Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, në vijim të vizitës në Kosovë, vizitoi Manastirin e Deçanit, ku është pritur nga At Sava Janjiç. Ndërsa shprehu kënaqësinë për këtë vizitë, Kryeparlamentari Meta e cilësoi këtë Manastir si simbol të bashkëjetesës.
“Kënaqësi që vizitoj Manastirin e Deçanit, që e konsiderojmë si simbolin e bashkëjetesës. Manastiri i Deçanit përfaqëson vlerat që i takojnë gjithë njerëzimit dhe qytetarëve të Kosovës. Falenderoj At Sava Janjiç për mikpritjen dhe përkujdesin që tregon për ruajtjen e kësaj trashëgimie”, u shpreh Meta.
Gjithashtu Kryeparlamentari tha se Shqipëria mbështet frymën e mirëkuptimit, harmonisë dhe tolerancës fetare, frymën e bashkëjetesës etnike dhe të drejtave të njeriut.
Comments are closed.
…kur bën moral dhe Like hajduti, hapu dhe…
BRRAVO ILIR META vizit e goditur dhe me shum vler.
Shume mire. Veçse po ta kishte bere kete vizite S. Berisha apo ndonje tjeter eksponent i se djathtes, kushedi ç’do te ishte thene e shkruar.
Sheiku i Skraparit do te vizitoje dhe diagnostifikoje shume gjera! Po te gjitha jane fallco. Sheikut te Skraparit i dhane urdhera te qarta, qe po te do qe te vazhdoje te jete sheik, duhet qe ti zbatoje ato!
Bukur,Meta,thyeji tabute.
Krishterimi eshte feja e te pareve tane,
ajo duhet te jete sot edhe e jona…
Per cfare bashkejetese fetare e ke fjalen mo kokelope, mo sulltani i Skraparit. Cfare pune ka islamizmi ne zemer te Europes dhe per me teper ne nje vend si Shqiperia ku pretendohet se ekzistojne mbi 60% myslimane dhe ne te vertete nuk ka me shume se 8% besimtare dhe ndjekes te besimit islam. Ndaj mos manipuloni opinionin boteror me gjoja bashkekzistence fatare kur nuk ekziston nje gje e tille, por ka vetem nje predikim me dhune i islamit ne Shqiperi nga nje grusht njerrzish qe pakuhen nga Arabia dhe Turqia!