Akuzat për trafikun e drogës/ Imami i shkruan prokurorisë: Ish-drejtues policie më informuan

9 Maj 2014, 09:26Politika TEMA

Ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, përmes një letre drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme ka sqaruar se nga i kanë ardhur informacionet në lidhje me akuzat e artikuluara prej tij në sallën e Kuvendit për përdorimin e infrastrukturës së Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.

Burime nga prokuroria konfirmojnë se në letrën e tij, ligjvënësi demokrat nuk jep emra të personave që e kanë informuar, por mësohet se ai ka pranuar se informacionet i kanë ardhur nga ish-drejtues të policisë, të cilët tashmë nuk janë në detyra në Policinë e Shtetit.

Ish-ministri i Mbrojtjes sqaron se disa ish-zyrtarë të lartë policie e kanë njoftuar se në Gjadër të Lezhës, kishte dyshime se me anë të avionëve po trafikohej drogë.

Në letrën e tij, Imami pranon se informacionet nuk i ka siguruar në rrugë zyrtare.

“Disa ish-punonjës së policisë së shtetit më kanë informuar për trafikun e mundshëm të lëndëve narkotike nëpërmjet bazës ushtarake të Gjadrit, aty ku është parë të ulet një avion civil”, mësohet të ketë shkruar Imami në letër.

Burimet nga organi i akuzës shprehen se të dhënat po verifikohen dhe nuk përjashtohet mundësia që të kërkohen emrat konkretë të ish-drejtuesve të policisë të cilët kanë ngritur dyshimet mbi trafikimin e lëndëve narkotike përmes Gjadrit.

Gjithashtu Prokuroria është në proces verifikimi të të gjitha informacioneve që janë kërkuar nga Prokuroria nga institucionet në vend, ku përfshihet edhe Aviacioni Civil.

15 komente në “Akuzat për trafikun e drogës/ Imami i shkruan prokurorisë: Ish-drejtues policie më informuan”

  1. Xhaxhi Tarasi says:

    Keto jan fjale si ne tetvjecare. Me tha ai po une nuk ta them. U allnuam , u pajtuam. Cjan keto koke loqe qe kemi pasur ne drejtim te shtetit. Mjere ne dhe femijet tane. Ne hell shkofshit mor zagara rrugesh

    1. Zeni i bab Salës says:

      Keni të drejtë xhaxhi Tarrasi ?

    2. Pilo Lala says:

      Po ta shikoni ne letren e Imam Mavrise thuhet qe KISHIN DYSHIME.
      Kush e informoi Imamin? Kulishi apo ndonje Tropojan tjeter?
      Nuk flitet ne Kuvend per NATO me “dyshime”.
      Te shikojme si do reagoje NATo dhe Ministria e Mbrojtjes per kete.
      Mendoj qe duhet te kete ndeshkime te renda per keta lapanjoze.

  2. idealist says:

    Këta ish drejtues të Policisë, e thanë këtë, sepse kjo “punë”, bëhej e “ligjëruar”, kur ishin ata në pushtet… Kështu që, menduan ata, kjo ka mundësi që vazhdon edhe tani, prandaj o burra “t’ja ngopim” kësaj Qeverie…

  3. Genci says:

    Vetem nga ky lajm, vetem nga nje formulim si “nuk perjashtohet mundesia qe te kerkohen emrat konkrete” i ben njeriu tok, Imamin, Ramen, gazeten Tema dhe te vjen te mos shkelesh me ne ate vend! O Perendi na e hiq ngasjen t’u hedhim nje sy gazetave shqiptare!

  4. aaa.bbb says:

    o legen keta zyrtare qe te informuan a kane emra apo jo .po paten le te denoncojne ,ndryshe ti shko ne gjykate vete per shpifje kjo eshte drejtesia .jo hedh shashka sa per te bere tym dhe te shpetosh nga akuzat qe te jane bere, kjo eshte shkolla berishjane e thashethemeve pa asnje te vertete brenda.E kemi degjuar 23vjet rrjesht ,dhe ne fund saliu ka deklaruar se i ka bere per fushate.

  5. Aqifi says:

    Haha. Imami merret me thashetheme apo perhap thashetheme. Po tani do i terheqi cfar ka thene. Imam u bere lepur. Te erdhi ngordhja. E di mire ti kudh te ka vene ne shinjester. Nuk shpeton dot.

  6. Zeni i bab Salës says:

    Po pra si puna e embargos ndaj Iranit , hajduti thotë kapeni hajdutin ? për të qeshur & per te qare .

  7. futja kot says:

    ish drejtuesit e policise ne gjyq per mos kallzim krimi.
    Nje minister merert me thash e theme mjer ne , mjer ne , mjer ne.
    Frikacak. ka banuar ne LLONXHE , ESHTE FRIKACAK

  8. fshatari says:

    Kush ta tha o Imam Struga- Koliqi?

  9. nga berati 2400 vjeçar says:

    “nuk perjashtohet mundesia per te kerkuar emra konkrete”?!!
    Po kjo është gjëja e parë që duhet bërë. Këta ish drejtues duhet ta denonconin trafikun e jo t’ja spiunonin imamit sikur të ishte i forti i lagjes.
    Ndyrrësira!

  10. SHIU says:

    O gjeni drogen ku eshte futur, ose kte bastart dhe mashtrus te politikes shqiptare plaseni ne burg per mashtrim,po i le njerzit ED RAMA te perflasin shpifin dhe te tallen me shtetin pa i hyr gjemb ne kemb, politika e çoroditjes e ktyre zaberhaneve si ky ktu me lart, nuk do te ler te marresh as frym,kush shpif duhet te paguaj per dinjitetin e cenuar te istitucioneve te shtetit.

  11. NjeQytetarOptimist says:

    Alo..E pe ?!?!
    Po, po e pashe..
    E sigurt ?!?!
    Po po harroje kete muhabet, dil ne foltore dhe tregojini popullit per keto qe po shoh une..
    Droge eshte ?!?!
    Ashtu mendoj s’mund te jete ndryshe..
    Epo mire me mbaj te inforumuar..

    Alo “doktorr”, u konfirmua droge ishte..
    Pucistat..Do dalim neser dhe do bejme tellallin..
    Doktorr, keshtu tha ai me kupton, une vetem ndermjetesin po bej..I sigurt ta themi hapur ?!?!
    Ehmmm Edin Kristaq Rama, te njoh mire une tye..Degjo ketu, se po me ftohet kafja ime e preferuar..Sinjal kam me ta dhane une tye kur te filloj te qeroj nje pjeshke nga Lapardhaja ky eshte sinjali dhe ti shko e fol..
    Epo, Banzai doktorr..
    Ehhh c’fare thue ?!?!
    Hic hic tunjatjeta..

  12. Noli says:

    Ku jane katandisur ish drejtusit e larte te shtetit. Akuza te renda ne parlament ne emer te opozites politike me shpifje.Kush na ka drejtuar dhe kush pretendon pushtetin.Mjerim i madh per klasen politike ne kete rast opozita me e madhe politike ne vend.

  13. Une i thashe Imamit per avionet ne Gjader...Mos e kerkoni larg... says:

    Ne fakt Imamin e njoftova une, por indirekt. Ju betova se ne Gjader kisha pare te ulesh nje avion, madje avion i bardhe. Por ju siguroj se nuk e kam genjyer. Perpara se ti thoja Zana ZODES, nje ish-zyrtareje te Imamit minister, mora nje flete A4 te bardhe dhe ndertova nje avion nga ata qe na kishim mesuar ne shkollen fillore. E hodha ne piste, teksa po u mesoja makinen dy shoqeve te mija. Me pas njoftova Zanen duke ju betuar se kisha pare nje avion te bardhe teksa uleje ne Gjader. Madje i thashe Zanes se kisha dy deshmitare (shoqet qe po u beja guide me makine) Ajo nuk me pyeti se cfar tipi ishte avioni, se do i thoja se ishte prej letre A4. Duke pritur qe Zana te me pyeste serish, vetem kam pare Imamin ne konference shtypi. O Zot sa kam qeshur….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje