Stenografi i një gjykatë në Nju Jork ka krijuar probleme të mëdha me të paktën 30 vendime, pasi në vend që të shkruante dialogjet në gjyq, ai thjesht shkruante pambarim në tastierë “E urrej punën time, e urrej punën time”.
Zyrtarët po përpiqen që të riparojnë dëmët e shkaktuara nga Daniel Kochanski, 43 vjeç, ndërkohë që dhjetë raste kanë shkuar në apel, pasi avokatët pretendojnë se ka mangësi të rëndësishme në vendimet e dhëna.
Babai i stenografit tha se i biri është i alkoolizuar.
Ai tha se kjo ka bërë që ai të humbasë jo vetëm punën, por edhe gruan.
Në një telefonatë, Kochanski tha se nuk e ka bërë kurrë keq punën e tij.
Ai pranoi se ka probleme me alkoolin, por shtoi se në korrik do jetë i pastër.