Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi kritikon mënyrën sesi Partia Demokratike po bën opozitë, duke e cilësuar qëndrimin e saj kapriçioz dhe në kundërshtim me vetveten. Ndërsa thekson se FRD është një parti e qendrës së djathtë dhe jo pjesë e koalicionit qeveritar, Topi shprehet se kjo forcë politike e konsideronte rotacionin politik në vend si domosdoshmëri. Frymën me të cilën Partia Demokratike vepron në sallën e Kuvendit dhe jashtë saj, ish-Presidenti e cilëson si negative. Në këtë kuadër, kreu i FRD-së shprehet se “Parlamenti sot i ngjan një lloj kllounatë, duke të ofruar atë që s’ke nevojë”.
Në vijim të komenteve të tij, kreu i FRD mohon mundësinë e një shkrirjeje të kësaj force politike me Partinë Demokratike. “Ne u larguam nga PD për 1 mijë arsye dhe sot nuk ka arsye pse të shkrihemi me PD-në. Jemi pjesë e opozitës dhe bëjmë një oponencë të qartë politike”, u shpreh Topi.
Duke folur për Qeverinë Rama, kreu i FRD-së e cilëson atë më demokratike se Qeveria Berisha, por thekson se situata ekonomike që trashëgoi ishte shumë e rëndë.
Në lidhje me ligjin e lustracionit, Topi tha se nuk ka folur në atë kohë për ligjin, por e cilësoi atë anti-Kushtetues. Në këtë kuadër, ish-Presidenti kujtoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi draftin e miratuar me votat e mazhorancës si anti-Kushtetues.
e gjithe e djathta duhet te bashkohet me ju zoti Topi! nuk jemi ne pjese e vucidolsave dhe bashajve te berishes!
Me Topin do të krijohet opozita europiane dhe jo skandaloze e vëllavrasëse si ajo e S. Berishës e Lul Bashës.
Pd duhet te shkrihet sepse jand shume te korruptuar
ME TOPIN VETEM TOPET DO MERRNI KY ESHTE ME KATOLIK SE PAPA ME I MAJT SE TE MAJTET. PSE LLOMOTIT KOT STE VJEN PRAPA NJERI TE PAM SA BURRERI KE TI DHE SA LARGPAMES JENI SHKO GATUAJ GJELL ME SPECA SE ATE DIN TE BESH APO NDERZIM ARTIFICIAL TE PELAT SE TI NJE GOMAR JE.
Hahahaha Ca e djathte do bashkohen me kte ??…Ky nuk doli deputet as ne Tirane dhe esht katandis si mos me keq Ti vije turp ….Zgjedhjet e 23 qershorit treguan se e djathta mori 690.000 vota kurse Topi si i djathte i thekur mori vetem 30.000 vota dhe esht per te ardhur keq sesi pretendon akoma ky deshtak …Te djathtet votojne vetem per PD dhe per PR….Topi nese esht burr te vije te kontriboje ne opozite per ti mbledhur te gjithe se bashku ne nje front te gjere opozitar kunder mashtruesit Rama dhe hajdutit me bllok ne dore kryekriminelit ose njeriu qe do shkaterroje PS…Ilir Meta
Aktualisht shoqeria civile ne Shqiperi eshte maturuar. Asnje nuk e deshiron me Berishen dhe Bashen. Berisha dhe Basha me kapricot e tyre thjesht devijojne vemendjen. Rama duhet reformoje drejtesine. Mjafton te mare shembull nga Italia si perzgjidhen gjyqtaret nga kushtetuesja, kasacioni e deri tek magjistratet. Megjithate duhet ndryshuar kushtetuta, per te reformuar dhe per te bere te pavarur gjyqsorin ne shqiperi, eshte e vetmja menyre.
Amerika mbështet kanditaturen e ish Presidentit të Rep se Shqiperis z.Bamir Topi për postin e Sek Gjeneral te OKB-së.
Ky topi eshte i pa pare.
Ky i mjere mendon se ashtu sic u be President duke trafikuar vota deputetesh te majte, po keshtu mendon qe edhe particken e tij tja forcoje perseri e majta.
Nqse je i zoti behu burre dhe lufto kunder Berishes,Bashes and compani duke e bindur elektoratin e djathte se ata e shkatrruan PD. Por ti je mesuar ti pjekesh geshtenjat me duart e te tjereve. Dhe nqse nuk je i zoti largohu nga politika.