Një person, që ishte në pritje të ekzekutimit prej më shumë se katër dekadash, më në fund ka mundësi që të dalë sërish përpara gjykatës për rigjykim.
Japonezi Iwao Hakamada është dënuar me vdekje në vitin 1968 pasi vrau shefin e tij, gruan dhe dy fëmijët e shefit.
Sipas BBC, Hakamada, tani 78 vjeç, ka rrëfyer se pas 20 ditësh marrje në pyetje, ai u rrah. Më pas ai e tërhoqi rrëfimin në gjykatë.
Policia në Japoni zakonisht bazohet tek rrëfimet për të proceduar, por kritikët thonë se shpesh i marrin këto rrëfime me forcë.
Amnesty International thotë se Hakamada mendohet se është i dënuari që po pret ekzekutimin prej më shumë kohësh se çdo i dënuar tjetër.
Hakamada, ish- boksier profesionist, u akuzua se vrau punëdhënësin dhe familjen e tij.
Vendimi për rigjykim erdhi pasi avokati mbrojtës tregoi se ADN-ja e gjakut të gjetur në rrobat e veshura nga vrasësi nuk përputhet me atë të Hakamada-s.
Gjyqtari tha se rrobat nuk janë të të akuzuarit, duke urdhëruar lirimin e tij.
Lirimi i tij për rigjykim vjen në një kohë kur Amnesty International raporton s eka një rritje të ekzekutimeve në vitin 2013 në mbarë botën.