INTERVISTA/ Topi: Politikanët në Tiranë dhe ata në Prishtinë po i ngjajnë njëri-tjetrit

6 Prill 2014, 10:38Politika TEMA

Ish-presidenti i Shqipërisë Bamir Topi, nuk mendon se përkatësia kombëtare e popullatës shumicë ka bërë që Kosova dhe Shqipëria të jenë vendet e vetme në rajon që kanë ngelur shumë mbrapa anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ish-presidenti që tash ka bërë subjektin e tij politik në Shqipëri, Frymën e Re Demokratike, ka thënë se rruga e integrimit të Kosovës në BE është më e vështirë për shkak të specifikave politike, derisa ajo e Shqipërisë, sipas tij, do të duhej të ishte më e lehtë. “Nëse në rastin tuaj ka edhe elemente të tjera, në Shqipëri fajtori i vetëm që vendi nuk është kandidat për anëtarësim në BE, janë politikanët shqiptarë. Nëse do të demonstronim një politikë më të matur dhe më të kujdesshme, standardet do të ishin realizuar më shpejt. Duhet ndarë sa i përket integrimit ndonëse fizionomia e politikanëve është deri diku e ngjashme”, – ka thënë Topi.   Ngjashmëria e politikanëve në Kosovë e Shqipëri, sipas tij, ka të bëjë me përpjekjen e secilit për të tërhequr gjithçka kah “parcela e tij politike”, shpesh edhe duke harruar se janë disa çështje të interesit kombëtar, që janë më të rëndësishme se këto parcela.

Z. President si e vlerësoni qeverinë e Z. Rama pas njëqind ditësh?

Si pyetje realizohet lehtë por përgjigjja është komplekse. Ne si Frymë e re Demokratike ishim të bindur se Shqipërisë i duhet një rotacion politik. Pasi qeveria e mëparshme filloi dhe shfaqi në mënyrë të dukshme probleme që lidheshin së pari me funksionimin demokratik të qeverisjes në raport me institucionet. Unë kam qenë një nga ata njerëz që i kam përjetuar drejtpërdrejt këto defekte, sepse një pjesë të qeverisë së djeshme unë e kalova si president i vendit. Pastaj pati defekte në realizimin e atij programi që e kishte premtuar qeverisja e djeshme. Sot ne si parti jemi pjesë e opozitës por nuk kemi ndonjë komunikim me atë që konsiderohet opozita institucionale në parlament. Këndvështrimi ynë është i qartë. Ndryshe nga partitë tjera politike ne i jemi përkushtuar funksionimit të institucioneve. Ne kemi një paketë reformash që do ta realizonte shtetin e së drejtës. Ju më pyetët për qeverisjen aktuale. Ne jemi të vetëdijshëm që kjo qeveri trashëgoi shumë probleme, por edhe qeveria e tashme ka vend për t`u kritikuar pasi që e filloi punën shumë vonë. Dikasteret kanë boshllëqe. Funksionimi është ende me defekte. Ne bëjmë opozitë ndryshe.

Do të flasim më vonë për Frymën e Re Demokratike, por dua ende disa mesazhe tuaja si ish-president. Folët për sundimin e ligjit dhe mungesën e demokracisë. A mendoni se kjo qeveri aktuale mund ta ndërtojë këtë demokraci?
Ende nuk mund ta them. Ka probleme të dukshme në raportet e institucioneve politike me institucionet tjera. Nuk ka raporte të besueshme. Ka konflikte midis kreut të shtetit dhe mazhorancës. Ka konflikte dhe vulgarizim në parlament. Ne do të bëjmë përpara nëse do të kishte një reformë që nis me ndryshimin e kushtetutës. Institucionet duhet të kenë peshën e tyre dhe jo partiake. Ne kemi kërkuar një president që zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, sepse do të kishim një president moralisht më të fuqishëm.

