Ka ndërruar jetë intelektuali shkodran, Dr. Pjetër Pepa

24 Mars 2014, 09:56Kulturë TEMA


Ka ndërruar jetë Dr. Pjetër Pepa një mjek i njohur stomatolog në Shkodër që më pas u përfshi në politikë dhe diplomaci duke u bërë dhe ambasador i Shqipërisë në Vatikan.Në vitet 1969-70 ka shërbye në Lokalitetin e Dukagjinit, ku ka vazhdue me mbledhë materiale studimore nga ajo krahinë. Në vitin 1972 ka krye kursin 3 mujor në Universitetin Shtetëror Tiranë, dhe ka dhanë disa provime në Fakultetin e Histori-Filologjisë mbasuniversitare edhe për gjuhët italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.Në vitin 1974, asht specializue pranë Katedres së Stomatologjisë për Ortodonti.Gati dhjetë vjet, ka drejtue repartin e Shërbimit të fëmijëve në qytetin e Shkodrës.

Në periudhën 1990-1996 asht angazhue në proceset demokratike, asht zgjedhë Deputet i Kuvendit Popullor për dy Legjislatura rradhazi. Ka krye edhe detyrën e Ambasadorit të Shqipnisë pranë Selisë së Shenjtë – Vatikan, gjatë vitit 1997.
Në vitin 1998, asht kthye në profesion të lirë si pedagog i jashtëm pranë Fakultetit të Mjekësisë. Ai mbante detyren e Shefit të Shërbimit të Pedodontisë pranë Albanian-University dhe Shefi Sektorit Shkencor të Departamentit të Stomatologjisë pranë Universitetit. Ishte Anëtar i Komisionit Historik për Kanonizimin e Martirëve Shqiptarë për Vatikanin.

4 komente në “Ka ndërruar jetë intelektuali shkodran, Dr. Pjetër Pepa”

  1. Pirro says:

    Njeri i mire, profesionist i mire dhe me kulture te gjere.
    Ngushellime familjes.

  2. Reynald de Chatillon says:

    Kam pase mundesi me e njofte z.Pepa si njeri erudit e shume i dhanun mbas tradites shqiptare. I jastezakonshem asht vellimi mbi historine e klerit katolik shqiptar ne shekullin XX. Ngushellime familjes e drite i bâfte shpirti ne ate jete!

  3. Stef Staku says:

    ANALIZE : Ngushllime families. Drite paste.

  4. Tropojani says:

    Ngushellime familjes! Iu prefte shpirti ne paqe!
    Sa per shkrimet e bera ne mbrojtje te disa prej prifterinjve te klerit katolike, i ndjeri Pepa la mbas nje turp te madh. Shume nga ata qe ai mbronte ishin reaksionare te vertete, qe e priten me lule pushtimin fashist italian. Per t’u garantuar, lexoni me mire gazetat e kohes qe delnin ne Shkoder ne ate kohe.
    Sidoqofte, le t’i prehet shpirti ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje