Sandri heton kush do t’ia fusë në burg xhaxhain për skrap

20 Prill 2014, 18:49Antena TEMA

Një hall i madh e zuri Sandrin në këtë Pashkë. Përveçse nuk dinte  pas kujt të shkonte, kishte dhe hallin e xhaxhait që ka në prokurori, pasi ministri nuk po reagonte.

Zakonisht kur ishte Doktori në pushtet, nuk merakosej për gjëra të tilla. Bënte një kronikë, ja lexonte dhe Doktorit në telefon dhe kishte marrë fund. Tani nuk dinte si të sillej.

Përveç kësaj, këtë herë dhe nuk dinte ku të shkonte për Pashkë, pas ndonjë të madhi.

Pyeti një herë ku është Ed Rama.

– Në Korçë, i tha Fevzo, që mbulon qeverinë. Kanë ik të gjithë në Korçë. Bile dhe Blushi më tha, do vë roje se mos vjen në Dardhë, që të iki fare.

– Po Doktori ku është, pyeti Bejten, që mbulon Doktorin?

– Në zyrë do jetë, tha Bejta, se priten zhvillime.

– Ç’zhvillime mo k… i tha Sandri?

– I ka çuar një gazetar një sms, që ka parë dy avionë në Kardhiq, por nuk po ngriheshin se i kishin hedhur naftë Ballshi e nuk punonte motorri, dhe i kishin rimorkuar me karroca me gomerë. Ai thotë ka foto.

– Paska shku për lesh Doktori, tha Sandri.

Atëhere vendosi të pyesë Irfanin se ku do ta kalonte Lul Basha.

– Ç’punë kam unë me Lul Bashën vëlla, i tha Irfani. Unë jam në Korçë.

-Ore shkërdhatë, ma fute, i tha Sandri. Po si ikën në Korçë e nuk më fton dhe mua? Pastaj ti do t’i kesh dhe qeverinë dhe opozitën!

– Jam tek birra Korça vëlla, s’kam punë me kryeministrin, i tha Irfani.

Ky e paska bërë mirë, tha Sandri me vete. Edhe ka hap llafe që është në Korçë, dhe nuk është me Ramën.

I futur në siklet se çfarë të bënte, pyeti sërish Bejten.

-Ndonjë reagim nga ky ministri i Bujqësisë a ka për atë lajmin tënd, i tha Bejtjes?

-As e ka rruajtur fare, tha Bejtja.

-Ashtu ë. Po ky Ilir Meta ku i feston Pashkët?

-Në Tiranë.

-Mirë, këtë pasqyroje fortë, të shofim një herë mos më merr ky në telefon. Është hera e parë që s’më pjerdh fare një ministër. I bëmë tre kronika dhe ai nuk ka marrë në telefon. Më tha dhe xhaxhai sot. Mua po më çojnë në burg për një pompë, kurse aty po sëmuren gjithë shqiptarët dhe ministri s’të ka marrë akoma në telefon.

-Duhet ta ketë konsultuar me ata lart Sandër, i tha Bejtja. Nuk ka mundësi të jetë kaq trim. Do t’i ketë thënë Rama futja.

-Jo o burrë, nuk merret Rama me këto gjëra, tha Fevziu.

-Po mund t’i ketë thënë dhe Meta, tha Bejtja.

-Le mos ma prish skemën, i tha Sandri. Bëje një herë mirë kronikën për Metën dhe të shikojmë reagimin. Po qe se merr Meta, atëherë e kemi nga Rama.

-Mirë, tha Bejtja, se mu mbush edicioni plot. S’kam vend as për urimin e Bujarit.

-Po pse, prapë ka uruar ai k… th Sandri? Sikur uroi dje.

-Eh, uroi prapë tha Bejtja. Se dje kishte harruar dhe kishte uruar vetëm ortodoksët. Se kush ja tërhoqi vërejtjen dhe sot uroi prapë vetëm katolikët.

3 komente në “Sandri heton kush do t’ia fusë në burg xhaxhain për skrap”

  1. Spiro Babasi says:

    Antena,

    Po sandri

    kur do futet ne burg per scrap?

    http://goo.gl/sDpqLy

  2. Iremila says:

    sandri bashke me tufen e tij(fevzo,bejten,pordhadecari),te kthejne leket e vjedhura nga reklamat alla berishjene dhe qeni imami.

  3. hitleri says:

    Sa poshte ke ra mer Mero…. Nuk din si ta kalosh kohen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje