Faturat e çuditshme të borxheve

6 Prill 2014, 14:33Politika TEMA

Nisma e Ministrisë së Financave për të shlyer çdo lloj detyrimi që shteti ka ndaj palëve të treta nxori në pah edhe një listë tjetër, e cila mban llojin e detyrimeve që në vite institucionet nuk i kanë paguar bizneseve. Fatura më e vjetër daton që në vitin 1995 dhe është vetëm 84 lekë, detyrim që duhet të shkonte për postën shqiptare nga ana e një institucioni shtetëror në Gjirokastër, raporton Vizion Plus. Mes këtij numri të madh prej 7200 faturash ka edhe nga ato kontrata, të cilat kanë shifra modeste për t’u paguar, por që tregojnë seriozitetin e institucioneve tona për të dhënë para për shërbimet e marra. Të tilla mund të jenë pagesat që duhet të kryente ministria e Arsimit për kartat e celularëve që i ka marrë operatorëve që ofrojnë këtë shërbim për provimet e maturës.

Që në vitin 2012-të nuk janë paguar detyrime të këtij lloji edhe pse vlera varion nga 10 në 30 mijë lekë të rinj. Njëkohësisht me këto, institucionet tona nuk kanë dhënë para as për kartolina urimi për festat e fundvitit, kurora lulesh për homazhe ku zyrtarët tanë kanë qenë për të nderuar figura të ndryshme apo për abonime modeste gazetash me vlera gjithashtu mjaft të vogla. Një shumë prej 800 mijë lekësh që arka e shtetit po paguan sot është për dreka dhe darka pune të shtruara për delegacione të ndryshme, por që kanë vite që nuk ia kanë dhënë restorantit ku kanë shkuar. Ajo që të bën përshtypje nga kjo listë është se zyra të ndryshme shtetërore janë me qira ende të papaguar ndërsa prona të shumta të shtetit janë në listë për t’u shitur.

Një paradoks tjetër është edhe fakti që shumë drejtori kanë lidhur kontrata me kompani private të cilat zgjatin shumë vite. Rasti tipik është ai i qendrës spitalore “Nënë Tereza”, e cila për 7 vite rresht merr shërbimin e ushqimit nga e njëjta qendër. Por, ka dhe nga ato kontrata që zgjatin deri në 6 ditë, apo ato të cilat konsiderohen si të përhershme. Në total lista e detyrimeve për shpenzime të këtij lloji ose siç quhen ndryshe operative, ku përfshihen edhe vendimet e gjykatave kap vlerën e 24 miliardë lekëve, ndërsa një listë tjetër që është për investimet publike dhe prapambetjet e TVSH-së ka nisur të paguhet dhe arrin në 47 miliardë lekë. Afati që financat kanë lënë për përfundimin e të gjitha pagesave është fundi i vitit 2016-të.

8 komente në “Faturat e çuditshme të borxheve”

  1. . says:

    ——————————————————————————————————

    Pra,

    Vetem vullneti, vendosmeria dhe
    sinqeriteti i

    Z.Rama

    mund te ndertoje dhe zhvilloje nje Shqiperi
    te “Vertete” dhe
    jo “Imagjinare” te kriminelit
    Ali Bisha dhe mafjozit Fatos Nano.

    —————————————————————————————————

    1. arberia says:

      Ke haruar edhe hajdutet Meta.Keta mbajne miq vetem ata qe kane para,

  2. Arif says:

    Shtet i ndyrë! E të mendosh që kishte edhe qytetarë që shpresonin te ajo lloj qeveria ordinere deri në neveri. E të heshtësh para fundërinave që ajo qeveri i kishte në krye e tani tërë ditën e ditës pëllasin pa pikë turpi për moral, drejtësi, mbrojtje të qytetarit, rrëshqitje të shtetit etj.

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Kur borxhi “lahet” me borxh,ketej nga ne i thone:”Pirdh ne te”!

  4. kris says:

    Ka shume mundesi qe qeveritaret e rinj te fusin ne llogarite e tyre komisionet per pagesen e borxheve te vjetra.Duhet nje investigim se ka mundesi qe dhe Rama me meten marrin perqindje nga bizneset per borxhet.Keta sjane socialiste por jane specialiste

    1. andi says:

      Po te ishte nga rodi i Shpellareve edhe Edi Rama do merrte %, po meqe eshte i lindur e rritur ne nje familje Qytetare nuk e ben ate pune, e rri i qete e prit fundin e mandatit te pare qe te shikosh si do e mbylli, me cfare rezultatesh.

  5. Mali says:

    Zyrtaret e shtetit Shqiptar mendojne se jane akoma ne monizem,ku ne regjistrin e sherbimeve operative kishte nje kolon me emrtimin
    “TE DELEGUAR DHE QEN”Aty shenoheshin shpenzimet qe benin funksionaret vendor per dreka e darka qejfi.Aty shenoheshin dhe abuzimet,e keto gjera
    Z Bode i ka njohur shume mire dhe nuk i ka haruar.

  6. Hajde qeveri qe kemi patur hajde ! Qeveri qe nxier rregulla per financimete nuk i zbaton vet. Te na rroi edhe banka e shtetit sa bukur i rakordon gjerat,ul koken para institucioneve shteterore edhe kur shkelin ligjet financiare me te dy kembet. Me kujtohet nje batut te filmi “Perballimi”
    Pasi hengri e piu mire e mire i tha kamarjerit: ” Ika une ! I paguan avokati per mua” Edhe zyrtaret demokrat,qe shpetuan nga diktatura,hanin e pinin.shtronin dreka e shtronin darka e i thoshin pronarit te lokalit:’IKEM NE! PAGUAN MINISTRIA E FINANCAVE,PAGUAN ZOTI Bode! E zoti bode u thoshte se do t’ua paguaj,kur te shijme urovin! Banka thoshte se jemi te zen e nuk bejme dot kontrolle,pasi po rregullojme nje hyrje 2 dhoma e nje guzhine per guvernatorin ,e po pergatitim ekipin e volijbollit per femra. DARKAT BU E LEKET UUUUU! KRYEMINISRI? HE,KINI TE DREJTE! Shkonte ne palester per tu stervitur qe t’u bente deputerteve fytyren si kepuca!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje