Një “selfie” me Obamën, që zemëroi Shtëpinë e Bardhë

4 Prill 2014, 09:35Lifestyle TEMA

Shtëpia e Bardhë ka kritikuar kompaninë Samsung pasi ka përdorur për promovim një foto “selfie” të realizuar nga një lojtar bejsbolli me presidentin amerikan, Barack Obama.

Fotoja u realizua nga lojtari i Boston Red Sox, David Ortiz me telefonin e tij Samsung gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.

Lojtari ia dërgoi kompanisë dhe ajo e shpërndau si mesazh tek 5.2 milionë ndjekësit e saj në Twitter.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha se imazhi i presidentit nuk duhet të përdoret për përfitime komerciale.

Lojtari Ortiz e ka mohuar që ka marrë para nga kompania Samsung për diçka të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje