Së shpejti hapet në Tiranë ambasada e Mbretërisë (fshat- shtet) së Lazaratit. Procedurat për njohjen zyrtare të këtij fshat- shteti kanë nisur. Me këtë rast, ambasadori i Mbretërisë së Lazaratit do të paraqesë letrat kredenciale tek Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Fshat- shteti i Lazaratit ka rënë dakort me Republikën e Shqipërisë që të bashkëpunojnë në këto drejtime:
1. Krijimi i himnit të Mbretërisë së Lazaratit dhe i flamurit me “gjethe të gjelbër”.
2. Krijimi i Bankëss ë Lazaratit dhe emetimi i monedhës me emrin “Lazo”, e cila do të jetë e konvertueshme në të gjitha vendet e botës.
3. Ndihmë për krijimin e institucioneve të tjera financiare lazaratase.
4. Trajnimi i policisë lazaratase nga ana e policisë shqiptare.
5. Investime të përbashkëta dhe bashkëpunim ndërkufitar, ku hashashi lazaratas do të përpunohet në një fabrikë që do të ndërtohet në Ujin e ftohtë, Tepelenë.
6. Hapja e universitetit në Lazarat me emrin “Jeta e gjelbër”.
7. Fshat- shteti i Lazaratit do të trajnojë ushtrinë shqiptare (bazuar në eksperiencën më të madhe që ka) dhe do të asistohet për të kërkuar hyrjen në NATO.
8. Furnizimin falas me armatim modern të ushtrisë shqiptare nga stoku i armatimit lazaratas.
9. Fshat- shteti i Lazaratit do ndihmojë Ministrinë e Bujqësisë dhe atë të Mjedisit bazuar në eksperiencën e përparuar që zotëron. Ndihma falas me ujë për vaditje nga Republika e Shqipërisë për fshat- shtetin e Lazaratit.
10. Marrëveshje dypalëshe për shkëmbimin e të burgosurve respektivë.
11. Asistencë nga MPJ e Republikës së Shqipërisë për zyrat konsullore të fshat- shtetit të Lazaratit në vende të ndryshme të botës si Kolumbi, Holandë etj.
12. Marrëveshje të hyrjes pa viza në të dy shtetet respektive.
13. Lejim të Policisë së Shtetit shqiptar për të hyrë në Lazarat kur këta të fundit të kenë nevojë.
14. Njohja reciproke e lejeve te drejtimit të mjeteve motorike.
15. Eliminimi i taksimit të dyfishtë doganor.
16. Bashkëpunim ndërkulturor duke shkëmbyer grupe artistike respektive jo më pak se një herë në tre muaj.
17. Marrëveshje në fushën e turizmit, ku lazaratasit do të shfrytëzojnë bregdetin dhe turizmin malor dhe shtetasit shqiptarë do të vizitojnë Lazaratin për turizëm të gjelbër.
18. Marrëveshje punësimi sezonal të bujqve shqiptarë në fshat- shtetin e Lazaratit.
Projekti u mundësua nga një profesor i njohur i Ekonomisë, i angazhuar nga qeveria për një projekt për të ardhmen e Lazaratit. Projekti do t’i kalojë për miratim Kuvendit të Shqipërisë.
PSE STAFI I GAZETES NA I MBAJTI TE FSHEHTE KETE PROJEKT DHE NUK E BERI PUBLIK ME DT 1 PRILL…DTE KUR EDHE ESHTE PROJEKTUAR….ATEHERE S METET GJE TJETER VETEM TI UROJME JETE TE GJATE MRETERISE LAZARATASE DHE LAZARATESVE TE MRETERISE NE ZBATIMIN E KETIJ PROJEKT ZHVILLIM NE TE MIREN DHE BEGATINE E LAZARATIT…..
HA HA HA
BILES UNE JU PROPOZOJ EDHE KRYETARIN E RI TE MBRETERISE SE LAZARATIT KETU NE FOTO:
http://goo.gl/KJ41zb
Nul Moka ka pergatitur nje amendament per kete marreveshje, kur marreveshja te kaloje ne parlament per ratifikim.Amendamenti eshte: Shteti shqiptar do garantoje dhenien ne piken hyrese kufitare te vizes per kalim tranzit neper Shqiperi per zonjushat moldave dhe bjelloruese, qe kerkojne te punojne ne Mbrererine e Lazaratit si emigrante ekonomike.
Besoj se Sajmir Tahiri ndonese ziliqar per arritjet spektakolare te paraardhesit te tij Nul Mokes, nuk do guxoje ta kundershtoje miratimin ne parlament te ketij amendamenti sa humanitar aq edhe me rendesi thelbesore per ngritjen e moralit te burrave trima e punetore te Lazaratit.
Lazarati angazhohet se do te njohe dhe paise me karten e homogjenit te gjithe politikanet ,deputetet dhe kryetaret e partive te Tiranes.Do tu lidh nje pension jetik prej 5oo eurosh ndersa SaliBershen,Ilir Meten dhe Edi Ramen do ti shpall konsuj nderi