Qeveria shqiptare zgjidh përmes negociatave konfliktin e krijuar me kompaninë çeke të energjisë CEZ, pas vendimit të marrë nga Qeveria Berisha për heqjen e liçencës së kësaj kompanie nën pretendimin se nuk ka respektuar detyrimet.
Marrëveshja mes Qeverisë Rama dhe kompnisë CEZ u arrit falë negociatave me ndërmjetësimin e zv.Drejtorit të Sekretarit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë Dirk Buschle. Në këtë mënyrë palët kanë arritur një kompromis për zgjidhjen e çështjes pa qenë e nevojshme për të shkuar në Gjykatën e Arbitrazhit, që mund të çonte në një penalizim të rëndë të palës shqiptare.
Tre ministra, ai i Energjetikës Damian Gjiknuri, i Financave Shkëlqim Cani dhe i Ekonomisë Arben Ahmetaj në një deklaratë për mediat bënë publike 3 pikat e marrëveshjes së arritur mbrëmë që zgjidh me kompromis konfliktin me kompaninë CEZ.
Tre pikat e marrëveshjes janë:
1.Transferimin e menjëhershëm të aksioneve në favor të shtetit shqiptar 76 % që zotëroheshin nga CEZ duke i dhënë shtetit shqiptar pronësi të plotë të shoqërisë.
2. Pala ceke heq dorë nga kërkimi i vlerës prej 103 milionë euro të paguar për blerjen e aksioneve në vitin 2009 si dhe nga çdo pretendim tjetër financiar që lidhet me vlerën e blerjes dhe investimeve fillestare.
3. Shoqëria e re e shpërndarjes e energjisë, pra shoqëria e re që merr aksionet nga pala çeke e kontrolluar tashmë nga shteti merr përsipër t’i paguajë palës çeke një vlerë prej 87.1 milionë euro. Kjo vlerë u dakortësua të paguhet me këste deri në vitin 2018 me një vlerë të përgjithshme interesi 7.9 milionë euro mbi principalin e dakortësuar. Ky principal përfaqëson kreditë e mara dhe shumat e faturuara dhe të kërkueshme në çdo kohë nga CEZ s.a.
Marrëveshja parashikon se palët heqin dorë nga çdo pretendim i mëtejshëm financiar. Pala çeke tërhiqet nga procesi arbitrazhit të hapur në maj të vitit 2013 sipas rregullave te Uncitral mbështetur në traktatin e kartës të energjisë. Kjo marrëveshje e dakordësuar duhet të miratohet nga Këshilli i Ministrave më pas edhe nga Parlamenti. Marrëveshja e dakortësuar do të aprovohet nga Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe më pas do të miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.
Ministri Gjiknuri tha se kjo zgjidhje përfundimtare i hap rrugën investimeve prej 200 milionë dollarë
“Duhet të nënvizoj faktin se zgjidhja përfundimtare e konfliktit me CEZ jo vetëm që qartëson statusin juridkik të shoqërisë, por përfundimisht hap rrugë për investime në sektorin e shpërndarjes, i lënë në kolaps për shkak të keqmenaxhimit dhe mungesës së investimeve. Janë të paktën 200 milionë dollarë që pritet të investohen menjëherë nga të cilat 150 milion i takon Bankës Botërore, të cilat do të aktivizohen menjëherë këtë vit. Tejzgjatja e konfliktit ligjor dhe pasiguria juridike e sektorit të shpërndarjes e bënte të pamundur investimin e këtyre parave”.
Për Gjiknurin kjo zgjidhje ishte më e mira si sa i takon kostos financiare nëse çështja do të shkonte në procesin gjyqësor të arbitrazhit por edhe do të përmirësojë imazhin e Shqipërisë
“Depozitimi nga pala shqiptare i padisë së saj dhe vazhdimi i procesit gjyqësor të arbitrazhit do të kërkonte të paktën 4-6 vjet kohë, kostoja mbrojtjes ligjore do të shkonte në miliona euro”, shtoi ai.
Sipas tij, fakti se pala shqiptare që në fillimin e konfklikteve u soll si pronare madje duke futur dhe trupën policore në ambientet e kompanisë, heqja e liçences dhe imponimi i detyruar i administrimit përkeqësoi dukshëm pozitën e vendit tonë në këtë cështje dhe kjo i krijoi avantazh cekëve të ngrinin padi të parët dhe të bënin arbitrazh.
“Pikërisht duke vlerësuar rreziqet mbi të cilat përballeshin financat publike, organizmat ndërkombëtare duke përfshire BB inkurajuan zgjidhjen sa më të shpejtë të konfliktit me CEZ a.s përmes bisedimeve dhe marrëveshjes me mirëkuptim. Shprehim bindjen se kjo zgjidhje përmirëson dukshëm edhe imazhin e Shqipërisë dhe sigurinë juridike të investimeve të huaja në Shqipëri”, tha Gjiknuri.
Ndërsa, ministri i Financave Shkëlqim Cani bëri të ditur se së bashku me interesin e shlyerjes së detyrimit brenda 4 vitesh shuma që do i paguhet është 95 milionë euro.
“87.1 milionë dollarë do të shlyhen gjatë periudhës 2014-2018 dhe interesi i mbartur për këtë shlyerje me këste në 4 vite është 7.9 mln euro, të gjitha këto së bashku bëjnë 95 milionë euro që do të shlyhen vit pas viti nga kompania CEZ dhe jo nga buxheti i shtetit”, tha ai.
I ziu o popull shqiptare sa do vini nga demet e Sali psikopatit. Si nuk diti te drejtonte njher shtetin ky dhiari i tropojes. A ka drejtesi dhe perndi per tu mare me kete dhe lukunin e tij?
O Llall me je ber si dhall, nuk ke gjake Shqipari Ti. Dil mbi vetveten, bei trim dhe ke shancin te shpetosh Shqiperin nga kjo meket. Jo nje dor ne revani e tjtren ne byrek se nuk e ke postin si ne sre te Babit.
Turp i do te mbuloi Ty nqs do zvarritesh mbi dosjet e korrupsiont dhe do ti lesh si “mall pa zot”
Vjen era abuzim! T’i paguajme CEZ 95 mil Euro per cfare???
Per faktin qe nuk investoi aq sa duhej sipas kontrates? Per faktin qe ishte monopol ne treg dhe abuzoi? Apo per faktin qe perdorej nga pushteti i djeshem per te ushtruar presion tek njerezit?
Nuk kam asnje lloj empatie per nje kompani qe shfrytezon nje monopol (pasuri kombetare) dhe le pas nje toke te djegur. Ministrat Cani dhe Gjiknuri kane vepruar njesoj si Berisha kur ja fali per 100 mil Euro per te blere statusin! Nxituan ta mbyllin para vendimit te sotem!
Cfare barbonash…
nuk mund te shtoj asgje…vecse jo barbonash…hajdut. te paret e te dytet…nderkohe qe ministri thote paguan kompania jo buxheti. Po kompania e kujt kaloi tani mor minister.Po si skeni turp o. Thoje tull na e kane fut e kaq.dhe do na e fusin thelle e me thelle
aLlalla o katil e o rezil aLlalla…
Me ne fund i jepet zgjidhje dhe nje problemi te madh te trazhguar nga qeveria Berisha !
edhe ket plaqk te saliut duhet ta pagujn shqiptaret ,po kur do i hapeni syt ,ne litar ket qelbsir
bravo Damian! Ti dhe bashkepunetoret e tu gjetet nje zgjidhje ne nje lemsh qe jua kishin lene ne dere, duke punuar pa shume buje, por me shume efikasitet. E treguat edhe nje here qe e doni kete vend me shume se ata qe ishin para jush, dhe besoj qe keni hapur nje rruge pozitive per te ecur perpara ne sektorin me te rendesishem te ekonomise, energjitiken.
Ke gjithe admirimin tim per punen e palodhur, dhe mendoj qe gjithe ata persona qe te kane nenvleresuar, duhet te te kerkojne nje falje te madhe!
Te nderuar
CEZ bleu OSSH per 102 mln euro. (ku 60 mln euro kane qene garanci ne Banken boterore).
CEZ do te perfitoj 95 mln euro nga marreveshja e bere.
Diferenca prej 7 miln euro kane qene pagat qe kane marre drejtuesit e CEZ per 6 vjet (vetem drejtori i pergjithshem merrte 60,000 euro/muaj rroge ose per 6 vjet eshte rreth 4 mln euro, po Ererat?)
Pra CEZ rezulton qe nuk ka blere dhe s’ka dhene asnje qindarke per CEZ.
Por, sa ka fituar CEZ per 6 vjet kur ka patur nje fitim vjetor prej 130 mln euro? (sepse: a) s’ka bere asnje investim dhe b) income ka qene 150 mln euro/vit nga ku 20 mln euro kane qene taksa)
atehere: 6 vjet x 130 mln euro/vit = 780 mln euro
Me kete fitim CEZ ka investuar dhe ka ndertuar bllokun nuklear ne Ceki per prodhimin e energjise elektrike, pasi ka ndryshuar strategjine e tij vetem per prodhim energjie te cilen e exporton ne Gjermani per shkak te cmimit te larte te shitjes te saj.
Pra, llogaria del per te dyja palet, sepse CEZ doli se treni elektrik i GE por me fitues te tjere.
Faleminderit
Paguajme per shkak te paaftesise dhe korrupsionit te shpellarit! ?
parate tja merrni Sales dhe co. Dhe ata ceket futi ne rreth te kuq se e treguan veten dhe per investime strategjike te tjera ti lini pas dere.
epo ja nje fature shtese nga Berisha dhe nje fature shtese per te marre statusin kandidat ne BE…http://goo.gl/se51lt
po me miljonat qe kjo kompani i ka vjedhur qytetareve çbehet .. perse u dhan kto 95 miljon euro??? VJEN ERA KORRUPSJON EVROPJAN SEPSE AUSREIA ESHTE ANETARE E BE! ME JEP 95 MILJON TE VOTOJ PER STATUSIN! KUR QEVERIA SHQIPTARE NDERPREU KONTRATEN ME CEZ, ISHTE HERA E PARE QE KY SHTET SILLEJ SI SHTET I PAVARUR, shqiptaret nuk i kan asnje borxh CEZ, kjo qe ka ndodhur shte marrje dhe dhenie mite ne dem te popullit. SKANDAL SHQIPTARET NUK DUHET TE HESHTIN