AMA: KLD, procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Artur Gaxhi

6 Prill 2014, 13:43Politika TEMA

Autoriteti i Mediave Audiovizive kërkon nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë marrjen e masave për fillimin e procedimit disiplinor ndaj  Artur Gaxhi, gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Sipas njoftimit zyrtar të “AMA-s”, AMA është palë e paditur në çështjen administrative me palë paditëse shoqëritë “Digitalb” sh.a., “Top Channel” sh.a., “Media 6” sh.a.

Pavarësisht kërkesës së AMA-s se çështja nuk është në juridiksion gjyqësor, pasi subjektet audiovizive nuk kanë ezauruar ankimin administrativ, kërkesa nga ky gjyqtar nuk u mor parasysh.

Sipas AMA-s,  “për shkak të vendimit të marrë nga gjyqtari Gaxhi, i cili vendosi pezullimin e zbatimit të vendimeve të AMA-s, si pasojë edhe pezullimin e procedurës së licencimit të rrjeteve numerike private kombëtare sipas beauty contest-it, shteti shqiptar rrezikon mosrespektimin e angazhimeve ndërkombëtare si dhe shkeljen e afateve të përcaktuara në marrëveshjet ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm për kalimin në transmetimet numerike. Sipas këtyre akteve, afati përfundimtar i kalimit në transmetimet digjitale është data 17 qershor 2015. Vendimin e pezullimit të garës AMA e konsideron në shkelje të hapur të vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë, nr 3, datë 06.12.2013.”

Për më tepër thuhet në njoftim, për shkak të vendimit të gjyqtarit Artur Gaxhi, nga vonesat në lirimin dhe shfrytëzimin e spektrit të Dividentit Digjital, privohen gjithë shtetasit shqiptarë nga marrja e shërbimeve të teknologjive të avancuara, tashmë të përdorura gjerësisht në Evropë, si dhe cenohet një nga liritë themelore të njeriut, siç është liria për informim e shtetasve shqiptarë.”

3 komente në “AMA: KLD, procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Artur Gaxhi”

  1. arian says:

    Akoma Kane goje te flasin KETA te amas.

  2. Mondi says:

    AMA nuk ka numerin e antarve min.(5 antare)per te filluar procesin e licencave digitale.Kryetarja ti drejtohet “Kushtetueses” per mandatin e saj qe ka perfunduar ne Stator 2012 dhe ti hapet rruga digitalizimit.Kalimi ne transmetimin digital tashme ne Shqiperise ka ndodhur prej kohesh nga Dajti trasmetohen 95 programe nga te cilet 12 HD.Kryetarja ne se mbeshtetet dhe nga tre antaret e tjere kane hallin e tyre se humbin rroga te majme dhe benifite tjera te konsiderueshme se sa per rregullimin e operatoreve Digitalb,Top Channel,Klan, AMA nuk mund te levize asnje meter,ajo pa mandat mund te beje c’te doje me TV Shijak qe eshte ne te drejten e tij dhe me gjyqe te fituara.

  3. drita says:

    A e njihni Artur Gaxhin apo jo.Lereni AMA -n.Nuk shkon dot ne seance pa dhene lek.Ti kerkon ashiqare.Eshte me i korruptuari dhe imorali ne Gjykaten e Tiranes.Tallen te gjithe se si i papare qe eshte shet mend neper gjykate me makine qe i ka blere te dashures pasi thote qe ja ka blere me te bukur se te tjereve,kepucet me lekure gjarpri etj.Te zene drithmat po i ra ceshtja atij.Tashti jo dhe aq po kur ishte Artan Zeneli Kryetar edhe shortin e caktonte vete

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje