Ministria e Punëve të Jashtme reagon ndaj ngjarjeve të ndodhura në Shkup, konkretisht në Komunën Gjorge Petrov.
“Sipas burimeve zyrtare, në mbrëmjen e datës 19 maj, në këtë komunë, një i ri 18-vjeçar i etnisë maqedonase është goditur me thikë nga një i dyshuar i etnisë shqiptare dhe si pasojë viktima ka humbur jetën. Situata ka precipituar më pas dhe banorë të kësaj zone kanë djegur dhe shkatërruar dyqane dhe prona të banorëve shqiptarë, duke hedhur madje edhe parulla si: “vdekje shqiptarëve”, “shfarosuni”, “qofshi të mallkuar”, “shqiptar i mirë është vetëm shqiptari i vdekur” etj”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.
Në vijim, MPJ shpreh keqardhje dhe dënon vrasjen e të riut maqedonas, por ndërkohë shpreh shqetësim të thellë ndaj përpjekjeve për ta shndërruar këtë akt kriminal në një konflikt etnik dhe sulm me baza urrejtjeje ndaj bashkësisë shqiptare.
“Ngjarje të tilla, që provokojnë acarim të marrëdhënieve ndëretnike, në dëm të bashkëjetesës mes dy popujve, duhet të marrin përgjigjen e merituar nga i gjithë faktori politik dhe institucional në vend. Ministria e Punëve të Jashtme gjen rastin të përshëndesë reagimin e shpejtë të autoriteteve maqedonase dhe ndërkohë inkurajon hetimin e plotë të ngjarjes si dhe vënien përpara drejtësisë, të autorëve të vandalizmave dhe shkatërrimit të pronave të banorëve shqiptarë”, thekson deklarata.
shum shpeit reaguat bravo
Po vrasësi, të mos vihet para drejtësisë…???!!! Vetëm “autorët e vandalizmave” të vihen para drejtësisë…??? Apo ne si shtet s’mund ta themi këtë, sepse ai është i “etnisë” shqiptare (“i etnisë shqiptare” pra, jo shqiptar…!) Do të na akuzojnë për mungesë “patriotizmi” pastaj… Na është rrënjosur thellë në shpirt, t’i bëjmë qefin vetes me “përralla e gënjeshtra”, që na ledhatojnë veshët…! As organet zyrtare të shtetit, nuk shpëtojnë nga kjo “sindromë”…
ti nuk je idealist. Ne rastin me te mire, je thjeshte nje injorant, ndersa ne rastin me te keq je nje sllav qe ka mesuar shqip, ose gjakprishur greqie.
MPJ e quan akt kriminal. C’duhet te beje me teper?
Injorant!!!!
Eh ore turkofagos, more kuluf i paske vene emrin vetes idealist, ti antishqiptar i terbuar, perpiqesh te ndryshosh emrat qe te fshihesh se kush je, por era jote e qelbur ndihet qe larg.
Nje deklarate dinjitoze, ne kufirin maksimal te nje diplomacie shum serioze, e pergjegjeshme dhe qe shpreh pergjegjesine e kombit shqiptar ne raport me fqinje …qe duhet ti vene gishtin kokes.Bravo Ministrise Jashtme, Bravo Ministrit serioz, bravo stafit.Na beni te krenohemi !