MPJ përshëndet zgjedhjet në Kosovë/ Rreth 53 mijë serbë votuan në mbarë vendin

9 Qershor 2014, 11:57Rajoni TEMA

Ministria e Jashtme e Shqipërisë përshëndeti organizimin e zgjedhjeve në Kosovë, duke theksuar faktin se këto zgjedhje u organizuan në të gjithë territorin.

“MPJ përgëzon faktin se për herë të parë i gjithë populli i Kosovës mori pjesë në votime dhe se karakteri gjithëpërfshirës i këtyre zgjedhjeve ishte i rëndësishëm për zhvillimin e demokracisë e të ardhmen e vendit, dhe vendimtar për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës.

MPJ vlerëson pjekurinë e dëshmuar në këtë proces zgjedhor nga qytetarët dhe elita politike e Kosovës dhe shpreh besimin se edhe procesi i administrimit të zgjedhjeve do të përmbyllet me sukses,” thuhet në njoftimin zyrtar.

Ndërkohë raportohet se rreth 53 mijë serbë në mbarë vendin shkuan përpara kutive të votimit.

Këtë e bën të ditur kryetari i Listës Serbe, Aleksandër Jablanoviç.

Sipas tij, mbi 15 mijë serbë kanë votuar në katër komunat e veriut të vendit.

Jablanoviç tha se pret më shumë se 10 vende deputetësh në Kuvend.

4 komente në “MPJ përshëndet zgjedhjet në Kosovë/ Rreth 53 mijë serbë votuan në mbarë vendin”

  1. Pelasgian says:

    Duhet ti kishit mbush kutiat e votimit me kokat e ktyre haleve.

  2. debili i Temës says:

    Nuk na thatë, sa përqint e kosovarëve, kanë votuar…???!!!

  3. edit says:

    srbte,jashte kosoves,te kerkojne falje 1 her per krimet qe i bene popullit
    SHQIPTARE,pastaj te votojne.

  4. arsen says:

    Bravo serbet!
    Me ne fund e kuptuan qe jane edhe shtetas te Kosoves.
    Me ne fund e besuan se koha ka ndryshuar dhe se pa ata Kosova ska nga shkon! Prona eshte private dhe ska lidhje me shtetin.
    Me ne fund e kuptuan se nuk e ka fajin populli, por politikanet e keqij.
    Bravo serbet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje