Pas akuzave se 30- vjeçarja Oriola Lleshi e mbyti foshnjën e saj pasi e kishte me vjehrrin, ka reaguar ky i fundit.
“Jam shumë i indinjuar për sa dëgjova në televizor se Bajram Radiçi më ka akuzuar se unë kam kryer një akt të tillë me vajzën e tij, me nusen e djalit tim. Kjo nuk qëndron dhe më vjen turp të dal në njerëz, pasi kam qenë familje e ndershme gjatë gjithë jetës sime, jam babai i tri vajzave dhe një djali të vetëm, dhe vetëm i vdekur do ta mendoja një gjë të tillë, për së gjalli jo”, shprehet Haxhi Lleshi për gazetën Panorama.
“Jam gati që tani të më vijnë ekspertët dhe të më kryejnë analizat e ADN-së, që të vërtetohet se i kujt është ai fëmija, që më vjen keq që e humbi jetën në atë gjendje. Madje, në rast se unë kam kryer këtë krim, var veten ose le të më vrasë shteti. Vetë Oriola ka thënë në polici se fëmijën e ka me kushëririn tim, 24 vjeç, që jeton këtu në fshat”.
Ndërkohë, për gazetën Panorama kanë reaguar edhe prindërit e 24-vjeçarit, të akuzuar si i dashur i Oriolës.
Ata kanë deklaruar: “Familja Lleshi ta gjejë vetë se nga i ka ardhur kjo gjëmë. Djali ynë nuk ka fare gisht këtu”.
A moj Oriola qe ngaterrove nje fshat te tere per nje koqe pjeshke
po ore po,keshtu tha edhe Zike arapi,kane kaluar 15vjt dhe cupa/mbese sa vjen e i ngjane me shume Zikes sesa te birit…………..
S’ka nevoje te varresh vehten o haxhi se dukesh qe ne foto qe nuk e ke as per te bere shurren!
Kjo Pornorama e Irfan qoftes, vete i le me barre keta katundaret, vete shkruan e ka me vjehrrin, pastaj po vete shkruan qe vjehrri thote keshtu etj, etj. Hajde gallate birrarish hajde