INTERVISTA/ Veliaj: Vizita e Ramës në Beograd, historike

2 Maj 2014, 18:16Rajoni TEMA

Intervistë me ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj për gazetën “Illyria” të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara

Zoti ministër, faleminderit që pranuat të bisedoni me gazetën “Illyria” në Shtetet e Bashkuara. Është kënaqësi për ne!

-Erion Veliaj: “Faleminderit edhe ju”!

-Ju jeni në në qendër të vëmendjes, për shkak të disa politikave që keni nxitur, të paktën siç thuhet, në qeverinë e Shqipërisë për të bashkëpunuar me Luginën e Preshevës. Mund të na thoni diçka më shumë se ku jeni përqendruar përveçse ndihmës financiare për Shtëpinë e Lindjes?

-Erion Veliaj: “Unë gjykoj që detyra e një qeveria shqiptare nuk mund të limitohet vetëm në kufijtë e Shqipërisë dhe kjo jo sepse ka një pasion nacionalist patetik, por se ka një dëshirë gjenuine për të përmbushur një detyrim kushtetues për të qenë qeveria e të gjithë shqiptarëve, përfshi edhe të atyre që janë në Luginën e Preshevës.

Pati shumë cinizëm rreth shumës që u akordua (100 mijë euro nga qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës. v.j.). Në fakt ishte shuma që u kërkua. Nëse do të ishte kërkuar më shumë, do të kishte edhe më shumë.

Kështu, që mënyra se si kemi funksionuar pas atij projekti të parë, është ajo që quhet “përgjigje sipas nevojës”.

Pra, në çdo mbledhjeje të qeverisë që me gjasë do të ndodhë dy herë në vit dhe mbledhjen tjetër e kemi në fund të majit ose në fund të qershorit në Vlorë, ne do të shohim se çfarë kërkesash ka të tjera nga komunat apo nga autoritetet në Luginën e Preshevës dhe për të përmbushur kërkesën e radhës.

Kështu, që po funksionojmë le të themi duke iu përgjigjur nevoja të çdo raundi të mbledhjeve të qeverisë.

Por, gjykoj që edhe kjo nuk mjafton, sepse janë disa gjëra që nuk blihen me parà, që do të thotë bashkëpunimi më i madh mes njerëzve, çka nënkuptojmë se përse sponsorizuam një ekspozitë fotografike në Luginën e Preshevës dhe pastaj në Tiranë, për të treguar që ka më shumë se sa thjesht nevoja financiare Lugina e Preshevës.

Pra, që ka nevojë edhe të shkëmbehen artistët, të shkëmbehen të rinjtë dhe argumenti i fundit që kemi bërë është që ne kemi nevojë gjithashtu edhe për shkëmbim më të madh ekonomik.

Njerëzit nuk mund të rrinë në një vend dhe të popullojnë një qytet vetëm për hir të dashurisë për atdheun. Sepse, në fund të ditës duhet të pagujnë faturat, duhet të rrisin fëmijë, duhet të sigurojnë që kanë financa të mjaftueshme për një jetë dinjitoze.

Kështu që, gjykoj që faza tjetër e bashkëpunimit duhet të jetë për çështje ekonomike.

Disa gjëra i kemi filluar. Kemi filluar procesin e ndryshimit të legjislacionit që heq lejet e punës për të gjithë qytetarët e Luginës së Preshevës, për ta bërë mobilitetin ekonomik dhe mobilitetin e punës diçka më të thjeshtë.

Unë gjykoj që duhet të synojmë  për të rritur investimet dhe për të mbështetur ata që duan të investojnë në Luginën e Preshevës.

Është e vetmja mënyrë afatgjatë përtej le të themi granteve dhe donacioneve që mobilizon dikë që të investohet në një vend të caktuar në jetën e tij.

Nëse ekonomia çedon, atëherë çdo gjë tjetër janë serume që nuk mjaftojnë.

Ndaj dhe gjykoj që edhe qeveria e ka parasysh që investimet e të ardhmes duhet të jenë ato që stimulojnë ekonominë në Luginën e Preshevës”.

Në këndvështrimin politik, çfarë kontaktesh keni me udhëheqjen politike në Luginën e Preshevës? Më saktësisht a jeni ju ndikues që ata të marrin pjesë në proceset e ndryshëm zgjedhorë, vendorë apo të përgjithshëm republikanë të Serbisë? Dhe, nëse po ku e shihni Ju fitimin që ata të jenë pjesëmarrës, pavarësisht faktit që futën dy deputetë në zgjedhjet e fundit?

-Erion Veliaj: “Unë shoh që së pari nuk jam i vetmi anëtar i kabinetit që kam këtë komunikim.

Për arsye të portofolit, tashmë e kam kufizuar atë në çështje të shoqërisë civile dhe në ndihmën që u japim komunave, pra sidomos në ato çështje ku kjo ministri është lider.

Si, çështje të trajtimit të njerëzve me aftësi të kufizuar, apo punës me të rinjtë, arsimit profesional.

Megjithatë, e di që kolegu im Ditmir Bushati (ministër i Jashtëm. v.j.), është takuar me partitë politike.

Unë shpesh i pres në Tiranë, i kam takuar të dy deputetët që janë zgjedhur. I kam takuar të tre udhëheqësit kryesorë të Bujanocit, të Preshevës dhe kryetarin e Këshillit Kombëtar.

Gjykoj që jemi në një fazë të re të marrëdhënieve në Ballkan. Kryeministri shqiptar (Edi Rama. v.j.) po përgatitet për udhëtimin e tij në Serbi.

Do të jetë një vizitë historike e një kryeministri shqiptar, kam përshtypjen që në mes të viteve ‘40.

Kështu, që për këtë arsye gjykoj se fitojmë më shumë duke marrë pjesë dhe duke kërkuar në tryezën e vendimmarrjes më shumë për interesat tanë se sa duke e deleguar vendimmarrjen vetëm në autoritetet serbe dhe duke pritur lëmoshën për çështje fondesh, për çështje investimesh apo për politika zhvilluese.

Kështu që, në këtë sens, parimi që është i vjetër sa jeta është që kur je në tavolinë, negocion më mirë fatin tënd se sa kur nuk je.

Ky argument mjafton për të inkurajuar pjesëmarrje, jo nënshtrim, për të marrë maksimumin nga mënyra se si ndahen financat e asaj republike apo vendimmarrja e asaj republike”.

-Parimi që thoni zoti ministër është i drejtë dhe i vërtetë që kur dy palë ulen, secila lëshon për të arritur diçka. Mirëpo, kjo nuk ka ndodhur me luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Kemi pasur janarin e dy vjetëve më parë shembjen e përmendores së UÇPMB-së në qendër të Preshevës. Kemi 29 dëshmorë të kësaj ushtrie që ende nuk kanë përfituar ndonjë status. A e sheh veten Shqipëria ndihmëse? Nuk po them thjesht për çështje pensionale, as për ndonjë mbështetje morale. Por, qartësisht çfarë mund të bëjë Shqipëria, përfshi edhe për ata ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës apo Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (në shtetin maqedonas, për shtetas të Shqipërisë. v.j.)?

-Erion Veliaj: “Përsa i përket Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kjo është një gjë që e trajton fondi i tyre pensional, që e trajtojnë politikat e qeverisë së Kosovës.

Më vjen mirë që nga lajmet e fundit ka pasur një avancim të kësaj kauze, një financim më të madh dhe një progres konkret për statusin e veteranëve të luftës dhe të atyre që kanë kontribuar.

Ne e kemi shprehur shqetësimin tonë në lidhje me lapidarin që është shembur.

Në një takim që pata me drejtuesin e zyrës koordinuese kur isha vetë në Preshevë, ia shpreha këtë shqetësim të qeverisë shqiptare.

Gjykoj që është lajm i mirë që kjo nuk kaloi pa vënë re dhe pa protestuar nga qeveria shqiptare siç ndodhte rëndom kur anashkaloheshin problematika të tilla.

Sot jemi në një fazë kur problematika të tilla i themi dhe i themi me zë të lartë dhe tregojmë një pakënaqësi.

Megjithatë gjykoj që në këtë fazë nuk duhet të synojmë të gjejmë arsye të tjera për të agravuar këtë situatë, por të vazhdojmë të puntojmë.

Gjykojmë se do të jenë edhe disa pika të bisedës së kryeministrit Rama në vizitën e tij në Beograd, kauza e më shumë të drejtave dhe respektimit të atyre çështjeve sensitive për qytetarët e Preshevës”.

-Ju e përmendët dy herë vizitën e kryeministrin në Beograd. Përveç faktit që është historike dhe gati 50 apo 60 vjet pa u kryer nga një kryeministër i Shqipërisë, do të thotë kjo që Ju prisni ndryshim të qëndrimit të Serbisë?

-Erion Veliaj: “Unë gjykoj që ndryhsimi i qëndrimit nuk varet më shumë nga vendimet politike, por edhe nga realiteti që kemi sot në Ballkan.

Sot realiteti i Kosovës është i pakthyeshëm. Sot realiteti i forcimit të faktorit shqiptar në Ballkan politikisht dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me statusin e pritshëm “kandidat” është i pakthyeshëm.

Fakti që kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë dhe të Shqipërisë ishin bashkë në Londër për të folur në konferencën e BERZH-it për ekonominë, për zhvillimin e ekonomisë, për marrëdhënie tregtare dhe jo për luftë e për paqe, do të thotë qe de facto ne jemi në një fazë të re.

Unë gjykoj që është vetëm çështje kohe deri sa Greqia të pranojë këtë… Derisa Serbia të pranojë këtë realitet të ri… Lapsus frojdian ndoshta. Me gjasë edhe Greqia, Rumania, Sllovakia me shenjat që kanë dhënë, janë gati të pranojnë këtë realitet të ri për njohjen e Kosovës.

Kështu, që në këtë sens nuk është çështja “a do të ndodhë”, por çështja është “kur do të ndodhë”.

Dhe, besoj që për të afruat këtë kohë dhe për të hequr këto barriera le të themi paragjykimesh me njeri-tjetrin, ndaj e vlerësoj historike vizitën e kryeministrit”.

-Natyrisht, ju nuk jeni kryeminuistër dhe ndoshta duhet t’ia drejtoja pyetjen zotit Rama. Por, Jugosllavia ishte pothuajse një shtet përgjithësisht “shembullor” për gati 60 vjet, por përsëri ishin serbët ata që ndezën katër luftëra në Ballkan. Pse duhet të besojmë tani?

-Erion Veliaj: “Unë gjykoj që sot jemi në rrethana të tjera dhe fuqia jonë negociuese është më e madhe në Ballkan.

Sot jemi një anëtar i NATO-s dhe kjo do të thotë që është bërë praktikisht e pamundur që Shqipëria të kërcënohet në territorin e saj.

Kështu që, në këtë sens jemi në një tavolinë me një superioritet moral dhe sigurisht edhe ushtarak në këtë situatë.

Ndaj gjykoj që mbi këtë realitet të ri duhet të avancojmë këtë marrëdhënie”.

-Edhe një pyetje të fundit mbi vizitën e zotit Rama. Çfarë do të kërkoni?

-Erion Veliaj: “Kjo është diçka që po po përgatitet nga axhenda e kryeministrit dhe nuk jemi ende gati për të publikuar detaje”.

-Zoti ministër, bashkëpunimi me qeverinë e Kosovës është quajtur më shumë se “i mirë” për një periudhë të gjatë kohore. Megjithë përpjekjet e vazhdueshme, pavarësisht konjukturave të ndryshme ndërkombëtare, në periudha të ndryshme, sot realiteti është i ndryshëm dhe ju po e pohoni. Cilat janë konkretet projekte të përfunduar pas mblledhjes së Prizrenit?

-Erion Veliaj: “Është e vërtetë. Në 6 vjetët e parë të pavarësisë së Kosovës kemi patur një marrëdhënie të mirë. Sot kemi një marrëdhënie të shkëlqyer.

Kjo është një diferencë. Unë gjykoj që kemi kaluar nga një marrëdhënie qokash mes të dy qeverive, në një marrëdhënie bashkëpunimi konkret dhe praktik mes të dyja qeverive.

Mund të filloj duke folur për projektet e kësaj ministrie. Për herë të parë kemi një marrëdhënie midis Shërbimit Kombëtar të Punës të Shqipërisë dhe të Kosovës. Takova homologun Rasiç dhe nënshkruam marrëveshjen e unifikimit të sistemit tonë të punësimit.

Kjo do të thotë që vendet nuk kanë më barriera, nuk kanë më doganë, nuk kanë më kufij kur vjen puna për çështje konkrete si lejet e punës.

Kjo do të thotë që dikush mund të aplikojë për punë nga Mitrovica në Gjirokastër dhe të mos ndikohet aspak nga burokracia që kërkon leje qëndrimi dhe lejet e punës për shtetasit respektivë.

Ne sot tashmë kemi një kalendar të përbashkët kulturor që tashmë ka filluar të vihet në veprim dhe që ministria e Kulturës po e drejton.

Ne sot tashmë kemi rifilluar marrëveshjen energjetike dhe gjykoj që austostrada energjetike që quhet të jetë një mënyrë e mirë se si ne do të kompensojmë mungesat që ne kemi në verë apo mungesat që ata kanë në dimër, duke qenë se kemi cikle të ndryshme të prodhimit të energjisë, dikush me termocentrale, dikush me hidro.

Kështu që në këtë sens, po funksionojmë me gjëra logjike që janë që janë të dobishme për qytetarët dhe jo me butafori të tipit “pashaporta për të tërë” në prag të zgjedhjeve dhe çudira të tilla, sepse gjykoj që ky patriotizmi folklorik në fund të ditës nuk prodhon asnjë të mirë materiale për mirëqenien e shtetasve tanë.

Ndaj dhe gjykoj që qasja që kemi tani dhe nga mbledhja e fundit në Kukës, edhe pse nuk ishte mbledhje formale qeverie, u fol shumë për të reduktuar doganat në një të vetme.

U fol shumë për të krijuar disa lehtësira kryesisht në sektorin ekonomik, për të evituar taksimin e dyfishtë, për të vënë në punë aeroportin e Kukësit.

Patëm një investim të ri kosovar në Shqipëri që është kontributi i Ramiz Kelmendit që merret me përpunimin dhe me grumbullimin e produkteve vendase, produkteve bujqësore kryesisht.

Ne kemi kaluar vite të tëra kur patatet e Shqipërisë apo qepët e Shqipërisë derdheshin në lumenj nga mungesa e tregut, ndërsa tani kemi një treg konkret që sapo është dyfishuar.

Aty ku jeni ulur ju, ishte ulur Dhimo Kote, i cili pranon që nuk kanë kohë as ta çojnë në pikë grumbullimi, sepse kamionët e Kosovës janë në fermën e tij në Xarë (të Sarandës) për t’u mbushur me agrumet qe ai prodhon dhe që i gjithë produkti ishte parashitur në një treg që ai nuk e konsideronte të mundshëm më parë dhe që është tregu i Kosovës.

Këtu po flasim për një realitet konkret që pëmrirëson si jetën e kosovarëve që shijojnë produktet e Dhimo Kotes dhe si jetën e Dhimo Kotes dhe shumë minoritarëve të Shqipërisë që po shikojnë benefitet e kësaj tregtie të re me Kosovën.

Ndaj dhe them që kjo është vetëm një fabul modeste për të treguar që kemi një proces të ri pune dhe bashkëpunimi mes vendeve”.

-U kam dëgjuar shpesh të flisni për tregun e punës, për heqjen e lejeve nga Mitrovica në Gjirokastër. Unë kam  një pyetje me tri nën pika, të cilat mund t’i përmblidhni në një përgjigje të vetme. E para sa shpresoni dhe besoni se do të jetë numri i të punësuarve? E dyta, si do të hiqen lejet e punës, mbi ç’procedura. E treta, cilët janë sektorët që Ju, apo bashkarisht me qeverinë e Kosovës, përfshi edhe Luginën e Preshevës, i keni identifikuar?

-Erion Veliaj: “Për çështje teknike ka një ekip juristësh që po punon. Së shpejti ne do të ratifikojmë marrëveshjen dhe do ta kalojmë edhe në qeverinë tonë dhe në parlamentin tonë dhe pastaj edhe në ato të Kosovës.

Janë disa fusha profesionesh, në të cilat Shqipëria ka një sufiçit. Ne kemi një inflacion juristësh. Kjo është një arsye që ka shumë juristë shqiptarë që punojnë në Kosovë për institucionet e qeverisë së Kosovës apo ndërkombëtare.

Ndërkohë, që gjykoj që Kosova ka bërë një punë më të mirë në arsimin profesional.

Kemi një pjesë të madhe të të rinjve të Kosovës që sot punojnë si softuer dizajn dhe njerëz që punojnë në soft dhe në programim kompjuterësh, pra që Kosova i ka pasur më me bollëk vitet e fundit se sa Shqipëria.

Janë disa profesione dhe unë mora vetëm dy për shembull, ku secili prej vendeve ka një avantazh. Dhe, se sa të presim një gjeneratë tjetër, është më mirë të shkëmbejmë këtë fuqi punëtore.

Isha në një panair pune dhe shumica e atyre që ishin rekrutuar në kompanitë e softuerëve shqiptarë janë shtetas të Kosovës dhe të Luginës së Preshevës ku kanë pasur një avantazh.

Ndaj, gjykoj që në fusha të tilla, nuk është çështja për të krijuar fiktivisht vende të reja pune, por është për të gjetur njerëzit e duhur për punën që ka nevojë tregu.

Sot në Shqipëri ka vende pune. Çështja është që ne nuk kemi mjaftueshëm njerëz me arsim profesional për vendet që kërkohen nga këto kompani.

Portali ynë “www.puna.gov.al” ka sot rreth 3 mijë vende pune. Kryesisht kërkohen njerëz që kanë përfunduar kimi ushqimore, inxhinieri ndërtimi, inxhinieri tekstile, industri ushqimore, pra gjëra që kërkojnë një arsim profesional.

Fatkeqësisht këto nuk i kemi, por fatmirësisht ka në Kosovë njerëz me bekgraund të tillë.

Sot shumë prej projekteve tona të ndërtimit kanë inxhinerë kosovarë, që kanë një eksperiencë të mirë në ndërtim në Zvicër, në Gjermani, në Austri.

Ndaj dhe gjykoj që është më mirë, është një moment ideal për ta koordinuar më mirë ofertën tonë të punësimit.

Kur vjen puna pastaj, për punë që nuk këkrojnë shumë kualifikim, siç është sektori fason, këto shumë shpejt me një trajnim disaditor apo disajavor dikush kualifikohet.

Por, për punë që kërkojnë një kuotë të lartë përgatitjeje, gjykoj që tregu kosovar i punës është shumë i dobishëm”.

28 komente në “INTERVISTA/ Veliaj: Vizita e Ramës në Beograd, historike”

  1. Arisi says:

    Majtistet shqiptare bejne edhe pa buke edhe pa uje, por nuk bejne dot pa Serbine edhe pa sllavet. Keta kodoshe morale e shkatrrimtare te kombit, nuk i zhvillojne marredheniet normale qe duhen zhvilluar me secilin fqinj, por per Serbine jane ne gjendja ta japin tere Shqiperine. Ky psikopati te paren pune qe beri, ende pa ardhur ne pushtet, qe bekimi i veprimtarise se tij nga nje Boris Tadiq. Si i ati i tij biologjik dhe i ati shqpirteror. Keshtu skote jane keta kodoshe morale.

    1. Pelasgian says:

      jo se me plasi [email protected] per majtistet po kot me te pyt po ” djathtistet ” cilet jan ???? ata qe mbeshtesin Berishovicin , ish komunistin qe nuk ka lare doren per 1 jave pasi ka takuar idhullin e tij Enver Hoxha ?

      Nuk ka te djathte ne Shqiperi !

    2. Epiriiiii says:

      HISTORIKE!!!!!!!!!!!!!!!! por per cfar arsye?????????? Mos valle u vendos NJOHJA E KOSOVES NGA SERBIA, APO MOS VALLE LUGINA E PRESHEVES KA TE DREJTE TE VENDOSI ME CILIN SHTET DO TE BASHKOHET SIC NDODHI NE KRIMENE Sot Ruse dje Ukrainase. Mosj ja fut KOT o Veliaj, Kjo Vizite nuk do te sjelle ASGJE per Shqiptaret njekohesisht edhe per Serbet. Behet edhe pa Viziten e Rames ne Beograd, nuk na e NDIEN ai miku fort per Serbine dhe kete Vizite.

  2. Dashnor Kozaj says:

    E mor spiunat e mutit ,si nuk doli nje udheheqes shqiptar nacionalist qe te dashuroj popullin dhe Shqiperine ,ne keta 80 vjetet e fundit .Ikni mor plehrat e Rilindjes ,se e moret voten e popullit me moton qe do anullonit te gjitha koncesionet e qoftelargut nga Vicidoli i Tropojes dhe aferat e Fazllicit ,ndersa tani po vini dhe po futni dhe ju turinjte e infektuar me korrupsionin e 8 viteve te mepareshme . Ikni mor spiune ordinere ,se eshte e veshtire qe te qendrosh burre ,se meshkuj e dime qe jeni ,se e kemi pare ne fotot qe ka bere ne plazhet e Frances, me kurvat qe mbante me vete . Por kur do te vij ajo kohe qe populli shqiptar te ju a kuptoje te gjitha poshtersite qe ju beni dhe tju japi pergjigjen e merituar .

    1. Pelasgian says:

      Fatkeqsi o Kozaj , Fatkeqsi per kte popull qe s’u mbush kurre me mend !

      Te prsh amico !

  3. aron says:

    mos kopjoni ate qe mezi e shporrem qe çdo gje e kishte historike.

  4. nuri says:

    E zhvleresuan fare kuptimin e fjales “historike”, njesoj si per Spiropalin qe muaji dhjetor ishte historik se doganat kishin kaluar planin. Per te qeshur edhe per te qare.

  5. Shqiptari says:

    Nuk e di ku mutin ke studiuar ti shkenca politike o erion, por te thuash: “ulemi ne tryeze me superioritet moral dhe ushtarak”, eshte jo vetem gomarllek politik por dhe gafe diplomatike. Me mire hesht se po tregohesh diletant. Ne tryeze duhet te ulemi si te barabarte dhe me koken lart, por jo duke u fryre si gjelat!

    1. Tironsi says:

      E ça na gjeti! Çfare ministri! Ne pa ushtri, ata me MIG a 31! Ne pa shtet funksional, ata me shtet e status te vendit kandidat per BE! Aman sa superior qe jemi ndaj kesaj race te ulte!

  6. Jahjush ahmeti says:

    Ne Europ por edhe ne Ballkante gjitha shtetet kan pas luftra nder shtetrore dhe tani pas 50-60 viteve i kan normalizuar te gjitha raportet politike dhe ato ekonomike,por me nje kujdes dhe reciprocitet shum te kujdeseshem.Rusia dhe Polonija ende i kan mardhenjet jo te mira sepse athere kur kryetari i Polonis deshti te vizitoj varresat e popullit te vet ne Rusi,ruset e rrezuan aeroplanin!!! .Zakonisht ne vizitat e ketilla ,zyrtaret e lart shtetror te serbise vizitojn kishat,varresat e popullit te vet.Dua ta dije Edi Rama a e ka ne agjend ,te vizitoj varesat masive te Shqiptareve ne -RASHK-aty ku kufomat nxirren si patate dhe a ka kurajo,qe se paku te beje pyetje -pse kjo qeveri nderton objekte mbi varreza te Shqiptareve…

    1. Pelasgian says:

      aq sa kan bo per Camet , aq do bejne edhe per ju te Kosoves o Jahjush .

      Ju beni mire qe ti largoheni sa me shume Shqiperise sepse vetem sherrin ja keni pare , ai vend meriton te izolohet komplet .

  7. Puna says:

    Ky Veliaj eshte bere i neveritshem. Nuk honepset me….

  8. Leku leter says:

    E keni pare dike qe kur i hyn vetja ne qejf dhe i duket sikur di gjithcka dhe flet percart si idiot lart e poshte??? Ja kshu eshte Veliaj qe i thote nje zonje o Kinge, tani thote historike vizita e Rames ne Serbi nderkohe qe kur u fol per Saliun u be nje masaker ne media. Me shqeteson fakti qe ketu po te dalesh kunder rrymes te identifikojne si Salist dhe mundesisht mediat e pavarura socialiste do germojne te gjejne dicka per te te damkosur…

  9. Meraku says:

    Nuk e kuptoj perse media ish opozitare shitetet tek Rilndasit qeveritaret e sotem ? Dua te them qe mos i beni sh fresk ketij Veliajt se nuk ka se ku del per te reklamuar dokrrat e tija nese ju nuk i hapni rruge. Bie ne sy si tek ju te Temes dhe po ashtu tek ata te Dites frekuenca e daljes se Veliajt. Per mua ky eshte nje skuth i vogel qe ka filluar ta genjeje mendja. Po te lexosh te gjithe intervistat e tija e kupton se sa bosh eshte ky njeri. Ju lutem mos na e hiqni shpresen qe na ka mbetur tek Rilindja,promovoni dhe te tjere pjestare te kabinetit ose politikane qe e meritojne vemendjen. Uroj ti jepni fund servilizmit se mediave si ju nuk i shkon nje sjellje e tille.

  10. askushi says:

    Shum mire do beje qe te shkoje, se keshtu zgjidhen problemet midis shteteve.
    E keqja nuk eshte ketu. E keqja eshte neqoftese gjunjezohemi dhe shesim interesat e qytetareve tane. Ka shume shqiptare qe bejne tregti me Serbine, normal me interes reciprok ku te dy palet kenaqen. Edhe sikur pak te jene keta, duhet te mbrohen e jo te braktise.
    Por te ky ministri jon nuk me pelqen qe mendon sikur Shqiperia eshte shtet i madh, kur vet keta ministrat lusin vendet e tjera, tani aktualisht do te vine 150 investitor italian, dhe shum mire bejne. Them e para ti ndihmojne kudo ku jane neper bote shqiptaret dhe jo vetem keta ne Presheve, sidomos shqiptaret e Shqipris, te votojn njehere se nuk votojn dot, mos ti lejne te shkojne si lugat neper Siri Irak.

    Dakort Evropa hoqi vizat, por edhe ne te kerkojme njerzve tane llogari: ore ku po shkon ore derezi? do na felliqesh po qe se lyp, po qe se vjedh, po qe se vret? Jo ti leshojme rugeve te botes sikur jan kopila.

  11. Rea says:

    Lume si ne jemi shkemb graniti,kerxejme ne goje te ujkut,me shume neper bunkere se sa ne pune,shtetet e tjera e kane zili kryeministrin tone,serbia,greqia,maqedonia,mali zi na presin me gezim dhe respekte heroin tone kryeministrin e pazvendesushem,lume si ne qe i plotesojme te gjitha kushtet me kete qeverri e me keta drejtusa qe brenda nje viti kane realizuar planin 222 perqind,kane hapur vende pune e toke te reja mbi planin,ne fund nje kenge per ty o parti,lume si ne lume si ne shume trena neper atdhe,lume si ne lume si ne plote aviona per mbi re,lume si ne lume si ne ne kete shqiperin e re.

  12. shpetim says:

    Vizita e Kryeministrit ne Beograd paraqet nje rendesi per rritjen e frymes se bashkepunimit ne rajonin e trazuar te Ballkanit.

    Per kete arsye pergatitja e nje takimi te tille duhet bere me seriozitetin e duhur.

    Ne kete aspekt edhe dhenja e intervistave paraprake nga perfaqsues politik nga ana tone, duhet te jete e kujdeseshme, duke gjetur njerezit me pervojen dhe pergatitjen e duhur ne aspektin diplomatik dhe politik. Te tille perfaqsues Shqiperise nuk i mungojne. Nje figure e tille e kompletuar eshte Ministri jashtem Bushati.

    Dhenja e intervistave per kete problem nga perfaqsues politik te nivelit Veliaj, i cili nuk ka as tagrin e perfaqsimit per diplomaci dhe as eksperiencen e duhur, vetem do e demtonte nje ceshtje te tille.

  13. lili says:

    Cfare studime ka krye ky Zotni?

  14. kozi says:

    Mero te lutemmmmmmmmmm na e peshtire gazeten me kete lloj specje ,ishte i peshtire regjimi i Saliut, por ky njeri qe promovon eshte kellire fare.

  15. agostin says:

    Me mire marrdhenje te mira me Serbine, se sa vllazerim me perdhunuesit e Kombit Shqiptare, siq jane turqit e pa kultur .

  16. qukapiku says:

    tema ka punesuar dy tre veta me thrime buke per te mbrojtur ca thot partia duke shkruar ne komente.Kush eshte kundra eshte salist,malok,etj.
    Une nuk jam as edvinist salist apo lsist.Dhe po them se kjo qeveri eshte propagande e gjalle.Vizita e kryeministri eshte pa vlere se nuk ja var kush ne serbi.Qeveria e sotme serbe dhe populli serb shumica i urren shqiptaret dhe nuk ehste popull mik.Maredheniet duhen te jene korrekte duke mbrojtur interesat tona kombetare jo per te ber figure.
    Ky edi rama bashke me erion veline dalin cdo dit ne televizor thuaj po bejn cudira.Nje mut po bejne thjesht propagande.
    Biles po bejne ca krime qe shqiptaret do mbeten 100 vjet pa shvillim.
    Problemi i tokes se zaptuar nga pronaret dhe te legalizuar nga shteti per hajdutet ben qe asnjeri qe eshte biznesmen i ndershem nuk mund te investoje ne shqiperi se per nje toke ka 100 pronare.
    Sistemi i drejtesis nuk garanton mbrojtje te interesave te biznesit dhe kush eshte minister i drejtesise nje i lsi parti mafioze megjithese te gjithe partite kryesore jane mafie tani.
    Policia dhe ushtria dhe sigurimi i shtetit tre shtyllat e mbrojtjes se vendit jane te pa afta dhe te korrupuara.
    Gjysma ne mos me shume e parlamentit eshte analfabet funsional mafioz dhe te korruptuar.
    Pra te dashur bythlepirsa te mbrosh salen edin apo liken eshte thjesh te tallesh me veten dhe ti vjedhesh vetes buken e gojes.

  17. qukapiku says:

    Turqia serbia dhe greqia ben marreveshje te treja per deportimin e shqiptareve ,turqise i duheshin njerez per tokat boshe qe kishte dhe greqise dhe serbise i duheshin heq qafe shqiptaret keshtu qe ata pa pyetur shqiptaret i perdoren si lecka ose mish per top.
    Ne nuk kemi asnje aleat ne ballkan pervec vetes tone.as europa sna do.
    Amerika ka interes gjeostrategjik per ne dhe ne i kemi borxh dy here.
    Shqiptare mos u beni naiv dhe degjoni perrallat e politikaneve tane.
    Nqs nuk kemi nje shtet te forte nuk te rrespekton dikush.
    Kam degjuar politikanet te thojne standarte eurpiane.
    E dini se standartet europiane nuk ka kuptim shtete ne bashkimin europian kan ligje dhe standarte te ndryshme.skrahasohet greqia me luxemburgun apo gjermania me bullgarin.Ne kur miratojme kushtet nuk shikojme ca perfitimesh dhe demesh i shkaktojme vetes.
    Po kur ke ca kalamajne qe nuk dijne te lexojne normal qe tallet bota me ne.
    Perfundimisht shqiperia mbetet nje vend i pashprese derisa te gjej nje trim qe ti rregulloj keto pune.

  18. Alaudin says:

    Shihni si krekoset ky minister. Me bodigard, qe heq zvarre nenen a motren e tij. Prandaj i votuam keta. Ky palo minister nga i beri tere ato miliona. Nese ka ndonje, lutem te me pergjigjet. Me hosana per njeri jatrin do ti mbajne vendet qe kane se gje deri tani nuk kane levize. Njerezit e shkret thone se dhe keta i kane rrenjet thelle tek e keqja. Refreni i ketyre ditve, eja Sali o baba, se ta kishim me shaka, megjithese dhe ky nje m…flet pa doreza. Mjere ne.

  19. Jakup says:

    QUKAPIK I KE THEN TE GJITHA VELLA ..
    PO KUSH KUPTON BYTHLEPIRESIT ??

  20. akili says:

    PAS 1991 NE SHQIPERI E GJITH KLASA POLITIKE QE ERDHI ISHTE NJE ORGANIZAT MAFIOZE NGA ME TE FORTAT NE BOTEN MODERNE QE S KA NDODH NE ASNJE VEND TE BOTES AJO QE NDODHI NE SHQIPERI KU KJO MAFIE E ORANIZUAR ME PERPIKMERIN ME TE MADHE ARRITI DERI ATY QE DHE ARKEN E SHTETIT E PERDORI SI PRIVAT LEKET E POPULLLIT
    kjo mafie e organizuar nga politikanet shqiptar s kishte asgje te perbashket me komunizmin dhe asgje me demokracin mafia njeh lekun vrasjen korrupsionin ,drogen, krimin, tenderat, fondet publike, dhe jo qe thon ca ai ishte komunist dhe ai ishte demokrat keta jane ajo kategori njerzish qe flasin ne tym dhe pa lidhje fare mafia ska ngjyra politike.
    piramida mafioze e fuqishme duhet dhe nja 200 vjet qe te ndryshoj kemi shtetin qe vjedh po shtetin kjo ska ndodh ne asnje vend te botes
    po te shikoni me kujdes kemi nje administrad me numrin me te larte ne europe per fryme qe marrin rrogen kot bodigard ,shofera,nepunes ,sekretare keshilltar, deputet ,etj fonde per restaurime ministrish ,tendera kot qe ben cdo institucion per vit qe nga karriket dhe futja e njerzve kot ne pune sepse te gjith hane nga arka e shtetit dhe mbesin shume investime per shkolla ,cerdhe ,rruge , rrogat e pensionisteve asistenca, pa u rritur,sepse duhet te vjedhin institucionet vet para pa fund per vit kur keto para duhet t,e shkonin ne drejtim tjeter dhe jo per futjen e fist ne pune e njerzve kot,e fonde kot.
    po te shikoni me kujdes univeristet private marrin para nga arka shtetit po te shikoni me kujdes partit nga me te padegjuarat marrin para nga shteti fatura energjie qe kane harxhuar institucionet duke mbajtur nga 1000 kondisioniera dhe aparatura kot per qejf faturat falen
    PRA ME KETE IDE VAZHDOHET VIDHNI ARKEN E THJESHT PER TU KUPTUAR MBLIDHEN LEKET KAQ MILIARDA NGA TAKSAT TONA DHE INSTITUCIONET E SHTETIT I VJEDHIN KJO ESHTE PIRAMIDA GJIGANDE NE SHQIPERI qe asnje nuk po e kupton
    NE TV Shqiptar, DHE DHJETRA INSTUCIONE TE TJERA TE NGRITURA KOT ,QE MBAHEN ME LEKET TONA RRINE NJEREZ QE RRIN GJITH DITEN NE KAFE APO SHTEPI KANE DHE PUNE TE DYTA DHE MARRIN RROGEN KOT
    pra lekun e gjith shqiptarve e merr TIRANA kjo dihet duke mbajur ne pune fisin e drejtorit ministrit e duke punesuar njerez kot DUKEW NGORDHUR RRETHET DHE FSHATRAT INVESTIME ZERO.
    psh ne bashki tani numri eshte tre fishuar kur u deklarua ne fillim kur e mori kryetari i rri de do shkurtoj gjysmen ne fakt e trefishoi e kudo keshtu NE DO INSTITUCION.
    e perseris cdo institucion shteti e ministri ndan leket kam miliard kjo ministri dhe kaq miliard kjo tjetra dhe qe aty fillon pastrimi i lekut dhe vjedhja asgje ne terren ose dicka sa per tu dukur dhe cdo gje zduket ne menyre te mistershme nga vent institucionet karburant,tendera lyerje konstruksion objekti pajisje punsime kot i njerzve dhe kjo loje vazhdon prej vitesh.KUR KETO PARA DO FUTEJ SHTRESA E ULET E VARFER NE PUNE DHE JO KETA NJE NJE PJES JANE ME DY PUNE DHE DO BEHESHIN VEPRA PUBLIKE JO KESHTU SI VEPROHET KORRUPSION GALOPAND.

  21. Kjo vizit ka me shkaktuar ndasi /armiqesi/te medha brenda kombit.
    Kete e di Veliu dhe shefi i tij Rama por e di edhe udheheqja e serbise e cila financon kete ndarje.
    Rezulatati fitore e rendesishme e Serbise.
    Se sa vlen dhe kush qendron pas keti palaqose Veliu dihet-por per ata qe nu e din pyetni Sh Maliqin per lidhjet e tyre serboqetnike me serbomelezet “shqipatre”.
    TUUURP.

  22. iliria shqiptare says:

    Qukapiku dhe Akili kane bere analizen super te sakte.Sa mire do te ishte qe te gjithe shqiptaret te ishin te vetedijshem per cfare ngjet ne vendin tone besoj se sdo ishim ne keto nivele skandaloze.

  23. maximus says:

    si thoni shoke, te bejme edhe ne, nje mur kinez me serbin, po mire mo, vetem doni te jetoni ju, serbin se doni, grekun se doni, maqedonsat si doni, po ke doni ju, kinen qe eshte mijra km larg. o njerez thirini mendjes, popujt jane popuj te gjithe njesoj, eee se harova,edhe gjermani ka vrare shqiptare, por jam i sigurte se shumica e shqiptareve nuk e urren gjermanine, perse???, apo se ai ka vrare para 75 vjetesh. prandaj thirini mendjes, nqs nuk respekton dike ,mos prit te te respektojne. jeni nere si ata ciliminjte e vegjel, greku keshtu, serbi keshtu, po ne ??? mos jemi gje me te mire se ata.???????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje