Pas problemeve të pazgjidhshme që Lulit po i ndodhin në PD, Kunati i bëri një propozim surprizë. Të festojë çdo vit ditëlindjen në Kishën e Shna Ndout në Laç, meqë përputhet ditëlindja e tij me Shna Ndoun, dhe me këtë rast tërhiqet vëmendja dhe nga ditëlindja e Partisë Socialiste.
Por para se të bisedonte për këtë vendim, Luli kishte nevojë për disa argumente, të cilat Kunati ia renditi në një copë letër.
1. Festimi i ditëlindjes në Kishën e Laçit, pranë vendit të shenjtë të Shna Ndout, bëhet dhjetë muaj pasi je zgjedhur kryetar i PD. Edhe Shna Ndou u kanonizua si shenjt dhjetë muaj pasi kishte vdekur, pra pa mbushur viti.
2. Njerëzit shikonin tek Shna Ndou shëruesin e halleve të tyre, sëmundjeve, problemeve mendore, etj. Kjo do të bëjë që në PD të vërshojnë gjithë njerëzit që kanë halle në vend, me shpresë se do t’i zgjidhin duke takuar kryetarin.
3. Mesatarja e njerëzve që vizitojnë Shna Ndoun po shkon tek 60 mijë njerëz çdo vit. Kjo do të mjaftonte që këta njerëz të vinin para selisë së SHQUP në Tiranë për një miting të madh.
4. Zakonisht ka qenë traditë që besimtarët në kishë shkonin cdo të martë dhe të shtunë. Kjo mund të shërbejë që shqiptarët ta harrojnë ditën e enjte, kur ka parlament.
5. Duhet të vendosësh një letër me dëshira tek statuja e Shna Ndout, ku të shkruhet: I falem Shna Ndout dhe Kishës së Laçit. Më jep kurajo t’i them një ditë Doktorit që unë jam kryetar i PD-së dhe ai të mos më bërtasë.
6. Duhet të lutesh për statusin e Shqipërisë, duke iu lutur Kishës së Laçit të shtyhet për në muajin dhjetor, pasi nuk kemi me se merremi gjithë verën.
7. Duhet të synojmë ta bëjmë Laçin bastion të PD-së, siç kishte Doktori Kavajën, pasi kështu heqim qafe Strazimirin nga PD-ja, i cili do largohet në shenjë proteste.
8. Në krah të kishës është shpella e Shën Vlashit. Për nder të tij, njerëzit hedhin aty lekë dhe ndezin qirinj. Me këtë rast ti ke shansin të ndezësh qirinj për të vrarët e 21 Janarit, dhe kështu je i larë me atë që ka bërë Doktori.
9. Më 12 qershor, gjysma e shqiptarëve e ka mendjen tek festa e Partisë Socialiste, ndërsa nëse shkon ti në Kishë të Laçit, gjysma tjetër do ta ketë mendjen te ty.
10. Shpella e Shën Vlashit dhe Kisha e Shna Ndout kanë një fuqi magjike dhe për gratë që nuk lindin dhe burrat e “lidhur”. Shkuarja jote aty mund t’u duket burrave që kanë probleme si dhuratë nga Zoti.
ahaaahaaaahaaaa, o Mero i madh je o djale
Un them tritol, tritol sa me shume tritol …
http://goo.gl/T9DSbs
Shume e bukur!
Mir me Berishen, po me Lulin c’pate o qeros!
Nese ai beson. mire le te shkoje ne Kisha apo xhami por nese ka vetem pak dashuri per perendine duhet ne na zhduke njehere e pergjithmone Berishen , te pakten nga politika.
E DUAM SHQIPERINE PA GJAKPIRESA.