Avioni i Divjakës/ Didi publikon detajet e operacionit policor. Tahiri: Politika po bën pis Policinë. Rama: Prokuroria të bëjë detyrën (VIDEO)

14 Maj 2014, 13:13Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama, ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit sqaruan sot përmes një aktiviteti ku nuk munguan as shfaqjet filmike, operacionin e policisë që çuan në kapjen e avionit në Divjakë dhe pranë tij të automjetit me 460 kg kanabis të cilët po tentonin të kryenin trafik ajror të lëndëve narkotike. 

Kryeministri Edi Rama shprehu mbështetje për uniformat blu në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe shprehu mirënjohje për punën e madhe që Policia e Shtetit ka bërë deri më sot dhe rezultat e prekshme të arritura.

“Mirënjohje gjithë trupave të angazhuara në frontin më të vështirë në luftë me krimin, me korrupsionin, me shkeljet e ligjit dhe të rregullave të mbetura në letër për vite e vite me radhë. Dua të ju shpreh po ashtu faliminderit në këto orë të vështira për të gjithë ata që në radhët e Policisë së Shtetit besojnë tek uniforma, tek shtysa që qysh në rini i ka çuar te uniforma, që besojnë të misioni i tyre.Mirënjohje në emër të gjithë qeverisë shqiptare për punë e madhe që keni bërë deri më sot dhe për rezultatet e prekshme që keni arritur në një përpjekje aspak të lehtë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shprehu bindjen se Byroja Kombëtare e Hetimit do ta ngrejë në një cilësi të re të gjithë punën hetimore të Policisë së Shtetit.

“Le të jemi deri në fund të vërtetë me publikun, entuziazmi ynë dhe optimizmi përballë shifrave nuk burojnë nga shifrat në vetvete por nga fakti që po realizojmë qëllime me një polici që është policia me nivelin më të ulët arsimor në Europë dhe me nivelin e moshës më të lartë në Europë. Polici me numrin më të vogël të trupave në të gjithë Europën dhe rajonin. Përtej shifrave është kantieri i kësaj reforme rrënjësore dhe tërësore, më jep besimin se Policia e Shtetit do të transformohet dhe do të transformojë”, vijoi më tej kryeministri.

Kryeministri Edi Rama kërkoi publikisht që çdo institucion i pavarur të bëjë detyrën dhe të  mos hedh poshtë punën e vështirë të unfirmave blu, duke liruar kriminelë të vënë në pranga prej tyre.Në vijim ai shtoi se është koha që, veçanërisht, Prokuroria dhe Këshilli i Lartëi Drejtësisë të hyjnë në një marrëdhënie të re: të pavarur nga gjithçka, por jo nga Kushtetuta.

“Është ora që prokuroria të hyjë në një fazë të re. Prokuroria duhet të hyjë në një marrëdhënie të re, çdo institucion i pavarur është i pavarur nga cdo gjë por jo kushtetuta.  Është ora që KLD ta bëjë këtë, të bëjë detyrën sepse një popull i tërë po poshtëtoret përditë nga gjykata e gjykatës të cilët e kanë gjënë më të lehtë në botë që të lëshojnë rrugëve kriminelë që ju mezi i kapni”, u shpreh Rama.

Sipas tij, suksesi i Policisë së Shtetit nuk varet vetëm nga përpjekja e njerëzve me uniformë, por edhe nga pjesa tjetër që duhet të sigurojë të gjithë veprimtarinë antikrim. Në këtë kontekst ai tha se do të të kalojë në parlament ligji për transformiin e Shërbimeve Inteligjente të Policisë së Shtetit në Byronë Kombëtare të Hetimit, që sipas tij “pa dyshim do ta ngre në cilësi të re marrëdhënien me prokurorinë”

Kreu i Qeverisë tha se ka ende lidhje të policisë me botën e krimit, por pohoi se në këto 9 muaj janë këputur një pjesë e mirë e tyre.

“Çfarë përballje titanike është sot në këto kushte, mes parasë së krimit dhe moralit të shtetit që ende nuk e kemi ngritur ashtu siç duhet sepse për të bërë këtë duhet një kohë objektivisht më e gjatë se 9 muaj dhe që e vetmja gjë që ka për të dhënë sot për trupat e plolicisë është lutja që të qëndrojnë përballë tundimeve marramëndesë të parasë së krimit, të një mjedisi të kriminalizuar ku ka parë rrushi rrushin e është pjekur e fryrë nga paraja e derdhur lumë për të kompromentuar kretj shtetin përmes Policisë së Shtetit. Le të jemi deri në fund të vërtetë me njëri-tjetrin. Detyra e përditshme e Policisë së Shtetit është dyfish e rëndë, duhet të luftojë krimin dhe atë pjesë të vetvetes që është ende e lidhur me krimin. Në më pak se 9 muaj janë këputur hijet e krimit por nuk kemi iluzionin se është ndarë me thikë mes parasë së krimit. Është ende larg së qënit realitet, për këtë arsye ne duhet domosdoshmërisht të konsiderojmë në respekt të çdo polici të thjeshtë që për një rrogë jo mjaftueshmërisht të plotë, të trajtojmë çështjen e implikimit të punonjësve të policisë në linjën e krimit si një problem që s’mund të konsiderohet vecse një krim i rëndë. Në polici nuk ka vend për njerëz më lidhje të dyfishta. Nuk është as 10 vjet më parë, por është më pak se 9 muaj më parë se si ishte e strukturuar Policia e Shtetit. Një pjesë e madhe zyrtarësh të mbullur si një kotec gjigand tek Drejtoria e Përgjitshme, dhe pjesa tjetër e dobësuar e tradhëtuar në terren, komisarë që liheshin njëri pas tjetrit rrugëve si jetimë përballë krimit”, u shpreh Rama.

Rama tha se partnerët ndërkobmëtarë kishin braktisur policnië, për shkak se operacionet dekonspiroheshin nga brenda kupolës së shtetit. “Një polici deri dje me lidhje vendimtare për fatet e operacioneve mu në zemër të kupolës, tha Rama, ndërsa shtoi se “tashmë policia ka rivënë lidhjet e humbura me partnerët.

“Jam krenar që jemi qeveria e parë që u gjobit nga policia, çdo ministër duhet të ndihet vërtet i kënaqur që ishte ministër kur policia kapërceu murin e frikës dhe filloi të vinte gjoba për ministra, për zyrtarë të lartë. Një element i rëndësishëm se e dini sa herë ju ka rënë telefoni me ulërima për të larguar policët nga mecedesi X e Y dhe sa herë jeni detyruar t’i thoni policëve ik nga andej”, tha ai.

Didi: Ja detajet e aksionit në Divjakë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Artan Didi publikoi të dhënat e detajuara të operacionin policor që çoi deri në kapjen e trafikantit shqiptar dhe pilotit italian që dyshohet se do të bënte trafikun e lëndës narkotike me avion drejt Italisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka dhënë me orare të sakta të gjtihë itinerarin e avionit italian nga nisja në Rinas dhe deri tek ulja në zonën e Divjakës ku dyshohet se do të bëhej takimi mes pilotiti italian Giorgio Riformato trafikantit Saimir Bajrami dhe shkëmbimi i drogës dhe parave.

ME 8 MAJ

Ora 10:16 avioni GRMP tip PA 32 ulet në aeroportin “Nënë Tereza”, avioni është nisur nga Korfuzi me destinacion Tiranën, për qëllim turistik

ME 10 MAJ

Ora 13:26 minuta avioni niset nga Rinasi me destinacion Pescara Itali
Ora 13:50 avioni në kuotën 756 metra lartësi vazhdon drejt fluturimin drejt pikës gogël në pikën bitam , kthehet majtas pa marrë leje, Kulla pyet pilotin për kthesën, ai kërkon leje për flturim turistik mbi bregdet dhe i jepet leje.
Ora 13:52 në kuotën 220 m lartësi zbret pa leje, i kërkohet sqarim për lartësinë e ulët dhe impaktin me terrenin
Ora 13:56  Avioni ngrihet në lartësinë 364 m,  por humbet nga monitorimi i radarit, avioni vazhdon të qëndrojë në frekuencë me radion
Ora 13: 59 avioni minuta humbet komunikimin me radion
Ora 14:01 Shefi i komisariatit Lushnje informohet se një avion i vogël  po ulet në Divjaklë, ai informon Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë dhe ministrin e Brendshëm, që urdhërojnë nisjen e operacionit
Ora 14: 13 efektivët nisen drejt vendngjarjes, marrin detyrë për bllokimin e zonës.
Ora 14: 18 sipas procedurave të emergjencës nis kordinimi i të gjithë strukturave
Ora 14:20 efektivat e policisë mbërrijnë në vendngjarje dhe konfirmojnë avionin dhe pilotin 2 m larg jashtë tij me dy canta në duar, avioni kishte mbetur në rënë i bllokuar
Ora 14:21 Qendra e Kontrollit të Raportimin, informojnë shefin e shtabit
Ora 14:23 koordinatori ushtarak njofton Postën e Kontrollit të Raportimit në Greqi, në Itali dhe Spanjë.
Ora 14:33 patrulla e dytë në aksin Divjakë-plazhë identifikon 2 automjete të ndaluara buzë rrugës, Mitsubishin që po ngarkohej me rimorkio për tu tërhequr nga Range Rover, dhe një shtetas drejt pyllit me një cantë të zezë. Policia bllokoi dy makinat të dyshuara me ngarkesë lënde narkotike dhe u vu në ndjekje të tij.
Ora 14:35 nga Drejtoria e Përgjisthme u nis zoti Faskaj dhe zoti Selfollari
Ora 14:50  u identifikua pronari i makinës, kontaktohet me palën italiane verifikohen gjeneralitet e pilotit italian
Ora 15:30 shefi i komisariatit Lushnje njofton prokuroren e rrethit Merita Selimi
Ora 15:35  mbërrijnë në vendngjarje forcat e nisura nga Tiranë dhe Fieri, fillon operacioni i kërkimit.
 Julian Hoxha identifikohet pronar i automjetit që ja kishte dhënë Saimir Bajramit, i cili kishte mbërritur në Shqipëri dy ditë më parë
Ora 16:22 është njoftuar Prokuroria e Krimeve të Rënda
Ora 16:26 jepen informacione nga pala italiane për pilotin dhe precedetënt penaltë të tij
Ora 16:50 u gjetën 8 canta që dyshohen si lëndë narkotike, doreza, u sektuesteruan
Ora 17:51 në vendin e quajtur Ura e Dajlanit u kap Saimir Bajarami në cantën e të cilit u gjetën 27 550 euro, celësat e makinës dhe leja e drejtimit 

Tahiri: Politika po përbalt Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri bëri me dije se operacioni për kapjen e avionit dhe drogës në Divjakë, nuk ishte më i vështiri, ndërsa shtoi se policia ka kapur me tonelata drogë, por mediatizimi dhe politizimi i kësaj çështjeje nuk e bën shoqërinë të jetë më e qetë. 

“Këtu u bë një kronologji e shkurtër dhe e saktë për operacionin që përfundoi me sekuestrimin e lëndës narkotike dhe kapjen e trafikantëve. Për policinë ky nuk ishte aksioni më i vështirë, sikur vëmendja e medias të ishte po kaq më e madhe për tonelata lënde narkotike që kapen nga policia, padyshim që shoqëria do ishte më e qetë nga prodhimi i vrullit të të pavërtetave”, tha  Tahiri. 

Sipas tij, politika në vend që të sulmojë krimin sulmon policinë, ndërsa apeloi se institucionet përkatëse duhen lënë të bëjnë punën e tyre, të hetojnë. 

“Lërini hetimet të vazhdojnë, institucionet të punojnë, lëreni policinë e shtetit të bëjë detyrën. Politika nuk i është sulur krimit por policisë që lufton krimin. Duan ta implikojnë policinë se paskemi të bëjmë me trafik shtetëror të drogës. Po mirë kur qenka i gjithë shteti në këmbë kush do e merrte mundimin ta ulte një avion në tokë, a s’do ishte më e lehtë të bëhej ky trafik? Sulmi i paprinciptë ndaj policisë e dekurajon policinë dhe i garanton frymëmarrje krimit. Policia është në krye të detyrës. Nuk ka as për t’u habitur që edhe e vërteta që u tha nga Drejtori i Policisë, nuk do mbyllë rubinetin e shpifjeve nga ata që bëjnë politikë me krimin. Kjo që patë është një kronologji e shkurtër po e saktë që përfundoi me arrestimin e trafikantëve dhe kajpen e drogës. Jam i sigurt që nuk ishte operacioni me i vështirë por po të ishte kaq e madhe vëmendja në aksione të tjera, shoqëria do të ishte më e qetë. Ndërkombëtarët i kanë bërë thirrje politikës të lërë të qetë policinë të bëjë punën e saj. Këtë qytetarët e kanë kuptuar. Si në asnjë vend të botës politika nuk i është sulur krimit por policisë që lufton krimin por edhe këtë qytetarët e kuptojnë. Lind pyetja, po mirë kur qenka i gjithë shteti në këmbë për të bërë trafik, kush do e merrte mundimin për të ulur një avion për trafik?” , tha ministri Tahiri
 
Sipas ministrit Tahiri arsyeja e kapjes së sasisë së madhe të drogës është se është lejuar të mbillet nga qeveria paraadhëse. Tahiri tha se sulmi ndaj policisë së shteti ka për synim dekurajimin e saj në luftën kundër narkotrafikut.
 
“Bota e qytetëruar ka zgjedhur qytetarinë, si arsyen shtetformuese me besim tek institucionet dhe tek Polica e Shtetit. Është për këtë arsye që nuk akuzohet askush kur policia franceze kapi në 2013 jo një kile por 1.3 ton kokainë. Me standardin e llumit këtu Manuel Vartz nuk do kishte shpëtuar pa qenë kryetrafikanti  i drogës në Evropë. Mjafton kaq për të shpjeguar se ca luftën kundër krimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, e kanë fasadë për të mbuluar të kaluarën e tyre komuniste. Këta persona kanë përfituar vota, para, ndere, imunitet e kështu me rradhë. Është po kaq e qartë se sulmi kundër policisë ka për synim dekurajimin e policisë për t’i dhënë frymë krimit. Rezultatet flasin qartë për punën e policissë dhe jo vetëm që nuk kanë asnjë lidhje me të kaluarën por është në krye të detyrës siç premtuam. Lufta kundër drogës, drogë do kapë. Këta që bërtasin e kanë lënë të mbjellet, të trafikohet. Policia nuk e ka kapur dhe prandaj nuk ka pasur debat. E vëreta është se po kapim drogë të një kohe kur policia jo nuk e kapte drogën por e ndihmonte. E kam biseduar edhe me ndërkombëtaret se po kapet shumë drogë që nuk ishte parë kurrë më parë, por që në fakt aty ishte. Dhe ju siguroj se pas ccdo kg drogë të kapur është kurajo dhe vëendosmëria e polcisë. Ka akoma shumë për t’u bërë, por kemi treguar vendosmërinë për luftën kundër trafikut”, u shpreh ministri Tahiri.

Ministri i Brendshëm tha se policia ka një plan të qartë për luftimin e trafikut të lëndës narkotike. Në fund ai i bëri apel qytetarëve të besojnë tek puna e policisë së shtetit, pasi siç e cilësoi ministri, po punohet për rilindjen e saj.
 
“Kemi hartuar një strategji kundër narkotikëve. Faza e parë është kjo që po shihni. Ka disa javë që ka filluar faza e dytë ku ka filluar veprimi bashkërendor i policisë me vendorët, shoqrinë civile për parandalimin e kultivimit të lëndës narkotike. Faza e dytë është më e vështirë. Ne po rilindim policinë e shtetit jo si strehë krimi por si shërbim sigurie. Politika do patjetër të ngjallë panikun e pasigurisë në luftën ndaj krimit, qytetarët shikojnë dhe dëgjojnë. Mos u demoralizoni mos iu nënshtroni pushtetit të frikës që do të ngjallë politika, ligji është më i fortë se krimi, shteti është më i fortë se krimi. Barra për ta dëhsmuar këtë na takon ne dhe do ta bëjmë patjetër. Në fund të ditës do të jetë e qartë për të gjithë se qytetarët do jenë krenar me punën e policisë së shtetit”, tha Tahiri 

38 komente në “Avioni i Divjakës/ Didi publikon detajet e operacionit policor. Tahiri: Politika po bën pis Policinë. Rama: Prokuroria të bëjë detyrën (VIDEO)”

  1. ESA says:

    Shoh lajmet dhe kudo flitet per thirrje te opozites per te rrezuar qeverine Rama.Po kush ju vjen nga mbrapa juve o ditezinj.Juve qe ne 1997 veshet gjithe nenat e motrat me te zeza,juve qe vrate e hodhet ne ere nje fshat te tere,vrate foshnjen ne krahet e nenes,vrate njerez te pafajshem dhe me gjakftohtesi te plote mu ne mes te sheshit.Kush mendoni se do lutet per karrigen tuaj se ju vetem ate doni . E mbytet kete popull e tani nuk po e lini te marre veten.Jam nje qytetare e thjeshte e nese do me duhej t’i vija gjerat ne kandar ,me mire do preferoje kete “avionin e droges” sipas jush ,sesa vrases gjakftohte si ju.Lireni popullin te qete ,lereni Shqiperine te pastroje trupin e saj nga felliqesira si ju. Jeni bere per te ardhur keq.

    1. mira says:

      Barkdërrat qënkan bërë si Supermeni! Me këto që na tha Didi-ja i bie që të kemi policinë më efikase në të gjithë botën….!

      Didi didi didi di hazine di ouah
      Didi ouah didi didi di hazine di didi hey yeh

      1. Ansatasios Janullatos - 666 - says:

        ptu ptu ptu, Mira kellira dika arabisht…..

        1. Raimond Vlonjati says:

          Ky Didi genjen sikur eshte ne klase te pare …

          1. Raimond Vlonjati says:

            Si e mbani kete sharlatan aty ne kyre te Policise more

            Ky Didi qenka nivel me i ulet se njeriu i ruges –Eshte qesharak fare ne genjeshtrat qe thote

      2. rudi says:

        ska lidhje more zoteri ironia jote. fakti eshte qe i kapi policia o zoteri! fakti eshte qe u arrestuan!jam kurioz cdo bejne gjykatesit e berishes per keta dy te arrestuar!

        1. tani says:

          me vjen shume keq qe opozita shqiptare ka degraduar ne basha , berisha, noka, topalli qe duan te RIVINE NE PUSHTET ME DRROGEN E MBJELLE GJATE KOHES QE ATA ISHIN NE PUSHTET!

      3. Sokrati says:

        Policine e Shtetit po e ben shume pis Artan Didi.

      4. Laci says:

        humor idiot batutash prej nje injoranti berishian! ik shikoni kete fahri balliun e mo na hapni barkun!

  2. mushkonja dhe ngjala says:

    Didi dhe rama sot promovuan fermen e mushkonjave-po mundohen te ja tejkalojne metes me fermen e ngjalave-por ja qe kokepalaret i hane Shum mushkonjat e metes dhe sa po tha meta ne Parlament rama vendosi pa pritur te behet kryemushkonje,tahiri nene mushkonje e Didi prostitutja mushkonje,po del nga meta ndoni here.droge droge droge.barone dhe kolumbi thane italianet dhe prokurori zvizerane.

    1. D. says:

      O ti, mushkojna dhe ngjala, ti qenke nga trutë mushkonjë e ngjalë. Të ka ‘mushkonjosur dhe ngjalosur’ shpellari i Dragobisë. Ptu, farë e keqe! “Ju raftë kalera”, thotë komshia ime. Në kohën e kryekriminelit Berisha, droga mbillej edhe në vazo në shtëpi, o harampsëz!

      1. mushkonja dhe ngjala says:

        d-aq i zoti je ti d si derre sa zene edhe te vdekurit ne varreza,ose kofshat e pulave ne shitore.tahiri zuri nje mushkonje te vdekur oj lop derr ,ajo mushkonje nuk levizte nga vendi as ngjala nuk munde ta terhiqte ne dete-kopalaret qyqe kujtuan se i vdekuri ngjallet sepse rama ju tha se do rilindin-e pra mushkonja nuk u rilind tash d si derre haje.

      2. Ncuk says:

        Ik or mutacion veterani i lajthit!

  3. isuf menga says:

    Si shume avion u bene

  4. qytetari says:

    Por deshmitaret ne vendin e ngjarjes sikur thane qe policia erdhi me dy ore vonese.Apo jo?

  5. Makony08 says:

    Saliu me te vetet le te bejne gam gam ju shkoni perpara.
    Bravo Cuna …..

  6. Ncuk says:

    Po informacion tjeter kane patur keta? Perpara kesaj krimologjise? Prisni legena se s’keni pare gje akoma!! Do vene ca ne “shtepi” e do hane mushkonja nga marazi…po vera po vjen keshtu qe do kete boll…

  7. koli says:

    Policia sipas Didit erdhi ne oren 14;20,avioni kishte ngecur ne oren 14;01 sa minuta donte avioni qe te ngarkoj dhe te fluturonte.Polici e mjere.

  8. Lluku babashta says:

    Tahir ti e di shume mire qe pergjegjesia jote dhe e kryeministrit nuk lidhet thjeshte me trafikun, se ka ekzistuar e do ekzistoje por me papergjegjshmerine e deklaratave tuaja prej adoleshenti. Kujto cfare ke thene te shtunen e cfare the te dielen. Apo si benit gallate me mushkonjat. Jam kurioz nese do ishe ne opozite si do ishe tallur me Nulin per kete?

  9. Tere pushtetin so...vjeteve says:

    T’ju vij rende
    qe gen jeni kaq keq,
    kaq femijerisht…

    Si ore paska qene loje juaja,
    dhe ju lejuat afrimin per tek avioni te 460 kg lende te bardhe?!

    Paska qene loje e ndjekur me detaje, dhe miniatri edhe diten e dyte thas e “dyshohet per tarfikim…”!

    Qeshnim me genjeshtrat e Berishes,
    por ju paskeni qene allah allah…fare!

    Rama, te perfytyroj duke ia mbathur me ca canta neper duar…
    dhe do na lesh serish ne duart te Berishes!

  10. gegetoske says:

    mira, edhe ti si nje tjeter person qe komenton ketu, ju sh….kerdhefsha me te shemtuaren e fisit tend! Une do te behem zhvirgjeruesi i me te shemtuares qe jeton prane teje! Tung nga zhvirgjeruesi!

  11. tarrasi says:

    keto jane detaje tesajuara okomisonjer didi kuishe teri sote qeseparaqite keta plane masash kure plani imasave behet parasete vazhdoj operacjoni lereni rrenat setani nuke pojupjerdh kushe ase sajmir mit tahirit dhe ase qeveris qepaska ardhur nepushtet teshesin drog meavjona stye stavare njeri hic hic fare heni jo baltos policin pore ekeni baglos kako qe populli poju therret metemadhe qe ikni sidomos tidhe sajmiri same pare

  12. Nini says:

    U katandisem si mos me keq- vetem hamendje e llafe fyese e percarje pafund – lereni te hetohet dhe te gjykohet se po prishim me shume pune vehtes ton-jan bere Gerdec e 21 janar etjra vrasje dhe sot opozita po mburret se i kemi bere keto ……… dhe qe u kap kjo droge e quajne hata , mos u merrni me ta- ata jan ne hall dhe hallin e kuptojne me mire se ne ….

  13. drejtesdia says:

    Ore qytetari, vere llogjiken te punoje.Ne se policia do te kishte ardhur 2 ore me vonese ikorieri do te ishte larguar me kembe, bashke me 27,000 eurot dhe nuk do ishte kapur. pyet veten te ishe ti cfar do beje? Pastaj shiko dhe orarin e veprimeve te aksionit te policies qe jepet me larte

  14. aldi says:

    po i dalin genjeshtrat plakut mere
    1 avioni ra nga mbi ngarkesa
    2 piloti kaloj nda dera e stafit pa kontroll
    3 radaret nuk kapin nen 3000 metra

  15. Lala says:

    Teater, pervec deshires dhe egos ky kryeminister eshte per te qeshur.

  16. Bath ,bath ,po nji kokerr !
    Perdite merremi me ‘lojra’qe shpik nji i cmendur.
    Nuk ja vlen te merresh me keta lloj njerezish,se vetem njerez nuk jane.
    Vetem nji gje do ta shpetoje vendin nga kjo kolere udbashe qe e ka mberthyer!;
    Vetem riperterijtja e drejtesise ,dhe rrasja brenda e te gjithe krimineleve dhe ketij mushkonja ngjala !
    Duhen futur shume si ky ,qe nuk di per te shkruar shqip,por di te sherbej mire ,si cetnik udbash qe eshte !

  17. Arben says:

    OPERACION I SIZMI-T ITALIAN
    BERISHA DHE RAMA GRIJNE SALLATE KOT
    BE KA MARRE VENDIMIN PER MOS TA DHENE STATUSIN DHE “SHPIK” ARSYE
    PILOTI ITALIAN NUK LIDHET ME ASNJE PROVE ME TRAFIKUN E DROGES
    PAS “DIFEKTIT” NE RENIE KA PASUR 1 ORE NE DISPOZICION PER PASTRIMIN E VENDNGJARJES RRETH AVIONIT
    AKTUALISHT PO “HETOHET” NEN “MBIKQYRJEN” E”SPECIALISTEVE” TE AMBASADES ITALIANE
    DHE KETU KEMI PER TE QENE KUR TA MBYLLI KETE PUNE PAQ
    SA PER TRAFIKUN E DROGES AI
    ESHTE BERE BEHET SOT DHE DO VAZHDOJE TE BEHET NE TE ARDHMEN
    PIKE MUHABETI

    ESHTE NJELLOJ SI GERDECI
    TENTATIVE PER TE MOS LEJUAR ANETARESIMIN TONE NE NATO
    POLITIKANET TANE JANE THJESHT “MARIONETA” QE PLOTESOJNE SKENARIN

  18. toni says:

    Ore ane nga SHQUP xhiron lajmi se dyshja e famshme DOLCE-GABANA//ristani–noka//jane duke bere kurs per pilotim ajror…

  19. dada says:

    Barvo EDi , ja cfare ka bere qeveria nga ora 18 dje deri tani: 1. ne oren 18 Konferenca live Edi Rames.
    2. Ne oren 22.30 Konference FMN me MF per situaten ekonomise ne permiresim.
    3. Sot Z. Veliaj shperndao 106 te ish presekutuar parat.sukese
    4. sot Z. Bushat dha lajmin per teponimet sukese
    5. Sot Polica shpegoje operacion e avionit transaprence.
    6. sot Berisha ne FB u dogj zyra juridike e rinasit ( edhe kjo puna e avionit u ju ngriti moralin po ja uli ne toke rate brenda. –
    7. eee se harrova Ristani en konf per shtyp edi amon ik se na ke keput fijet, po na lufton mafja nga brenda.

  20. Arbeni says:

    Qfar genjeshtre e kulluar thuhet qe ne oren 14.13min Efektivet e Policise nisen drejt vend gjarjes dhe mberrijne ne ora 14.20 min tamam shpejt si mushkonjat e Edit.

  21. ju te rinj e te reja qe keni lindur ne vitet 90 e mprapa saj duhet ta kuptoni mire se ate qe beri sali berisha ne vitin 97 ku nuk kishte shtet per disa dite as polici as ushtri vetem banda te armatosura qe grabitnin dyqane njerez dhe shtepia imagjinoni vete se cfare ndodhte .ky eshte ai qe kerkon rrezimin e qeverise sic ka bere nder vite shikoni njgarjet e vitit 98 dhe me pas gjykoni vete me keta llij politikanesh ju te rinj nuk do keni te ardhme te mire

  22. Albani says:

    Kush dreqin e keshillon kaq keq kete kryeminister!!!!!
    Nuk eshte pare qe tia beje gropen vetes kaq kaq kaq -(fjala e preferuar e Rames) shpejt!
    Prit kur BE te rivendose edhe vizat perseri dhe atehere do te jete si 15 vite me pare!!!!!!

  23. Albani says:

    Po Kush dreqin e keshillon kaq keq kete kryeminister???!!!!!
    Nuk eshte pare qe tia beje gropen vetes kaq kaq kaq -(fjala e preferuar e Rames) shpejt!
    Prit kur BE te rivendose edhe vizat perseri dhe atehere do te jete si 15 vite me pare!!!!!!

  24. O albani
    Futja nga 4-5 here komentet se nuk mjafon nga 2-3 here….
    Ik ore kukuth ,dhe bej shurren ,se nuk njeh politiken ti me disa skrrofa te tjere ketu..
    futja dhe nga nji trahana..

  25. selfo says:

    e para po te done rama apo tahiri te benin kete kundraband droge ka plot fusha te braktisura per avione dhe piste betoni s kishte nevoj te rrezikonte ne reren e plazhit qe dihej qe avioni qe do ulej aty s ngrihej me ti shkon me makine buz detit dhe rrotat e makines ngecin aty dhe jo nje avion qe do piste te rregullt keshtu ai qe e uli avionin deklaroi dje para prokuroris qe e dija qe sdo ngriheshma me detyra ime ishte vetem ta ulja atje dhe te shpetoja koken po t ishte shkruar dhe ashtu ndodhi
    pista ka ne gjader ,poro vlore, kucov,korce,sarande,etj pra po te donte shteti kishte ku i kalonte 300 kile hashas qe si shte as droge e paster kokaine apo heroine.
    gomone te sekustruara nga policia ka plot si ti duash me tre e kater motora dhe sdo qe problem te nisej si dhe jane nisur gjithmon me gomone naten si jane nisur dhe nisen gjithmon kundrabandistet
    njeriu duhet te flasi me fakte dhe jo futja pordhes kot t dali ku te dali heren e para PD opozita tha ishin dy makina qe prisnin qe droga te ngarkohej plus ky qe u arrestua bajrami tha une po prisja me makine me drogen e ngarkuar por kur pash qe atij ju prish RROTA une ika me nxitim por mu prish dhe mua RROTA rruges dhe me kapi policia dhe me gjeti drogen qe e kisha ber gati per avionin
    RROTAT na rrofshin se o do na fusin ne europe do jen shkak per marrijen e statusit ose do ja fusim europes me rrotat ose do na i fusi europa me rrotat
    qe ka dhe ka pas kundraband droga kjo dihet si cdo vend i botes por te akuzosh shtetin dhe kryeministrin qe thua po ben droge bashke me ministrin dhe vet shteti ben kete pune gabim dhe kjo vjen pasi ti akuzove ushtrine dhe ministren e mbrojtjes nje jave perpara dhe tani vazhdon e akuzon
    dje jane kapur droge nga gjirokastra drejt greqise edhe ketu po e ben kryeministri me tahirin dhe policine ?
    nuk po them qe ska te perfshire struktura te ikriminuara te policis ne pazare droge gjera qe ndodhin dhe dihen por ne rastin ne fjale perpara statusit per here te kater qe jemi refuzuar dhe te gjitha shtetet pereth ish komuniste e kane marre pervec nesh ky eshte nje rast i fundit per ne pra nuk duhej te nxihej shqiperia dhe te bente buje avioni droges
    pasi u be buje e madhe qe shqiptaret jane mysliman dhe po luftojne ne siri po japin jeten dhe shteti spo i ndalon pas akuzes se ushtria po ben droge pas akuzes se kryeministri dhe ministri tahiri bejen droge pas daljes per permbysjen e qeveris te dalim kete jave sa me shpejt etj etj me kaq nxitim kujt i intereson kjo gje? apo do gje behet qe ne ta pengojme statusin dhe ti bashkohemi EUROPES?jo se kjo qeveri po ben mrekullira se dihet qe shumica e politikanve jane bashke dhe sdua te mburr asnje se asnje nuk mendon per kete vend por keta antishqiptar s duhet te gjejen kete moment te veshtire dhe nej rast te mire per ne per tu futur ne europe dne si popull s duhet te jemi me asnjerin pervecse me realitetin dhe jo militant partie
    shume mire ky rast mund te shikohej dhe te flitej qe policia te luftoj lufetne kunder trafikanteve dhe kaq por jo te fryhej dhe te behej ne dem te te gjith shqiptarve dhe jo te thuhet e ben RMA DHE QEVERIA DHE TAHIRI por te thuhet e bejne kontrabantistet si ka gjith bota . qeveria e tritolit u quajt para pak muajsh po nga pd por u pa qe tritolin nuk e bente qeveria por njerzit larje hesapesh etj edhe sikur te jet e vertete se ky avioni turistik do merrte droge qe ne fakt s mori asgje ska pse te sulmohej qeveria dhe shqiperia ne kete situat per nje jave do vendosin per shqiptaret te futen apo jo ne familjen EUROPIANE.
    ne kete histori nuk e hajne politikanet se ate i kane siguruar femijet e tyre per 7 breza por ne si popull qe duam te rrisim jetesen tone dhe shqiperia ti bashkohet europes dhe jo turqise.
    e keqja e shqiptarit ka qen gjithmon shqipetari dhe ne kete rastin e shmeperfolur te ketij aventurieri italian po lidhje fare me ministrin tahiri dhe atij mire i doli se sot te gjith gazetat europiane ne shkrimet per shqiperine thonin qe polica kapi nje avion me droge dhe suksese te policise pran a rrofshin rrotat
    nje gje s kuptova po ai gazetari ne fjal u ndodh rrastesisht aty? me kamera ne duar dhe po filmonte? qe ne ora 5 te mengjesit ne vendin me te humbur po gjuaja peshk tha dhe rastesish filmova ne vendin e ngjarjes dhe ai aty? i pash cantat me droge tha qe po shkarkoheshin NWS24
    tani nje gje s kuptoj une ka njeri ketu te ma thote avioni do merrte apo do shkarkone droge se varianti pare i pd dhe militantve te tyre dhe daljet publike ne tv thane avioni do ulej te ngarkonte droge dhe aty i prisnin makinat me droge qe do ngakonin drogen ? rra varianti i pare doli i dyti qe droga eshte ngarkuar ne rinas por avioni u prish rruges dhe rra ne divjake qe s mendohej dhe ne filmim s duket asnje prishje ne ajer por avioni qe do te ulet pa tjeter aty
    keto ngjajne si ato filmat qe shohim ne tv gjithsesi ky ishte mendimi im tani e di prokuroria prokurori qe kemi dihet t gjith te korruptuar jane akoma

  26. Skenda says:

    E degjova fjalen e Rames dhe nder shume paqartesi veqova tek permendi vrasjen e komisarve te policise dhe mua me duket se ka njerin ne koalicion/Frrokun/ vallai i te cilit akuzohet per kete veper.Se dyti ndertesat e policise i quan kotece dhe me sa di Rama ende nuk ka peruruar ndonje objekt te ri per policine.Se treti nese deri me 23 qershor 2013 Shqiperia ka qene aq keq me ekonomi sa Rama pretendonte dhe ky arriti ta ringjal ekonomine per 6 muaj qeverisje do jet Rama nje qudiberes i teorive ekonomike per te cilin Shqiperia eshte e vogel por duhet BE ta merr dhe zgjedhe problemet e medha te recesionit.Ndoshta neve te pafat kete ekspert te
    madh do na e rrembej Kina qe flitet se ka filluar te kete shenja krize. Por sidoqofte derisa policia i shkon ne vendengjarje me golf 2 te 85-shit mbetet shume per te deshiruar.

  27. futja kot says:

    sipas akuzes se opozites dhe disa analisteve i mbije qe qeverija kap vet vehten.
    Kush e kapi drogen

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje