Domosdoshmëria imperative e reformës universitare

11 Qershor 2014, 20:07Blog TEMA

Nga Dr.Jorgo Mandili

 

Arsimi dhe Morali janë zemra dhe shpirti i një shoqërie moderne. Pak a shumë kështu e ka thënë Shekspiri. Zemra-motori i qënies , Morali –shpirti i qënies. Asnjë organizëm nuk mund të quhet i shëndetshëm nëqoftëse ka defekte në zemër dhe deformime në shpirt. Kështu ndodh edhe me shoqërinë. Defektet në arsim dhe deformimet në moral e cojnë një shoqëri në krizë institucionale, financiare, administrative por mbi të gjitha morale. Dhe kriza në shoqërinë tonë anon më së tepërmi nga imoraliteti, ku gënjeshtra, padrejtësia, abuzivizmi, mashtrimi, zhvatja, vjedhja, hipokrizia, zilitë meksine, intrigat , tribalizmi, nepotizmi, korrupsioni etj, janë shndërruar në sistem jete, janë kthyer në virtyte, kanë fituar qytetarinë duke u shfaqur në pamje e forma të ndryshme me lloj- lloj “cmendurish” e marifetesh.

Kjo tablo e trishtë është degjenerimi ynë, është prishja e AND-së së një kombi , janë fatkeqësia e një populli të cilat (pseudot- në politikë drejtim, shkencë e kudo) kanë dashur ta kenë gjithmonë këtë popull të nënshtruar, kope dhe vetë të jenë barinjtë e tij, bajraktarët e tij, taksidarët e tij., të cilët e shohin Shqipërinë si pronën e tyre për te pasuruar familjen e fisin e tyre, pa menduar fare se c’ndodh me këtë popull që ka mbetur me gisht në gojë, por me hipokrizi, ironi, pashpirtësi shpesh kur e vret e hedh  në erë, e gënjen apo e mashtron e pastaj i ledhaton krenarinë me parulla e sllogane të tilla si “oh sa mirë me kenë shqiptar”, “Shqipëria etnike pa armë kimike”, etj. Është goditur pikërisht thelbi i ekzistencës së qënies:Arsimi dhe Morali, gjë që coi në kaosin e madh të degradimit total të universiteteve drejt një “kolapsi fundosjeje, një drame Titaniku”- do ta përcaktonte bukur Prof.Dr.B.Gjongecaj.

Nëqoftëse do të ndodhte e kundërta dmth, nëse nga të gjitha qeveritë postkomuniste do të ishin marrë seriozisht reformat arsimore, sidomos ajo në Arsimin e Lartë, duke e parë këtë të fundit si një vektor të zhvillimit dhe integrimit me sistemet analoge europiane, universitetet tona nuk do të transformoheshin në “pirgje plehrash”.

Të dytët,( opinionistët, mas media, intelektualët e “pavarur”),  janë tallur akoma më keq, duke relativizuar të vërtetën mbi arsimin. Në cdo shkrim, studio televizive, intervista, ceremoni etj, i bënin “hosana” arritjeve të arsimit të lartë: suksese madhështore: 160.000 studentë të rregjistruar, cdo vit, 58 universitete në të gjithë shqipërinë; arritje të universiteteve private, profesorë të huaj; tekste bashkëkohorë, studentë të huaj “renzo bossi”.Ceremoni madhështore; shpërndarje diplomash dhe grada e tituj akademikë “xhelalmzinj”, “doktor Ho (no)ris Causa për kryeministrin, ministra, rektorë, dmth për njëri-tjetrin.Emisione mediokre në TVSH,  KLAN etj; të ftuar “ekspertë”, militantë, ministra, zv.ministra të MASH “nënprefektë të vitit 1938 sipas B.Blushit”; rektorë, profesorë , pedagogë të jashtëm (prokurorë, gjyqtarë, veterinerë, agronomë etj, (shumica “frymëra të vdekura); moderatorë me skenarë të parapërgatitur me pyetjet me idioteske ku përgjigjet standarte tregonin “sukseset” në arsimin e lartë: në cilësi, në kërkimin shkencor e plot “kllouneri të tjera neveritëse”. Dhe dëmi i kësaj arradhe të “vetëkonsumuarish” në ide e vizione, të neveritshëm nga prezenca e tyre në të gjitha televizionet  ka qënë dhe mbetet shumë herë më i rrezikshëm sepse duke relativizuar të vërtetën, ata i mashtrojnë dhe i gënjejnë  njerëzit. (sic kanë bërë me rrugët, Gërdecin, 21 Janarin, armët kimike, drogën, grevat e urisë etj.) “Rrobat e reja të mbretit” është filozofia mashtuese e kësaj arradhe “të pa (varurish). “Relativizimin e së vërtetës”- K.Popper e ka cilësuar si një nga parimet më të shëmtuara të “intelektualëve”, tradhëti ndaj arsyes e shoqërisë me tautollogji dhe banalitete të lezetuara me marrëzi paradoksale e fjalë bombastike që nënkuptohen me vështirësi”. Këta janë “profetët e vetëemëruar” me profeci të dështuara. Të dy palët si këta të fundit edhe ata të parët (politikanët dhe qeveritarët) me qëndrime të tilla të “papërgjegjshme” kanë bërë atë që as armiku më i madh i Shqipërisë zor se do të arrinte kaq sukses në këtë ndërmarrje makabre ndaj arsimit të lartë: zhbërjen e tij totale, shfaqjet e së cilës po i rendisim si më poshtë vijon :

Të gjitha këto shfaqje kanë cuar në një sistem universitar të atrofizuar , në “reanimacion” , që i mungon konkurenca e brendshme, i komanduar nga politika ku “soji e sorrollopi  i saj është futur deri në mitrën e universiteteve dhe kënaq epshe nga më poshtëruese”. I drejtuar nga një lidership anonimat krejtësisht i paaftë për tu vetëfaktorizuar si personalitet akademiko- shkencor, me një staf akademik me integritet e profil të rrënuar; një sistem universitar i korruptuar që ka humbur misionin e tij si tempull i dijes , kulturës , zhvillimit e tashmë i konvertuar në “ngrehinë të rrënuar”, ku strehohen gjithfarë “plehrash” humane të degjeneruar moralisht e që marrin përsipër paturpësinë morale të dalin përballë studentëve më dinjitoz apo përpara opinionit publik.

Kjo tabllo e zymtë e universiteteve është “vepra” jonë e këtyre 23 vjetëve, e formësuar nga politika , qeveria dhe  duke shkelur cdo standart, jo vetëm ligjor, jo vetëm material, por mbi të gjitha moral, a marrë parasysh përgjegjësinë historike për dëmin e madh që i kemi shkaktuar shoqërisë sonë deri në atë shkallë sa është vënë në rrezik real jo vetëm dinjiteti ynë kombëtar , por edhe vetë ekzistenca e sistemit tonë universitar, sa që vështirë të ketë “ Rilindje” , të ringjallë nga “Hiri” këto “ngrehina të rrënuara”. Pse e them këtë? Për arsyen e thjeshtë , se arsimi ndryshon si nga ekonomia , shëndetësia, qeveria etj. Cdo gabim apo dëme në këto fusha me kohë mund të rikuperohen me reforma apo masa të ndryshme administrativo- politike. Arsimi është proces i pakthyeshëm.

Cfarë mund të bëhet me mijrat e “shkolluar të paditur”, që janë “renzobossuar” deri tani? Cfarë mund të bëhet me doktorët e profesorët e “xhelalmziuar”? A mund të kthehen mbrapsht në gjëndjen fillestare? Kuptohet që jo! Më e keqja është se këta janë përhapur dhe do përhapen si “shushunja” në të gjitha kapilarët e institucioneve akademike, administrative, politike e shtetërore. Këtë “njollë murtaje” i la dhuratë qeveria demokratike e “Dumbabës Sali” në arsimin e lartë shoqërisë sonë nëpërmjet reformatorëve “haxhiqamilistë” G.Pollo e M.Tafaj.Kjo “njollë murtaje” do të paktën 20-25 vjet ti hiqet shoqërisë nëqoftëse në arsimin e lartë do të fillojë ndryshimi radikal tani dhe menjëherë , me seriozitet, përgjegjësi publike , vullnet politik, pavarësisht “dhimbjeve sociale”, “cjerrjeve ngjirëse” të kukuvajkave që vajtojnë humbjen e priviliegjeve të tyre të lidhura me një mijë e një fije interesash ekonomike apo politike. Për këta lloj njerëzish , cdo inovacion , cdo ndryshim revolucionar krijon shumë xhelozi dhe dëshpërim dhe një dëshirë të keqe për zbatim.

Sot më shumë se kurrë vendi ynë ka nevojë për dije dhe për diploma cilësore që të konkurrojnë në tregjet e punës jo vetëm për të tashmen , por edhe për të ardhmen që nuk mund të parashikohet se ku do të progresojë shkenca ,teknollogjia, shoqëria. Dhe kjo nuk realizohet me evolucion, por me revolucion kopernikan në arsimin e lartë; me ndryshime radikale në strukturë, përmbajtje dhe formë.

Bota akademiko-shkencore ka mbi 50 vjet që e ka kryer “revolucionin kopernikan “ në arsim. Përvoja ekziston, por ajo duhet njohur, zbërthyer e zbatuar në kushtet tona. Vetëm mbi këndvështrimet e reja që rrjedhin prej këtij “revolucioni kopernikan në arsim” mund ti sigurohen shoqërisë “produkte humane”, të aftë për ti investuar dijet e veta në cdo moment gjatë jetës së tyre dhe jo vetëm njëherë dhe, të aftë për përshtatshmëri maksimale me ndryshimet e pritshme të shek të 21-të .Pa njohjen e korrelacionit midis zhvillimeve ekonomike, politike, shkencore, teknologjike dhe arsimit dhe ndikimeve të ndërsjellta nuk ka patur dhe nuk mund të ketë progres, zhvillime, ndryshime e shndërrime rrënjësore e thelbësore në përgatitjen e individëve të shekullit të 21-të. Kjo lidhje dialektike nuk është kuptuar nga politika (apo nuk kanë dashur ta kuptojnë )  e cdo qeverie, për pasojë edhe reformat nuk janë marrë seriozisht. Është bërë imperative një filozofi e re e edukimit të individit të shek 21-të.

*Prof.Asoc i Fizikës

1 komente në “Domosdoshmëria imperative e reformës universitare”

  1. Egli says:

    Une jam nje prej studenteve qe kam lene universitetin , per shkak te injorances se stafit petagogjik … per shkak te intrigave , te atyre konfuzioneve gjate mesimedhenies ne menyre qe te me ulej vetebesimi si student. Duke kryer keto iluzione , stafi petagogjik tenton te krijoj nje ndjenje debulese dhe humbje vetebesimi tek studenti per tu larguar nga universiteti ose per ti paguar keta njerez te korruptuar ne fund te vitit akademik. Dhe duke humbur vetebesimin , studenti fillon te mendoj se eshte e pamundur te vazhdoj studimet , stresohet … derisa dorezohet dhe largohet nga studimet univeristare.

    Keshtu me ka ndodhur mua … e quaj veten nje viktim e depolitizimit , ligesise njerzore … dhe sot jam ne meshire te fatit… duke me penguar te gjitha enderrat per te patur pune … per krijuar nje familje si gjithe te tjeret dhe ta ushqej me djersen time. Studimet i bera ne Univeristetin e flliqur Ismail Qemali , per ING. MEkanike … kam lene nje vit akademik pergjysem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje