Duket se kërcënimi i djeshëm i Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, me heqjen e licencës për linjat e autobusëve që zbresin invalidët nga autobusi, ka detyruar Bashkinë e Tiranës dhe shoqatat e transportit qytetas të dorëzohen dhe të rifillojnë normalisht udhëtimin falas për invalidët duke filluar nga nesër.
Veliaj ka negociuar sot me përfaqësuesit e shoqatës së transportit qytetas për t’i dhënë zgjidhje situatës së krijuar ditët e fundit, duke qenë se Bashkia e Tiranës nuk e vuri fort ujin në zjarr për invalidët, të cilët këto ditë janë zbritur me forcë nga autobusët, duke u përpjekur të anashkalojë detyrat dhe kompetencat që i ngarkon ligji.
Sipas njoftimit zyrtar të MMSR-së, në takimin që Veliaj pati me përfaqësuesit e autobusëve u ra dakord që shoqata e transportit qytetas të respektojë ligjin për udhëtimin falas të invalidëve duke filluar nga dita e nesërme, datë 5 korrik 2014.
“Gjatë takimit u ra dakord gjithashtu, se Ministria në bashkëpunim me Shoqatën e Invalidëve të Punës do të ndërmarrin një plan masash për të disiplinuar skemën e pajisjes me librezat e invaliditetit, për t’u siguruar që vetëm invalidët të cilëve u takon kjo e drejtë me ligj të përfitojnë udhëtimin falas”.
Veliaj informoi edhe një herë për masat e marra nga qeveria për të plotësuar kuadrin rregullator në këtë fushë, duke theksuar angazhimin e plotë të MMSR-së për të siguruar zbatimin e të drejtës ligjore të invalidëve për të udhëtuar falas në transportin qytetas.
Bravo Erion Bravoo. gjithmone ZGJIDHJA je
Eshte thjesht me i miri dhe me punetori.
Ministri Veliaj ka gjthmone celsin per zgjidhjen e problemeve. Bravoo
Epo ska se si te ndodhe ndryshe me VEliajn.. Eshte njeri per se mbari, punetor .. Ky i duhet Tiranes jo lulushka
Skishte se si te ndodhte ndryshe
Je I madh Erjon Veliaj ☆
#ShqiperiaSolidare nuk eshte Genjeshter por realitet Te lumte erion veliaj dhe faleminderit
E sheh more lUl bashka qe kur do njeriu i ben gjerat per se mbari.. i perton bytha lulit se do me vjedh si ngahera
Kjo tregon edhe njehere se Veliaj po mban cdo fjale te dhene dje e cdo gje qe eshte ne sherbim te popullit.
ndjehemi te perfaqesuar
O Klara. Kot per kuriozitet bashkekohor. Se qe paguhesh nga Veliaj me rrogen e shteti per te komentuar, kjo duket. Meqe Erjonushka ka celesin per gjithcka…po celesin e pidhit tend e ka?
@Postback ,Ske faj ,aq kupton ti,nuk eshte faji jot qe je bythe,mos qaj….
mire ne Tirane qe bashkine e ka PD,po ne Durres pse si lejuan pa bilete invalidet apo edhe ketu Basha qeveris:
Fantastike, bravo ministrit Veliaj per gjithcka qe po realizon per invalidet.
Ministri me i papare dhe me fantastik i qeverise Rama.
Negociator i papare Erioni beri te pamunduren per ta zgjidhur dhe erealizoi me se miri.
Ec aty djale, kesaj i them preokupim per qytetaret. Jo si bashkia qe ben karshillek, jazek ju qofte, hajt se po afrojne zgjedhjet, per zhelesh kemi per tju nxjere nga institucioni i bashkise me vote. shume shpejt bashkia do u kthehet qytetareve, se e keni bere shpelle kusaresh. ptu
Është shumë e vështirë por jo e pamundur që emërtohesh me titullin e lartë “Bir i Popullit” i nderuar minister Erion Veliaj dhe ky nder e privilegj sot iu përket juve për përkushtimin tuaj “non stop” në ndihmë të njerëzve në halle të panumërta. Jini symbol i të mires. Kini edhe uratat tona në realizimin e këtij misioni fisnik. Të lumtë!
Basha&co e dine mire se si jane marre librezat e invalidit prandaj e bene kete karshillek por hoqen dore nga frika se do te hapet edhe nje pusetë tjeter muti nga ai i llojit Made in PeDe.
Ja pra kjo eshte Rilndja,qe i zgjidh punet per se mbari ,per keta invalide qe jo vetem me biletat e autobuzeve por te shikohet edhe ne ndonje vend tjeter per tu ndihmuar,e dime qe nuk mund te krahasohemi me Angline por ky vend bene shume per keta invalide si dhe per pensionistet,prandaj z.Velia shiko se ku mund ti ndihmosh,e di qe ke shume deshire dhe vullnet vetem te ty shpresojne keta njerez te vuajtur.
per mendimin tim ia kane futur kot sepse kjo ishte e vetmje menyre per te eleminuar ata qe ishin me dokumente fallco…http://goo.gl/5izgbm
Z.Erjon pranoje para shoqates se autobuzeve se ligji e detyron Ministrine e tij qe te paguaje invalidet,por buxheti per kete vit eshte mbyllur ,keshtu qe Ai u kerkoje transpotuesve kohe deri ne daljen e V.K.M.Kjo eshte e verteta.Realisht duhen respektuar keta transportues qe kane 14 vjet qe transportojne pa asnje pagese nga shteti invalidet.Disa Kryetare shoqatash e kane kthyer ne bisnes shitjen e kartave te invalideve dhe sot bertasin per te drejtat e tyre.Politike socjale ben shteti dhe jo biznesi.Me ligjin e fundit Bashkia nuk ka asnje kopetence apo detyrim.
Nje zgjidhje ideale dhe e sakte per kete shtrese te vuajtur, ashtu sic e ka e gjithe bota, dhe sic e meritojne! Nje BRAVO e madhe per zotin Erjon Veliaj! Te shpresojme qe vitin qe vjen, e gjithe Bashkia te zbrazet nga delenxhinjte e zullumqaret, e te fitojne vizionaret si ju! Respekte te pafund!
POR JO VETEM AUTOBUZET KANE LINJA DY OSE TRE HERE PARALEL DHE PER KETE E PAGUAN POPULLI PASI ATA RINE NJERI PAS TJETRIT DUKE U VONUAR DHE DUKE U MARE KOHEN PUBLIKUT QE SHKOJNE NE PUNE ME SHUME MINUTA VONESE .KJO ESHTE NJE GJE E PAKUPTIMTE PERDERISa 100 NJEREZ NE URBAN TE ABUZOHET ME KOHEN E TYRE NGA NJE FATORINO.SHOFER OSE FIRME .STOP KESAJ SITUATE : TE ZBATOHET ORARI SI DHE SHPEJTESIA E LEJUAR POR EDHE E DETYRUAR SIP RREGULLAVE TE KODIT RRUGOR.
lerini mor lavdrimet. eshte bere ministri si sekseri bisedimesh me mafjen. cjane mor keto shoqata ytansporti qe i diktijne shtetit rregullat. ja karkoi kush kete sherbim atyre qe e kane apo o burra te vjedhin hallexhinjte. u bene katunaret edhe pronare te sherbimeve te tilla. a ju shofte fara ju shofte. nje shtet ku ligjet shklen hapur nga nje tuvfe bashibozukesh. shoqate me fatorinor dhe shoferet qe me se shumti jane “Tirons” degjenerojne njerezit me te keputur te ketij populli. shoqata qe merr vendime njohje dhe mosnjohje. nese nuk i pelqen fitimi le ta lene kete bisnes e te shkojne andej nga kane ardhur…
bravoooooooooooooo po e mbani fjalen pere ato qe that ne fushat respekt
Ne vitet e rinise sime, ne qytetin tim erdhen ca te rinj amerikane per te na mesuar jeten amerikane.
Me gallata nder ato vite te mrekullueshme, ishte nje qen i lagjes sime..cdo moment na vinte mbrapa.
Amerikanet e shkrete nuk ja shqiptonin dot emrin..gjithmone ‘Llulli’ i therrisnin…
O Llulli…
O Llulli..