INTERVISTA/ Rama: Në Lazarat do hyjmë kur ta gjykojë policia

20 Maj 2014, 21:37Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama shprehu keqardhjen për opozitën, ndërsa e cilësoi atë si aspak europiane në në rrugën europiane të Shqipërisë. Në akuzat ndaj opozitës, Kreu i Qeverisë theksoi se kemi përpara një grup njerëzish që duan t’i budallepsin shqiptarët, që duan të tregojnë se problemet lindën kur ata u larguan. “Opozita ka të drejtë të bëjë çdo zgjedhje që dëshiron, por ende nuk i ka dalë pija nga humbja e 23 Qershorit”, u shpreh Rama.

Lidhur me akuzat për trafikun e drogës përmes linjave ajrore, Rama theksoi se opozita pretendoi se ka një linjë ajrore të rregullt, sipas të cilës cdo ditë në orën 8:00 të mbrëmjes ngrihej një avion nga Divjaka dhe unë thashë që në orën 8 të mbrëmjes ka mushkonja dhe të njëjtën gjë do thoja edhe sot, pas koicidencës me avionin.

“Divjaka ka një problem, që janë mushkonjat. E gjitha u shfaq si një film. Trafikun e drogës Shqipëria e ka pasur, sikundër ka pasur problem korrupsionin, krimin e organizuar. Ne kemi zhvilluar dhe po zhvillojmë një luftë kundër trafikut të drogës, krimit dhe korrupsionit. Në harkun kohor të 3 muajve kemi kapur 5 fishin e drogës së kapur në 10 muajt e fundit të qeverisëse paraardhëse”, theksoi Rama.

Kreu i Qeverisë, i ftuar në emisionin ‘Studio e hapur’ vlerësoi punën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke u shprehur se ai nuk është një magjistar, që një vend që ka pasur shumë problem me krimin, nuk mund ta tjetërsojmë menjëherë.

“Por sot, kush ka sy dhe veshë për të parë dhe dëgjuar, mjafton të themi se jemi në rrugën e duhur. Kemi thënë që brenda 300 ditëve do ta rilindim këtë vend dhe ne po e rilindim këtë vend hap pas hapi. Kemi thënë se do të rikthejmë policinë e shtetit në krye të detyrës dhe ne e kemi bërë këtë”, theksoi Rama.

Sipas tij, Tahiri po bën një punë të shkëlqyer dhe është në krye të një kantieri reformash. Në vijim ai theksoi se në këto muaj janë shkëputur lidhjet e shkurtra mes kupolës së Policisë së Shtetit dhe krimit.

I pyetur se kur do të hyhet në Lazarat, Rama se këtë komunë do të hyhet kur ta gjykojë Policia e Shtetit se duhet ndërhyrë. “Kur ta gjykojë policia se duhet ndërhyrë do të veprojë duke pasur mbështetjen time maksimale dhe të Qeverisë natyrisht”, tha Rama.

Ditën e premte opozita ka paralajmëruar një tjetër protestë që pason atë të së enjtes. Ndryshe nga sa jemi mësuar kemi parë edhe disa deputetë të maxhorancës që bëjnë thirrje për protestë. E kuptoj që keni zgjedhur sarkazmën. Nuk e di pse e keni zgjedhur këtë mënyrë? Si e shihni ju si kryeministër këtë situatë të nxehtë politike?

Edi Rama: Debati në këtë rast është mes partive. Nuk është mes qeverisë dhe opozitës. Opozita ka të drejtën e vet të bëjë çdo zgjedhje të gabuar që dëshiron. Unë kam vetëm keqardhje për opozitën. Për të tjerat debate bëhet mes partive.

Në fakt opozita kërkon dorëheqjen tuaj si kryeministër, jo si kryetar i PS-së..? 

Rama: Kjo e shton keqardhjen time.

Në një nga ligjërimet e fundit politike ju e quajtët opozitën një grup pushtetarësh të bërë tapë nga humbja e 23 qershorit dhe deklarimet i quajtët gënjeshtra, shpifje… A nuk është një gjuhë e ashpër për t’ju drejtuar opozitës..?
Besoj se asnjëhera nga ato që ju cituat nuk përkon përveçse me të vërtetën. janë të vërteta. Janë realisht një grup pushtetarësh të bërë tapë, që pas humbjes dhe që ende janë në avujt e një pijeje që s’ju ka dalë akoma që quhet pushtet i degraduar si ishte ai para 23 qershorit dhe për të cilin morën atë që merituan pas 23 qershorit. Kështu që me shumë keqardhje, po sot që flasim në rrugën tonë drejt Shqipërisë evropiane kemi një opozitë që s’ka asgjë evropiane.

Si e shihni veten tashmë të ulur në poltronin e kryeministrit, në parlament. Përballë keni ish-kryeministrin Berisha, ish-kryetaren e Kuvendit, kryetari i opozitës mungon, është kryebashkiak. A ju kujton kjo vehten?

Jo veten nuk e shoh. Ata i shoh dhe i shoh me keqardhje dhe e përsëris, sepse besoj sot janë kushtet për të patur një komoditet që ne nuk e kishim kur ishim në opozitë. sepse hapësira që është sot në Parlament është sot një hapësirë që shkon përtej edhe rregullores së Parlamentit, sepse mundësia e opozitës për të mbajtur gjithë qëndirmet e saj është e plotë, sepse ekrahnet që opozita ka në shërbim janë absolutisht të pacënuara nga ansjë lloj zhurmuesi të natyrës politike. sepse në fund të fundit është shumë herët për të bërë çfarëdoqogtë tjetër përveçse për të marrë kohë dhe për të dnërtuar nga gërmadhat e 23 qershorit PD-në. mirëpo të gjitha këto nuk ndodhin. E kundërta ndodh që kemi përballë një grup njerëzish që duan ti budallepsin shqiptarët dhe ti marrin për budallenj dhe të bëjnë sikur nuk kanë qenë këtu përpara, sikur problemet kanë lindur kur ata u larguan nga qeveria. Sikur Shqipërinë e mbërthyan çështje që në fakt e mbajnë mbërrthyer prej vitesh deh që kanë filluar të çlirohen pas 23 qershorit.

Duket sikur nuk po e merrni shumë seriozisht opozitën. Gjithçka nisi me trafikun e drogës, avionit në Divjakë, ju akuzoi se ju favorizoni trafikun e drogës. Në fillim ju i quajtët qesharake… 

Dhe janë qesharake

I quajtët mushkonja… dhe një mushkonjë ra në Divjakë. Kishin të drejtë?

Unë do të përsëris të njëjtën përgjigje që kam dhënë edhe përpara se të binte një avion në plazhin e Divjakës, kur nga opozita u pretendua që ka një linjë të rregullt ajrore që çdo natë në orën 8 ngrihen avionë nga Divjaka. Dhe e vërteta është që çdo natë në orën 8 ka mushkonja. Ishte një koençidencë që lidhi dy gjërat dhe nuk ka asgjë për të korrigjuar në asgjë nga sa thashë. Edhe sot pot ë ma përsërisin akuzën se çdo natë nga Divjaka ngrihen avionë apo se ka një linjë që funksionon nga Divjaka lart e poshtë e poshtë e lart, mendoj se ka një problem mjaft serioz me mushkonjat dhe ne gjëja që po bëjmë është që po dezinsektojmë Divjakën dhe gjithë bregdetin pas 23 vjetësh që nuk ka dezisektim dhe që fatkeqësisht ka bërë që në Shqipëri në shumë zona sezoni i pushimit të jetë në shoqërinë e mushkonjave dhe të plehrave për të cilat po ashtu po merremi shumë seriozisht dhe këtë verë besoj se do kemi plazhet më të pastra qysh se nuk mbahet mend.

Problem është trafiku i drogës. Ju e quani koincidencë atë që ndodhi, ishte ironi, qëndrimi juaj lidhur me avionin në Divjakë?

Unë s’akuzova askënd për komplot. Unë thashë që e gjitha u shfaq si në një film, sepse ata u hodhën përpjetë dhe thanë që s’e kemi bërë ne, s’e kemi bërë ne. kjo është punë e tyre. Unë i qëndroj asaj që thashë, ndërkohë që trafiku i drogës, më falni po Shqipëria e ka patur këtë problem, siç ka patur problem korrupsionin, krimin e organizuar prej shumë vitesh dhe ky problem është agravuar jashtëzakonisht shumë në vitet e fundit. Kështu që ne nuk kemi bërë asgjë tjetër, përveçse kemi zhvilluar dhe po zhvillojmë një luftë shumë më të fortë dhe më me shumë reszultat kundër trafikut të drogës, kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe kështu me rradhë.

Si më të fortë, sa më të fortë? Pse keni këtë ide, sepse dakord ka patur trafik droge, ka patur korrupsionin, po për këto arsye Partia Demokratike është sot në opozitë..? Përgjegjësinë sot e keni ju.

E kam këtë ide, sepse në harkun kohor përshembull të 3 muajve ne kemi kapur 5-fishin e sasisë së drogës së kapur në 10 muajt e fundit të qeverisjes paraardhëse. E kam këtë ide sepse nuk ka asnjë krahasim në shifra mes kapjeve dhe ndalimeve që ka bërë policia për drogë apo për kriminelë në kërkim ndërkombëtar apo për kriminelë të kategorive të ndryshme krahasuara me të njëjtën periudhë të qeverisjes së tyre. Ju e patë sot pati dy ngjarje shumë të rëndësishme në këtë luftë, qoftë në luftën kundër drogës, qoftë në luftën kundër për të demilitarizuar një shoqëri që në segmente të saj është shumë e demilitarizuar dhe u kap një sasi shumë e konsiderueshme C4, apo e harruat. Fakti që tritoli ndihet më pak, ka të bëjë me diçka nuk besoj se kjo vjen dhe ikën si me stinë. Ka të bëjë me luftën që bën policia e shtetit dhe kthimin e policisë së shtetit në detyrë. Droga kapet më shumë sepse ka më shumë luftë. Ju si mendoni se meqë është kapur më pak drogë më parë, ka patur më pak drogë?

Kapet edhe rreth nesh më shumë. Kjo do të thotë se edhe policitë e tjera po punojnë më shumë? 

Faleminderit për pyetjen, por sepse e kam theksuar se janë rivendosur lidhjet e këputura mes policive. për fat të keq në dy apo tre vitet e fundit deri në 23 qershor lidhjet e bashkëpunimit mes policive, Shqipëria me fqinjët kanë qenë pothuajse inekzistente sepse operacionet e përbashkëta janë dekonspiruar dhe kanë dështuar për faj të palës tonë. Dhe ky është fakt, dhe nga bashkëpunimi ju e patë vetë. Mund ti referoni deklaratës para meje. Dhe është turp për ne si vend. Detyrohet qeveria gjermane, përmes ambasadës të bëjë një deklaratë për të sqaruar një shpifje monstruoze të bërë nga ana e opozitës që sigurisht në rastin e qeverisë gjermane që nuk ishte sqarim në raport me opozitën, por me opinionin publik dhe ishte shumë e qartë se nga bashkëpunimi mes dy policive dhe nga bashkëpunimi me sautoriteteve të dy anëve është realizuar ndalimi dhe pastaj edhe çmontimi i një linje droge që vinte nga Shqipëria. 

Ky lloj bashkëpunimi ka çuar edhe në kapjen e drogës edhe në Fjumiçino dhe në Selanik apo ishte një kapje normale..? Pse s’i kapim këtu brenda po i lemë të ikin jashtë? 

Po ju përsëris që shumë punë që ka të bëjë me drogën, jo vetëm tek ne, sepse ne flasim për një avion që ra në Divjakë, por askush nuk merret, po ky avioni nga u nis. Po mirë këta avionë që vijnë e ikin ku ndalojnë, ku shkojnë? Pra luftë ndaj trafikut të drogës apo me krimin e organizuar është gjithnjë e më shumë një luftë ndërkufitare, është një luftë gjithmonë e më globale, sepse krimi është gjithmonë e më global. Dhe të jeni e sigurtë që kjo është edhe arsyeja që sa më shumë të bashkëpunojnë policitë mes tyre, aq shumë do të kenë rezultate, brenda territorit të tyre, sepse kjo lidhet me informacionin. Kjo nuk është thjeshtë çështje te kufiri, e kape te kufiri apo të iku nga kufiri, sepse e përsëris sot unë lexoja një artikull në “Corriere de la Sera” që ma kishin dërguar nga kabineti i ministrit të Brendëshëm dhe ishte shumë e qartë që bëhej fjalë për linja mes shumë shteteve ku qarkullon droga dhe lufta ndaj këtyre linjave, flasim për linja ajrore, bëhet nga të gjitha vendet, përfshirë edhe vendet që ne na duket sikur s’kanë asnjë problem të tillë. 

Vazhdoj të jem e paqartë për qëndrimin tuaj në lidhje me avionin e Divjakës. Koençidencë? 

Jo koençidenca ishte që në Divjakë ka një problem shumë të madh me mushkonjat dhe kur u ngrit çështja e linjës ajrore që funksionon çdo natë, përgjigja më e natyrshme që mund të vijë, aq e natyrshme sa që na erdhi në të njëjtën kohë dhe mua, edhe kryetarit të Kuvendit. 

A ishin koençidencë akuzat e opozitës se ju kishit dijeni për një trafik të tillë qoftë edhe përmes strukturatev të Forcave të Armatosura? 

Ka një dallim shumë serioz mes nesh dhe atyre, edhe në këtë pikë. Ata kanë qenë në qeveri. Dikush ka qenë kryeministër, dikush ka qenë Ministër i Brendëshëm, nuk po flas për dikë tjetër që ka qenë në krye të Parlaentit dhe s’ka kuptuar gjë hiç për vite me rradhë. Po flas për ata që kanë qenë në qeveri dhe e dinë shumë mirë si funksionon shtetit, si funksionojnë strukturat. Brenda shtetit dhe si funksionon informacioni i klasifikuar. Informacioni i klasifikuar është një lloj informacioni që nuk është për konsum publik. Është ligjërisht e ndaluar që ta konsumosh publikisht dhe për më tepër pastaj kur është fjala për qeverinë dhe për strukturat, ky është një informacion i domosdoshëm për të bërë hetime dhe për të çuar përpara një punë e cila është e lidhur me sekretin. Kështu që informacion mbi bazën e fateve të paprovuara ka patur jo më parë, por ka patur edhe shumë kohë më parë, lidhur me këtë. Pra, nuk daton sot, mirëpo ne përshembull nuk e kemi marrë atë informacion të shumë kohëve më parë dhe unë këtë e kam thënë edhe para pak ditësh për t’jua hedhur në fytyrë atyre që kemi përballë dhe për t’ju thënë që kujt ja tregoni këto copa informacioni që i manipuloni për publikun?! Ndërkohë që ju e dini shumë mirë që këtë informacion e keni patur ju në tavolinë dhe mbi bazën e këtij ifnroamcioni është vazhduar të hetohet nga strukturat. Mbi bazën e këtij informacioni ka punuar shërbimi secret apo shërbimet e tjera, por nuk ka patur asnjë fakt të provuar. Pra, ne nuk kemi qenë dhe nuk jemi në dijeni të asnjë fakti të provuar. Pra, është shumë e thjeshtë. 

Po indicie kishit, për shkak të letrës që më pas doli edhe nga SHISH… 

Edhe një herë tjetër, indiciet që janë dyshime të arsyeshme siç i konsideron shërbimi sekret, në informacionet e klasifikuara nuk janë të publikueshme dhe as të komentueshme për publikun. Nuk e bën asnjë lloj qeverie në botë, qeveri normale, kuptohet, dhe për më tepër nuk vlejnë si fakte, sepse e vetmja gjë që sjellin kur komentohen dekonspirojnë çfarëdo gjëje që ti bën. 
E kam fjalën nga pikpamja etike, nga pikpamja ligjore po e po, por këtu nuk ka pyetur njeri në këtë aspekt.

Dakord zoti Kryeministër, por tani jemi përballë një fakti, avioni i Divjakës… 

Po edhe çfarë fakti..? 

Pyetja është kjo, kanë lidhje akuzat e opozitës gjatë gjithë kohës, Gjadri, Kardhiqi, Divjaka,… etj. A duhet t’i kishit marrë më seriozisht? 

Çfarë të bëjmë?! 

Ta kishit parandaluar 

Ça të parandalojmë? 

Trafikun e drogës.. 

Edhe një herë po ju them që ne e kemi marrë shumë seriozisht luftën kundër drogës në të gjitha aspekte. I kemi marrë seriozisht edhe këto indicie, por po ju përsëris që në këtë rast çfarë duhet të merrnim seriozisht ne. Në këtë rast avion është parë pa u ulur nga informatorët përkatës që kanë informuar policinë pa u ulur avioni dhe kjo ka qenë shumë e qartë në të gjithë historinë e rindërtuar nga policia e shtetit me ekspertët e huaj që tregon që nga fillimi deri në fund gjithçka ka qenë nën kontroll. Është parë avioni dhe pastaj fakti që avionic ra është përgjegjësi e policië, është përgjegjësi e qeverisë?! Këtu jemi përpara një situate që vetëm në Shqipëri mund të marrë këto përmasa dhe vetëm e yshtur nga forca tërësisht qesharake që marrin përsipër ti japin përmasa të tilla një ngjarjeje që është mbyllur plotësisht. Është kapur piloti, është kapur ai tjetri që do ta çonte me makinë, është kapur droga, është kapur makina, ka filluar një hetim. 

Janë kapur rastësisht…? 

Më vjen shumë keq. Edhe një herë tjetër po ju them. Policia ka qenë aty dhe informatori ka dhënë informacionin kur avioni nuk ishte ulur. Tani të hyjmë të bëjmë një bisedë a do kapej nëse avioni s’do kishte ngecur, a do kapej makina a s’do kapej makina, etj. Këto janë muhabete kot. Unë di vetëm kaq, që policia nuk është kapur nga asnjë lloj befasie nga ardhja e avionit. Ky është fakt, sepse nga e ka marrë informacionin policia, kur avioni ka qenë në ajër.

E ka marrë nga strukturat… Ministri juaj tha që ne e prisnim, por diku më tej… 

Ministri nuk tha që ne e prisnim avionin. Ministri e ka thënë që prej shumë kohësh, si në atë pikë, si në pika të tjera ka patur sistem të ngritur policie pikërisht sepse e kemi marrë shumë seriozisht këtë punë. Nuk ka thënë ministri që prisnim avionin. Prisnim që mund të vinte drogë këtu, atje, siç presim, policia pret, edhe sot që flasim në pika të ndryshme ku ka indicie. 

A është një ngjarje e rëndë ngjarja e Divjakës. A ka përgjegjësi policia e Lushnjes..apo? 

A jeni në metro apo jo. Unë do doja të mbyllnim këtë pjesë të bisedës, sepse mua kjo bisedë realisht qesharake, sepse po ju përsëris që nëse në Shqipëri bëhet gjithë ky debat për një rats si ky, kini parasysh që avionë të kësaj natyre në vende të tjera ulen e ngrihen shumë më shpesh dhe askush nuk merr përsipër të flasë broçkullat që fliten në Shqipëri dhe askush nuk merr përsipër të fajësojë të madh e të vogël për një çështje të tillë, por lufta zhvillohet… 

Avionë me drogë apo avionë për turizëm e keni fjalën, thjehstë për kuriozitët..? 

Tani lexoni artikullin e ‘Corriere de la Serës’ se në rast se ky avion vjen në Shqipëri për të bërë këtë punë, ku do ta çonte? Do ta çonte diku tjetër apo jo? Pra avionët ngrihen diku dhe ulen diku tjetër. Kjo është pjesë e një lufte dhe atëherë çfarë po diskutojmë. 

Dakord trafik ka gjithandej, ka në Itali e Selanik, por ne po themi a duhet ta kishit kapur ju në Shqipëri, pa rënë? 

Ku ta kishim kapur, si ta kishim kapur, ta kishim kapur në ajër…?! 

Mund ta parandalonit? 

Si ta parandalonim, me kundërajror, me avionë që shoqërojnë avionin e vogël?! 

Si e vlerësoni punën e Ministrit të Brendshëm? 

Punën e ministrit të Brendshëm unë e vlerësoj absolutisht të shkëlqyer, jo shumë të mirë, të shkëlqyer. Dhe jam shumë serioz në këtë dhe mund t’ju jap shumë argumenta për këtë. Ministri i Brendëshëm nuk është një magjistar dhe ne nuk kemi asnjë shkop magjik që një vend të rrënuar dhe të shpuar me vrima nga të katër anët dhe ku ka kaluar droga, ku ka kaluar paraja e pistë, ku ka kaluar gjithfarë krimineli dhe ku është strehuar gjithfarë krimineli ta kthejmë në një vend që nuk ngjan fare me atë që ishte para 9 muajsh, në 9 muaj. Kjo nuk mund të ndodhë dot, ama fakti që sot ne kemi rezultate për të cilat fatmirësisht ka sy për të parë, ka veshë për të dëgjuar, ka edhe mendje për të kuptuar dhe në këtë rast flasim për sy e veshë objektivë dhe mendje objective që është ajo e Komisionit Evropian dhe e partnerëve tanë. Mjafton për të thënë se jemi në rrugën e duhur. Nuk kemi thënë ne që do bëjmë mrekullira. ne kemi thënë që Brenda 300 ditësh do e rilindim këtë vend. Dhe ne po e rilindim këtë vend hap pas hapi. Por sa hap e mbyll sytë nuk ka. Kemi thënë që për 300 ditë do sjellim Policinë e Shtetit në krye të detyrës. Kemi thënë 300 ditë, nuk kemi thënë as 30 ditë as 60 ditë. Dhe ne e kemi kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, përpara 300 ditëve. Këtu është kollaj të rrish e të thuash po kjo e po ajo, por gjëja që na mjafton për të kuptuar se pse Ministri i Brendëshëm po bën një punë të shkëlqyer dhe këtë e them pa asnjë rezervë, sepse është ditë natë në krye të detyrës, sepse është në krye të një kantieri shumë të madh reformash që sot nuk janë as të dukshme, as të prekshme, por këkrojnë kohën e tyre dhe sepse nga ajo gjendje tërësisht e rrënuar, ku Policia e Shtetit ishte tërësisht e lidhur me krimin, ku kupola e policisë ishte e lidhur me krimin, Departamenti Amerikan i Shtetit një vit më parë thoshte se flitet për fije që lidhin zyrtarët e lartë me krimin, nuk e thoshim ne, atëhere si mendoni ju, për 9 muaj të gjitha këto mund të pastrohen dhe mund të kthehet e gjitha në një vend që nuk do ndodhë asgjë? 

Pra, ende nuk e keni pastruar? Jeni gjithmonë në proces. Mund të themi sot që policia është pastruar nga fijet e krimit?

Ne mund të themi sot që nuk ka më lidhje të shkurtër mes krimit dhe kupolës së Policisë së Shtetit. Këtë mund ta themi. Që krimi mund të ketë fijet e veta në Policinë e Shtetit, do të ishte absolutisht fëmijënore që ta mohonim dhe lufta brenda Policisë së Shtetit kundër çdo lloj inkriminimi dhe të inkrimuinuari vazhdon intensivisht se s’do kishte 148 proçedime penale për njerëz brenda Policisë së Shtetit nga vetë Policia e Shtetit. 

Ju thoni që pas 300 ditësh policia është kthyer në detyrë… 

Jo 300 ditë nuk kanë ardhur akoma.. 

…që situate është më ndryshe, etj. 

Situata nuk është më ndryshe. Situata është shumë më ndryshe në motivimin e Policisë së Shtetit, në punën e Policisë së Shtetit dhe në rezultatet e Policisë së Shtetit. 

Kemi patur një valë të madhe tritoli, një valë të madhe droge.. 

Nuk kemi një valë të madhe droge. Kemi një valë të madhe kapjeje të drogës. Janë dy gjëra krejtësisht të ndryshme. Vala e madhe e trafikut të drogës ka qenë aty. Por ju s’e keni parë, ne s’e kemi parë sepse s’e ka kapur kush. 

Rastet për tentativë për trafikim janë të njëjta.. 

Me aritmetikën e kujt? 
Unë di të them se në 3 muajt e fundit është kapur 5 herë më shumë drogë sesa … 

Këtë herë trafikantët ngarkohen më shumë.. 

Unë them që, këtë e thonë specialistët dhe këtë e ka thënë një ekspert i një policie të huaj që ka vizituar Shqipërinë para disa muajsh dhe më ka thënë, zoti Kryeministër duhet të ndjeheni besimplotë, sepse në momentin kur policia kap një sasi të tillë drogë ka filluar diçka të ndryshojë, flitej atëherë për një sasi të madhe. sepse do të thotë që kush kapet me një sasi të tillë nuk arrin të blejë ata policë që qëllojnë që e kapim. Kjo është për tu patur shumë mirë parasysh. Ata që arrijnë të trafikojnë drogën me sasi të mëdha dhe që arrijnë të bëjnë trafiqe të tilla si disa nga rastet flagrante që ene kemi kapur, ndihen shumë të fortë përgjithësisht dhe kanë një forcë shumë të madhe korruptive. Në momentin kur kapen tregojnë se kanë përballë një forcë jo aq lehtësisht të korruptueshme siç e kishin deri dje, që s’e kishin problem fare. 

Një sqarim të fundit lidhur me këtë çështje dhe doja ta mbyllja. Po deklarata e Prokurorit të Barit që shpesh herë i referohet opozita si autostradë droge? 

Unë nuk e di deklaratën e prokurorit të Barit, por ju që më pyesni mund të më thoni që kjo autostrada e drogës është hapur pas 23 qershorit? 

Ata janë tashmë në opozitë. Ju jeni kryeministër i Shqipërisë?

Ne kemi ardhur ta mbyllim atë autostradë. Ka qenë më përpara, jam shumë dakord me ju. 

Ju tashmë jeni kryeministri, përgjegjësia është e juaja? 

Patjetër unë jam kryeministër. Unë nuk jam magjistar dhe nuk kam asnjë fuqi magjike që autostradën e hapur për kaq shumë vite për trafikun e drogës, unë, apo Ministri i Brendshëm, apo të dy bashkë ta mbyllim apo e gjithë qeveria ta mbyllë sa hap e mbyll sytë. Këtë fuqi magjike ne as kemi pretenduar ta kemi dhe as mos na e kërkoni. Por që këtë autostradë ne do ta mbyllim, do ta mbyllim. 

Kur? 
Do ta mbyllim atëhere, kur koha që na duhet dhe të gjitha reformat që ne po bëjmë për ta kthyer policinë e shtetit shqiptar në një polici të standarteve evropiane të jenë materializuar. 

Qeveria duhet të hyjë në Lazarat dhe të ndalojë mbjelljen e drogës, thotë zoti Blushi. 
Qeveria do të hyjë në Lazarat, atëherë kur qeveria do të jetë e bindur që është momenti për të hyrë në Lazarat dhe qeveria do të jetë e bindur se është momenti për të hyrë në Lazarat, atëhere kur ekspertët e policisë dhe policia e shtetit të jetë e bindur se është momenti për të ndërhyrë në Lazarat. 

Që do të thotë? 
Që do të thotë kur të jetë momenti për të hyrë në Lazarat.

46 komente në “INTERVISTA/ Rama: Në Lazarat do hyjmë kur ta gjykojë policia”

  1. Gregori says:

    Ore po ky Rama ia fut kot apo do e ben keshtu? Po si ka mundesi qe te kete nje opozite eueropiane, kur ata sa kane zbritur nga shpellat e maleve dhe ky i do qytetare europiane. Mos ia fut kot.

    1. Bekimi says:

      E madhe fare kjo!

      1. ELsa says:

        I madh mbreme Rama. Shume korrekt me popullin qe e votoi dhe shume besim ka populli tek Rama

        1. Rustemi says:

          Te lumte EDi. Mbreme me ke mbushur me shprese se je vertete ai qe ke qene dhe ben ate qe ke premtuar.. pune e mire, shume besim tek ju

          1. Jasmina says:

            puna e policise duhet inkurajuar ndaj mbeshtes Ramen plotesisht. Saimiri ka bere nje pune fantastike ne kete drejtim e Rama ishte shume koherent mbreme

            1. sherifi says:

              Kjo opozit,sa po vjen dhe po vetediskretitohet,do vije nje moment qe kjo opozit do shkrihet fare perderisa ka nje sali berish qe po e drejton akoma,dhe ky vend do te ket nevoj vertete per nje opozit me konstruktive.

              1. sonja says:

                bravo edi vazhdo betejen qe ke nisur qe te jemi te qete ne qeverisjen tende dhe zhduke saliun qe e beri vendin katraure por po te bej nje rixha te gjithe pallatet e reja beji dhe njehere sic kemi qene dikur per mirembajtjen e tyre sepse vet administrimi nuk po funksionon se eshte bere nje popullsi e mbledhur heterogjene e pa bindur ndaj ver ligj te forte qe te zbatohet

                1. elda says:

                  si nuk kane turp keta te PD qe inskenuan avionin ne divjake,une sa mora vesh lajmin me shkoi mendja tek skenari i PDsepse eshte bere shume trashe loja per vete faktin se tani po afron statusi dhe cne ky avion ne prag te statusit kete dhe bufi e kupton ,bravo EDI qe i bere sfide publike Berishes kur i the qe te shkojme ne prokurori ku ai sbegenisi ye shkonte bashke me Jozefinen sepse kane nje mal me dosje ua le plumbin mbi lekure,bravo

                  1. aliu says:

                    Vazdo kshtu bravo pore mos aro shqiptaret pse te ben kryeministr.duen ndryshuare shum gjera me pune shum e fjal pak nje fjale e urte thot belpra di shum gjera pore kermidhi nje .pun pune e vetem pun .je i vetmi qe munde te regudhosh shqiperin beje .per shqiperin duet te jesh afer tyre ne cdo problem qe kan .se zoti do te bekoj populli shqiptare do te falenderoj

                    1. Olsi says:

                      suksese per ket rruge dhe zoti ka per te dhene forc e ka per te hapur te gjitha rruget qe jane me mbeturina / se mbeturinat kani vendin te koshat e plerave / te gjitha ata qe cuan shqiperin ne kete nivel u ka hyr lepuri ne bark se te pa beset e ketij kombi ika ditet e pakta [ZOTI EDI SHQIPETARET E DINE E DO TE JEN GJITHEMON PRANE NJERZVE TE DREJT

                    2. Xani says:

                      ti njeri i punes ne te mire te shqiptarve,por duhet tju rezistosh rrymave dhe te mos dorzoesh nga fjalet banale e pa vent te sales,ata po i tremben se po umbasin teren perdite e meshume shqiptaret jane komb i zgjuar e te mbeshtesin masivisht por vazhdo rrugen per te nxiere shqiperine nga llumi qe e la sala

                    3. Berti says:

                      Z.Rama jam i mendimit te mes kete as nje lloj ndeshkimi per asnje njeri sepse ishte nje vend i dale nga diktatura thjesht ver rregull ketej e tutje sic po ve.Zoti po te shikon dhe eshte me ty !!!!!!!!

            2. Mira says:

              Moj Jaseminë, sa kohë duhet për t’u bindur Ed Rama që duhet të hyjë Didija me barkdërrat e tij….!?
              Një kryeministër që nuk dinte të shpjegonte dhe nervozohej…!
              Një këshillë për Edin: Më mirë hesht dhe prano paaftësinë sesa të rrahësh gjoksin për “meritat” e barkdërrave. Shikoja videon e Temas në magazinat ku mbahej hashashi, dëgjoja barkdërrat që nuk dinin të lexonin, nuk dinin të bënin një proçesverbal, nuk dinin proçedurën e shkatërrimit(një barkdërr i nxirte në fotografi ato që ishin të dokumentuara), ato çantat e zeza i kishin pa tabelë fare(çdo pako duhej të kishte atë fletën e ngjitur..)
              Djeg’ja u bë në shtratin e lumit dhe një të rënë shiu i merr dhe ato toksinat dhe i hanë ngjalat dhe peshqit (pastaj dhe politikanët..).
              Metoda e shkatërrimit ishte alla albanistançe!
              Si përfundim, barkdërrat janë të aftë vetëm për të ngrënë fara.

        2. Erion says:

          o Elsa

          po ti merke rrogen nga Rama per te komentu ne gazeta online mer lal!

          keshtu luftohet edhe papunesia, pse jo!

          te jesh partizane nuk ka ndonje gje te keqe, po ama duhet pak klas edhe per kete. na hape barkun.

  2. Cen Durimodhi says:

    Nese injoranca ka nje emer, ky emer eshte Edi Rama. Dhe problemi me i madh eshte se ky e di veten te zgjuar, dhe nga ky fakt te gjithe te tjeret jane injorante sipas tij. Dhe faktikisht ka nga ata injorante qe mbeten gojehapur kur flet kryeinjoranti, por kjo nuk do te thote qe phesa me e madhe e popullit shqipetar eshte injorante. Me keto gjepura qe flet kryeinjoranti na fyen te gjitheve si popull.

    1. sit..... back.... and..... relaks says:

      ca ke ceno, pse te ha miza?

    2. ARUSHA says:

      INJORANCA UDHEHOQI 24 vitet E FUNDIT ME KATUNARE MALOKDARE DHE FSHATARE . SOT EDI RAMA ESHTE I MIREFILLTI QYTETAR ; SE NUK PO I NDESHKON TRaDHETARET DHE HAJDUTERINE ME LITAR ! ORE TUNXH TUNG LEXO DHE NXEJ NE KRY !

    3. ben says:

      e tregove veten qe je nje injorant i qelbur

    4. vladi says:

      Z.Durimodhi eshte injoranca eshte nje semunje e trashegueshme dhe me shume eshte perhapur tek PD-istat te cilet dhe kur shiten kufijte e vendit mbrojne Salen dhe kur vriten njerezit ne mes te bulevardit mbrojne Salen per keto arsye dhe te tjera jemi te fundit e Europes injoranca do kohe te sherohet

  3. hoxha says:

    Mjere Shaiperia qe i hiku njd dharlatan dhe i erdhen dy .
    Meta & Rama

    1. sit..... back.... and..... relaks says:

      lale gjej naj tastire pc-je mos shkruj na celi se e bone lesh komentin

    2. Si ti Cen dhe ti Hoxha qenken I me injorantet qe na kane degjuar veshet e qe kemi lexuar.
      Ju do te jeni nga sketerra e Sales,ne mos ushtare te mire Shvek.
      Eshte e kote te harxhosh energji me ju apo tu kushtosh vemendje budallalleqeve tuaja.

  4. Ngjela says:

    Ishte turp ta degjoje nje kryeminister te fliste ne kete mynyr.. E them me bindjen me te madhe qe ai ishte nen efektin e lendeve , narkotike.. Ai mohonte pa pik turpit deklaraten e z Tahiri qe beri para ca ditesh , ne lidhje me avjonin e divjakes , kur deklaroj qe ne po e prisnim avjonin pak me andej.. Ky drogazhi sot e mohonte , eshte turp per nje vend te kesh nje kryeminister te till

  5. Ajet Delaj says:

    E GJITHE SHQIPERIA ESHTE “LAZARAT”

    Mjaft editorialiste Shqiptar ne shtypin e shkruar e media vizive here pas here marrin ne shqyrtim Lazaratin dhe vazhdimin per nje kohe te gjate te paligjshmerise ne kete komune te vogel te jugut te Shqiperise megjithse per mua te tere gabojne kur mundohen ta trajtojne fenomenin “Lazarat” si te shkeputur nga krejt realiteti shqiptar gje qe nuk eshte as e drejte as e vertete.
    z Baze ishte mjaft i sakte sakte ne editorialin e “temes” sonte ne pershkrimin me vertetesi se Lazarati eshte problem i kahershem ne realitetin e paligjshmerise shqiptare. Megjithate duhet thene qe ne fillim se kultivimi i narkotikeve eshte veprimtari kriminale ne shumicen e vendeve demokratike te botes e nuk ka si te jete ndryshe as ne Shqiperi e as ne kodin penal te saje.
    E para duhet thene se Lazarati eshte treguesi me i qarte e sensitive i paligjshmerise se shtetit e pushtetit me te tera strukturat e tyre ne Shqiperi.
    Se dyti duhet thene se Lazaratesit jane popull fisnik shqiptar i persekutuar masivisht nga diktatura kriminale komuniste ku shteti postkomunist e ka vazhduar trajtimin e Lazaratit ne kuadrin e mbijeteses se luftes se klasave ne Shqiperi per interesat e tyre kriminale per ta mbajtur shoqerine shqiptare ne kaos e paligjshmeri.
    Meqe ne Shqiperi pushteti i vazhdimsise se trashigimise gjenetike e idelogjike te komunisteve pas 90tes vazhdoje te sundoje ne menyre te paligjeshme duke e grabitur hapur e nganjehere me metoda me te sofistikuar vullnetin e popullit shqiptar paligjshmeria e hajnia ka ekzistuar qe nga kreu i shtetit e qeverise e deri tek ai qe vjedh cfare i bie ne dore toke, prone, para, cellular e gjithcka.
    Eshte kriminale te etiketosh tere shoqerine shqiptare si hajdute por realishte te tere sa nga halli e sa nga qefi e vesi jane hajdute pasi hajdutja me e madhe eshte pushteti dhe shteti i shqiptareve qe me vjedhjen e votes vulosin paligjshmerine e tyre e pergjate tere sundimit te tyre therasin rreth tyre sivellezrit e tyre ne vese e huqe.
    Familja, por edhe krejt shoqeria nuk mundet te qeveriset as me mashtrim as me dhune por me moral gje qe shteti dhe pushteti ne Shqiperi nuk e kane. Meqe nuk e kane kete moral atehere pushtetaret dhe shtetaret shqiptare lejojne por edhe nxisin tere shoqerine qe te ndyhet ne hajni e paligjshmeri.
    Per rreth 50 vjet sistemi criminal komunist i mashtroje, vodhi e masakroje shqiptaret dhuke ju grabitur me zjarr e me hekur gjithe cfare paten para e pas shpirtit. Erdhi “demokracia” ku ne vend qe pushteti dhe shteti i ri te tentonin se paku per te vendosur drejtesine shoqerore e ndeshkimin e atyre qe kishin bere krime makabre hirarket komuniste u denuan per kafe e dora e dyte e tyre qe erdhi pas 97tes i shperbleu edhe per ato pak vite burgu qe bene.
    A ka imoralitet me te madh sesa te shperblesh per ato pak pushim qe bene hirarket komuniste e te mos njohesh e demshpeblesh te masakruarit ne tunelet e minierave viktimat e ketye hirarkeve. E thashe pushime pasi burgu i paket e komod i ketyre hirarkeve kriminele komuniste vertete ishin pushime nese krahasohet me burgun qe ju kishin krijuar shqiptareve nen e mbi toke.
    Post komunistet apo neokomunistet thuaje si te duash pasi eshte e njejta gje ne kaosin e krijuar prej tyre pas 90 me qellimin e vetem qe te vidhnin e shkaterroni edhe ato pak vlera material e monetare qe kishin mbetur ,krijuan kushtet qe antiligji te sundonte e ligjin ta bente xhungla duke i cuar shqiptaret ne pragun e vllavrasjes ne 97 thjesht per interesat e tyre kriminale.
    Jo vetem qe nuk bene as perpjekjen me te vogel per te vendosur ligjin e drejtesine por hapun u bene pale me grabitsit e prones se tjetrit tokes, trojeve , dyqaneve, shtepiave , rrymes ujit, vreshtave mineraleve e cdo gje mbi toke e nentoke e deri edhe hapsiren detare gje qe po e vazhdojne edhe sot e kesaje dite.
    Ambasadoret e huaj ne Tirane e percaktuan kete situate se ne tere boten vidhet duke thyer ligjin kurse ne Shqiperi vidhet me ligj, kurse gazetari I famshem Italian antimafie ka thene se ne tere boten shtetet kane mafia kurse ne Shqiperi mafia ka shtet.
    Nese krahasojme veprimtarine kriminale qe nga kryetari i Parlamentit qe harxhon qindra mijra euro ne nje orgji qeveritare dhe nuk pyet kush se ku i moren gjithe ato para , atyre qe vjedhin toka , troje , rryme , minerale pyje, hapsiren detare e deri te tashmen e te ardhmen e shqiptareve voten e shqiptareve veprimtaria antiligjore e lazaratesve i bie te renditet e fundit pasi perdorin token e djersen e tyre ne nje veprimtari te ndaluar me ligj.
    Duhet pershendetur thirrja e Ambasades se Shteteve te Bashkuar per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat ne nje territor qe nuk kontrollohet nga Shteti Shqiptar.
    Si qytetar Amerikan i bej thirrje Ambasadorit tim honorable Arvizu qe nje paralajmerim te tille ta shtrije per krejt teritorin shqiptar pasi eshte e njejta situate si Lazarati qe eshte jashte kontrollit te Shtetit Shqiptar ashtu edhe Shqiperia qe sundohet nga nje shtet e pushtet ilegjitim e bashkepuntor i hapur me krimin e organizuar e organizatat kriminale duke e renditur Shqiperine me nivelin e krimit te organizuar me te lartin ne Europe e nder me te lartit ne bote.
    Une e kuptoj se thirrja e Ambasades Amerikane per qytetaret e saje qe te mos shkojne ne Lazarat eshte thirrje per te sensibilizuar shqiptaret ndaj paligjshmerise pasi jo ne Lazarat qe eshte nje popull patriot, fisnik e mikprites por edhe ne tere shqiperine qytetaret amerikane jane te sigurte si ne shtepine e vellait te tyre.
    Koha ka ardhur qe Amerika ti ndihmoje dreteperdrejte shqiptaret ne vendosjen e pushtetit e shtetit legjitim gje qe ka gjasa te mira se po ndoll me marveshjen per operacione te perbashketa me FBIne, DEAn e me siguri edhe me CIAn per te luftuar krimin e organizuar e terrorizmin qe eshte ulur kembekryq ne teritorin shqiptar.
    Nese vendoset legjitimiteti i shtetit dhe pushtetit me voten e lire e te ndershme te shqiptarve e ndihmen e drejteperdrejte te mikut tone te madh qe na ka konfirmuar historia Shteteve te Bashkuara te Amerikes nepermjet istitucioneve te saja prestigjoze te batimit te ligjit e luftimit te krimit te jemi te bindur se situate no nderronte me shpejtesi ne te tere Shqiperine.
    Nese ndoll kjo te jene te bindur miqte Amerikane se problem i Lazaratit megjithse veprimtari antiligjore eshte jo vetem problem minor por lehtesisht i eleminueshem jo me me policine e shtetit por po ju garantoj se perfaqesues te pushtetit legjitim e ndalin kultivimin e narkotieve ne Lazarat me OJQ e OJF.
    Lazarati eshte pjesa fundore e paligjshmerise qe sundon ne Shqiperi qe 80 vjet qe pushtetaret dhe qeveritaret shqiptare nuk kane lene gje pa grabitur ne truallin shqiptar deri edhe thesarin e shtetit shqiptar gje qe nuk e kane bere as pushtuesit gjermane megjithse e moren e paketuan dhe e etiketuan floriri i shqiptareve. Ku eshte sot thesari i shtetit. Te therrasesh se do fusim ne burg nje fshatar se hell nje tel ne shtyll apo tjetrin se kultivon ne token e tije nje bime te ndaluar e te heshtesh sikur nuk ka ndollur asgje me grabitjen diten per diell te thesarit te Shtetit Shqiptar nga Ilir Floriri e te deklarosh nga pozitat e Kryeministrit dje dhe sot se z Meta eshte asset i cmuar i kesaje qeverisje eshte imoraliteti dhe pafytyrsia me e madhe e nje pushteti e shteti duke i bere pis te tere shqiptaret gje qe nuk eshte e vertete.
    Pa hekur nga zverku i shqiptareve banditet e radhes qe i kane leshuar vendin njeri tjetrit qe 80 vjet nuk mundet te vendoset ligji dhe drejtesia as ne Lazarat as ne tere Shqiperine pasi jane keta bandite qe kane interesa kriminale ne vazhdimin e kaosit e antiligjit.
    AJET DELAJ
    NEW YORK

  6. lilo says:

    Shqiperine do e bejne Shqiptaret me K/Minister Edi Rama ,por qe ndreqesh shkaterrimet e bera nga ish qeverit- e mashtrusit me pushtet do ca pune qe qeveria i ka piketuar ku dhe kur do te arrihen. Intrigantet- e thashethemexhinjt klasik kan dale hapur dhe kerkojne te pengojne te prishin qetesin ton.

  7. refiku says:

    o HOXHE IK FALU, NGRI TUUREN PERPJET DHE QELLO AVIONET E DROGES, MBASI I RREZON ME PORDHE.

  8. vitrina says:

    do hym kur ta mendoj polizia..ndersa polizia thote do hym kur ta mendoj politika se eshte problem social..hajde meri vesh keta..nuk e di cdo bejne sivjet,po po nuk arriten ti japin fund fenomenit lazarat,te dhjefsha rilindjen..boll me llafe se vajtet nje vit..rama mblidh mend e futju punes..

  9. rrnoft pd says:

    Te fyen ty Cen? qe nga emri dukesh qe qenke nje IDIOT qe se paske shokun.I nderuar zKryeminister,mos u mer tani me Lazaratin,leri brenda fshatit te bejne si te duan bashke me ate Gomarin Aliko,e me te dale nga fshati malli i dashur,atehere fut policine te veproje me rreptesine me te madhe.Tani per tani meru pa humbur kohe per ti prere duart e kembet kafshes sali,a nuk po e shikon se si eshte terbuar,se po i priten krahet gjithandej? vazhdo pa u shqetesuar,ruaj gjakftohtesine,mos ju pergjigj per momentin,lere te vjelli vrev se vet do ta gelltise ashtu sic po e ncjerr,bashke me ate korrakun e shqupit.

  10. Ladi says:

    Hajde tru, kush do tru, ma te lirat jane trute e gamorit, deri dje te dhonme me shumice, Hajde tru per hajvonet e djeshem…

  11. Lopa says:

    O Rame,po mos fol mer burre kodra mas bregut….! Deri tani Sajmja ta ka kerku dy here dorheqjen se e ka dhi fare muhabetin. Ti thu ka punu shkelqyshem,hajde lale hajde…..

  12. baca says:

    Cen durimori ty te duken te tjeret qe besojne kete budallenj,je ne te njejten linje me zhelefinen qe thote se Edin e votuan …………… sja vlen te meresh me cfare thote zhelefina por mos te duket gja vetja I zgjuar qe beson sb vure pak trurin ne pune dhe do shikosh qe ata 1 miljon nuk jane budallenj por kane tru me shume se ty qe I dhane nje shpulle te forte sb tende sepse pane ate qe ti I “zgjuari” edhe tani nuk e shikon dot se cfare ai I beri kesaj shqiperie te shkrete,por gjene edhe une nuk duhet me u marre shume me ty se ti si ke emrin je dhe vete me CEN pra I manget me fal por keshtu jehahahahahahahah

  13. feniks says:

    Pyetjet e gazetarit te “STIDIO E HAPUR” kane qene shume provokative dhe kryeministri u ka dhene pergjigje sic i ka dashur “MUSHKA DRUTE”!!!
    Pyetje te tilla jane jo vetem keq dashese,por edhe tregojne qellimin e ndyre qe gazetari ka patur kur ka ftuar Ramen ne studio!!!
    Avioni…avioni…avioni….jo po mushkonja!!!!
    Kur ka patur te dhena Berisha per keta avione,pse nuk i ka kapur kur ishte vete ne pushtet???
    Ne se paskan filluar pas 9 shtatorit,po droga e kujt kohe ka qene???
    Ne se ne kohen e Berishes droga na qenka ngarkuar me gomere,si mundet,qe tani pas shtatorit u bene me trima me avione???
    Si munmdet,qe keta avione nuk i ka fotografuar njeri me pare,ndersa ne DIVJAKE ISHIN VENE TE TERE NE RRESHT PER TE VERTETUAR ARDHJEN,ULJEN DHE RREZIMIN E TIJ???
    Bile kameramani kryesor ishte vendosur tamam ne vendin ku ra avioni!!!
    Eshte LOJE,kjo,more amani e Berishes!!!

  14. populli says:

    policia do te nderhyje kur te perfundoje sezoni i shitjes se droges per te kerkuar qe te ndajne parate se bashku.

  15. TURI says:

    po ky vazhdon ben show ky sdi cfar flet dhe flet si neper gjume akoma u be viti
    pse keshtu duhet te flasi nje KRYEMINISTER ? ZHGENJIM TOTAL MJER KY POPULL SHPETUAN NGA SALA MENDUAM QE KY DO BENTE SHTET LIGJOR DHE DO KAPTE TE KORRUPTUARIT POR KY FLET SI PERGJUMSH DHE NGELI NE TV ME KEQ SE SALA DIKUR PO JUA SHPIF NJERZVE DUKE DAL TV NJE HERE NE TRE DITE
    O KY DO KET PROBLEM ME VETEN E VET DHE S ESHTE NE RREGULL OSE SKA MUNDESI NE I THEMI UJKU UJKU KY BEN SIKUR SDI ASGJE DHE BEN SI I TRULLOSUR I BIE GJERAVE VERDALL VERDALL E JO DREJT DHE FLET PERCART ME FJAL GJOJA TE VESHTIRA DHE TE NGATERUARA
    O NJERI FOL NJE HERE SI BURREEEEEEEEEEEEEEEEE DHE BEHU TAMAM QE TA SHOHIN DHE SHQIPTARET KE KANE NE KRYE TE VENDIT JO NGELE LLAFE LLAFE SI GRATE DHE NE TV GJITH DITEN.MOS U BEJ KAQ MOSPERFILLES DHE MEDJEMADH.DHE FLET SI FEMIJE QE KA PIRE TRE SHISHE RAKI,FOL ME KEMBE NE TOKE JO NE AJER.

  16. Gjenerali Bato says:

    Si mer kur e gjykon Policia???!!! Po ti je ne krye te ekzekutivit mer gomar. Te dhame 1 milion vota qe te zbatosh ligjet e ketij shteti dhe tani na thua qe u dashka te presim deri sa ti ngrefet Didit dhe Tahirit. Ikni ore qelbesira…

  17. funerali says:

    zoti rama je nje njeri e burre i vertete. te ka zene qe je i rethuar me medja injorantesh e sharlatanesh por nga kjo del akoma me e dukeshme lartesia jote. rendesi kane punet qe po beni dhe po i beni qe mos ktheheni me mbrapsh per ti riparuar, dhe ky eshte suksei i sigurte juaj dhe i vendit.
    dizinfektantin mos e ndani ne cdo hap. ai do ta shkuli koleren qe kemi akoma neper kembe.
    shqiptaret do vuajne dhe pak kohe por ate qe po beni ju nuk kane per ta haruar kurre.

  18. sherifi says:

    Kjo opozit,sa po vjen dhe po vetediskretitohet,do vije nje moment qe kjo opozit do shkrihet fare perderisa ka nje sali berish qe po e drejton akoma,dhe ky vend do te ket nevoj vertete per nje opozit me konstruktive.

  19. Z says:

    Zoti Rama,
    cdo te thote ne shqip ” eshte agravuar” ?

  20. Be-X says:

    qeveria Rama-Meta eshte ne rrugen e duhur, nese shokeve te Salise u eshte nderprere fitmi pas 8 vjetesh, nuk do te thote se kjo qeveri nuk po punon. eshte e lehte te flasesh ne vend qe te veprosh. financimi i viles se vajzes se Sal Brishes nga mafja e droges, duket qe kap vleren e 5 milion €, ku i gjeti Gita keto ne rruget e Padoves apo atyre te Romes? kryetrafikanti ne shqiperi ka nje emer, dhe ky eshte:Saleh Rahman Berisha! Po Zeni, Djali i Saliut qe harxhon dite per dite miliona, ku i gjene?

  21. TEOU says:

    Per te gjithe ju qe jeni skeptike prisni dhe pak ne lidhje me Lazaratin mos u tregoni te paduruar. Punet e mira duan edhe kohe jo vetem deshire.

  22. kapterri says:

    Thone qe nuk ka pyetje idiote, por ne kete rast, me duket se gazetari eshte Sali Berisha. Nuk kam pare deri tani asnje interviste nje kryemistri qe i bie vetem nje vrime. Me cudit edhe llogjika e komentuese kunder Rames. Me shume se gjysma e shqiptareve kane 22 vjet qe hane “m…” dhe shumica i ka lepire b…. Sales, tani presin qe Edi Rama te luaje rolin e Mesias. Ku eshte shoqeria civile qe na qenka shqetesuar tani per drogen. Ku jane ato qytetare “te ndershem”, qa tani po e shohin qe ne Shqiperi paska problem droge. Perse nuk dolen dje ne rruge, apo te pakten ne rrjetet sociale ose ne ndonje interviste. Krimi me i madh kombetar qe Sali Berisha dhe klika e tij i kane bere ketij vendi nuk eshte gjendja ekonomike, as shitja e vendit, por indoktrinimi i trurit te shqiptareve, qe dolin nga nje indoktrinim komunist dhe rane ne nje shpelarje truri alla Sali Berisha. Pasojat e edukimit te ketij brezi qe ben sot politike, do keni ne kurriz edhe nja 100 vjet. Shqiptare te pjerdhur. Zoti ju ka denuar te mos dalloni te miren nga e keqja. Dhe ky do te jete kalvari qe do ta keni gjithe jeten. Eshte fatkeqesi qe keni zene nje zone te bukur ne breg te Adriatikut. T´ja kishit lene ndonje rrace me dinjitoze. Por ja qe edhe Zoti nuk qenka i pagabueshem. Ose ndoshta na ka krijuar per te vertetuar thenien, se “po nuk pati budallenj, si mund te dallojme te mencurit”

  23. Malsori says:

    Me ne fund, Kryeministri me vizion modern e vullnet te hekurt ne kete vend te rrenuar ne te ashtuquajturin “tranzicion”.

  24. G says:

    Te shkojne edhe Sajmoja me Ramen kur te hyje policia ne Lazarat, tju fusin nga nje hu ne byth.
    Me qe ju pelqen, prandaj,,,

    1. arjana says:

      yess. te shkojne se toke shqiptare eshte , brenda juridiksionit.. te marrin dhe ministrin e ekonomise me vete -menage a trois-thone ne france

  25. shpetim says:

    Kjo interviste e Kryeministrit me duket serioze.Ndonse ne ndonje moment, gjate intervistes Z.Rama duhej te evitonte shenja te nervozizmit. Por keto reagime mund te justifikohen deri diku me natyren e tij.

    Te gjithe shqiptaret jane ne dijeni qe kjo situate e kultivimit dhe trafikimit te droges ne disa zona rurale eshte nje fenomen inkriminues qe ka ardhur duke u rritur keto dy dekada, dhe eshte bere nje kercenim serioz per rrenimin e imazhit te vendit ne opinionin nderkombetar.

    Kohet e fundit opozita eshte perpjekur qe kete situate tja faturoje Qeverise.Ne kete lufte te Opozites ndaj Qeverise si argument eshte perdorur fakti se brenda dhe jashte kufive te Shqiperise sasia e droges se kapur nga policite perkatese eshte 5 here me e madhe. Por ky fakt, te cilin edhe Pozita edhe Opozita perpiqen ta perdorin ne favor te tyre(njera pale duke u perpjekur te provoje se eshte rritur eficenca e luftes ndaj ketij trafiku, dhe pala tjeter si prove e rritjes se ketij krimi), ne te vertet nuk provon as njeren as tjetren.Kjo per arsyen e thjeshte se mungojne statistikat e thjeshta se cila eshte sasia e droges qe kultivohet ne periudhat e caktuara. Natyrisht keto statistika nuk jane te lehta per tu disponuar, sepse ketu nuk eshte fjala per kultivimin e patates, drithrave ose dickaje tjeter. Keto statistika mungojne edhe per faktin se ne strukturat antidroge, ndoshta keto te dhena nuk ekzistojne.

    Por nje gje eshte e vetete se me ardhjen e kesaj Qeverie, ndonse akuzat e Opozites per perfitimet e saj politike jane rritur, qendrimet e Qeverise jane me realiste perballe ketij fenomeni inkriminues.
    Para 23 Qershorit per kete problem nuk flitej sic ndodh sot as nga Opozita e djeshme, dhe Qeveria e meparshme bente sikur ky problem nuk ekzistonte.Por shqiptaret shikonin gjithcka qe ndodhte dje, sikunder shohin edhe cfar po ndodh sot.

  26. arjana says:

    do nderhy dhe policia do nderhy.. mos u beni merak .ja sa te pasurohen dhe keto kingat e rinj dhe sa te behen femijet dru me hashash dhe ti mbihet truri aq sa mos te kuptojne realitetin. dini gje kur eshte fushata e korrjes se hashashit??
    ta pysi ndonjeri ben ahmetajn se ai kontrollon cilesine dhe rendimentin e prodhimit ne fushat e zones elektorale.
    mire thote ambasadori ;ketu ta ben me dore paligjshmeria dhe te gjithe e pershendesim Hi!
    po dilni ne rruge o njerz te shikoni makinat qe qarkullojne sa markash e ca cmimesh kane dhe shikoni shoferat dhe gjeni sa hashash shitet e blihet. po policia i shef? joooo. ul koken te rregulloje kepucet se ka frike. s ka gje se na ve gjoba ne fukarenjve .. ne lazarat jo se shyqyrr zoti koha ka qene e mire dhe prodhimi i mbare ,tani vetem korrja e shirja e paketimi ka ngel .gjynah ti prishesh biznesin fshatarve.. ne rruge me statistika ndalohen shume me tepr makina se nje vit me pare, po keshtu gjoba etjjj dmth dhe ketu ok me planin.
    ishalla i shtohet pasuria hashashisteve dhe mbikqyresve pa rruget, higjena, shendeti, arsimi, sporti, ajri, buka, domatet, kanceri dhe gjithe te zezat i rafshin atyre qe s dine me be leke po harxhojne kohen dhe jeten duke marre nepr goje bujqit e industrialistet e policet e politikanet etjjj. rrofshin te gjithe pasaniket e u shufshin te gjithe te mjeret e kategorise popull qe mire qe flet me vete po dhe s di me pi as hashash e keshtu dhe ti rrisi xhiron mbjellesve dhe punen policeve e politikaneve dhe nga ana tjeter per te vdek se per te vdek te vdesi i lumtur nga endrrat e hashashit dhe pas nje dyshke ne xhep ashtu sic e meritojme…
    ne kemi lind per te na shtyp e per te mbyll gojen dhe per te pagu borxhet.pike e madhe. hashash po, tymi i karburantit te qelbur qe na u be kancer ne e femijeve po, domatet e kastravecat me hormone e me gaz helmus po, plehrat te goja perdite,qumshti me helme, buka me pesticide , pune jo, leke jo, shkolla jo,arsimim jo, kulture jo, zhurme e klube po, po ca duam tjeter. te gjitha te mirat i kemi.rrofte qeveria e sotme dhe e djeshme dhe te gjitha ato qe do vine qe na japin gjithcka ne baze te kerkesave tona dhe truve tona te thara .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje