Kryeministri Edi Rama vlerësoi ngritjen e muzeut të Marubëve në Shkodër si një akt dinjitoz me vepra, jo me fjalë, për ngritjen e krenarisë kombëtar. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar edhe nga ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, mori pjesë në prezantimit publik të fazës së fundit të përzgjedhjes së projekteve fituese për projektin “Restaurimi dhe Muzealizimi i Fototekës Kombëtare ‘Marubi”’.
“Studio që do të bëjë restaurimin do të bëjë të mundur që së shpejti ky thesar dhe dinastia e Marubëve të dalë më në fund nga burgu i harresës dhe lagështirës mbytëse dhe të bëhet pjesë e jetës së qytetarëve të Shkodrës. Dhe pas kësaj do të jenë më të shumtë atë që do e vizitojnë Shkodrën”, tha Rama. Duke folur mbi gjendjen e Fototekës ‘Marubi’, Kryeministri Rama u shpreh “e kam para syve takimin me Luçianon, Drejtorin e Fototekës ‘Marubi’, djalë i ri, energjik, me pasion e vullnet që na tregoi gjendjen e mjeruar që ishin lënë të gjithë pjesët e çmuara të këtij thesari dhe përpjekjet e tij krejt individuale, me një grup njerëzish për të luftuar shiun, lagështirën, për të luftuar që në kushtet e pasigurisë totale Fototeka të mos cënohej. Jam i bindur që drejtori dhe stafi i tij sot janë shumë të lehtësuar dhe mezi presin ta kalojnë thesarin nga vendi krejt i papërshtatshëm, në vendin që meriton në zemër të Shkodrës”.
Kryeministri përgëzoi edhe ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, “për punën e shkëqyer dhe mbërritjen në këtë stacion, që vërtet qe parashikuar brenda 300 ditëve, por ishte nevojshme të arrihej edhe kjo cilësi që mundëm ta shohim sot përmes varianteve të paraqituara. Gjithashtu e përgëzoj për faktin se ka vënë që në fillim, si më kryesoren, punën për inventarizmin e thesarave tona të lëna rrugëve, të dëmëtuara vazhdimisht, të shqyera e grabitura, për të cilat sot nuk kemi inventar. Nuk dimë ekzaktësisht sesa vepra materiale disponojmë në secilën nga fushat e trashgimisë tone”.
Sipas Rames, “procesi i inventarizimit ka përparuar dhe sot që po flasim për thesarin e Marubit ka nisur procesi për dixhitalizmin e tij. Ka nisur puna për të ruajtur këtë thesar që sot është mjaft i dëmtuar, por që ka shumë për t’u thënë brezave që do të vijnë”.
“Me një kilometër më pak asfalt dhe një thesar më shumë të shpëtuar, sepse kaq kushton shpëtimi i një thesari, ne bëjmë shumë më tepër drejt Shqipërisë europiane, drejt atdheut që meritojnë fëmijët tanë. Jemi të vendosur që vit pas viti ta shtojmë, jo vetëm vëmendjen, por edhe volumin e të mirave materiale që do të shpenzojmë për trashëgiminë kulturore dhe kulturën në përgjithësi”, tha Kryeministri Rama. “Duke siguruar thesare, si ky thesari i madh që po sigurojmë sot, bëjmë të mundur rritjen e dinjitetit kombëtar dhe forcimin e identitetit europian”, u shpreh ai.
Në vijim Rama theksoi se “Marubët kanë drithëruar botën kur kanë dale në dritën e syve të ekspertëve të huaj dhe kur janë ekspozuar në hapësira prestigjoze në botë. Vetë struktura prestigoze e thesarëve të Francës ka dedikur një fond në vitet 90’ për të restauruar pjesë të trashëgimisë së Marubëve, dhe kjo trashëgimi ka bërë që kjo pasuri të shihet si një prej zëdhënësve më të rëndësishëm të kulturës evropiane dhe një prej zëdhënësve më spektakolare të historisë dhe gjenezës së fotografisë”. “Vlerësimet për Marubët në gjuhë të huaj janë shumë më dinjitoze se vlerësimet e bëra në gjuhën shqipe. Kemi konsumur shumë fjalë për patriotizmin, por veprat që do të tregonin patriotizmin dhe krenarinë kombëtare mungojnë, ashtu siç mungon sot një muze dinjitoz për dinastinë e Marubëve. Ashtu siç e shoh ngritjen e Muzeut si një akt dinjitoz me vepra, jo me fjalë për krenarinë kombëtare. Ashtu siç e shoh një vlerë për Shkodrën ngritjen e këtij muzeu, që sigurisht duhet pasuar me ngritjen e vlerave të tjera të këtij qyteti, të cilat sot gjenden në braktisjen e harresës”, theksoi Kryeministri Rama.
Sipas kreut të qeverisë, me këtë akt, “zgjerojmë hapësirën e edukimit qytetar. Ky muze nuk do të jetë pikë referimi vetëm për ata që do të vizitojnë qytetin, por edhe një arsye më shumë për të besuar se gjeneratat e tjera do të rriten me një dije dhe krenaritë shtuar dhe një edukatë qytetare më të madhe falë këtij muzeu”.
Kryeministri Rama gjithashtu u shpreh se, “ka filluar projekti për vlerësimin e Kalasë së Shkodrës dhe një sërë masash do të merren që këtë vit. Një projekt do të ndërmerret edhe për rrugën që lidh Shkodrën me pellgun e Plavës dhe Gucisë, për të bërë të mundur kështu rilindjen e Shkodrës, që përfshinte dikur një pellg më të gjerë edhe me pjesën matanë kufirit. Duam ta rivitalizojmë këtë lidhje, këtë hapësirë, sigurisht në kushte të reja. Do të shtrijmë me shpejtësi një segment rrugor drejt Vermoshit, dhe në bashkëpunim me qeverinë e Malit të Zi do të bëjmë një bashkëpunim mes territoreve të banuara nga shqiptarët të integruara në një pellg shkëmbimesh kulturore, njerëzore dhe ekonomike”.
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro në fjalën e saj e cilësoi fototekën “Marubi” si një thesar të cilin duhet vetëm ta sigurojmë dhe ta gëzojmë. Ajo u shpreh se në përfundim të këtij muzeu, thesarin e fototekës Marubi synojmë ta regjistrojmë në thesaret e trashëgimisë botërore të UNESCO-s. Sipas saj, ky thesar duhet të vendoset në zemër të Shkodrës, sepse vetëm aty ai është i sigurt.
Pesë projektet, nga tē cilat do tē pērzgjidhet edhe fituesi, dolën nga gara e parë ku morën pjesë 26 propozime nga 8 vende të botës.
“Sot ne kemi idetë dhe teknologjitë më bashkëkohore për të vlerësuar “Marubin”. Kjo është rruga e progresit në kulturë, që na dëfton vlerat e Shkodrës dhe të pinjollëve të shquar shkodranë. Kjo rrugë progresi i jep dinjitet krenarisë sonë për thesaret e kulturës shqiptare. Ministria e Kulturës është e angazhuar për t’i mbrojtur dhe për t’i kthyer dinjitetin e merituar trashëgimisë kulturore”, u shpreh ministrja Kumbaro.
Hallall te qofte Z. Edi Rama, ne e kishim humbur shpresen se do te ketë ndonjeherë shtet ne shqiperi qe mendon per interesat e vendit, por me ty e gjetem shpresen.
Edhe dy mandate te tjera i ke siguru!
Komplimenta per cdo gje qe po ben, me verte qe po ndryshon sistemin dhe spo merresh me mbjellje ullinjsh 3 muaj ne vit po po ndermerr me te vertet projekte serioze e investime ne cddo fushe qe ka nevoje per to.
Leri lulkat mënjanë dhe nxirr ndonjë thesar për të ushqyer shqiptarët!
Plasni nga inati ju salushet e saliut TE PA AFTE !
Bravo o z.Rama investimet e munguara ne kulture me ne fund po behen realitet dikush po hedh syte nga kultura e ketij vendi e cila deri tani ishte harruar teresisht!! Keshtu vazhdo e beje kete shtet, kemi shpresa te medha tek ty!
Me ne fund kemi dhe ne nje kryeminister me nje kulture te gjere gje qe po e pasqyron dita dites!! BRavo qe po merresh kaq seriozisht me kulturen e ketij vendi qe eshte nje nga kulturat me te bukura!! FAleminderit kryeminister!!
O kryeminister hallall ta bofte zoti!! E ke meritu ate vote qe te kemi dhone, keshte vazhdo e boje ket ven qe na e plackiten e na e shkaterruan ate qenerit qe sot jane ne opozite!!
Shyqyr i erdhi rradha dhe kultures te shihet nga shteti, bravo kryeministrit se eshte i vetmi qe po investon ne kultur, se jemi nje vend qe ka shume per te treguar.
Bravo qeverise rama per investimet e duhura ne te gjitha fushat, bravo dhe per transparencen qe per cdo projekt apo tender apo konkurs po degjojm si ne lajme si ne FB e kudo, kjo duhet te ishte bere me kohe.
fituesi dihet kush eshte, pse lodheni kot ta mendoni, ai eshte Lamja (Lumja) i Edvinit
bravo kryeminister po ben projekte te rendesishme per kulturen e vendit!
Bravo z.Kryeminister! Lajme teper i bukur ky!
eshte per tu vlersuar fakti qe kryeministri Rama eshte shume transparent me popullin!te shpresojme qe te kemi sa me shume projekte qe sjellin zhvillimin e kultures
Fituesi eshte parashpallur pa filluar konkursi, eshte jo Lamja, as Shkreli, po Alban Eftimi. E njejta gje por ky eshte me skuth. Ne nje kohe rekord nxorri ne diell Shkrelin…. Mekat kur mund te ishte bere vertet nje muze bashkekohor unik. Ky Eftimi ngateron vijat e dimensioneve me ato te mureve. Dritaret i vizaton ne shkallen 1: 100 kur planimetria eshte ne shkallen 1: 50. Xhevahiret e ketij jane pafund. Ky eshte autori i dyerve te pjereta (?!?!?) tek Ambasodr 3. Eshte i vetmi qe ben banjat 6m te larta… “eshte i Rames” peshperisnin sot ne konkurs. Te them te drejten nuk do ta besoja dot
Ky kryeministrui i ri me kujton Nikita Hrushovin, qe denoi
stalinizmin dhe instaloi hrushovizmin, jo ate te kritikuar nga enveri, por ate te kritikuar nga ruset e asaj kohe. Ky Edi yne s’la gje pa thene per Saliun si akaparues i cdo inagurimi deri te nje WC dhe sot po na can koken me turli lloj vogelsirash qe tregojne se kjo qeveri ose e ka xhepin fare bosh dhe nuk mund te beje asgje, ose po pregatit nje grabitje aq te madhe te sjhqiptareve sa berisha do te duket perseri diletant, qofte nga permasat e grabitjes qofte ne permasat e autokratit dhe neodiktatori Rama do vazhdoje te na trashi koken dhe te mbushi xhepat e tije deri ne shqyerje dhe te lere trasheguesit(llogaritur edhe ai ne bark te Lindes) e tija me pasuri perallore…….Jepi edi jepi se te ka ardhur dita, mediokri ne vendin me medioker te planetit….e di qe nuk do te botohet por duhen thene e verteta me personazhe qesharake dhe mafioze njekohesisht.
ik mergjak i keq,turpe te ti vije qe i fute hundet ne shkoder mer drogaxhi.
Kujdes thesari Marubi me siguri ka foto te objektesh apo personash esistenza e te cileve mundni te perbeje problem per mafien e pronave ,mos lejoni qe kjo pasuri te vidhet gjate digitalizimit
Meriton fjalet me te mire per kujdesin qe tregon per promovimin e kultures se ketij vendi. Sigurisht duhej bere prej kohesh, por kush ta bente, rrugacet dhe profanet? Qofshin te mallkuar per jete e mot!
I ke marre mbare Zoti kryeminister te gjitha vrimat e humnerat qe la saliu.
Hallall voten
Kujdes thesari Marubi me siguri ka foto objektesh apo personash egzistenza e te cileve mund te perbeje problem per mafien e pronave ,mos lejoni qe kjo pasuri te vidhet gjate digitalizimit
Qeveria nuk ka te beje me kete mafie qe ka shkaterruar me pare arkiva deri ne Itali e Turqi prandaj kujdes
Zonjeza LULUSHE VORPESI, C’DO NA THUASH PER RILINDJEN E FOTOTEKES” MARUBI”? Pa pyte ,para se te dalesh per te lehur,Jozefinen e Saliun ,mos valle edhe kjo ishte komuniste qe e shkaterruat,apo e lat ne harrese qe te vdes ngadal-ngadale? Bravo u qofte qe po shpetoni nga vdekja nje thesar te madh te kultures sone kombetare,o EDI RAMA! Njeriu me kulture,me kulture mbetet. Ai qe eshte rritur me lope e dhi ,vetem cimbilin e lopes di…….
Sokol Erseksi apo Ersekari, pse therret Lauren, kur mund ti kerkosh Kryeministrit tat disa pyetje llogari per kete konkurs e te tjera ne trashegimi. Atehere me qe e ke merak mbarevajtjen e puneve te “shkelqyera” po ti jap une pyetjet dhe ti dergoja njehere se ndoshta ty te kthen pergjigje se u sillet me “perulje” qytetareve te vet rilindas. Kush qene kriteret per marrjen pjese ne konkurs?? sepse termi dokumentim digjital eshte i gjere e po aq per pune te tilla si fototeka duhet te jene te specializuara. Kush kane qene anetaret e perzgjedhjes se konkursit? – Sepse me sa duket jane nje dore kulishash shok femijenie te Rames qe kane zaptuar ministrine dhen nuk kane haber nga kjo apo disa pune me te thella ne trashegimi. A e din rilindasist se pak jave me pare eshte shpallur drejtuese ne Ministri, nje fare Kozi Angjeliu e cila per merita se se bashku me plakun e zi Apollon Bahce ne kohen e Berishes se II, nuk kane lene monument pa shkatyerruar nga 2005-2013. A e din rilindasit se sot Ministria e Kultures drejtohet nga nje dore te paaftesh te keshilluar nga dy ish drejtora te rendesishem te kohes se Pangos. Po Lenci me Irisin, kontrolloji ne seksionin e partise tate e do te gjesh Lencin si pjesetar te fondacionit te Liri Berishes. Rilindje dhe ne trashegimi……
Bravo !!!
po qfare bravo more.ky per tet muaj tre zyra ka lyer me boje dhe kete marubi po e lyen-berisha beri tunelin e elbasanit 18 muaj.ku jane parat qe po mbledhin vetem per zyra do shkojne.hi syve eshte kjo.pse nuk po e bane shkollen e shkaterruar ku nxenesit me qadra mesojne-kokepalare hesapi.lesh negjmije vetem dini te prodhoni.qe nga viti 1942 deri 1992 vetem shkaterrim,nga viti 1997 deri 2005 hajni-tash tritol droge,hajni e kokepalare.60 vite Enver,ramiz,nano,majko,fino,meta, prap kristaq vetem hajni.shkaterrim.as karta identiteti nuk kishit si lopet e gomaret keshtu ju lane.ani rruge shkolla e spitale.qente kishin kasolla me te mira se ato qe ju beri enveri e kristaqi.
edhe saliu investoi… ne gerdec dhe lazarat…
Inderuari komentues me emrin Mestan UJKANIKU,
Ne radhe te pare dua te falenderoj qe ke lexuar komentin tim.
Sdyti du te te them se nuk mora vesh se ku e ke qellimin e kundra pergjigjes. Une vleresova punen e mire qe po behet per fototeken”Marubi si nje thesar i kultures sone”e cila ishte duke vdekur.
Se treti ate fjalen Ersekar,apo Ersekare une nuk e kam zakon si dhe edukate ta perdor,por e ka then ai qe shpik fjale te reja,idhulli juaj,SALI BERISHA. Kjo fjale si duket te paskerka pelqyer shume e ndaj e perdore. Se katerti ne artikull nuk permendej se cilet jane personat ne konkurs,e as nuk me intereson ,pasi me shume si qytetar me interesojne ruajtja e trashgimnive kulturore ,te cilat me nderojne vendin tim ne bote. Se pestine rastese ministrine e kultures e drejtojne njerezit e Pangos,nuk kam kundershtim,pasi Pangua eshte ne gjirin e PD,te cilin edhe pas skandalit e emroji drejtor …..
Se gjashti po te them se ju drejtova Vorpesit ,pasi ajo del e lexon te gjitha shpifjet e partise se saj,e nuk edi se c’do te thone per kete ringjallje te FOTOTEKES “MARUBI”
DHE SE SHTATI,meqenese PD DO BEHET ME 7-TE NENKRYETAR,PO TE THEM SE KETE EMRIN Mestan Ujkaniku,mos e perdor,pasi Mestan Ujaniku ka qen nje burre me mend,e nje nga luftetaret e pare qerrembeu pushken kunder pushtueseve e tradhetareve te vendit,nga i cili gezon si ti dhe une lirine ne kete vend. EDHE NJE HER TE FALENDEROJ QE LEXOVE KOMENTIN TIM.
hahaha Sokol ersekaksi, e paske bere nje leter te gjate ashtu me pika sic i benit flete rrufete per armiqte e popullit. Qe te mbrosh trashegimine duhet qe te gjykosh mbi njerezit te cilet qytetaret shqiptare i paguajne per mbarevajtjen e saj. Kete po te thoshnja me lart por ke lexuar me sum e jo me mendje. Sot rojtare te trashegimise jane nje lukuni hienash e qelbesash qe e kane copetuar ate si ne kohen e Nanos ashtu dhe Berishes. Sa per Mestan Ujanikun duhet te rilexosh dhe njehere veprat e Arben Puto dhe shoke, e do te shohesh qe ne kohen e diktatorit Ajatollah Hoxha, ai trajtohej si kolaboracionist, tradhetar, etj. etj… Ti si dishepull i mesimeve te shokut Enver Ramiz Sali Rama duhet te besh kujdes kur te flasesh per figura te tilla qe i perdhoset 50 vjete e i vrate se dyti keto 20 vjet…
Overrated photograph.
E vetmja foto qe e ngrejti eshte e xhaxhit kur erdhi ne shkoder per te marre eshtrat e Topullxhijve.
Gjate pushtetit komunist Teresa Marubi e co u vleresuan e u shperblyen nga pushteti i atehershem.
Nese sdo te ishte per ate photo do kishte mbetur a broke ass photographer from a broke ass city just like other photographers that no one gives to shit about.
Bravo Qeveria!
shqiptaret i kemi te gjalle parasysh,nuk mund te marrim krenari borxh nga koha e shkuar per te ritur imazhin e sotem te varferuar ne tejskaj
Edhe nje here per komentuesin Mestan Ujkanikun.
Epara : te falenderoj perseri qe lexove pergjigjen time.
E dyta: Te falenderoj perseri qe rregullove shkrimin e fjales se perdorur me pare ne Ersekasi.Kjo po eshte fjale me kulture e te nderon.
SE treti: Une falenderova,kjo sipas medjes e deshires time,per atev veprim te qeverise,por persa u perket njerezve e cilesite etyre,ky eshte mendimi yt e nuk te nderhyn njeri.
se katerti: Kujtove FLETE RRUFETE. Mire bere! Ne flete rrufete nuk jane kritikuar vetem ata qe benin veprime armiqesore,por edhe komunistet qe shkelnin rregullat madje e pesonin edhe me keq.
Se pesti: Sa per Mestan Ujanikun,nuk kam nevoj te pyes ARBEN PUTON,pasi Arben PUTUA ka shkruar pas vitit 1990,kurse une historine e tij e di shume kohe me pare,pasi kam patur njohje me familjen e tij,sidomos djalin e vogel qe eka patur mesues. K etej nga anet tona gjithmon eshte lexuar me MENDJE E MADJE ME MENDJE TE KTHJELLET. Ate formen e te lexuarit me menyren tjeter nuk e njohim,ju qe e njihni ta gezoni. EDHE NJE HERE PERSHENDETJE E TE FALEMINDERIT PER MENDIMET QE KE SHPREHUR SI DO QE JANE ATO!