“Shqipëria i ka plotësuar kriteret për statusin, por qeveria punon në kundërshtim me kriteret e Kopenhagenit”.
Kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë takimit me delegacionin e Qeverisë austriake kryesuar nga ministri i Jashtëm, Sebastian Kurz dhe atë të Drejtësisë Wolfgang Brandstetter.
Basha, duke e falenderuar palën austriake për gjithë kontributin e dhënë në këto vite ndaj Shqipërisë në procesin e integrimit europian, i kërkoi kreut të diplomacisë austriake intensifikimin e angazhimit austriak për vendimin e javës së ardhshme.
Basha e njohu Kurz me zhvillimet negative në vend që shkojnë në kundërshtim me kriteret e Kopenhagenit, që kanë të bëjnë me zëvendësimin e sundimit të ligjit nga arbitrariteti qeveritar, me moszbatimin e vendimit të gjykatave nga qeveria, me shkarkimet masive në administratë pa motiv ligjor, dhe me emërimet problematike të personave me precedent penalë në poste kyce cka ka ndikuar në përkeqësimin e ndjeshëm të gjëndjes së rendit në vend.
Kryetari i Partisë Demokratike i përsëriti ministrit të Jashtëm austriak, qëndrimin e opozitës për mbështetje pa kushte për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria në mbledhjen e qershorit.
Qaraman i keq. Kryetar i nje partie me me shume kriminele se njerez te ndershem.
Demokratet e vertete te largohen nga keta lloj njerezish