Nga Enver Robelli
Kosova ka nevojë urgjente për qeverisje tjetër. Alternativat nuk janë ideale, por kush do të dëshironte që Kosovën ta fuste në grusht sërish klani i deritanishëm i sundimtarëve? Secila qeveri e ardhshme, por edhe çdo opozitë konstruktive dhe realiste duhet ta ketë parasysh se bashkësia ndërkombëtare pas gati 20 vitesh investime të mëdha në arkitekturën postkonfliktuoze në Europën Juglindore nuk ka kohë të merret me huqet e politikanëve provincialë ballkanikë.
Viteve të fundit e kemi parë se shqiptarët nuk janë më në fokus të politikës botërore. As nuk janë të licencuar për të qenë përherë viktima. As nuk duhet të presin se çdo problem të tyre do ta zgjidhin “këta të huajt”, “miqtë tanë” etj. Ata mund të na i zgjidhin 10 probleme, por prej tyre 7 nuk do të jenë në favor tonin nëse ne vetë nuk bëhemi serioz e të përgjegjshëm – si individë dhe si shoqëri. Politikanët e Kosovës duhet të koncentrohen në ndërtimin e shtetit funksional kosovar. Bota e madhe demokratike gjendet para problemeve shumë të mëdha dhe të rrezikshme. Konflikti në Ukrainë është uverturë e një ballafaqimi të ardhshëm shumëvjeçar me Rusinë imperialiste. Në Irak këto ditë jemi dëshmitarë të dështimit të shtetit dhe të rrëshqitjes drejt një konflikti mes myslimanëve sunitë dhe shi-itë.
Marrëdhëniet mes Europës Perëndimore dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë kurrë më të ftohta se sot për shkak të përgjimeve të shërbimit amerikan NSA. Bashkimi Europian ende nuk i ka kaluar pasojat e krizës së madhe financiare që nisi në vitin 2007. Në zgjedhjet e fundit për Parlamentin Europian në shumë vende të BE-së forcat antieuropiane, raciste dhe skeptike ndaj zgjerimit kanë marrë shumë më tepër vota se ç’pritej. Politikanët e Kosovës (këtu e kam fjalën për politikanët e përgjegjshëm, nëse ka mbijetuar ndonjë i tillë në këtë sistem mafioz) duhet t’i kenë parasysh rrethanat në politikën botërore, raportin e forcave dhe rolin e aleatëve tanë, pa ndihmën e të cilëve Kosova nuk do të ishte sot shtet. Kosova (bashkë me vendet e rajonit) ka një shans të madh. Ky shans e ka këtë emër: integrime europiane.
Në këtë rrugë Kosova duhet të bisedojë me çdo palë dhe çdo fqinj, përfshirë edhe Serbinë. Kosovës i duhet një ekip i mirë që do ta përfaqësojë në bisedimet në Bruksel. Dëmi që ka shkaktuar qeveria e deritanishme është i madh, por mund te kufizohet nëse partitë që angazhohen për një shtet funksional formulojnë një platformë të qartë dhe nëse do të jenë transparente në punën e tyre. Kush mendon se problemet e grumbulluara për 15 vjet në veri të vendit apo kudo tjetër në Kosovë zgjidhen për 15 ditë me shkop magjik apo me aventura politike – jo vetëm që gabon rëndë, por edhe e dëmton Kosovën. Meqë të gjithë politikanët e Kosovës e përsërisin frazën standarde se në politikë kanë hyrë për të mirën e vendit, “me shërby” e “me punu”, atëherë shansi është këtu, por po u keqpërdorë ky shans mbase nuk do të kemi më as shtet.
Momenti historik është delikat. Pjekuri, përgjegjësi, maturi, vendosmëri dhe realizëm: këto virtyte kërkohen tani. A kemi prej kujt t’i kërkojmë? Apo duhet sërish të vazhdojmë të turpërohemi për cilësinë e personelit politik të Republikës sonë?
Shqiperia ka udheheqesi te re. E njejta gje I duhet edhe Kosoves. Gjate sundimit te Sali Berishes dhe udheheqeve te deritanishem te Kosoves, ne arenen nderkombetare Serbia dita dites erdhi duke u forcua.Dy shtetet shqiptare duke u dobesuar. Pastaj duhen ndryshime edhe ne Ko0sove. Nese duam mperpara. Ne Euroatlantik.
ndryshimi duhet, dakord! por kur flet per rastin shqiptar e ke shume gabim. dihet se Rama ne keto muaj i ka sjelle vetem shkaterrim Shqiperise. nuk mendoj se shqiperia reziston dot gajte me nje qeverisje alla-Rama. shume e ckurdisur, shum kaoitke, pa permbajtje,shume psikopatike, me deshtime, me shperthime, trafikime, vrasje, terror, varferi… stanjacion ekonomik, borxhe publike ne rritje, shitje toke per italianet, ardhe peshkopesh serbe ne mes te Tiranes, etj etj… pa permendur armet kimike, plehrat italiane qe pavarsisht premtimit do ti sjelli ne shqiperi…
etj etj
Intelektualet kosovare kane kohe qe qendrojne te “heshtur”,realiteti ka nevoj per pjesmarrjen aktive te tyre.
Profesor Qosja eshte pelqyer ne SHqiperi,per shkrimet e tij “pa dorashka”,ne ate kohe kur tek ne censura ishte ne shkallen me te larte.Me admirim jane lexuar dhe shume te tjere,per mendimin e hapur dhe kritik ndaj politikes dhe problemeve shoqerore.
Shqiperia dhe Kosova kane nevoj te perhershme te flasin intelektual e pa varur,jo opinionistet partiak,te cilet drogojne njerzit ne interes te politikes.
Vendi duhet te nxirret nga moçali i korupsionit,te orjentohet ne interes te projekteve te zhvillimit,intelektualet duhet te tronditin themelet e mykura te partive politike.
Shkrimi eshte i mire sepse tregon te verteten.
Mirpo me pershkruar realitetin eshte vetem njera ane, dhe me zgjidh situaten eshte ajo qe kerkohet ne menyre urgjente per Kosoven.
Keto situata i zgjidhin liderat e devotshem. Por mendimi tim eshte se lidera te tille i mungojne Kosoves.
Hashim Thaçi duhet patjeter t’ja lere vendin dikujt tjeter ne Partine e tij per te hyre ne negociata me Partite qe kane formuar grupimin opozitar me shumicen per te qeverisur dhe vete te dali ne prapasken.
Ky do te ishte nje hap i matur qe deshmon se Kosova eshte me e rendesishme se interesat vetjake.
Ne asnje menyre nuk duhet lene Kosova ne dore te Ramushit,sepse vetem fakti qe ai eshte i akuzuar per krime lufte,dhe pse ka marre pafajsine e nxjerr ate jasht loje.
Mendoni per Kosoven dhe mos beni kokforci or burrat e malcis.
Si po mendon z. Robelli, qe Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Isa Mustafa jane personeli i RI i Republikes me te cilin do krenohemi? Komenti juaj eshte i ceket, i hidhet dhe absurd. Populli thote “ky miell e krunde, kete buke prodhon”. Kerkesa juaj nuk eshte hic me pak e hic me shume se ftese per pasurimin e baroneve te rinj-te vjeter, te cilet u tregun te gatshem me e nda urgjent torten e pushtetit mes veti nga frika se mos ndonjeni i leshon pe Thacit e “martohet” politikisht me te.
Enver kurr nuk jam pajtu me ty sot pjesrisht po.
Qeveria e Thaqit ka vjedh shume por kjo qe do formohet eshte edhe me keq po bahen bashk haraqi dhe sllavt ose serbet por qe kane emra shqiptaresh dhe beson dikush qe kta punojn per te miren e shtetit kurr kurr.
Per fat te mire personal nuk jetoj ne ate idiotizem shtet qe sot tradhtaret jene ban patriota heronjet e gjall jane ban hajna dhe haraqegji sllavokomunistat kan ban pasuri marramendse duke mos u merr shteti ma kta faqezi .
Ndryshime me intelektuale e njerz te zgjuar jo me barij delesh….. Kosova ka kapacitete intelektuale dhe nuk ka pse te behet nje qeveri me barinj,,,
Z.Robelli. Eshte kenaqesi te lexosh nje shkrim te tille. Problemi eshte se ne shqiptaret nuk po kemi me virtyte.
Bota na ka ndihmuar me revolucionet e saj por ne nuk po bejme dot evolucionin tone.
-Ti leme moralizmat..,cilat jane planet qe do te hartohen per t’ju afruar europes,sepse kur shqiptaret ne shtetet europiane trajtohen si te barabarte jane te afte te bejne nje ekip per ne boteror.Pra lind pyetja …a kemi zgjedhur tranieret e duhur ..,per te mos pesuar autogol.
“Ai qe nuk deshiron te degjoje eshte me shurdh nga shurdhi”, thote nje proverb yni. Trajtimi qe i beni ju problemit eshte shume i drejte, por shumica e politikaneve shqiptare (ne Prishtine e ne Tirane) nuk duan te degjojne, se u intereson me mire per karrieren e tyre rruga e mbrapshte qe kane nisur. Ata premtojne “me sherby” e “me punu”, por per veten e tyre, as per Kosoven e as per Shqiperine…
Ne spo gjejme derman nga nje viçidolas (Sali Berisha) dhe jo me te gjejme derman nga kosovaret. Shihni more si jemi bere qe sdim ku jemi dhe ku po shkojme?
Politikanet Kosovare,dhe drejtusit shteterore te Kosoves per mendimin tone kane fatin e madh te marrin te gjitha eksperiencat pozitive nga qeveria e re e shtetit ame Shqiperise.
Me çfar shikojme na del ne pah se nje ere e re po fryn per kombin shqiptar dhe kete kerkojme edhe per Kosoven,e cila kerkon pa tjeter nje bashkepunim te ngushte dhe pa hile midis njeri tjetrit se jemi shqiptare dhe nuk duhet te na ndaje asgje midis neshe.
Shikoni, jo per influence dhe mvartesi por per eksperience dhe ecuri te merren parasyshe brenda kushte idete e Edi Rames pa sforcime dhe detyrime, por ne se rrokin pershtatje per te miren e dy vendeve.
Tek Rramushi deri tani nuk kemi pare akoma realizem vertetesi te gjerave konkrete por dime qe qeverisja juaje e pare le shume per te deshiruare ketu kane influencuare edhe politikat shume te mbrapshta te Sali Berishes per kombin tone.Hiqni dore nga tabute mesjetare shikoni perpara se bota po leviz shume shpejte gje te cilen Edi Rama ka shume kohe qe e ka kuptuare dhe e mban shume nen kontroll kete dukuri.Ju vafte mbare ashtu siç deshirojne zemrat tona per te patur nje komb dinjitoz perkrah fqinjeve tane qe deri tani dihen mire historite.
Ti Robeli e quan Kosoven Province. Nuk pak turp per kete. Keshtu e quan vetem regjimi extrem serb dhe Patriku Irinej.
Artikullshkruesi eshte nje ze i vecante ne shkrimet shqip te Kosoves por nuk ka dale nga korniza e tij e provinces.
Shqiperia dhe Kosova sot jane me poshte nivelit qe kishin vilajetet e kohes se Perandorise Osmane ku kam parasysh,ushtrine,dipllomacine,ekonomine etj
Duke pare se bota ballafaqohet me tema shume te nxehta si Siria,Iraku,Irani,Afganistani dhe Ukraina nga ana tjeter,duket se Ballkani dhe aq me shume dy shtetet shqiptare jane komplet jashte vemendjes se BE-USA pa marre parasysh komunikimin normal dhe rutine te tyre.
Ka vetem nje zgjidhje te shpetohet ai vend (shqiperia dhe kosova):
Te hiqet dore sa me pare nga partite dhe fete si dy organizata fitimprurese me veprimtari te dyshimta dhe te krijohet nje ndergjegjsim kombetar sipas motos se PROFETIT Pashko Vaso i cili i fton shqiptaret qe te mos shohin as kishat as xhamijat AS PARTIJAT se feja e shqiptarit eshte shqiptaria.
Jemi pothuajse si ne 1878-1914 ku ne vend te pushtohet ne vend me ushtri,pushtohen me dipllomaci ju merren,nafta,mineralet,telekomunikacjoni,bankat ,transporti,uji dhe krysorja “ju vjedhin kokat e vendit-pashallaret” per te mos thene dhe ajri.Prandaj klasa e vjeter politike me kelyshet e tyre duhet debuar me ceremoni duke filluar me proserbet e deklaruar berisha ne shqiperi dhe mustafa ne kosove.
Eshte koha per nje thirrje kombetare Atdheu ne dy anet e kufirit ne rrezik..por kush ta beje ?! o shoku enver
Ndegjova lajmin e vrasjes se Elvisit ne Kosove ne ditelindjen e gruas 5 muajshe shtatzene dhe nuk mund te vazhdoj kometin >>>Eshte me shume se barbare..Mos ka arrdhur koha te mallkojme veten qe jemi shqipfoles ??
Perse shkruajme,perse botojme,perse komentojme dhe nuk dalim ne shesh
ti kapim prej fyti kriminelet qe i kemi mes nesh ??
Abraham Linkolni në një nga fushatat e tij elektorale për t’u zgjedhur senator, mbas një jave i ktheu llogaritares së Partisë 95$ nga 100$ që i kishte dhënë për shpenzime. Kur ajo e habitur e pyeti: “si kishte mundësi?”-ai i ishte përgjigjur:”kaq kam shpenzuar”. Linkolni u zgjodh senator dhe siç dihet më pas edhe dy herë president nga më të shquarit e Amerikës dhe dihet se në ç’gjëndje ishte ajo në ato vite. Ne këtu dhe në Kosove kërkojmë zgjidhje, por nga kush? A ka dalë ndonjë Linkoln në këto vise, gjatë këtyure 100 vjtëve në Shqipëri dhe këto 15 vjet në Kosovë, që të ketë menduar për popullin dhe jo për pushtetin me qëllimin e vetëm pasurimin? Jo vetëm që jo, por kemi pare edhe të ashtuquajtur intelektualë, komandantë dhe studentë, te cilet levizja demokratike neë Shqipëri dhe dhe ajo çlirimtare në Kosovë i gjeti siç thotë populli pa një kacidhe në xhep dhe sot janë pjesë e oligarkisë. Si zgjidhje e parë duhet kërkuar me ngulm kufizimi i mandateve për funksione të rëndësishme shtetërore. A e kërkon me ngulm populli shqiptar kendej dhe andej, kufizimin e tyre si nje premise per qarkullimin e elitave, sipas shprehjes se urtë shqiptare se:”uji që rrjedh pihet”? Por, a mund te dilet nga ky batak politik pa mendimin e pavarur të intelektualëve patriotë dhe të pathyeshëm nga presioni i brendshëm apo i jashtëm dhe të rinisë si e ardhmja e vendit? Pa këtë kontribut të paçmuar dhe pa vënë kështu gishtin në plage, populli do votojë alternativën e politikanëve demagogë që i serviren dhe që rokadohen me njëri-tjetrin duke përjetësuar kështu sundimin e tyre. Dhe kështu do të mbetemi në këtë baltovinë. Vertet nga kjo nuk dilet me një të rënë të lapsit dhe në një ditë, por si për çdo gjë duhet të ketë një fillim. Duhen larguar elitat e korruptuara me votë kundra dhe, nëse jo, edhe me lëvizje popullore demokratike, por jo si ato të tipit folkloriko-demagogjiko-butaforik të Kreshnik Spahiut.Popullin e ndriçojnë dhe e udhëheqin vetë elitat e vërteta që e duan Shqipërinë dhe Kosovën, sipas asaj që bënë intelektualët rilindas të cilët, e shkrinë pasurinë e tyre për Shqipërinë dhe, jo si këta të sotmit që po i shkrinë të dy ato, Shqipërinë dhe Kosovën,për pasurinë, e cila sigurohet lehtë nëpërmjet pushtetit të tyre të korruptuar, i cili sjell pastaj me rradhe gjithë të këqiat e tjera që janë evidentuar në të gjitha fushat e jetës, drejtësi, arsim, shëndetësi, politika sociale etj.
Faktikisht Kosovaret si popull jane kokeforte si shkemb.
Pikerisht kjo ishte dhe arsyeja qe Enveri nuk i donte te bashkuar.
Ata si popull jane teper primitiv ,por cuditerisht i pelqen vetja
duke thene qe ne jemi me te zgjuarit ,si ne nuk ka bota,prandaj nuk
Hecen perpara ai shtet.Thaci ben 120 te zezat por ato si popull nuk shkunden ,Kosova eshte nje Afrike e vogel dhe e tille do te mbetet.
Sepse njerzit jane dru me pre.
Analiza eshte tendencioze dhe e pasakte.Kosova ka nevoje per perparim te demokracise, e qe zgjedhjet e fundit kane tregu se kosova eshte ne rruge te mbare ku askush nuk i kontestoi organizimin e zgjedhjeve.Verdikti i popullit nuk mund te ndryshohet sipas tekeve te analistave si Robeli qe eshte nje Pseudogazetar qe paguhet nga lobi serb ne kroaci per destabilizimin e gjendjes ne kosove.Si mund te funksinoje nje qeveri qe deri dje qendrimi LDKja se AAKja jane nje “BANDE KRIMINALE QE 15 VITE JETOJNE NGA HARAQI” ne rajonin e dukagjinit te prire nga RAMUSH HARADINAJ. Qendrimi i AAKse eshte se “LDKja jane pasardhes te lidhjes komuniste te Jugosllavise,vete kreu i saj eshte MINISTER I MILLOSHIT ndersa pjesa dermuse e krysise jane ende antare aktive te shebimit te fshehte UDBES.Nisma-kreu i saj eshte ne gjygje per korrupsion ku akuza me e madhe ndaj PDKse ishte se ne gjirin e vete ka njerez te Korruptuar si Fatmir Lima.Atehere shtrohet pytja se qfare niveli qeverises paraqesin AAK-LDK NISMA qe nese shprehim ne ate se si e shohin njeri tjetrin mund te thuhet qeveri KRIMI + SPUNAT+KORRUPSIONI .
Opinione
DEKLARATAT VETVRASESE TE NJE KRYEMINISTRI TE
VETSHPALLUR
… apo kur kryehajduti kelthet kapeni hajdutin !?
O kryeminister o rashe e vdiqa!
“Nese vendi do te shkoje ne zgjedhje , opozita ka vetem nje sllogan “ Hajnite ne burg” … deklaroi acik lideri i Aleances per Ardhmerine e Kosoves dhe kryeministri i vetshpallur i Kosoves, Ramush Haradinaj ne RTV 21.
Nje deklarate ala Rambo. Nje shantazh i mirefillte qe nuk mund te trembe as pulat e Gllogjanit e jo me nje parti qe ka fituar jo vetem zgjedhjet e 8 qershorit por edhe certifikaten e “ zgjedhjeve me te mira” te zhvilluara ndonjehere ne Kosove deri sot si nga Uashingtoni ashtu edhe nga Brukseli, aleatet kryesore dhe miqte me te medhenje te shqiptareve .
Nje deklarate vetvrasese e Haradinajt, te cilin e kane kapluar keqazi ethet e karrikes se kryeministrit te Kosoves. “ Kryeminister me hir ose me pahir” eshte thelbi i deklarates se Rambos se Decanit.
Ethe vetvrasese pa u numeruar akoma votat e zgjedhesve te Kosoves,
Ethe vetvrasese pa u certifikuar akoma rezultati ligjor i zgjedhjeve!
Turravrap vetvrases i nje ish- kryeministri qe ajo karrike i ka sjelle vetem tersellek… Vetvrasje mbi vetvrasje !
Kater musketieret e hajnise
I pari qe duhet te arrestohet jo vetem per hajni eshte vellai tend Dauti . . I dyti je ti Ramush, dora vete.
Nuk e them une kete. E ka thene me gojen e vet, vete LDK-ja e Isa Mustafes, anetari i Kryesise se saj dhe kryekomunari i Pejes u ka akuzuar para popullit te Kosoves dhe mbare botes demokratike te dyve jo vetem per zhvatje, gjobevenie, harac por edhe per vrasje politike te mirefillta.
I treti eshte Isa Mustafa. Dosja e hajnise se tij ne krye te Prishtines e qysh tek 3 per qindshi i kurbetlinjve shqiptare ne Bote pergatitur nga EULEX-i deri tani i ka kapur 1280 faqe.
I katerti eshte Fatmir Limaj… Nuk ka vjedh edhe aq shume: vetem 80 milione…
Sa per Jakupin nuk ka fakte te medha per hajni… Sarajin e tij trekatesh ne zemer te Prishtines e ka trashegim nga gjyshi i tij qe ka pase jetue si sheik Arabie ne aher bashke me bullicat.
“Kasollja” e Kupes dhe sarajet e Rambos
Ne fund te fundit ato jane kasolle Drenice perballe Sarajevo e kazinove te Rambos ne Gllogjan e ne Prishtine… ne… deri ne Dubai
Te tjerat ia ka kokrrue si askush Behgjet Pacolli mbasi Kupa nxorri per shitje per 1. 5 milione euro sarajin e tij te ndertuar me gjkaun e deshmoreve te lirise se Kosoves dhe hallet pa fund te bijve e bijave te tyre qe sonte ndofta nuk kane buke ne sofer e as miell ne magje.
Nuk futet minarja ne thes o Jakup Krasniqi. Aq me pak mund te futen ne thes sarajet trekateshe ne zemer te Prishtines…. Hajde Jakup Kupa hajde.
Jo vetem kaq .
Te gjithe na hiqen , betohen e perbetohen se jane te virgjer… Tamam si ato kurvat qe betohen per kryet e shtate kopilave se jane te virgjer.
Albin Kurti po ku je
Mire keta qe nuk kane fytyre e as yndyre, sic thote sovrani… Po nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin me ujqer te vjeter te UDB-es e Rahman Morines, te Titos e Milloshevicit si Isa Mustafa, sic e cilesoi vete AAK-ja e Rambos dora vete gjate fushates !
Nuk e di cfare e bashkon Albin Kurtin, liderin e luftetarin e paepur te lirise dhe pavaresise se Kosoves qysh ne fillimet e viteve 90-te e sidomos ne protestat studentore 97-en e me inkuizitorin e rinise se Kosoves dhe endeerat e tyre per liri e pavaresi, per “Kosova Republike”!?
Nuk e di cfare e bashkon nje lider atdhetar e clirimtar qe rroki edhe armet per lirine e pavaresine e atdheut te vet me ata shqipfoles qe i sherbyn hapur e me fort fshehurazi lincuesve te tyre serbe!
Nuk e di cfare mund ta bashkoje Albin Kurtin, qe per aspiratat e tij dhe Vetvendosjes shiti edhe apartmentin e tij personal, edhe shtepine e vet, me ata qe mbushen xhepat me pasurine dhe parate, me djersen e me gjakun e popullit te Kosoves…
Cfare !? As vete Winston Churchilli nuk do te mund ti pergjigjej nje pyetjeje te tille!!!
Pergjigjen e jep nje shprehje e arte e sovranit shqiptar: per inat te sime vjerre shkoj e flej me mullixhine!
Shqiptareve te Kosoves nuk u mbetet vecse te kendoje ne kor : Albin Kurti po ku je !!!
Nje pyetje retorike vetvrasese … e nje analfabeti aritmetik
Ramboja e Kosoves po ben perdite nje pyetje retorike qe pikesepari duhet ti pergjigjet vet ai:
– Si mund te pretendoje te qeverise Kosoven nje kryeminister kunder te cilit votuan 70 per qind e elektoratit te Kosoves!?
Tamam si ai Hoxha i keq qe thote “beni sic themi une e mos beni sic bej une“! Pse ?
Po si mund ta coje ne mendje te drejtoje qeverine e Kosoves nje politikan kunder te cilit votoi mbi 91 per qind e elektoratit te Kosoves, pra gati kater here me shume kunder tij se kunder kryeministrit ne detyre!?
Si mund te pretendoje te behet kryetar shteti i Kosoves nje batakci i stersprovuar qe ka kunder 75 per qind te elektoratit te Kosoves si Isa Mustafa!?
Si mund te peretendoje te marre postin e zevendeskryeministrit te Kosoves nje ish- zevendekryeminister, kunder Nismes se ciles votoi gati 95 per qind e elektoratit te Kosoves si Fatmir Limaj apo Jakup Krasniqi!?
Le te epergjigjet Ramboja i Kosoves ketyre pyetjeve para se te kercenoje me burgje fituesit e 8 qershorit… E pamundur ai nuk njeh fare matematiken… Jo aritmetiken fillestare….
E ka fytyre te pretendoje te marre fitoren nen tavoline e duke ndryshuar rregullat e lojes e duke neperkembur ligjin themelor te Shtetit te Kosoves – Kushtetuten e saj..
Hajde koalicion hajnash hajde
Ramush Haradinaj- kryeminister ….
Isa Mustafa kryeparlamentar e mbas tre muajsh ndoshta President , kryetar shteti i Kosoves!
Jakup Krasniqi zevenedeskryeminister apo me shtate detyra si idhulli i tij ideologjik e shpirteror- Enver Hoxha fotografine e te cilit e ka ne balle te oxhakut ….
Larg qofte ….
Ndofta kryeminister, president apo… te Dubraves… Jo te Kosoves. Larg qofte !
Nje hajn bie kater ngrihen ….
Nje bie mijera ngrihen thoshte babai ideologjik i Kupes!
Zot ruaje Kosoven nga hajnat….
Ukshin Hoti – Paradise Island, New Haven