“Nëse një vend dëshiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian dhe të marrë pjesë në procesin e integrimit, do të duhet të jetë i besuesëm dhe të ketë performancë përsa i përket përmbushjes së kushteve që do t’i lejojë diçka të tillë”.
Kështu u shpreh Komisioneri për Zgjerimin Stefan Fule në përfundim të Ministerialit të Selanikut. Në një intervistë për agjensinë greke të lajmeve ANA-MPA, Fule duke komentuar punimet dyditore të Ministerialit vuri theksin në dy elementë që e bëjnë të ndryshëm këtë Samit nga ato të mëparshmit.
“Nga njëra anë ndërlidhja e pjesës politike për procesin e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me diskutimin praktik për lidhjet në sektorët e energjisë dhe të transporteve. Nga ana tjetër takimi mbahet në një periudhë shqetësimi të madh për Ukrainën”, thekson Fule.
Komisioneri për Zgjerimin shprehet se nuk është i shqetësuar për zhvillimet politike në Kosovë që shkon në zgjedhje të parakohshme duke vlerësuar se nuk do të influencohen as raportet Beograd-Prishtinë dhe as MSA-ja e BE-së me Kosovën.
Fule përgënjeshtroi në mënyrë kategorike zërat sipas të cilave ai interesohet që të zëvendësojë baroneshën Catherine Ashton në postin e shefit të diplomacisë europiane.
Ndërkohë, Presidenca greke e BE-së pas Ministerialit ku ishin të pranishëm ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, me një deklaratë thekson angazhimin e BE-së për promovimin e axhendës së zgjerimit, duke nënvizuar se zgjerimi është një nga politikat më të suksesshme të unionit.
“Bashkimi Europian konfirmon angazhimin për perspektivën integruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor. BE angazhohet për më shumë përpjekje në drejtim të reformave, veçanërisht për shtetin ligjor, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe fqinjësinë e mirë”, thuhet në deklaratë.
Komisioni Europian u angazhua të japë 1 miliardë euro nga fondi i para-anëtarësimit për periudhën 2014-2020. KE shton se do vijojë përpjekjet për thithjen e fondeve private, që kapin shifrën e 10 miliardë eurove, me qëllim investimin në rajonin e Ballkanit.
Me rëndësi për vendin tonë ishte edhe një projekt madhor siç u cilësua korridori hekurudhor 8 që kalon nga Bullgaria dhe Shqipëria.
“Projekte të mëdha potenciale janë korridori hekurudhor 8, nga Burgasi i Bullgarisë, deri në Vlorë dhe Durrës të Shqipërisë. Projekte të tjera janë gazsjellësi TAP dhe gazsjellësi Adriatiko-Jonian, i cili do të kalojë nëpërmjet Shqipërisë për të mbërritur në Kroaci”, theksohet në deklaratë.
ne fakt qeveria Rama me duket si me e besueshme se ajo e Berishes! Jam i sigurt qe gjerat do te permisohen keto 8 – 12 vjet te Rames ne pushtet.
Me te besueshem ne Ballkan jane serbet?
“EMBARGOJA E KESHILIT TE SIGURIMIT”
“Berisha: U shkel embargoja me Iranin, Rama: Kur ishe kryeministër”.
Rreshti me siper as me shume dhe as me pak jane dekleratat e papergjegjshme te is-Kryeministrit z Berisha e Kryeministrit actual z Rama sot ne Parlamentin e Shqiperise me daten 8 Prill 2014.
Ne opinionin public shqiptar zoterinjte e mesiperm njihen si ish- kreu dhe kreu i ekzekutivit shqiptar por por ne arenen nderkombetare identifikohen me Shqiperine.
Jam i sigurte se gazeta prestigjoze do happen me titujt “Shqiperia thyen embarone Keshillit te Sigurimit te UN vendosur ndaj Iranit“
Duhet sqaruar se perendimi kryesisht USA, Kanada , Anglia e natyrisht Izraeli kane qene lubuesit dhe finalizuesit e sanksioneve ndaj Repuplikes Islamike te Iranit qe ne 2006 qe jane perditesuar vit pas viti der sot qe po flasim per zhvillimin e fshehte te programit nuclear Iranian duke kercenuar sigurine globale.
E bear kete hyrje te shkurter historike per te kuptuar se thyerja e ligjit nderkombetar eshte nje rrezik i madh jo vetem per ata qe e thyejne pasi ju kundervihesh fuqive me te medha te botes por eshte kercenim per vete paqen globale.
Kurse per ne shqiptaret tregon se sa realisht politika shqiptare eshte pro partnerve te kombit e popullit shqiptar!
Duhet thene se sanksionet e Keshillit te Sigurimit te OKBse nuk i thyejne shtete te fuqishme edhe nese jane asnjanes kur keto sanksione vendosen apo edhe ato shtete qe nuk kane te drejte vote ne Keshillin e Sigurimit te OKBse, mjafton te jeshe antar apo te aspirosh te behesh antar i OKBse dhe atomatikisht je i detyruar ti zbatosh vendimet e ketij keshilli.
Duhet theksuar gjithashtu megjithse mendoj se shumica e shqiptareve e dine se kush guxon te thyeje embargo e Keshillit te Sigurimit te OKBse ka sanksione te renda qe mundet te bien mbi shtetaret por edhe mbi popullin duke penalizuar vendin, Shqiperine.
Po si eshte e mundur atehere nje shtet i vogel dhe i varfer si Shqiperia, apo shteti i mafies sic ka thene gazetari Italian Saviano guxon dhe shkel embargo e Keshillit te Sigurimit?
Dy jane mundesite :
– Ose shtetaret shqiptare jane bandite dhe kane marre atributet e shtetit ?
– Ose shteti shqiptar eshte inegzistent?
Ta fillojme nga me e lehta qe shteti shqiptar eshte inegzistent gje qe pak arsye ka per tu marre i mireqene pasi doganat shqiptare jane te monitoruara nga sisteme elektronike te vendosura ne bashkepunim me Brukselin e te sposorizuara nga ata e cdo vendkalim toksor apo detar eshte me doganiere.
Pra kemi te bejme me shtetare bandite qe kane marre atributet e shtetit dhe thyejne embargo e Keshillit te Sigurimit te OKBese duke i sjelle nje dem te pakonceptueshem popullit shqiptar dhe aspiratave te tije per demokraci e integrim.
Tani duhet thene qe embargoja eshte thyer nuk ka as me te voglin dyshim pasi akuza eshte bere nga ish-Kryeministri dhe eshte pranuar nga Kryeministri actual duke ndryshuar me pretendimin e vetem, kohen.
Qe te thyhet nje embargo me nje vend te izoluar nga bashkesia nderkombetare si Irani duhet nje infrastructure e tere menaxhuese politike dhe biznesi duke qene se Irani eshte nje diktature islamike qe cdo gje e kontrollon shteti.
Pra me kete thyrje embargoje ka kontate te fshehta me iranianet. Shqiperia si vend antar i NATOs aspirant per BE e ne Europe rrezikohet jo vetem sigurine kombetare e Shqiperise por rrezikon njekohesisht edhe partnered e mbrojtjen kolektive.
Nuk eshte e rastit dhe qellimisht shtetaret dje dhe sot e kane fshehur faktin se NATO e ka perjashtuar Shqiperine nga e drejta e informacionit te klasifikuar gje qe kane heshtur te tere per arsyet qe ata i dine por ka heshtur edhe media e kapur peng ne Shqiperi. Media hesht o nga diktatura o nga mafia? Te dyja te rrezikshme per Shqiperine e shqiptaret e shumevuajtur.
Tani plasen bomben mu ne mes te Parlamentit.
Urgjentisht Parlamenti duhet te ngreje nje Komision Parlamentar ku te raportohet periodikisht nje here ne tre dite per ecurine e Prokuroria njekohesisht duhet te hape nje hetim te detajuar duke thirrur ne ndihme edhe partnered nderkombetar te fushes nese realisht politika nuk deshiron inkriminimin e Shtetit Shqiptar.
Duhet te denohen me ashpersine me te mmadhe qe lejon ligji jo vetem trafikantet por edhe lidhjet e tyre e suportin politik qe me siguri ka egzistuar pamvarsisht kohes. Te investigoje SHISH se bashku me partnered lidhjet e politikaneve kushdo qofshin ata qe kane lidhje me Repupliken Islamike te Iranit.
Kontrabandistet dhe trafikantet qe gelojne ne shqiperi me suporti e politikes apo ata qe ne gjuhen e perditshme i quajme krim te organizuar nuk duhet te lejohet te marrin peng Shtetin Shqiptar. Shqiptaret duhet te ndergjegjesohen per pasojat pasi edhe nese shqiptaret nuk reagojne reagojne institucionet nderkombetare duke e klasifikuar Shqiperin shtet te deshtuar e shqiptaret atomatikisht humbasin pamvarsine .
Antishqiptaret mundet qe ta kene edhe kete mission por shqiptaret kurre nuk duhet ta lejojne nje gje te tille kaq te rende pasi te jene te bindur se nderkombetaret nuk do ta lejojne qe trualli i shqiptareve pa shtet te kthehet ne nje qender nderkombetare e krimit te organizuar ne qender te Europes apo edhe me keq nje streh e fondamentalizmit islamik.
Dihet qe Qeveria Shqiptare nuk zbaton vendimet e gjykatave te vendit te Gjykates se Strasburgut shkel me te dyja kembet Kushtetuten e vendit port te shkoje deri ne thyerje apo tolerim te thyersve te embargos se Keshillit te Siguriit te OKBse ndaj Iranit. Kjo eshte fundi.
Kryeministri Rama dhe qeveria e tije ka pergjigjsi te rende e te drejteprdrejte si do qe te jete, ta kete toleruar apo thyer vete apo edhe per faktin se nuk ka marre asnje hap per ndeshkim nese e kane bere gjate Qeverisjes Berisha.
Cfare e ka penguar?
Si hap i pare per te shkuar tek e verteta e respektivisht tek ndeshkimi Kryeministri Rama duhet ti hape rruge hetimit te lire duke ndihmuar me dorheqjen e tije pasi eshte pergjegjes per te dyja mundesite.
Nese nuk dorhiqet shqiptaret duhet ta largojne kete kontrabandist me se shumti e deshtak me se pakti me te tera mjetet demokratike nese nuk deshirojne qe te njollosin Shqiperine perjetesisht .
AJET DELAJ
NEW YORK
po ku do Sali-qeni mo Fyleeeeeeeeee.
ai po ben cmos qe vetem integrim mos kete shqiperia.Na u be ferre qe u befte kruspullak e e hengshin qente