“Kriza ekonomike që ka goditur Greqinë dhe Italinë ka risjellë përsëri nevojën për të fituar para në mënyrë të thjeshtë duke përdorur të gjitha llojet e kontrabandave. Kjo ka çuar në ripërdorimin e kanaleve të trafikut të drogës, klandestinëve apo kontrabandës së cigareve. Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë, por edhe me vende të tjera dhe shkak mbetet kriza ekonomike”.
Deklarata është bërë nga zv.Prokurori në Prokurorinë Kombëtare Antimafia të Italisë Francesco Mandoi. Duke pohuar se ka një rritje të trafikut të drogës, Mandoi thotë se fluksi nuk është vetën nga Shqipëria, por është edhe nga Turqia apo Greqia, pra i takon të gjithë Mesdheut.
I pyetur në lidhje me deklarimet e bëra një ditë më parë nga prokurori i antimafias së Leces, sipas të cilit nuk ka të dhëna për avionë të tjerë përveç atij të Divjakës, zv. Prokurori i Prokurorisë Kombëtare Antimafia thekson se prokurori i Leces nuk ka të dhëna nëse çështja po hetohet nga një prokurori tjetër, p.sh ajo e Milanos.
“Çështja e avionit tregon nevojën e një bashkëpunimi ndërkombëtar më të ngushtë. Në Itali ndodh kështu që Motta nuk di për hetimet që mund të ngrejë Milano, apo prokuroritë e qyteteve të tjera. Për historinë e avionit e mësuam dy ditë më parë. Nuk e them me siguri, por nëse prokurori thotë se ka pasur episode të tjerë dhe jam i bindur se ka qenë kështu do i kërkoj Prokurorëve në Itali të më japin të dhënat dhe unë do e çoj përpara çështjen duke e çuar përpara hetimin. Ka mundësi që prokuroritë kanë shkëmbyer informacion. Përjashtoj të mos ketë pasur bashkëpunim mes policisë”, theksoi Mandoi.
cpifje more cpifje, trafiqia vjen vetem nga allvanoi, apo moj Mira adelfia
e coi Lulushin per lesh me keto qe po deklaron ky italjoni ?
ky tipi pasca bo plastik. Italian pede.