Basha takon Llallën/ PD depoziton paditë për Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreun (VIDEO)

14 Korrik 2014, 11:16Sociale TEMA

Partia Demokratike depoziton në Prokurorinë e Përgjithshme dy kallëzime penale për deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu.

Kallëzimet penale janë depozituar pas takimit të zhvilluar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla mes tij dhe kreut demokrat Lulzim Basha, i cili shoqërohej nga deputetët Arben Ristani dhe Eduard Halimi.

Kallëzimi i parë penal ka të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj deputetit Genti Strazimiri, sekretar i Grupit Parlamentar të PD-së, në korridorin e sallës ku zhvillohen seancat plenare, ku sipas demokratëve agresorë janë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka.

Ndërsa kallëzimi i dytë është bërë ndaj deputetit Ndoka, i cili sipas partisë më të madhe opozitare, ka kërcënuar përmes telefonit zëdhënësen e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi.

Në një prononcim për mediat, pas depozitimit të dy kallëzimeve penale, deputeti Eduard Halimi u shpreh se në takim i ishte kërkuar kryeprokurorit Llalla ndërmarrja e hapave të shpejtë dhe efikasë që të zhvillohet sa më shpejt hetimi ndaj agresorëve.

“Është ekzistencial funksionimi i institucioneve të pavarura, në mënyrë që demokracia të jetë funksionale. Kërkuam një hetim të shpejtë dhe të plotë ndaj dy deputetëve të PS-së”, u shpreh Halimi.

“Shteti ligjor dhe ligji të sundojë në Shqipëri dhe të mos sundojë mbyllja e gojës së opozitës, dhuna dhe arbitrariteti. Ne besojmë se Shqipëria nuk është 100 vjet prapa, jemi anëtarë të NATO-s, ku drejtësia dhe institucionet janë ato që bëjnë punën e tyre për të funksionuar demokracia, kur fjala e lirë u zihet opozitës, kur dhuna shkëmbehet me fjalën e lirë dhe shërbehet për t’i mbyllur gojën opozitës, demokracia është në rrezik. Prokuroria të kryejë detyrën e vet kushtetuese, duke vënë autorët përpara përgjegjësisë dhe ligjit”, u shpreh deputeti demokrat Eduard Halimi.

 

K A L L Z I M     P E N A L

KALLZUES:                          Grupi Parlamentar i Partise Demokratike , Perfaqesuar nga Kryetari, Edi PALOKA

ME OBJEKT:                       Kallzim i vepres penale te “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Fyerja për shkak të detyrës”, parashikuar                                                         nga nenet 238 dhe 239 të Kodit Penal.

 

KUNDER:                              Arben Ndoka, i biri i Ndue, deputet i Kuvendit te Shqiperise, me adrese: Kuvendi i Shqiperise, Bul.                                                                   “Deshmoret e Kombit”.

BAZA LIGJORE:      Nenet 280, 283 te K.Pr.Penale dhe nenet 238 dhe 239 të Kodit Penal.

DREJTUAR:              PROKURORISE SE PERGJITHSHME

Z. Adriatik Llalla, Prokuror i Përgjithshëm

I nderuar z. Prokuror i Përgjithshëm,

Bazuar ne nenet 280 dhe 283 te K.Pr.Penale parashtrojme kete kallzim penal per vepren penale te sipercituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallzimi, provat me te cilat vertetohen keto fakte si dhe dispozitat ligjore penale te cenuara.

RRETHANAT E FAKTEVE

Pasditen e datës 13.07.2014, në orën 16.39 min, shtetasi Arben Ndue Ndoka ka kanosur dhe fyer me anë të një bisede telefonike zëdhënësen e Partisë Demokratike zj. LauraVorpsi. Në një bisedë telefonike, nëpërmjet numrit  068 20 80 111, (fillimisht nëpërmjet programit viber, dhe më pas në një telefonat normale), që ka zgjatur 4 minuta, shtetasi Arben Ndoka, pasi i ka kërkuar zj. Vorpsi të mos bëj asnjë deklaratë për shtyp lidhur me personin e tij dhe pasi është sqaruar se deklaratat janë qëndrim zyrtar i Partisë Demokratike dhe jo qëndrime personale të zëdhënëses, i është drejtuar asaj me fjalë fyese dhe kërcënuese, duke i shkaktuar një tronditje të rëndë dhe frikësim.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, duke e konsideruar akt mafioz kërcënimin dhe fyrjen e cdo qytetari shqiptar që kryen një shërbim publik, shpreh shqetësimin e thellë dhë kërkon dënimin maksimal të akteve të tilla kriminale nga organet ligjzbatuese.  Ky akt kërcënimi është bërë për shkak të shërbimit publik që kyren zj. Vorpsi, si zëdhënëse zyrtare e Partisë Demokratike (partisë më të madhe të opozitës në vend). Në emër të Partisë Demokratike zëdhënësja e shtypit zj. Vorpsi, denoncojë me fakte dhe prova të kaluarën kriminale të Arben Ndokës, i dënuar nga drejtësia italiane me 7 vite burg për shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese dhe përheqje të paligjshme lirisë së tjetrit. Menjëherë pas deklaratës së saj për shtyp, shtetasi Arben Ndoka e ka kërcënuar atë se do të ketë pasoja të rënda për deklaratat që bën, si dhe i është drejtuar me fjalë fyese, të cilat cënojnë dinjitetin njerëzor të znj. Vorpsi.

Kërcënimi i sotëm banditesk ndaj zëdhënëses zyrtare të Partisë Demokratike zj. Laura Vorpsi, nga shtetasi Arben Ndoka, është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama  ka ngritur një infrastrukturë kriminale e mafioze për ti mbyllur gojën opozitës dhe fjalës së lirë, duke mos u ndalur vetëm tek dhunimi e kërcënimi i deputetëve, por duke e shtrirë veprimtarinë e tij kriminale ndaj cdo zëri opozitar.

Grupi parlamentar i Partise Demokratike, pas deklarimeve të zëdhënëses Laura Vorpsi, denoncon këtë veprim kriminal mafioz të kryer nga Arben Ndoka, si një agresion terësisht penal dhe me prapavijë të qartë politike, të organizuar me paramendim nga Kryeministri i vendit Edi Rama, me synimin që me dhunë verbale e fizike të bëjnë opozitën të hesht. Është detyrë e organit të akuzës që të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore për të dënuar fuqishëm këto akte banditeske, duke bërë jo vetëm drejtësi, por edhe transparencë të plotë për cdo person që ushtron një funksion publik, por që nuk ndahet dot nga veprimtaria e tij kriminale!

Ngjarje të tilla kriminale dhe të përsëritura, kërkojnë veprim të shpejtë të organit të akuzës për të frenuar agresionin e paprecedent ndaj opozitës në vend. Për këtë arsye, kërkojmë nga Prokuroria e Përgjithshme, që në përputhje me atributet e njohura nga Kushtetuta dhe ligji, të veprojë pa vonesë dhe me profesionalizëm të lartë, ndaj këtye personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pavarësisht se se janë të veshur me “kostumin” e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

LIGJI I APLIKUESHEM

Kodi i procedures Penale, ne nenet e tij 280 dhe 283 parashikon se:

Neni 280

            Marrja dijeni për veprën penale

 Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët…..

Neni 283

Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm…..

Nga ana tjeter Kodi Penal ne nenet 238 dhe 239 te tij parashikon se:

Neni 238

Kanosja për shkak të detyrës

Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Neni 239

Fyerja për shkak të detyrës

Fyerja e qëllimshme që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit.

Po kjo vepër, kur kryhet botërisht ose në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE

Jo vetem per Grupin  Parlamentar te Partise Demokratike, por per te  gjithe deputet e Kuvendit te Shqiperise, eshte jashtezakonisht e rendesishme te  kujdeset per ushtrimin normal te jetes politike në vënd, si dhe standardeve të demokracisë funksionale, ku roli i opozitës është i patjetërsueshëm.Eshte po ashtu e rendesishme qe te gjithe partitë politike në vend, te kene si prioritet te tyre, perfaqesimin e interesave të qytetarëve shqiptar, duke denoncuar publikisht cdo fenomen apo veprimtari qëë bie ndesh me interesat e tyre të ligjshme.

Por eshte akoma me  e rendesishme qe marrdheniet juridike te vendosura per mbrojtjen e jetes se qytetarëve shqiptar, vecanërisht gjate ushtrimit te misionit të tyre në shërbim të publikut, te jene te garantuara e te paprekshme. Eshte detyre e pare, e organeve dhe agjencive te ligjit, qe te garantojne jeten dhe dinjitetin e cdo ofruesi të shërbimit publik, ashtu si dhe jeten e cdo qytetari, duke reaguar ne menyre te shpejte dhe efikase, ndaj cdo shkelesi te ketyre te drejtave, ndaj cdo dhunuesi, agresori,  duke e bere qarte, se shkelja e ligjeve ne kete vend denohet, madje denohet ne menyre te shpejte dhe efikase.

I  vendosur ne tolerancen zero ndaj dhunuesve dhe agresoreve, edhe kur keta mbajne mbi supe pelhuren e parlamentarit (edhe pse me sjelljen e tyre të djeshme dhe të sotme kriminale nuk e meritojnë), Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, e çmon si te domosdoshem denoncimin prane organeve perkatese te ndjekjes penale per cdo subjekt, i cili ne menyre te hapur dhe te qarte, agreson verbalisht, si dhe fyen cdo funksionar, aq më shumë kur bëhet fjalë për zëdhënësin zyrtar të Partisë Demokratike.

Duke qene te bindur ne luften ndaj ketyre fenomeneve, ne çmojme se veprime te tilla si ato te shtetasit të akuzuar Arben Ndoka, demtojne rende demokracinë funksionale në vend, si dhe marredheniet juridike te vendosura per mbrojtjen dhe mirefunksionimin e shtetit ligjor dhe te se drejtes ne Shqiperi.

Ne kete kontekst rrethanat e fakteve te paraqitura ne kete kallzim na bindin se jemi para rasteve te kryerjes se vepres penale te parashikuara nga nenet, 238 dhe 239 të Kodit Penal. Themi se me veprimet e tij i akuzuari,  ka kryer keto vepera pasi:

Me veprimet e tij, agresive, teresisht te kundraligjshme,  duke kanosur zëdhënësen e Partisë Demokratike për shkak të suhtrimit prej saj të një misioni publik, i akuzuari ka konsomuar qarte elementet e vepres penale, objektin dhe anen objektive te saj. Kanosja dhe fyerja e kryer nga i akuzuari Arben Ndoka, eshte kryer ndaj nje personi që kryen një shërbim publik, i cili ka qene duke kryer detyren e tij, si zëdhënës zyrtar i një partie politike dhe menjëherë pasi ka dhënë deklaratën e shtypit. Eshte po keshtu shume e qarte se kjo kanosje dhe fyerje ka ardhur si pasoje e qarte dhe e dukshme e veprimtarise qe ka qene duke kryer zj. Vorpsi, me qëllimin e vetëm që të mos e lejojnë atë të shprehë publikisht qëndrimet zyrtare të Partisë Demokratike, duke e penguar në ushtrimin e rregullt të misionit. Nga ana tjetër, përdorimi nga shtetasi Arben Ndoka, në mënyrë të përsëritur gjatë bisedës telefonike i shprehjeve fyese përbën cënim të dinjitetit të zj. Vorpsi.

Subjekti i vepres penale, është i akuzuari Arben Ndoka, i cili sipas të gjitha të dhënave të siguruara prej nesh, e kanë kërcënuar dhe fyer nëpërmjet telefonit zëdhënësen Vorpsi. Për këtë qëllim, organi i prokurorisë duhet të marrë në konsideratë telefonatat e kryera nga shtetasi Arben Ndoka në numrin personal të zj. Vorpsi, si dhe në deklarimin e tij publik për vërtetësinë e telefonatës, në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Qellimi dhe elementet e tjere te kesaj vepre, dashja direkte dhe veprimet konkludente, jane evidente dhe ngelen per tu provuar edhe  nga hetimi i shpejte dhe efikas qe ju do te kryeni ne lidhje me te kete veper te rende agresive te denueshme nga ligji. Fakti që shtetasit Arben Ndoka ka marrë në telefon zj. Vorpsi, pavarësisht se midis tyre nuk ekziston asnjë njohje personale, provon se ai e ka kryer veprën penale me dashje direkte.

Në fakt veprime të tilla kriminale dhe të ulta, janë të pritshme nga eksponentë të caktuar të mazhorancës aktuale parlamentare, të cilët kanë qenë të dënuar edhe më parë për kryerje të veprave të rënda penale, brenda dhe jashtë vendit. Shtetasi Arben Ndoka sipas të dhënave të disponuara nga ana jonë është person me precedent të mëparshëm penal dhe i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë në Itali. Për këtë qëllim, në funksion të evidentimit të faktit nëse shtetasi Arben Ndoka është recidivist në kryerjen e veprimeve kriminale, kërkojmë nga Prokuroria e Përgjithshme që të verifikojë rekordet kriminale për këtë shtetas, brenda vendit dhe në shtetin fqinjë Itali. Ky shtetas vetëm pak ditë më parë dhunojë fizikisht dhe kanosi me jetë edhe deputetin e Partisë Demokratike z. Gent Strazimiri. Gjithashtu, media disa kohë më parë ka bërë publike se i njëjti shtetas Arben Ndoka ka kanosur me jetë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë të qarkut Lezhë, duke i detyruar disa prej tyre të japin dorëheqjen nga funksioni, me qëllim që ai të fitonte mandatin e deputetit (qëllim të cilin e realizoi).

Gjithashtu, dëshirojmë të theksojmë se përsëritja e rasteve të dhunës fizike apo verbale ndaj deputetëve të opozitës apo përfaqësuesve zyrtar të saj, tregon se veprime të tilla kriminale dhe të koordinuara, kanë si synim final të tyre friksimin e zërave opozitar, me qëllim mosevidentimit prej tyre të lidhjeve kriminale midis eksponentëve të mazhorancës parlamentare dhe eksponentëve kriminal. Edhe pse synimi në vetvete është i dështuar dhe i pamudur të arrihet, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike shpeh bindjen se individë të tillë duhet të marrin edhe ndëshkimin sipas ligjit, për veprimet e tyre kriminale. Për këtë kërkojmë angazhimin maksimal të organit të akuzës në ushtrimin e kompetencës së ndjekjes penale për rastin në fjalë.

I nderuar z. Prokuror i Përgjithshëm,

Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, ka patur dhe do te kete gjithmone ne vemendjen e tij, respektimin e mardhenieve te vendosura per mbrojtjen e demokracisë funksionale dhe shtetit të së drejtës dhe sigurisht, permbi te gjitha mbrojtjen e jetes, nga cdo agresor, qofte ky edhe “deputet”.

Eshte shume e rendesishme jo vetem per ne, por dhe per cdo qytetar te ketij vendi, qe ne momentin qe agjencite e ndjekjes penale, nuk kane filluar kryesisht procedimin penal, te beje ai vete kallzimin penal, per ti kerkuar prokurorise te marre te gjithe masat per denimin dhe venien para drejtesise se agresoreve.

Ne shprehim gjithe besimin se institucioni Juaj, do te veproje ne menyre te shpejte, efikase dhe pa ngurim, dhe e presim me vemendje maksimale dhenien rruge te ketij kallzimi sipas procedures perkatese. Cdo veprim i juaj në respekt të ligjit është përgjigje ndaj agresionit në vetvete, por mbi të gjitha ndaj mbrojtjes së vlerave dhe parimeve të demokracisë funksionale.

Ne shprehim gadishmerine tone te plote, per t’Ju mbeshtetur ne gjithe veprimtarine tuaj gjate ketij hetimi, te bindur se ju do te angazhoni seriozisht institucionin tuaj, per te ndalur agresorin dhe per ta vene para drejtesise sipas procedures perkatese, te akuzuarin Arben Ndue Ndoka.

Në pritje të një reagimi të shpejtë dhe efikas nga ana Juaj,

20 komente në “Basha takon Llallën/ PD depoziton paditë për Arben Ndokën dhe Pjerin Ndreun (VIDEO)”

  1. lazarati i sales says:

    po per 21 janarin more krye dhallt ç far do besh luli ishti minister i brendshem vrasesi ordiner

    1. .katnar Tirone says:

      Vajti Basha,Vet i trete
      Te A.Llalla Besnik i vertete
      A.Ristani me gjithe Halimin
      Te friksuar i bene Ankimin

      Na kane kthyer ne Jastik Stervitje
      Duke na thene se e kini per hise
      per faktin se:
      Kini mbetur Kombishte

      Ku me Grrushta e ku me rryp
      Te Strazua yne po bejne praktike
      Koka ben Koka peson
      Kur si Bajgat-Lopa,
      Deputeti leshon!

      1. Sokrati says:

        Zedhenesja e PD laura Vorpsi eshte vetem lajmese dhe asnjehere LAJMESI nuk bjen ne gjak,keshtu thote KANUNI qe Arben Ndoka duhet ta respektoje.
        KANUNI ka mbi 1000 vjet qe eshte zbatuar me perpikmeri ku nje vend te vecante e ka per LAJMESIN qe detyra e tij eshte vetem transmetini i lajmit.
        Arbven Ndoka,djali i Diles e Ndues po luan me fatin e vet,ky bastard duhet ta di mire qe Laura Vorpsin ne e mbrojme dhe me jeten tone e po te jete nevoja i hapim lufte kujtedo e kur te duan.
        Arben Ndokes ja presim bishtin po ta luaje serisht dhe te mos harroje se do i paguaje te gjithe “trimerite” e tij si bythlepires dikur i Berishes e sot i Rames.
        Arben Ndoka duhet ta kuptoj qe Edi Rama e shte i pafuqishem qe ta mbroje kur ketij do i duhet te jap llogari.

        1. Admiri says:

          Dy standarte !

          Je me mua je hero
          Ke karrigen per drejtor
          Ty partia fort te do
          Ti je yll e nuk je hor !

          Po tani qe nga une ike
          Shume i lig po na del
          Ti nuk meriton karrige
          Je i poshter, kriminel !

          Duke pare kete qendrim
          Kete politike se mban toka
          Mos vrit mendjen miku im
          Ec perpara Arben Ndoka !

          Lezhe,me 13.07.2014

      2. Tirons i vertete says:

        Po ti mund te jesh vetem pleher tirone se kaunar i vjene anes. Kush leshon bajga mor debil ai qe ky krimineli ka qene ne burg, ti bashke me ata pederastat e PS , denoncojeni per shpifje po te jete keshtu jo te beni terrorr. Ndersa me kete vjereshen na kenaqe, se paku mus derti ne masturbim, sapo te shohe ty dhe jo me me teper.

        1. ina says:

          Ti po qe je Tirons lale! Hallall ta boft Zoti!

  2. tani says:

    Po po te kishte drejtesi o plehra po te kishte prokurori te pavarur qe te tre ju…ti bashke me ate pleher kryetar qe ke do dilnit me hekura ne duar nga zyra e prokurorit per miliardat qe kenu vjedhur…per 4 te pafajshmit qe vrate me duar ne xhepa per zgjedhjet qe i vodhet ne tavoline duke ja dhene bashkine me te madhe nje ordineri…turp

  3. zambi says:

    Pa u marre me ceshtjet konkrete, eshte gje e mire qe nga ana e PD po ndiqet rruga institucionale per zbatimin e ligjit. Ne kete menyre tregohet respekt per shtetin ligjor.
    PS te beje te njejten gje, te dale nga mentaliteti opozitar, i akuzave vetem me fjale dhe te dergoje ne prokurori dosjet e politikaneve te djathte qe kane shkelur ligjin.

    Pastrimi i politikes nga plehra te inkriminuar eshte nje e mire qe i behet pjeses se ndershme te shoqerise shqiptare.

    1. renato says:

      JAM DAKORTE ME TY ZAMBI

      POR ME LEJO TE KUJTOJ SI NJE PERSON QE PUNON NE FUSHEN E DREJTESIS

      TE TE THEM QE PO QE SE NUK IKIN TE GJITHE POR TE GJITHE AMA GJYQTARET E

      PROKURORET NE SHPI TE LENE DETYREN ATA QE KAN MBARUAR DREJTESI DERI NE VITET 99 DMTH GJQTARET ME PLEPA SIC I QUAJME NE TE RRANGUT TE JURISTEVE DHE TE VIJ GJYQTAR ME MAGJISTRATURE KY POPULL E KJO DREJTESI SVIHET KURRE AS NGA PD E AS NGA PS DHE AQ ME PAK KNGA LSI

  4. Treviso says:

    Zoti Halimi, tani kerkoni ju qe drejtesia te beje punen e tyre. Per kohen e kaluar nuk ka rendesi se si e ka kryer punen drejtesia? Dretesia ben punen e mire kur merr vendime korruptive, sipas ketyre zoterinjve qe kan takuar prokurorin e pergjithshem. Vendimi i drejtesise i vitit te 2011 per kryetarin e K.Q.Z. ishte i drejte? Per vrasjet e 11 Janarit te 2011 ishte i drejte? Ju qe keni bere kallzim ne prokurori dhe ato qe i shqyrtojne keto kallzime jeni e njejta kategori, plehrat e popullit. Populli e ka veshtire qe t’ju pastroje, se jeni bere shume, por shpresoj qe do ja arrije qellimit. Shqiperia duhet pastruar rrenjesisht nga keto plehra qe gjenden deri ne piramiden me te larte.

  5. liri says:

    Keto skandale jane te papranueshme nga Rilindja e cila pretendon se do
    te rilinde Shqiperine .Kur kjo trupe mban qendrim te ashper ndaj fjaleve
    fyese qe perdor opozita ,duhet qe ata vete te sillen mire,
    Gomari prej Lezhe i ben keto per tu servilosur tek Rama ,hengri sa deshi
    nga njeri krah ,tani don te haje nga karahu tjeter.
    Keto jane llumi i kombit.

  6. Daniel says:

    Perse shkoi Basha tek Kryeprokurori ? Per dosjen e shitjes se detit apo per te mare iformacion nga afer per rrezikun qe i kanoset ? A ka lidhje kjo me fillimmin e protestave nga PD dhe a do te munden ti shpetojne drejtesise te inkriminuarit. Mbetet shume shpejte te shihet a do te mbijetojne.

    1. Ai says:

      hahaha rrobt perseri per linqet ?

  7. renato says:

    PSE NUK KALLEZON VETEN E VET NE PROKURORI KY MO

    PER TYNELIN E KALIMASHIT PER 21 JANARIN PO SKAN FAJ KTA TE PD

    KUR SJA HAN FYTIN ME DHEMB KTA TE LODHURIT E PS

    SE ILIR META E KA NE TEREZI RRI BEN SEHIR KUR ZIHEN KTA SE MUT KTEJ

    KAK ANDEJ ILIRI.

    1. G says:

      Pse duhet te denoncoje veten?
      Ata te *ripjelljes* tende cfar jane duke bere?
      Tani qe kane qeverine duhet ta kene me te lehte per te gjetur dokumenta per denoncime. Apo nuk kane bythe?
      Hani pershesh, hani,,,

  8. sokoli says:

    O BASHA MOS TE SHKA DORA DHE KE KALLXU DHE VETEN TE PROKURORI, PER ATE PUNEN E RRUGVE QE E GATOVE SIC DIN TI O QORR BIBE..

    BASHE THON SE NUSJA TA DREDH RREGULLISHT ME STRAZIMIRIN…LLAF I SIGURT

  9. Kris says:

    Po pse padine duhet ta bejne tutoret kur ajo eshte ne moshe madhore?

  10. Paqua says:

    Shikoni si i drejtohet Prokurorit te prgj “Institucioni Juaj” a thua ja ka lene plaku me tapi prokurorine. Keshtu i kane konsideruar institucionet keta si prone te tyre. Thuhet Institucioni qe ju drejtoni Zoti Halimi

  11. qytetar says:

    Ata kriminela te pozites i skulen floket dhe i grisen perparsen Gentit, tani do na i skulin edhe ne, bileth kuth ka muthtaqe thon do t’ja hedhin ne qenef, oooooooooomami tha frik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje