Basha: Marrëveshja me FMN, autodemaskim i dështimit spektakolar të Qeverisë

31 Mars 2014, 14:30Politika TEMA

Marrëveshja mes Qeverisë shqiptare dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar do të vijojë të jetë në qendër të vëmendjes për Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike edhe në seancën e ardhshme parlamentare. Në këtë kuadër, deputetët e PD-së do të vijojnë debatin parlamentar duke u ndalur tek situate ekonomike në vend, veccanërisht përsa i takon rritjes së ccmimit të energjisë elektrike.

Marrëveshja me Fondin Monetar Ndërkombëtar, sipas Kryetarit të PD-së Lulzim Basha është një tjetër dështim i qeverisë e pikërisht se është e tillë, Rama-Meta e mbajtën larg syrit të opozitës dhe publikut.

 “Si mund të mbahet fshehtë një marrëveshje me Fondin Monetar Nderkombëtar. Cila qeveri i sulet me veprime rrugaçërore opozitës kur ajo kërkon transparencë për marrëveshjen? Tani që e kemi transparencën, kuptojmë nga termat e marrëveshjes arsyen e lajthitjes së tij. Marrëveshja me FMN është autodemaskim i papërgjeshmërisë dhe dështimit të saj sptaktolar, ndaj e ka mbajtur larg syrit të opozitës dhe publikut”, u shpreh Basha.

Në mbledhjen e përjavshme të Grupit Parlamentar, Basha akuzoi Qeverinë për paaftësi në zhvillimin e ekonomisë në vend, duke e vlerësuar si dështimin më spektakolar të saj.

“Do të fokusohem tek ekonomia, fusha ku është mbledhur dhe vazhdon të mblidhet dështimi gjithmonë e më tronditës e mbytës i qeverisë Rama-Meta, treguesi i amatorizmit, paaftësisë dhe papërgjeshmërisë së saj. Politikat ekonomike që duhet të ishin frymëzimi, mbështetja dhe siguria e sipërmarrjes së lirë në vend janë bërë laku shtrëngues që po i marrin frymën vendit.Nisma e lirë, fuqia përtëritëse e zhvillimit dhe mirëqënies nuk është më thirrje guximi, suksesi apo mrekullie për brezin e ri, ajo po meket dhe po shuhet nën shterimin për suskes, nën frikën jo për shkak të krizës po mjedisit mbytës që ka krijuar qeveria me politikat e saj”, tha Basha.

Referuar të dhënave të Bankës së Shqipërisë, Basha tha se investimet private janë në nivelet e tyre më të dobëta, ndërsa ekonomia është kthyer në ankthin e çdo familje shqiptare.

“Sipas Bankës së Shqipërisë investimet private janë në nivele shumë të dobëta, ndonëse BSH prej muajsh ka ulur normën bazë të interesit kredia për sektorin privat vazhdon të jetë në rënie të lirë. Ekonomia është ankthi numër një i qytetarëve, i familjarëve, i të papunëve, i të punësuarve që s’kanë asnjë siguri. Ekonomia është ankthi i çdo familje shqiptare, në radhë të parë i familjeve të varfëra që mezi shtyjnë muajin për shkak të shtrenjtimit të jetesës, por dhe familjeve që kanë arritur të kursejnë diçka gjatë viteve që po shtrëngojnë më shumë se kurrë kursimet e tyre duke jetuar nën përceptimin e ditëve më të këqia në horizont”, theksoi Basha.

14 komente në “Basha: Marrëveshja me FMN, autodemaskim i dështimit spektakolar të Qeverisë”

  1. nik says:

    Lulzim ju jeni armiq te FMN dhe kete e ka provuar UDHEHEQESI YT, Berisha i sheqeres.

    1. antuela says:

      Tani e dim te gjith sesa qef ju ka FMN-ja ju te PD-se.

  2. .......................................................................................... says:

    ——————————————————————————————–

    Ky nje legen dhe “viagra” e kriminelit Sali Bisha.

    ——————————————————————————————–

  3. Elsa says:

    Me ardhjen e Edit ne pushtet,Shqiperia do ndryshoj!!

  4. iks+ypsilon says:

    Kur do të futen në burg këta, që të na qetësohen veshët…???

  5. Ver Llapa says:

    Ja t’na rroje sa malet Shoku Enver. Kete pune bente dhe maloku cdo jave. Si duket duhet tja kendojne nje cike me shpesh keteij tarallakut ate kengen:
    Gamor ti
    Gamor kush t’vuni.

  6. ari says:

    O Bashe Ti keron qe edhe marreveshjet e kesaj Qeverie ti firmosesh Ti apo Sala. Ore.. po voten ja kemi dhene Edit.. Edhe per ne Bashkine e Tiranes voten ja dhame Edit, po megjithse Ti I vodhe dhe je sot Kryetar Bashkie a te kane kerkuar ndonjehere socialistet qe te firmosin ato marreveshjet e Bashkise ne vendin Tend?…Tung

  7. frdi guri says:

    per te gjith ju qe e admironi fmn prit se akoma sja keni po hajrin por shume shtete ne Europe edhe ne kontinente te tjera sja kane vu drunin kot por jane te paket burrat si evo morelas pre ata qe e dine se cfar ka bere kurse per pjesen me te madhe qe betasin cthote partia ben populli do ta shofin me vone cdo te thote fmn ashtu sic e pa ukrahina qe pa nenshkruar kontraten per ta hongur trongullin deri ne fyt u tha popullit qe ne maj cmimi ei energjise the I gazit do rritet me 50% prite prite se po vjen se cifuti te kercen

    1. Toma says:

      o frdi, FMN eshte bere shtylla dhe po mban peshen me te madhe te krizes financiare ne Europe, krize te cilen e pati paralajmeruar. Po injorantet si ty kane ne tru (se mend nuk kane) vetem cu ka fryre ne vesh mbreti i Kaosit SB.

  8. bravo says:

    shiko aurrellen ti se shpellaret …

  9. .......................................................................................... says:

    ———————————————————————————————-

    …. Edhe Ky si Xhosi e hoteleve te nates,

    nje “Viagr” e kriminelit s-Ali Bisha ….

    ———————————————————————————————-

  10. shqiponja says:

    Ti Basha do besh mire ta mbyllesh ate halene se sa here e hap vetem m… nxjerr. Ik more pis more antishqipetare. E kupton sa i urryer je bere anembane vendit.Largouhu nje ore e me pare. Lerja pjeses se shendoshe te opozites te bej opozite. Ti je asgje je nje qen qe leh majtas djathas si nje rrugac i ndyre.Ti hajdut qe bertet fort kundra pozites cbere kur ishe ne pozite vetem vodhe kjo ishte puna jote qe bere dhe tani ke goje ti ndyresire e armik i popullit tone te dalesh e te mbash fjalime. Do te te vije dita dhe ty qe te japesh llogari para nesh se shume ke bere ti vemje e piset e ketij kombi, ti jashqitja e ketij vendi ja cfare je ti.

  11. lulzim CILJETA plere e kaluar plehut,nje ideollogji ose nje usb e perbshket me skizo-psiqikun sali or tutkun po car bon ti o bajge e shkelur shkemben me wi-fi ideollogjine me plakun dava ndyresirash…

  12. Cfare dreqin ke o idjot .Goja vetem helm te nxjerr.
    Natyrisht ti.edhe ato budallalleqe qe thua nuk I beson as vete e jo me ti mbushesh mendjen popullit .
    Ty po te iken petlla sic I ka ikur babait tend shpirtror.
    Leh sa te duash por njeri nuk ta vare.Ju te gjithe keni marre fund.
    Tani verse merrni fryme me mushkerite kanceroze te Sali by…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje