Gjirokastër/ Arrestohet inspektori tatimor, merrte rryshfet për të mos vënë gjobë

16 Prill 2014, 16:53Kronika TEMA

Një inspektor tatimor në Gjirokastër nuk mendonte më për arkën e Shtetit, por për të vetën.

Marion Hasani ishte vënë në dijeni për mungesën e dokumentacionit në një firmë që merrej me mbledhjen e skrapit dhe për t’i bërë “favor” duke mos e gjobitur pronarin e saj, i merrte nën dorë shumë të mëdha.

Brenda dy ditëve të fundit, inspektorit iu paguan 1.5 milion lekë (të vjetra), ndërsa sot në momentin e arrestimit kishte marrë edhe 600 mijë të tjera (të vjetra).

Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Gjirokastrës ka nisur procedimin edhe për 3 inspektorë të tjerë të Tatimeve, me iniciale T.B, F.SH dhe F.Q, të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit pasive të funksionarëve publikë.

1 komente në “Gjirokastër/ Arrestohet inspektori tatimor, merrte rryshfet për të mos vënë gjobë”

  1. henri says:

    Nje proverb gjerman thote : “Kriminelet e vegjel i varin dhe te medhenjte i lene te livadhisin.”
    Populli i dha qeverise Voten qe te ndeshkoje sidomos ish qeveritaret fuqishem dhe jo vetem “peshqit” e vegjel. Populli shef dhe degjon dhe nuk ka bar. Qeveria te mos harroje se faturen do ta marri pas kater vjetesh me vote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje