Pas zbulimit të fshehjes së pasurive nga ana e Gjin Gjonit, Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive ka bërë me dije se do të rikontrollojë të gjitha pasuritë e gjyqtarëve të shkallëve të para dhe të apelit.
“ILDKPI ka filluar kontrollin e plotë, rikontrollin dhe hetimin administrativ për të gjithë gjyqtarët pranë gjykatave të shkallës së parë dhe atyre të apelit.
Me qëllim kryerjen e një hetimi të plotë, të pavarur dhe gjithëpërfshirës, duke synuar mbledhjen e të dhënave të plota dhe të sakta, do të bashkëpunojë në mënyrë intensive me të gjitha institucionet publike e private, bankare financiare dhe jofinanciare, organet e auditimit dhe strukturat e tjera përgjegjëse në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik.
Në këtë kuadër, Inspektorati i Lartë, do të shtrijë bashkëpunimin konkret institucional edhe me struktura të tjera të cilat për shkak të natyrës së punës vihen në dijeni të informacioneve që mund t’i shërbejnë objektit të punës së Inspektoratit të Lartë”, thuhet në deklaratën e ILDKPKI.
“ILDKPKI i ka kërkuar strukturave të specializuara të vendit tonë, si Drejtorisë së Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe degëve të tij në qarqe; Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përfshirë dhe drejtorive rajonale të qarqeve, në rast se disponojnë informacione që lidhen me objektin e punës së Inspektoratit të Lartë, për pasuri të fshehura ose të vëna në kundërshtim me ligjin, për subjektet e deklarimit, gjyqtar pranë gjykatës së shkallës së parë dhe të apelit, t’i depozitojnë pranë Inspektoratit të Lartë”, vijon njoftimi.
Ndërkohë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave pas përfundimit të procesit të administrimit të deklaratave të interesave private, pas regjistrimit të tyre, si dhe pas verifikimeve në institucionet përkatëse ku këto subjekte ushtrojnë funksionet e tyre publike, u konstatuan 17 zyrtarë të niveleve të ndryshme të cilët nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private “Para Fillimit në Detyrë” dhe “Periodike/Vjetore” për vitin 2014.
Në zbatim të nenit 40, pika 1/a të ligjit nr.9049, datë 10.04.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, sipas të cilit “Për mosdeklarim periodik apo me kërkesë, në afat dhe pa shkaqe të arsyeshme, zyrtari ose personi i lidhur me të, që mbart detyrim për deklarim, dënohet me gjobë nga 50.000 (pesëdhjetë mijë) Lekë deri në 100.000 (njëqind mijë) Lekë”, Inspektori i Përgjithshëm, përmes Vendimeve të posaçme, vendosi masën administrative “gjobë” për subjektet deklarues që rezultuan të mos kenë dorëzuar deklaratën e interesave private.
Në lidhje me masën administrative të zbatuar ndaj secilit subjekt, Inspektorati i Lartë ka njoftuar zyrtarin, subjekt deklarimi, si dhe institucionin epror.
Filloje kerbaci politik per gjykatat, dicka e papare qe nga mesi i viteve 90. Perse nuk e fillon me politikanet kontrollin. Disa prejt tyre kane zupervila luksoze te ndertuara apo ne ndertim pa bere publike asnje fature te vetme
Po cke me Ilir Meten lere rehat te shkretin se asht tuj vjele qershia.
ILDKP e djeshme ka fshire shume dosje dhe ka lene nje gjendje kaotike! mbase eshte pak e nxituar si akuze ! megjithate me ne fund po punojne institucionet !
te ja filloj nga rama,fideli,abazi,doshi,koqo,pallatet e gjafaj,leskaj,pastaj tek Berisha,basha,mediu,idrizi .gjyqtaret dhe prokuroret kush ka me Shum se qe e kane pas rrogen tu qethet .dhe burg.por me duket se ter rilindja do te urgosej ,ani kur te shkon tek meta e koka lule e gjen.duhet nja dy burgje me i bere.po velija qe i ka Futur ne jastek.
Ide mjafte e mire .Duhet fillar nga drejtesia , ajo e para te pastrohet e me pas te jete ne gjendje te beje drejtesi perte tjeret .Por kam dyshim, se kjo pune , e fragmentarizuar e inst, Shqiptare nuk con ne rezultate e duhura .I.L.K.P.D e ka filluar mire e te mos ndalet.Kontrolli duhet jete edhe profesional me qellim qe te coje ne promovimin e juristeve te paster e te afte.!Mos eshte kjo fillimi ireformes ne drejtesi .Kete gje ekam propozuar para2 ditesh ne f, b.
po more po, me gjygjtaret meruni ju, ndersa astrit velia me shoke kapardisen ne parlament…
Verifikoni pak pasurite e gjyqtareve te Gjykates se Apelit Vlore me ne krye kryetaren e tyre dhe flasim pastaj
Eh more kryetar i komunes se Petreles, sa me hile i a ke patur atij populli! Fatmiresisht po ju vjen momenti te pergjigjeni per kasaphanen qe keni bere me pronat qe keni mbivendosur apo vjedhur, jo vetem ti, por dhe nje fare personi me mbiemrin Kerciku!
shto aty edhe novruz Caushaj,drejtor i spitalit amerikan ne Fier.Bashke me gruan e tij,Mira Caushaj jane dy mafiozet me te medhenj te bluzave te bardha.
Ne
Vlore nuk eshte drejtor Remzi Haxhiu por eshte Bruna mersini Te tregoj si e ka ndertuar kliniken me kater kate me dy roga shteti
Te tere keta qe permenden ne kete shkrim (17 emra)jane per nga rradha per verifikime,skaljoni i 3-te e i 4-ert.Po te keni deshiren e mire e te sinqerte,ka shume e me shume para tyre o “qeveritare” te zote e te vendosur per te zbatuar minimumi ligjet ekzistuese(te cdo kohe qofshin)…….
Deklarimi i te ardhurave duhet ta bejne te gjithe pa perjashtim cdo fillim viti. Pastaj e shef se si tipat qe skane asnje lek kan benzat e fundit. Po su be kjo varja rilindjes
Mire gjygjtareve te vjeter po ja verifikoni pasurine,po gjygjtaret e rinj qe paguajne 100.000€ per tu futur ne magjistrature,si i bohet,si do nxjerri leket qe pagoi,me rroge?.Duhet filluar kura qe ne veze.