Freedom House/ PD akuza Ramës, por raporti i referohet vitit 2013. Reagon PS (VIDEO)

2 Maj 2014, 15:03Politika TEMA

Partia Demokratike dhe ajo Socialiste shkëmbyen akuza në distancë në lidhje me raportin e Freedom House për Shqipërinë, sipas të cilit vendi ynë është pjesërisht i lirë në lirinë e medias dhe Shqipëria renditet në vendin e 98, dy vende më poshtë se raporti paraardhës. Deputeti demokrat Luçiano Boçi përmes një deklarate nga selia e PD-së akuzoi Kryeministrin Edi Rama se rënia me 2 pozicione e Shqipërisë vjen për shkak të sjelljes sipas tij si kryeredaktor i mediave. Porn ë përgjigje të akuzave nga selia blu, ka reaguar ligjvënësja socialiste Esmeralda Shkjau, sipas të cilës raporti flet për lirinë e medias gjatë vitit 2013, dhe se shkaktar sipas saj është vetë PD për gjobat e vëna në kohën që qeveriste.

Deklarata e PD

Partia Demokratike akuzon Kryeministrin Edi Rama si përgjegjës për humbjen e dy pozicioneve të Shqipërisë në raportin e “Freedom House” për lirinë e medias. Deputeti Luçiano Boçi akuzoi Ramën si kryeredaktor të gazetave dhe televizioneve, ndërsa shtoi se Shqipëria ka marrë 98 pikë.

“Freedom House, një vit më parë e vlerësoi Shqipërinë me 96 pikë, ndërsa këtë vit me 98, duke e larguar me dy pikë, çka do të thotë përkeqësim me dy pikë. Sigurisht që pritej një vlerësim i tillë, kur Kryeministri i vendit imponohet në fakt si kryeredaktori i  shumicës së gazetave dhe televizioneve në vend. Pritej përkeqësimi i lirisë së medias, kur Kryeministri urdhëron manipulimin e të dhënave, urdhëron tituj dhe shkrime për kundërshtarët politikë. Pritej përkeqësimi i lirisë së medias në Shqipëri, kur Kryeministri ka bllokuar transparencën dhe i vetmi komunikimi i tij me publikun është propaganda me regji qendrore”, tha deputeti Boçi.

Reagimi i PS

Partia Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të opozitës për raportin e ‘Freedom House’. Deputetja e PS Esmeralda Shkjau i rikujtoi opozitës se raporti është për vitin 2013, kohë në të cilin ka qenë në mazhorancë pikërisht PD.  Ajo tha se rënia me 2 pozicione e vendit tonë vjen për shkak të gjobave të vëna në vitin 2013 nga ish-mazhoranca ndaj medias.

 “Që opozita e ka humbur toruan pas fluturakëve fantazmë, këtë e dinim, por që të ngatërronin edhe vitin kur ata vetë kanë qeverisur në Shqipëri, nuk na e kish marrë mendja. Raporti i “Freedom House” për lirinë e shtypit ka të bëj me vitin 2013, pikërisht me vitin e fundit të qeverisë Berisha, që për hir të së vërtetës bëri çmos për t’ia vështirësuar jetën medias, qoftë me gjoba e qoftë me mbyllje gazetash e televizionesh. Por falë ndryshimit të qeverisë e falë frymës të qeverisë së re, liria e medias në 2013 nuk është përkeqësuar si vitet e mëparshme, por pikëzimi i Shqipërisë ka mbetur i njëjti”, tha ligjvënësja socialiste.

12 komente në “Freedom House/ PD akuza Ramës, por raporti i referohet vitit 2013. Reagon PS (VIDEO)”

  1. Albana says:

    PO NORMAL QE PASKAN GJET KETE LUCIANO BOCIN QE DUKET SIKUR VUAN NGA SINDORMI DOWN PER TE FOLUR PER RAPORTIN E FREEDOM HOUSE! SE EDHE DEPUTETET ME TOROLLAKE TE PD-SE NUK DALIN PER KETO GJERA! PO KY DHE ALDO BUMCI THONE CDO GJE PA PIKE TURPI NGA INJORANCA E THELLE!

    INTELEKTUALE KARTONI!

  2. ramastan dhe tritolistan. says:

    8 muaj ne qevri dhe i referohet 2013 thone kokepalaret -jo i referohen enverit keta.edhe tritolit e droges i referohen po 2013 .derra negjmije dhe kokepalare rame.per nji ngjale ju qiu meta ter socialistat ne tru e bythe.

    1. Arturi says:

      Loku behet fjale per 2013! Zgjohu dhe leri fantazite me kaçatorra anti-NATO! Thuaji Salukut te pije ilaçet naten. Po teproi ndonje, pije dhe ti se paske nevoje!

  3. klajdi says:

    Keto 7 muaj kemi pare nje liri medie te plote nga ana e qeverise Rama.

    Si kurre me pare Rama ka mediat qe e sulmojne padrejtesisht dhe nga qeveria e nga Rama vete skane marre asnje lloj kercenimi apo gjobe sic vendoste saliu

  4. edi says:

    Une sot pashe ne rruge nje qen qe ndiqte nje mace duke bllokuar trafikun.
    Akuzoj Partine Socialiste qe nuk arrestoi Qenin.

    1. GuitarGuy says:

      hahah, e madhe. ?

  5. Ikrishteri says:

    O Luqi, po na nxjerr bojen, po mblidhi kecat se te kane fluturuar, po pyet njehere para se te te nxjerre Sula dhe Lula ne konference per shtyp, ti ke qene djale i zgjuar? Pse kaq poshte mer daje?? Nese te shkuara, e mend per here te tjera, kur te kerkoje kunati, sul berisha a lulja pedes te dalin thuaja me mire se eshte kompetence e Aldos. Mos u bej si Aldua dhe ti.Hajde gjume te embel, se ju te PEDES beni gjume ne dreke, e keni keshille nga doktorr rrumpalla…suksese Lucijano Bocka

  6. Aljor says:

    O Luciano,nuk te vjen zor,nuk te vjen turp,nuk ke marre,kur e perdor intelektin dhe personalitetin tend sikur te jesh nje “mercenar” i zakonshem ? Po mendo dhe thellohu para se te lexosh teksin qe te pergatisin “skifterat” injorante te PD-se.

  7. ballkizi says:

    Tritoli i dashur,eshte nje mjet popullor personal per te luftuar korrupsionin.A ka mundesi qe te gjithe te korruptuarve e te inkriminuarve t’u vihet tritoli?Nqs ke bere gjynahe,ruhu,vish kostum antitritol!

    1. Kapo says:

      Ballkizi.
      Po fol per lirine e medjave o xhan,mos dil nga tema.Ben vaki qe te majteve mund tu keqesohet vitin e ardhshem,por per vitin ’13 keta te PS kan çerekun e fajit,pjesen tjeter a kane ata te PD.
      E turpshme eshte se Boçi del si rrote e ja fut kot.

  8. Albana says:

    O RAMASTAN QE KE GOJE DHE SHKRUAN! ME MIRE HESHT SE ESHTE TURP TE TE LEXOSH PALE TE TE LEXOSH! INFORMOHU NJEHERE PASTAJ KOMENTO!

    NEJSE, NE KETE BOTE KA VEND EDHE PER NJEREZ SI TY! KJO ESHTE LIRIA E VERTETE

  9. maloku says:

    Te ne sejcili shpreh atë që ndien ndaj dhe rendi ka probleme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje