Ish-anëtarët e bordit dhe stafi në agjencinë shtetërore të krijuar për mbështetjen e shoqërisë civile, financoi OJF-të e veta apo ato të drejtuara nga familjarët e tyre, zbulon një hetim gazetaresk i Balkan Insight.
Nga Erjona Rusi dhe Besar Likmeta
Një hetim gazetaresk nga Balkan Insight zbulon se katër ish- anëtarë bordi të Agjencisë së Mbështetjes së Shoqërisë Civile (AMSHC), i dhanë grante pesë organizatave me të cilat kishin lidhje drejtpërsëdrejti apo përmes familjarëve të tyre gjatë kohës që qenë në detyrë.
Të pesë organizatat, të cilat morën 19.9 milionë lekë (141 mijë euro) grante nga agjencia mes viteve 2010 dhe 2013, janë Këshilli Rinor Shqiptar, Transparency International Albania, Qendra Akses, Qendra UET dhe Fondacioni për Liri Ekonomike.
Një organizatë tjetër e lidhur me stafin e AMSHC, JEF Albania, mori gjithashtu para nga agjencia.
Megjithëse shumat e shpërndara nga AMSHC janë domethënëse, shumë organizata të shoqërisë civile e perceptojnë këtë institucion si aq të korruptuar sa nuk marrin pjesë me aplikime duke patur frikë se grantet e marra prej saj do t’i dëmtojnë reputacionin.
Disa nga OFJ-të e financuara nga AMSHC janë praktikisht të padukshme. Ato nuk kanë faqe interneti dhe shumë pak gjëra dihen nga projektet që ato kanë zbatuar.
“Organizatat fituese në të shkuarën qenë të gjitha organizata me lidhje të drejtpërdrejtë apo indirekte me njerëz brenda agjencisë, të cilët përcaktonin fituesit,” thotë Gledis Gjipali, kreu i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, një institucion kërkimor në Tiranë.
“Ky është një konflikt i hapur interesi, i cili më shtyu mua të mos aplikoj atje,” shtoi ai.
Neni 6 i ligjit të miratuar më 2009 për organizimin e AMSHC sanksionon se Agjencia duhet “të garantojë paanshmërinë gjatë procesit të vendimmarrjes dhe të parandalojë konfliktin e interesit”.
Të njëjtat parime konsiderohen të detyrueshme të procedurat e financimit për grante në rregullat zyrtare të AMSHC të publikuara në faqen e saj të internetit.
Drejtori i AMSHC, Rudi Bobrati, pranoi se organizata u drejtua nga anëtarë bordi që përfituan nga grantet e dhëna nga agjencia. Por Bobrati i tha Balkan Insight se, me ligj, prania e tyre në bord nuk i skualifikonte nga e drejta për aplikim për grante.
Ai këmbënguli se megjithëse kishte raste të miqve dhe të afërmve të anëtarëve të bordit që aplikonin dhe fitonin grante, marrëdhënia e tyre me bordin nuk ndikonte procesin përzgjedhës.
“Ligji për krijimin dhe funksionimin e agjencisë nuk ndalon anëtarët e bordit për aplikim për fondet shtetërore për organizatat e tyre,” tha Bobrati.
“Kur kjo ndodhte, ata linin dhomën dhe nuk merrnin pjesë në procesin e votimit,” shtoi ai.
Në janar të këtij viti, të gjithë anëtarët e bordit që morën fonde për organizatat e veta u zëvendësuan. Një drejtor i ri për agjencinë do të duhet të emërohet.
Anëtarët e rinj të bordit që sakaq janë emëruar vijnë nga media dhe OJF që perceptohen se janë pranë Partisë Socialiste në pushtet, e cila mori qeverinë shtatorin e kaluar pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit.
Gjatë fushatës elektorale, socialistët premtuan se do të reformojnë agjencinë, e cila sipas pretendimit të tyre, qe përdorur nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë për të shpërblyer organizata të shoqërisë civile që mbështesnin politikat e tyre.
Disa aktorë të shoqërisë civile tashmë ankohen se nominimet e bordit të ri sakaq kanë qenë shumë larg transparencës së nevojshme dhe se procesi përzgjedhës është sërish i orkestruar politikisht.
Konflikt interesi
Sipas raportit të vitit 2012 të USAID mbi indeksin e qëndrueshmërisë së shoqërisë civile, OJF-të e Shqipërisë mbeten financiarisht të dobëta, ndërsa mjedisi ligjor në të cilin operojnë më shumë se 1,600 organizata mbetet i paqartë.
Themeluar në dhjetor 2009, AMSHC synonte të rriste financimet për OJF-të vendëse në një kohë kur donatorët ndërkombëtarë po tërhiqeshin nga Shqipëria dhe rajoni.
Që kur lëshoi thirrjen e parë për grante në mars 2010, agjencia ka shpërndarë më shumë se 2.1 milionë euro. Bordi mbikëqyrës i AMSHC-së, e cila përzgjidhte aplikimet fituese, përbëhet nga nëntë anëtarë. Pesë merren nga shoqëria civile dhe katër nga institucione qeveritare.
Që kur bordi i vjetër u zëvendësua në janar 2014, përbërja e tij ka ndjekur të njëjtin model me pesë anëtarë nga shoqëria civile dhe katër nga institucione qeveritare.
Anëtarët e bordit që përfituan grante nga AMSHC mes viteve 2010 dhe 2013 përfshijnë Lutfi Dervishin, drejtor të Transparency International Albania dhe Henri Çili, themelues i Qendrës UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike.
Dervishi i tha Balkan Insight se konflikti i mundshëm i interesit e ka bërë atë të mendohet dy herë para se të hyjë në bord. Në të njëjtën kohë, ai argumentoi se ligji shqiptar nuk e ndalonte organizatën e tij nga aplikimi për para.
Dervishi mohoi të ketë ndikuar procesin e vendimmarrjes, duke theksuar se TIA mori vetëm një grant nga AMSHC dhe duke shtuar se ai e kishte skualifikuar veten nga votimi kur u analizua aplikimi.
“Ne nuk ishim të pranishëm në procesin e votimit kur një nga organizatat tona aplikonte për një projekt,” tha Dervishi.
“TIA fitoi vetëm një projekt, me një sasi minimale parash dhe shumë organizata të tjera fituan më shumë,” shtoi ai.
Të dhënat e AMSHC tregojnë se TIA mori dy grante nga agjencia me total prej 3.79 milionë lekës (27 mijë eurosh).
Çili, publikues i gazetës së përditshme MAPO dhe pronar i Universitetit Europian të Tiranës, me të cilat janë të lidhura të dyja OJF-të e tij, refuzoi të komentojë.
Fondacioni për Liri Ekonomike dhe Qendra UET morën 4.2 milionë lekë (30 mijë euro) në total nga AMSHC.
Altin Goxhaj, një aktivist i mbrojtjes së konsumatorëve dhe ish- anëtar bordi i agjencisë, që ish drejtor ekzekutiv i Këshillit Rinor Shqiptar, i cili mori 6.79 milionë lekë (48 mijë euro) nga AMSHC në thirrjen e parë në vitin 2010, ndërsa ai qe anëtar bordi. Goxhaj nuk iu përgjigj kërkesave nga Balkan Insight për komente.
Organizata, tashmë e drejtuar nga Argyrina Jubani, punon për të përmirësuar pjesëmarrjen në demokraci mes të rinjve dhe kontribuon drejt zhvillimit të aftësive dhe njohurive të tyre.
Qendra Akses, drejtuar nga Marjana Papa, motra e ish- anëtares së bordit Helena Papa, mori 6 milionë lekë (42 mijë euro) nga AMSHC.
Young European Federalists, JEF Albania, një organizatë e drejtuar më herët nga Endrit Pollo, një specialist finance te AMSHC, mori gjithashtu 3.7 milionë lekë (27 mijë euro) në grante nga agjencia.
Bobrati tha se ka patur edhe raste të tjera miqsh dhe të afërmish të anëtarëve të bordit që aplikonin për grante.
Gjithsesi, në secilin rast, vërejti ai, “anëtarët e bordit nuk morën pjesë në procesin e përzgjedhjes”.
Mungesë transparence
Disa nga organizatat e financuara nga AMSHC janë pothuajse të padukshme para publikut shqiptar. Ato ose nuk kanë faqe interneti ose faqe të varfëra, të cilat japin shumë pak informacion.
Megjithëse AMSHC ka një listë të të gjitha OJF-ve që janë regjistruar për financim, ajo publikon vetëm personin e kontaktit dhe në shumë raste është e paqartë se kush e drejton organizatën.
Këshilli Rinor Shqiptar, më herët i drejtuar nga anëtari i bordit Altin Goxhaj dhe OJF-ja e dytë më e financuar nga AMSHC, nuk ka faqe interneti. Sipas një buletini të publikuar më 2012, organizata ka zbatuar pothuajse dy dyzina projektesh nga donatorë të ndryshëm që kur është themeluar më 1994.
Në internet, organizata ka një faqe interneti për projekt, (projektiqytetar.org), financuar nga Banka Botërore, por nuk ka informacion mbi zbatimin e grantit nga AMSHC.
Qendra Action, një organizatë që përfitoi 5.1 milionë lekë nga AMSHC, nuk ka gjithashtu faqe interneti. E njëjta gjë është për Qendrën për Edukimin dhe Pjesëmarrjen Qytetare, Qendra Europiane për Zhvillimin dhe Arsimin dhe Qendra Aleanca Rinore, të cilat përfituan 5.2 milionë lekë, 5.1 milionë lekë dhe 3.7 milionë lekë respektivisht. Që të gjitha nuk kanë faqe interneti.
Xhemal Mato, drejtor ekzekutiv i Ekolëvizja, një grup përmbledhës i organizatave mjedisore, i përshkroi dhënien e fondeve nga AMSHC si klanore.
Ai akuzoi ish anëtarët e bordit se financonin OJF-të e tyre në konflik interesi.
“Kishte mungesë transparence dhe komunikimi dhe në realitet agjencia qe e kontrolluar nga politikanët, pavarësisht pretendimit të tyre se bordi qe përzgjedhur nga shoqëria civile,” tha Mato.
Mato rikujton se kur organizata e tij aplikoi për një fond të vogël prej 10 mijë dollarësh, atij iu dhanë vetëm 2 mijë.
“Ne i kthyem paratë sepse kuptuan se ky qe një proces që shpërndante para vetëm me synimin për t’i ndaluar OJF-të të ankoheshin,” tha ai.
“Ne aplikuam me një projekt për të bërë diçka për mjedisin, ne nuk kërkuam bamirësi,” shtoi Mato.
Lutfi Dervishi pranoi ekzistencën e skepticizmit mbi agjencinë mes shoqërisë civile, por këmbënguli se procesi i përzgjedhjes për grantet qe transparent.
“Skepticizmi është i ligjshëm për shkak se OJF-të e shikojnë AMSHC-në si një agjenci qeveritare,” tha Dervishi. “Por ne i kemi bërë thirrjet publike dhe çdokush është gjykuar sipas meritës,” përfundoi ai.
Bord i ri, histori e vjetër
Reformimi i AMSHC dhe zëvendësimi i bordit me njerës me “integritet” qe një premtim elektoral i Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, i cili mori postin shtatorin e kaluar.
Ne janar, Adrian Thano kryeredaktor i gazetës së krahut të majtë DITA, u votua si kryetari i ri i bordit mbikëqyrës të agjencisë
Anëtarë të tjerë të bordit përfshijnë prezantuesin televiziv Alban Dudushi dhe Aldo Merkoçin, nga Lëvizja Mjaft.
Themeluar nga ministri aktual i Mirëqënies, Erjon Veliaj, Mjaft është akuzuar si mbështetëse e Partisë Socialiste të Ramës; pjesë e ish stafit të saj është bashkuar me qeverinë e re.
Disa aktivistë të shoqërisë civile thonë se përzgjedhja e bordit të ri duket sërish e kompromentuar politikisht.
“Pavarësisht premtimeve për t’i ndryshuar gjërat në mënyrë radikale, reforma e AMSHC-së është duke degjeneruar në një proces pushim-punësimesh të anëtarëve të bordit,” thotë Gjergji Vurmo, një drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim.
“Kam frikë se ne po arrijmë me shpejtësi në pikën ku qeveria, pavarësisht premtimeve, e kupton rëndësinë e kontrollit të burimit të financimeve të OJF-ve,” shtoi ai.
Mato pranon, duke argumentuar se përzgjedhja e anëtarëve të rinj të bordit nuk ka qenë transparente.
“Tre njerëz nga rrjeti ynë i OJF-ve aplikuan për të hyrë në bord, por procesi përzgjedhës u bë pa intervista dhe nuk u dhanë shpjegime mbi ata që u përzgjodhën,” tha ai.
“Ky është një hap tjetër që tregon se e ardhmja e agjencisë do të jetë pa tranparencë”, tha Mato.
Me qesharaket…Erion Kristo dhe Altin Goxhaj…ha haaaa
Me gjasme “luften kunder korrupsionit””…. u ngopen vete me… bardh e zi!!!
haaa haaaaaaaaa…..
Rrofshin europianet e vertete, qe po ju heqin breket pseudoeuropianeve tironc!
Nga artikulli: “Pavarësisht premtimeve për t’i ndryshuar gjërat në mënyrë radikale, reforma e AMSHC-së është duke degjeneruar në një proces pushim-punësimesh të anëtarëve të bordit,” thotë Gjergji Vurmo, një drejtor programi në Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim…”
Zoti Vromi, anetaret e bordeve nuk jane me pushim-punesim, jane me mandat. Ku ta gjenim te kishte Rama kurajo te pushonte Henri Cilin, Altin Goxhajn apo Lutfi Dervishin ? Pastaj ti mendon qe Altin Goxhaj do rrinte pa fol nese do ta kishte “shkarku” Rama?? ? Hahahahaa ? Hajde Vrima hadje. Jan me mandat o Vrima me mandat
Dhe ti si OJF-ist qe je per vete je ne konflikt interesi per te fol per ket kshillin qe jep fonde
Kush esht qy qe ka shkruar artikullin, Likmeta? Ca e ka Like Meten? ?
Po pse more njerez me cfare lekesh i beri vilat Lutfi Dervishi.Para 8 vjetesh nuk kishte buke te hante tashti ka vile ne kompleksin e zamir Manes qe ben te pakten 700000 euro dhe vile ne plazh 200000.Dilte fliste neper TV pro Saliut dhe mbushi xhepat pa piken e mundit,thene thjesht vodhi parate tona
Konstatime, vetem konstatime… Na lodhet. Pse s’ veproni si shtetar, por si llafazane. Ligji eshte me i forte se individi. Ligji perfaqeson deshiren e tere shqiptareve qe aksh pune te behet sipas ligjit e jo individit, keshtuqe denoncojini. Tregoni qe jeni trime e jo llafazane te pa skrupuj si tere keto vite, ne çdo fushe, nje çerek shekulli. Kuptoni se ç’ po beni?
Shkrimi eshte i mire. Ka disa pasaktesi nga fundi
1 – Kreu i bordit nuk emerohet nga kryeministri por nga anetaret e bordit.
2 – Anetaret e bordit nuk jane rast pushim-punesime ne fakt. Kane mandat, u mbaroi mandati, jane zevendesuar sipas ligjit me propozime te organizatave te medias dhe shoqerise civile.
Anetaret e vjeter jane:
Mira Meksi (kryetare), Altin Goxhaj, Henri Cili, Lutfi Dervishi, Delina Nano dhe 4 zyrtare te larte te Administrates (forumla ligjore)
Anetaret e rinj jane
Adrian Thano (kryetar), Alban Dudushi, Kozara Kati, Aldo Merkoci, Ismail Ademi dhe 4 zyrtare te larte te Administrates
Kush jane 4 zyrtaret e larte te administrates aktualisht?
Majlinda Dhuka
Zv.Sekretare e Pergjithshme e Keshillit te Ministrave
Albana Kociu
Drejtoreshe e DAP
Gelardina Prodani
Sekretare e Pergjithshme e Ministrise se Finanvace
Itena Ndroqi
Sekretare e Pergjithshme e Ministrise se Rinise dhe M.Sociale
E kuptoni tash pse shoqeria civile eshte inexistente!
Po nuk varet shoqeria civile nga fondet e ketyre te qeverise.
Donatoret e fuqishem jane jashte.
Shteti ketu nuk ka breke ne b… do kete fonde per te financu shoqerine civile
Edhe shifrat qe permend artikulli jane qesharake ne krahaism me perfitimet e verteta qe vijne nga projektet e Brukselit ambasadave etj
Rindja = demokratet!!!
Njesoj te paturpshem!!!
Mut ata, e kake keta,
mjere ky popull, ne krye ke ka…
Ore mund ta marr vesh vesh pse qenka “kak” Kozara Kati apo Alban Dudushi?
Me ke i krahasoni? Me Henri Cilin dhe Altin Goxhajn.
Hajt mos ia futni kot tani
Komentoni ndonje gje te hajrit dhe me qytetari se keshtu me shajt ca te del perpara duke perfitu nga anonimati i webit eshte e lehte.
I uroj suksese bordit te ri, jane te gjithe persona qe e kane deshmuar veten me integritet qe nuk kane bere kompromise me te keqen berishiane qe vrau deri ne 23 qershor moralin dhe vlerat ne kete vend.
Ramen akuzojeni per cfare te doni ama qe zgjedh njerezit e vet, kete nuk e thoni dot
Ose nese eshte keshtu atehere pse thoni qe i ka lene rrugeve njerezit e vet??
O njera, o tjetra se te dyja bashke nuk rrine
Pervecse ne koken e Saliut
KOZARA KATI KA NGRIT NJEREZIT HARAPI KUNDER ARMEVE KIMIKE SIRIANE DHE ISHTE VETE NE BALLE TE AMBASADA AMERIKANE !
Nuk kuptoj nje gje tek ky shkrim.
E kuptoj pjesen e bordit te vjeter me Altin Goxhajn, Henri ?Cilin etj dhe e marr vesh pse llapin ashtu, pasi kan marr fonde
Por thote me pas qe jane njerezit e Rames ne bordin e ri
Kerkoj ndjese, po Kozara Kati ishte ne krye te protestave per armet kimike.
I bie qe Rama ose i paska bo vete protestat, ose preferon njerez qe i ka kundershtare.
Ne te dyja versionet nuk eshte rasti qe permend shkrimi. Pra nuk e akuzon dot Ramen se ka zgjedh njerez te vetet ne kete bordin wtf.
Alban Dudushi, njeri i Rames? Baaah
Edhe Thano i Dites, mund ta akuzosh si nje anti-Berishe i pakompromis po nuk i mbaj mend ndonje shkrim pro Rames, perkundrazi, gazeta e tij eshte vater e personave si Koloreto Cukali, Mustafa Nano, Pellumb Kulla, Ardian Vehbiu etj qe e pickojne Ramen perdite. Dhe cfare te pickuari se.
Nejse xhanem. Eshte bere si mode qe po i “re” Berishes duhet me thon patjeter ndonji gjo kunder Rames. Dava katundi
O Rama po pse nuk zgjodhe Kac Islamin, Blendi Fevziun dhe ate jevgun me dosje sigurimi Artan Hoxhen?? ? Se mbase u beje qejfin cave si ky analisti polittolog qimi ketu me siper ?
Nuk e kuptoj si zgjidhen keta antare bordi. Kush i propozon dhe ne baze cfare meritash a kontributi? Si themelues dhe President i levizjes skaut ne Shqiperi jam deshmitar real i cdo levizjeje te shoqerise civile si dhe kontributin real te individeve te caktuar.Prej 18 Majit 1991, kohe kur u themelua dhe u njohe zyrtarisht nga MKR dhe Sporteve, organizata “Besa Skaut Albania”, org. me e madhe rinore ne Shqiperi, kurre nuk eshte financuar asnje projekt apo kamping kombetar. As u kemi kerkuar dhe as denjojme te zhytemi ne batak, por ndjej keqardhje per menyren si zgjidhen keto te famshme borde..o.
Ky eshte nje institucion absurd qe duhet zhdukur nga faqja e dheut. E krijoi Saliu me Boden per te shperdare ca para, me nje bord te stisur yesman-sh. Tani eshte nje ushtri qe ze nje kat godine! duhet mbyllur urgjent, o Rame!
Ky nuk eshte hetim gazetaresh, te dhenat jane online ne faqen e AMSHC dhe shumat perkatese per cdo projekt. Ka patur plot organizata te tjera qe kane fituar, por ndoshta keta “gazetaret hetues” te shkrimit do kene patur hallin e ndonje projekti personal qe nuk e ka kaluar klasen dhe mbushin faqet e gazetave sikur ka plasur hetimi…
Me linkun me poshte, skane pasur nevoje per investigim…
http://www.amshc.gov.al/web/
O ATEIST : Dje fole per keto fare organizatash , fondacionesh dhe instrumenta qe jane kombetare dhe nderkombetare.
Sot TEMA vertetoi ato qe te thashe dje.
Shikoje mire sa te ” PAVARURA jane dhe si qarkullojne miljonat ne duart betyre.
Ne organizatat nderkombetare keto shuma jane marramendese.
Ato nuk jane te pavarura por shume te varura dhe zbatojne POLITIKAT e PRONAREVE te tyre qe jane dhe FINANCUSIT e tyre.
ok nuk jane gjera te panjohura kohet e fundit formini i bordeve te cilat kan mare nje devijim qe nuk perputhet me realitetin shqipetar .dkur flitesh ne emer te popullit tani flitet ne emer te bordit .kush fshihet pas bordit transparence duhet te funksionoje sepse nuk jane me te miret kete anetar.
mundohu o zonja itena si sekretare e pergjishme e ministrise se mireqenies te tegohesh me reale ne zbatim te ligjerishmerise ju nuk keni pervojen e duhur ne kete ministri ,pordhe njerzit rreth jush kur te firmosesh meri ne konsiderate sygjerimet e mero baze sepse si gazetar dhe analiste i fushes ekonomike dhe politike i di te gjitha kordinatat e korrupsionit ‘pas ca kohsh do te bejme publike dhe gafat qe ju fimosni ok per emerimet e familjes koka tre funksionar te nje familje ne kete ministri etc ….ne prage te largimiy te erion veliaj me respekt gani helmesi peze
ok transparencen e punes cdo kush qe ka moral duhet ta beje vete dhe jo tja bejne re tjeret .e keqja me e madhe eshte se vlersimin e punes itena ndroqit nuk ja bejne te tjeret tani por ajo bene vete se ka nj poste shtet eror te cilin e mban dhe akush nuk guxon per vendin e punes ne mer te ligjit apo shtetit . ok pune te mbare itena per moshen qe k dhe eksperiencem e punes qe ke ne superstrukture .
gani helmesi peze e madhe