gjitha fjalët që ai përmban bëjnë pjesë në standart!!standarti është thejshtë njehsimi i rregullave dhe fjalëve për të gjithë përdoruesit të shqipes!njehsimi i fjalëve dhe rregullave bën që fjalët e reja ti përshaten këtyre rregullave!!qëllimi është që kur shqipua me shqipon të flasin për nënën e tyre të mos i thonë “ije”,”non”,”mom”,”dad” e ku e di unë si mund ta përdori çdokush në katunin e vet!në standart të gjithë duhet ti thonë nënë,kështu kuptohen me njëri tjetrin se për çfar është biseda!!
standarti ka disa gjëra që duhen riparuar,por në asnjëmënyrë si e mendoni ju!!duhet ta bëjnë profesionistët dhe jo injorantët si ti!!pavarsisht se zërin ashtu si dhe budallallëkun i keni në maksimumin e lartësisë!!
Pergjigje me vend por keta ‘kosovaret’ e titos nuk e duan standartin jo se aty ka me pak fjale gegerisht nga ato toskerisht. Jo! Keta ‘kosovaret’ jane ne kerkim te ‘identitetit’ te humbur qe kur u prish jugo-sllavia. Ate kohe keta ‘kosovare’ ishin DIFERENCUAR nga shqiptaret e Kosoves te cilet regjimi I quante IRREDENTISTE. Ate kohe keta e kishin ‘identitetin’ e tyre jugo-sllave. Kurse me Ibrahim Rugoven keta nxorren nje variant tjeter por te te njejtit LLOJ me ‘teorine titiste’ te diferencimit nga ‘irredentistet’ shqiptare. Keta perqafuan BARASLARGIMIN nga Beogradi dhe Tirana. Me fjale te tjera, pasi ndjene se Kosova po shkeputej nga Serbia keta nxituan te DIFERENCOHEN edhe nga Tirana.
Por qe te DIFERENCOHEN nga Tirana keta ‘kosovaret’ kane nevoje per simbole te ‘kombit’ Kosovar. Prandaj Rugova zbuloi flamurin e tij, hymnin e tij dhe pacavure te tjera. Keto I ‘zbuluan’ sepse nje ‘kenge’ kompozohet, dhe nje lecke mund te ngjyroset. Por GJUHA nuk shpiket. Keshtu qe keta I jane versulur berjes se nje standarti ‘geg’ qe keshtu te kene edhe ‘gjuhen’ e tyre kosovare domethene. Keta sharlatane titiste dhe serbofile synojne ‘pamvaresi’ jo nga Serbia por shikojne si rrezik te madh Shqiperine!!!!
Kemi te bejme me nje kategori, baballaret e te cileve ne kohen e jugosllavise spiunonin dhe diferenconin shqiptaret e Kosoves si irredentista.
Per keta injorante me I mire eshte nje serb se sa nje ‘tosk’. Kete ceshtjen ‘toske’ keta e identifikojne me Enver Hoxhen sepse jane injorante. Nuk e kuptojne debilat qe shqiptaret e kuptojne shume mire perse nxjerin perpara Enver Hoxhen si gogol. Keta duke goditur Enver Hoxhen mendojne se kamuflojne goditjen ndaj gjuhes shqipe standarte te cilen e quajne product te Enver Hoxhes. Kjo urrejte per ‘tosket’ ka synim shkaterrimin e gjuhes standarte qe tosket dhe geget te mos meren vesh kurre me njeri tjetrin por te jene sa me te ‘Baraslarguar’.
Kemi te bejme me nje kategori njerezish injorante, pseudo-gjuhtare, pseudo-historian, dhe pseudo-intelektuale qe besojne se brockullat e tyre jane bindese.
plotësish i një mëndje me ty!!
arsyetim i saktë!!
O miku me pseudonimin “kosovari”! Ne kongresin e 1972 eshte thene shprehimisht, dhe kjo eshte e saktesuar ne te gjitha librat e gjuhes shqipe se DIALEKTET jane pasuri e jashtezakonshme e gjuhes shqipe sepse e pasurojne ate, e bejne me te larmishme e interesante. Akademiket tane te emeruar nga pushtetaret antishqiptare, nuk duan nje shqipe standarte qe pasurohet nga dialektet, por duan nderhyrje ne thelbin drejtshkrimor te saj me synimin antigjuhesor qe te krijojne kakofoni dhe ta lene shqipen te varfer, sic doni greket dhe serbet per shekuj me rradhe. PO ti duket nuk di te lexosh dhe flet kot me kot per dialektet pa ditur se gjuha ka aq shume elemente brenda saj sa vetem gjuhetaret dine ti zberthejne e tu vene emrin shkencor. Ka nje mrekulli kosovare( jo nga te paditur si ti), qe per keta 20 vjetet e fundit e ka pasuruar fjalorin e shqipes me kompozita te mrekulluehme. Une si qytetar falenderoj cdo gjuhetar e cdo intelektual kosovar qe ka krijuar fjale te reja( neologjizma) mbi bazen e shqipes standarte, si bije fjle, ” mirdashje”,”i mirseardhur” e qindra te tjera qe kane zbukuruar dhe pasuruar shqipen…
Gjuha shqipe e Naimit,Fishtes, P. Vases, Xhuvanit, Sh. Demirajt, R. Qoses,etj. etj. s’kane lidhje fare me
mllefet tuaja , zoti Radovani ! Thjeshte nje mjeran qe ”fale o zot ,se s’di c’ka shkruan ” !
Ju lutem mos e shfrytezoni temen ne fjale per te vjell kunder Kosoves dhe shqiptareve te Kosoves,,,dialektet jane pasuri,,,ne duhet te kemi nje standart te vetem dhe besoj e kemi pavaresisht personave qe mundohen ta bejne te kunderten,,,,gjithsesi i lexova ca komente dhe me pelqyen po neve ne Kosove edhe nqs kemi barbarizma(qe fatkeqesisht i kemi) edhe justifikohet ndoshta meqe kemi qene 100 vitte nen serbin,,,,po ne Shqiperi more zoterinj te nderuar,,vetem 23 vite hapje ndaj Europes dhe ka shume fjale te huaja qe perdoren nga popullata,,,,edhe nje gje me vjen keq qe kur lexoj ca komente ndermjet rreshtave,,,pikas shume urrejtje ndaj shqiptareve te Kosoves,,,,eshte normale te kemi mendime te ndryshme per shume ceshtje po te pakten mos ta tregojme mllefin qe e kemi perbrenda se nuk i bejme keq askujt veq shpirtit tone,,,,
prof. Rami Memushaj ka te drejte > Ata qe hiqen si atdhetare e shprehin mellefe ,si ai Frici , jane ca te marre , pa tru e pa nder, pa dashuri per vendin , prandaj nuk duhet ti quajme te gjalle derisa u ka vdekur mendja . ..