Ambasadorja amerikane në Prishtinë, Tracy Jacobson, iu kërkoi një dhuratë për ditëlindje liderëve kosovarë.
Meqë ditëlindja e saj është me 8 qershor, ditën kur mbahen edhe zgjedhjet parlamentare, Jacobson tha se kërkon si dhuratë një proces të drejtë zgjedhor.
Këto komente ajo i bëri në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
“Unë mezi po pres që të kaloj 8 qershorin duke vëzhguar zgjedhjet e Kosovës. Këtë ditë kam ditëlindjen dhe shpresoj që do të më bëhet një dhuratë e mirë atë ditë duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta”, tha Jacobson para kryetares dhe anëtarëve të tjerë të KQZ-së.
Edhe dhurata extra do t’ishte fitorja e VeteVendosjes ;)!
Urime Urime edhe per shume mote
E nderuar Zonje, ta gezosh ditelindjen dhe me nje fitore te Vetevendosjes.
Zakonisht shqipetaret harrojne kush dhe kure e ka ditelindjen, prandaj mos i harroni dhuratat per zojen ambasadore, mjafton, pos luleve, nji sahat Patek Philippe te vjerrun ne fyt te nji gastarje “Dom Perignon Champagne”