VIDEO/ “Mos hajdeni në Itali, këtu do vdisni për bukë”

10 Maj 2014, 18:49Lifestyle TEMA

“Të dashur bashkëatdhetarë, mos hajdeni në Itali, këtu do vdisni për bukë”, thotë Jose nga Angola, duke parë direkt në kamera.

“Ky vend është në krizë serioze, që prek emigrantët gjithashtu,” thotë Roshan nga Sri Lanka.

“Të jesh emigrant i paligjshëm në Itali do të thotë të përballesh me uri dhe dëshpërim,” shton Niemel nga Pakistani.

Sipas BBC, video është publikuar online dhe ka nxitur shumë debat.

Video është prodhuar si pjesë e një fushate për zgjedhjet europiane nga një kandidat i krahut të djathtë, i partisë anti- emigracion “Lega Nord”.

Angelo Ciocca, kandidati, i tha BBC-së se emigrantët kanë marrë me dëshirë pjesë në video, por ai i ka shkruar vetë mesazhet.

Ai synon që videoja të përhapet sa më shpejt për të paralajmëruar emigrantët në vendet e origjinës për të mos ardhur në Itali.

Ai shton se video i shërben edhe një tjetër qëllimi, që të fitojë sa më shumë mbështetës mes votuesve italianë.

6 komente në “VIDEO/ “Mos hajdeni në Itali, këtu do vdisni për bukë””

  1. DjaliEpirit says:

    Shqiptaret te maskuar ne komunitet nder Kombetar. 4 maloke 3 vlonjat e dy gjinokastriot. Karkalecat anadllak.

  2. MonsieurA says:

    Shume mire, nese Italia eshte ne krize dhe qenka nje vend i varfer, kthehuni ne vendet e origjines, tufe banditesh kokepalare.

  3. avni says:

    po italia vet ka nje popullsi prej afer 70 milioneshe,papunesia ne italia eshte alarmante,kur isha ne zvicer kam punu me ca italian,te cilet thonin se ne itali eshte mizerie,ska asgje,italia prej romes deri ne siqili pak dallim ka nga shqiperia!

  4. makaroni says:

    Po ne nuk vijme aty per pune mor kaqola ,ne vijme per te tjera gjera ,ne vijme tju helmojme rinine tuaj me miell te bardhe te kuq e te zi,ju na keni pushtuar ne te kaluaren ne do ju helmojme te ardhmen.

  5. iliria shqiptare says:

    Italia eshte katandisur ne nji vend qe kush te vjedh me shume.Ata te gjore qe shkojne ne itali kane synim te shkojne ne vendet e evropes veriore e jo te qendrojne ne itali.Po ata te leges i propagandojne keto gjera per qellime elektorale qe te zgjidhen dhe te vjedhin dhe ata sic bejne te gjithe politikanet ne itali.

  6. un says:

    Iku italia.Me keq se greqia u be

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje