Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Qeverinë për kapjen e institucioneve të pavarura dhe goditjen e sistemit kushtetues të kontrollit dhe balancimit të pushteteve, si në rastin e ndryshimeve të paligjshme të ligjit për ILDKP-në, edhe në rastin më të fundit të ndërprerjes së paligjshme të mandatit të kryetarit të AMA-s. Gjatë takimit të zhvilluar me Drejtorin për Zgjerimin në Komisionin Europian Jean-Eric Paquet, Basha tha se nuk ka asnjë reflektim pozitiv nga mazhoranca për kërkesat e opozitës për transparencë dhe kontroll parlamentar të ekzekutivit. Në vijim kreu demokrat shtoi se Qeveria vazhdon të veprojë në shkelje të ligjit dhe të vendimeve të gjykatave si në rastin e largimeve të paligjshme nga puna ashtu edhe në shkatërrimin e pronave të qytetarëve shqiptarë dhe shkelje të tjera të të drejtave ligjore e kushtetuese të tyre.
“Situata e rendit dhe shumëfishimi i sasisë së drogës tranzit apo të prodhuar në Shqipëri, drejt Italisë dhe Greqisë, është shumë shqetësuese për opozitën”, tha Basha.
Ai u shpreh se ky lloj përkeqësimi i treguesve të rendit, vjen si pasojë e paligjshmërisë në shkarkimin e profesionistëve dhe në emërimin e personave me histori të dyshimtë për lidhjet e tyre me grupet kriminale apo me një të kaluar kriminale si në polici ashtu edhe në poste të tjera drejtuese të administratës publike.
Basha e njohu gjithashtu zyrtarin e lartë të Komisionit Europian me shqetësimin e opozitës për rënien e mbledhjes së të ardhurave në krahasim me parashikimet e vetë qeverisë, dhe rritjen e indikatorëve për korrupsion, duke sjellë si shembull tenderimin me prokurorim të drejtpërdrejtë në 90% të rasteve të evidentuara nga opozita.
Në fund të takimit, pas panoramës që i bëri situatës në vend, Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mbështetjen e pakushtëzuar të opozitës për marrjen e statusit të vendit kandidat bazuar në rekomandimet pozitive të Komisionit Europian dhe plotësimin e kritereve të vendosura. Gjithashtu ai shprehu vendosmërinë e opozitës për angazhimin e saj së bashku me të gjithë faktorët e tjerë të shoqërisë në mbrojtje të standardeve europiane të demokracisë dhe shtetit ligjor.
Vetem qerravitje e asnje gje konkrete. Ky nuk ka sjelle asnje propopzim ne parlament e qahet se spo e degjon Rama. Cfare do degjoje Rama kushtet absurde?
I paafte.
Po ik o lul se le kokrren e namit.
Bashkise i ke bere naften ske bere asnje pune ne 3 vjet e shkon e qahesh si gore aty
Ska cben i shkreti. Pune nuk ka sepse pune ska bere ndonejhere vecse ka vjedhe..
keshtu qe per sa kohe drejtesia sdo bjeri mbi te, ai do beje qejf
hahaaha,… ky la nam per zotin.. as ne partine e tij seshte kryetar, as ne bashki, asgje ne bote nuk ben.. ankohet verdaalle dhe kaq.. mjeran hajdut
Na nxinë e po na nxijnë faqen, në të gjithë botën…Tani kemi dhe drogë “tranzit”, nuk e prodhojmë të gjithë këtu…Ha,ha,ha,ha… Ky Basha është “koktul” fare…! Ku jemi katandisur o zot…!
Koha verteti se instalimi i institucioneve berishiane solli deme teper te veshtira riparuese , eshte teper e nevojshme per cinstalim te tyre.
Ahaahaaahaaaa, o Lule lesbikja, kush po te pjerdh ty???? Behu gati per ne qeli bashke me te cmendurin.