Deputeti i LDK-së, Naser Osmani, do të hetohet në gjendje të lirë.
Kështu vendosi Gjykata Themelore e Prishtinës.
Osmani ka detyrim vetëm të paraqitet në polici.
11 zyrtarët e tjerë janë vendosur në arrest shtëpiak.
Ata dyshohen për abuzime në privatizimin e fabrikës FAN në Podujevë.
Osmani e kishte cilësuar urdhrin për arrestimin e tij si politik.
Sipas tij, kjo gjë po ndodh pasi ai ka kërkuar që të mbyllen kazinotë në Kosovë.