A mendoni se do të mbahen gjatë peng marrëdhëniet e presidentit Nishani me mazhorancën aktuale?
Unë nuk mund të paragjykoj, por e di se çfarë peshe ka sepse kam qenë vetë në këso marrëdhëniesh me mazhorancën e djeshme. Mirëpo e di sa jetike është që të ketë marrëdhënie. Jo për gjithçka mund të pajtohen por duhet të ketë komunikim.

Flasim pak për Kosovën dhe Shqipërinë. Dy vendet me shumicë shqiptare por edhe dy vendet më mbrapa gjithë rajonit sa i përket integrimit. Shqipëria është vendi i vetëm që nuk është kandidat derisa Kosova nuk ka as liberalizim vizash. A është problem kombëtar?
Nuk është problem kombëtar. Duhet të bëjmë një ndarje. Kosova ka specifikat e veta. Natyrisht Kosova mbas ’99-s fitoi lirinë dhe nga pikëpamja politike këtë e mori në shkurt 2008. Është në një proces që nuk është i lehtë aq sa ai i Shqipërisë. Kosova e ka ndryshe edhe mënyrën e komunikimit me BE-në. Shqipëria do të duhej ta kishte më të lehtë. Nëse në rastin tuaj ka edhe elemente të tjerë, në Shqipëri fajtori i vetëm që vendi nuk është kandidat për anëtarësim në BE, janë politikanët shqiptarë. Nëse do të demonstronim një politikë më të matur dhe më të kujdesshme, standardet do të ishin realizuar më shpejt. Duhet ndarë sa i përket integrimit, ndonëse fizionomia e politikanëve është deri diku e ngjashme. Secili përpiqet të tërheqë nga parcela e vet. Në fund fare duhet të jemi ët vetëdijshëm se ka interes kombëtar që është më i rëndësishëm se parcelat tona politike.

A shihni ngjashmëri mes politikanëve në Tiranë e Prishtinë. Afria me biznesin, niveli demokratik. . . 

Në përgjithësi shoh shumë ngjashmëri.

Pozitive apo negative?

Ka dhe elementë pozitivë por ka edhe shumë negativë, thënë të drejtën. Me sa duket, kemi huazuar shumë ndaj njëri-tjetrit kulturën e të bërit politikë dhe të prezantimit të saj në institucione.

A ka platformë të mirëfilltë të integrimit të të dyja vendeve?

Integrimi i shoqërive do të bëhet shumë më shpejt dhe shumë më mirë sesa mund ta bëjë ose planifikojë politika. Integrimi i natyrshëm që sot ka bota e artit dhe e biznesit ndoshta është më pak e dukshme por është më reale sesa ajo e politikës. Politika në këto përpjekje ka eklipsuar qëllimet e vërteta sepse dy-tre politikanë janë munduar ta paraqesin si meritë. Avancimi i përbashkët nuk mund të jetë dhe nuk mund të bëhet nën domenin e dy-tre individëve.

Është përfolur krijimi i një Tribunali që do të trajtojë aktakuzat që do dalin nga hetimet për raportin e Dick Martyrt. Pjesë e problemit do të jetë edhe Shqipëria, pasi ka qenë pjesë e raportit. A do të dëmtohet edhe më tej imazhi i shqiptarëve në botë?

Unë nuk mund të futem në komente por e di se institucionet e Shqipërisë kanë qenë të hapura që çdo gjë që është thurur në mendjen e Carla Del Pontes apo personazheve tjera, ka qenë imagjinatë. Viktimë e asaj lufte kanë qenë shqiptarët dhe askush tjetër.

 

Ka pasur disa herë përpjekje të Beogradit edhe gjatë presidencës suaj që ta zhvendosë dialogun me Prishtinën në dialog me Tiranën për shkëmbim territoresh?

Ka qenë një ide e ish-presidentit Tadiq që e ka marrë përgjigjen në kohë. Ne qysh atëherë e kemi bërë të qartë se rruga e vetme është dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit në baza të barabarta dhe me respekt për sovranitetin e njëra-tjetrës.

A besoni në jetëgjatësinë e Kosovës si shtet shumetnik?

Jam i bindur se mbi bazën dhe rregullave të përcaktuara më lindjen e Kosovës si shtet, ajo që është e pashmangshme është integrimi evropian i Kosovës. Ne ndoshta nuk mund ta vendosim kohën por kjo është e pashmangshme. Për Kosovën do të ketë vetëm integrim dhe aspak kthim mbrapa ose prekje sovraniteti.

A i bie që përpjekjet për bashkim kombëtar janë të kota?

Jo. Ne duhet të punojmë që integrimi ynë të jetë i natyrshëm në BE. Pra që të dyja të jenë të integruara brenda një territori të BE-së saqë askush të mos mund ta dallojë ku është Kosova dhe ku Shqipëria.

Cili është fati i subjektit tuaj politik FRD? 

Fati i FRD-së duhet bazuar në ato sondazhe serioze e ndërkombëtare që e çonin FRD-në deri në shtatë deputetë në parlament. Fakti që këta numra lëvizin në një periudhe treditëshe, tregon se votat për FRD-në janë masakruar në ditën e zgjedhjeve. Kjo do të evidentohet në zgjedhjet e ardhshme. Aty do të shikoni se FRD-ja do të jetë e rëndësishme në strukturat e pushtetit lokal.

10 komente në “INTERVISTA/ Topi: Politikanët në Tiranë dhe ata në Prishtinë po i ngjajnë njëri-tjetrit”

  1. Mullah Omari says:

    Z Topi!
    Politikanet ne te gjitha anet e kufijve shqiptaro-shqiptar (Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal i Zi) nuk jane “jashtetoksore”, i perkasin kombit shqiptar, per keta politikane perkatesia kombetare vjen ne fund, ne fillim jane ETJA PER SUNDIM, PUSHTET E PARA per te cilat ata jane gati te shkelin pa asnje hezitim mbi njeri tjetrin dhe mbi Kombin.
    Shikoni psh Maqedonine ku po te ishin bashke me numrin e deputeteve qe do te mund te siguronin si perfaqesues te 35-40 perqind te popullsise se Maqedonise, do te kishin ne parlament te pakten fuqine bllokuese kunder çdo akti apo ligji antishqiptar.
    Shikoni Malin e Zi ku megjithese serbet e kesaj republike me shifra zyrtare perbejne rreth 45 % te popullsise, politikanet malazeze duke dale mbi dasite politike arriten pavarsine nga Serbia. Shikoni Ulqinin me mbi 78% te popullsise shqiptare qe ka per kryetar bashkie nje malazez, frut ky i “dashurise” se madhe qe politikanet shqiptare dhe partite e tyre politike kane per njeri tjetrin.
    Me keqardhje DHE ME PLOT DHIMBJE po me ndershmeri duhet te pranojme se jemi 7-8 milion ne 5 shtete se jemi FARE E KEQE.

  2. xxx says:

    Bravo! Nje nga Politikanet me duar te pastra ,Sa per Ramen dhe Meten
    Ato i perkasin grupit te korrupsionit Berishe.Ato kane fituar aq shume para
    ne kohen e Berishes, prandaj Berisha eshte komandanti i tyre.
    Mendoj qe qeveria e re eshte jo qeveria e vertete qe i mungon sot Shqiperise.
    E ardhemja i takon Bamir Topit.

    1. Katnari says:

      Po si urdheron me duar te pastra, shko e shife ca kompleksi vilash ka e ca jete ben. Biles nuk ke nevoje te shkosh ne vend se duket edhe nga google earth. Po kshu eshte se populli nuk di gje

    2. gani gjuzi says:

      hahahahaahahahahahaahahaha ky eshte legeni me i madh qe ka njohur shqiptaria ne kohra,te tregon se ke ka bashkpuntor ngjelen,spahihun,njerez pa integritet,moral,te pakarakter,per hir te tyre dhe te tjerve gjyqsori eshte ne kte gjendje.bamut topi eshte i pakarakter,nje legen me nje femije jeshtmartesor i cili gjendet ne usa tani,por çuditerisht me nje grua zonje por dhe te rralle per nga karakteri,krejt e kunderta e vellaut te tij Prof te nderuar Flamur Topi.Probast dhe shume biznese tjera ka aksionet e tij,i lidhur me elemente kriminale,i ciline kohen kur ishte kryetar i kld-se bashke me spahiun sorren e ak-se ndanin 300 mije eurot apo me shume qe merrnin per nje emerim gjyqtari apo per nje kandidat per ne shkollen e magjistratures.kete pacavure e hypi ne pjedestal Doctor Berisha,se perndryshe as drejtor ne ministrine e bujqesise sdo kishte shanc per tu emeruar,ky eshte nje funderrine e pabese dhe pa te ardhme politike

  3. Uji i ftohte says:

    Shume thelle ta futi Berisha,edhe shume dekada nuk do marrish veten.

    1. artani says:

      shume e vertet, po nje derdelec i Berishes ishte se cfare?

  4. shqiponja says:

    Bamir te pelqen pushteti se i ke marre frytet e tij ,prandaj dhe flet dhe na hiqesh nje analist i mire. Ti ishe ne pushtet dhe je pjese e penges si Saliu njelloj. Cfare bere ti si president per shqiperine dhe kosoven?Pergjigjen e kemi te lehte te ta japim asgje. Brodhe gjithe boten ku te deshte qejfi morre toka e pasuri per vete dhe tani na del i lare ti dhe tani te dhimbet populli ty??? Do besh mire te heshtesh dhe mos flasesh. Kjo do te jete me mire per ty.Sepse sa i zoti ishe te pame. Tani u lidhe dhe me Ngjelen mendje ndriturin qe ka rrjedhur dhe do gatuani nje corbe te dy qe askush nuk e ha sepse qe te dy jeni politikane te djegur ose me mire nuk dini te beni politike.Perpara se te rregullosh vendin rregullo veten qe aty nis ndryshimi.Ne nuk kemi nevoje per politikane qe skane haber nga politika si vetja jote.Ne nuk kemi klase politike ta udheheqe kete vend ,kemi nje grup rrugacesh qe perpiqen te vjedhin sa te munden kur jane ne pushtet. Ju nuk punuat per popullin por per xhepat tuaj.Prandaj nuk ke asnje te drejte te thuash asgje me. Mundesine e kishe por nuk e shfrytezove se nuk kishe kohe te punoje per ne ,por kishe kohe te merrje tokat e pallete dhe te ngrije kalate per veten tende jo per popullin.Politikan i deshtuar.Ky eshte mendimi jone per ty.Si veteriner mund te jesh i zoti si politikan je i deshtuar.Bej ata qe je i mire dhe kontribo atje ,mos bej ate qe sje kompente e ske edukimin perkates.Te vuri Sala si president jo se e meritoje dhe ishe figure e pregatitur per ate post por donte ta kishte te lehte ne allishverishet e tij dhe ty te kishte pjese te grupit kjo eshte shume e qarte.Prandaj me mire hesht dhe mos jep mendime kur nuk ka me vlere mendimi yt.

  5. gole labi says:

    Cthote ky Varri i Bamit? Nga c’planet ka ardhur vete? Pse e le veten menjane?

  6. europiani says:

    Z.Topi,

    poplli ende nuk e ka kuptuar qendrimin tend ndaj marreveshjes tradhtare te Derrishes per hapsiren detare “te falur” grekeve te ndyre.

    Ndofta athere vazhdoje te flisje me heshtjen tende!!!

    Nuk je per politikan ti zotni!!! Shko futi nje tavell – edhe ky mustaqja ben si trim per cdo gje!!!

  7. lakuriq me duar në xhepa says:

    Topi, “politikan sallonesh”…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje