Avioni i drogës në Divjakë/ Dy ekspertë të Guardia Di Finanza fotografi në vendngjarje

14 Maj 2014, 12:31Kronika TEMA

Dy ekspertë të Guardia Di Finanza nuk janë lejuar të hyjnë në avionin e rrëzuar apo të shkelin perimetrin e sigurisë së vendngjarjes në rërën e plazhit të Divjakës. Dy ekspertët kanë fiksuar në aparatet fotografike avionin dhe vendngjarjen, por nuk kanë pranuar të bëjnë komente apo të hyjnë në kontakte në autoritetet policore në lidhje me veprimet e tyre. Mësohet se dy ekspertët nuk kanë kërkuar leje nga Prokuroria apo policia për të bërë një kqyrje të afërt të avionit apo për të fiksuar gjurmë që mund ti shërbejnë hetimit që ka nisur nga pala italiane.

Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se autoritetet italiane kanë nisur hetimet në lidhje ngjarjen në fjalë, duke u përqëndruar kryesisht tek piloti italian Giorgio Riformato, i cili sipas lejes së fluturimit duhej të ulej në Pescara në territorin e shtetit fqinj.

Mësohet se hetimet e kryera nga policia dhe prokuroria e krimeve të rënda në Shqipëri, do të koordinohen me hetimet që do të kryejnë autoritetet italiane. Gjykata e Krimeve të Rënda dha dje masën e arrestit burg për pilotin italian 67 vjeçar si dhe për Sajmir Bajramin i cili po transportonte me makinë 460 kg hashash e cila do të ngarkohej në avion me destinacion përfundimtar Italinë.

7 komente në “Avioni i drogës në Divjakë/ Dy ekspertë të Guardia Di Finanza fotografi në vendngjarje”

  1. mira says:

    U nisën ekspertët nga Italia për të ndihmuar por albanezët barkdërra nuk i lanë….! Ministrin lolo e informoi njeri që kanë erdhur këta ekspertët apo po prisnin të mbaronin gotën me fara…!?

    1. Bigu says:

      mira, se na paske edhe emer shqiptar. yt at apo jotem ta ka mesuar se populli yt quhet albanez dhe jo shqiptar? Bukshkelur!!!

    2. kaurri says:

      shum mendime te ulet kemi per vendit tone gjithmone i shajm e na duken te tjeret me te mire..sikur te huajt kane nga 3 sy…vleresoje pak me shum vendin tend mjaft i lepive kembet te huajit.

  2. 17nentori says:

    expertet nuk kane kerkuar leje…. dmth e dine qe se marrin dhe i vijne anes.
    zoti i ruajte se eksperte te cfare lloj ekspertize jane.

  3. Guardia di financa e financuar nga Berisha says:

    Si ka mundesi ministri Yahiri
    apo shefi i policise Didi Dida la la, e lejojne Guardian
    te shkoj tek avioni italian ne token tone?

    Jam i sigurt se ate e ka financuar Berisha per te provuar se
    Lazarati eshte krijuar nga Ballistet e fshatit per te sabotuar pluralizmin PD / Ps ne Shqiperi…

    Mos lejoni te huajt te fusin humdet ne halene tuaj, se do kuterboni
    tere jeten pastaj…
    Ne e hodhem dy here ne det Italine, por avionet tashme dalin nga rrezja e Selam Musa Tepelenasve!

    Me mire mbylleni Shqiperine, qe te mos kemi me telashe…

  4. iliria shqiptare says:

    Po te ndodhte ne GJermani ku rast i turpshem dhe i paprecedent do te konsiderohej shkelje e sovranitetit dhe pepinot do ti zinin per bythe e plasur ne biruce dhe pas nji hetimi te holle do ti pezinin si persona te padeshiruar per shkelje flagrante te sovranitetit.

  5. fllad says:

    mira albaneze, gjej nje emer( nick) tjeter se ka sa te duash,mos e bej si shpellaret e tropojes qe zaptuan ç’ gjeten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje