PD: Rama shpërblen autorët e skandalit financiar me serverin e Tatimeve

6 Prill 2014, 12:58Politika TEMA

“Kryeministri Edi Rama ka shpërblyer grupin e sulmit në errësirë mbi serverin e tatimeve, duke ndarë për ta poste e detyra të rëndësishme. Kryetari i grupit që akuzohet për fshirjen e mbi 4 milionë deklaratave, dhe vjedhjen e të dhënave personale, konfidenciale, për interesa përfitimi të klientëve dhe të dyshes Rama-Meta, është bërë drejtor i IT në Zyrës kombëtare të Regjistrimit të Pasurive. Ndryshe, përgjegjës për sigurinë e pronave të shqiptarëve. Rama ka shpërblyer edhe Panajot Gjiknurin, vëllain e Ministrit të Energjetikës, deri dje këshilltar i Ministrit të Financave, për ngritjen e zbatimin e kësaj skeme korruptive. Kohët e fundit ai është emëruar drejtor i IT në Ministrinë e Financave”.

Kështu u shpreh Zëdhënësja e Partisë Demokratike Laura Vorpsi në një konferencë për shtyp, duke vijuar denoncimet në lidhje me emërimet e kryera nga Qeveria Rama të individëve që nga demokratët konsiderohen si me precedentë penalë.

Në vijim Vorpsi theksoi se Edi Rama ka graduar në këtë mënyrë autorët e skandalit më të madh në sigurinë tatimore të shtetit shqiptar.

“Duke i shpërblyer këta persona, ndaj të cilëve ka edhe kallëzim penal në Prokurori, Rama tregoi edhe një herë se ata shkuan natën në serverin e tatimeve, për të kryer detyrat e Ramës dhe Metës. Kryetari i grupit të manipulimit vihet në krye të sigurisë së pronave të shqiptarëve. Bashkëpunëtori në krim, vihet në krye të informacionit të financave shqiptare. Ndërkohë që Gjykata Kushtetuese, i ka hapur rrugë hetimit parlamentar të skandalit të vjedhjes dhe manipulimit të të dhënave të biznesit dhe qytetarëve, Edi Rama ka marrë masa për t’’u dhënë pushtet e trofe autorëve të krimit financiar. Partia Demokratike i konsideron këto akte të Kryeministrit si thellim të skandalit. Ne nuk do të ndalemi, derisa ta zbardhim plotësisht ngjarjen, mekanizmin korruptiv dhe derisa të nxjerrim në dritë të gjithë përgjegjësit, pavarësisht se sa të forta i kanë lidhjet politike, pavarësisht bekimit që kanë marrë nga dyshja Rama-Meta”, thuhet në deklaratën e PD-së.

 

9 komente në “PD: Rama shpërblen autorët e skandalit financiar me serverin e Tatimeve”

  1. yug says:

    Vellai i nje Ministri – drejtor tek Ministria tjeter. Oh yeah!!!

    1. 1 milion shkelma bytheve says:

      Vjedhjen e bete ju dhe po kerkoni tja lini dobicin qeverise. Drejtori i IT se serverave shpejtoj te ikte te Berisha pasi shkaterroj te dhenat por te dhenat e gjeten te gjitha fale ketyre djemve te zote qe i gjeten te gjitha. Ju vazhdoni te genjeni pa fund. Asnje nuk ju beson me.

      1. yug says:

        Se cfare ka ndodhur nuk e di as ti. Po heton Prokuroria. Ama ajo qe them eshte lidhje e paster nepotike dhe fakt.

  2. . says:

    ————————————————————————————————-

    Jeni bere “Turpi Botes”.

    Perdite me ankesa dhe sajesa ne
    ekranin e TV-se.

    Kjo nuk eshte te berit Opozite por
    shperberje dhe shkermoqje e PD-se,
    tashme nje “Cete-Verioresh Injorante”.

    ————————————————————————————————–

  3. Shkelesit e Ligjit, serish ne Kryeministri says:

    Nuk eshte mire te hidhet faj edhe ku ekziston aresye per te dyshuar.

    Ne ate qe ju e quani “Çete e Verioreve Injorante”, shumica ishin si puna ime, Jugore, apo jo, “jeni bere turpi i Botes”!

    Qe qeverisja e deridjeshme rezultoi e korruptuar, kjo eshte e qarte, por
    Serverat nuk do perdoren kunder tyre, te jemi te sigurt per kete. Se ata kane imunitet, jane te gjithe rrotull Berishes (si kryeminister, jo si veriore).
    Serverat, do perdoren kunder biznesmeneve me poshte.

    Nese akuza nuk eshte e vertete, te provohet e kunderta.

    Por jo te akuzohen si krahinore.
    Ka shume te ndershen be Veri, sic ka jo pak te korruptuar ne JUG, ku natyrisht perfshihen edhe ministra te Berishes kryeminister.

    Por Serverat duhen ndjekur si abuzim.

    Ose, nese jane te verteta keto emerime ne kariere, duhet te presim po ate qe rrezoi 23 Qershori: ata qe shkelin Ligjin, strehoen ne kryeministri, serish!

  4. Vladi says:

    Laura , per serverat e kryeministrise ne 21 Janar e ke fjalen ti moj zonje.
    Apo ata duheshin fshire patjeter?

  5. bes says:

    Kupola e ushtrisë në prokurori, 8 gjeneralë me dosje korrupsioni, Kodheli shkatërron çetën e Imamit dhe Nishanit në FA –
    SHTET BURG HAJDUTEVE

  6. Sila says:

    Une jam kunder PD. Por ne ngjarjen e serverave u perfshi Ermal Beqiri , ish specialisti i videos se metes dhe büvellai i Gjiknurit. Bie pak ere kjo Histori. Aq me teprr qe Braho eshte tip mafioyi. Njihet ne Durres per kete.

  7. lakuriq me duar në xhepa says:

    Këta plehrat e PD-së, e dinë “zanatin”…Më 21 Janar, vranë dhe pastaj akuzuan të tjerët. Sot fshinë të dhënat e serverit dhe akuzojnë të tjerët…”Hajduti, thërret, kapeni hajdutin…!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje