Qeveria miratoi një fond prej jo më pak se 150 milionë lekë në vit të Fondit të Ekselencës, si dhe financimin nga donacione apo të ardhura të tjera nga burime të ligjshme për mbështetjen financiare të studentëve shqiptarë të shkëlqyer.
Vendimi parashikon që këto burime do të përdoren nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për bursa për studentët që ndjekin studimet e ciklit të parë, të dytë apo studime të doktoratës jashtë vendit në universitetet më të mira të botës si dhe për nëpunësit civilë të administratës shtetërore apo në varësi të saj.
Vendimi përcakton se nga fondi përfitojnë mbështetje financiare kandidatët që plotësojnë kriteret e parashikuara më poshtë:
a) Studentët, që ndjekin jashtë vendit ciklin e parë dhe/ose ciklin e dytë të studimeve universitare, kur:
i. janë pranuar në njërin nga 15 universitetet më të mira të botës sipas renditjes së fundit të përgjithshme dhe/ose asaj specifike sipas fushave, nga “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, për të ndjekur njërin nga dy ciklet e studimit, ose kanë përfituar financim/bursë në masën 75 për qind të shpenzimeve totale të parashikuara nga universiteti pritës (për tarifën e shkollimit dhe kosto të tjera të jetesës), në rastet kur universiteti është i akredituar dhe i mirënjohur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ose në një nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Në rastin e dytë, mbështetja financiare nga Fondi i Ekselencës nuk mund të jetë më e lartë se 8 000 euro në vit;
ii. pranojnë të punojnë, së paku, 3 (tre) vjet në Shqipëri, pas diplomimit në ciklin përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën ose pas përfundimit të të gjitha cikleve të studimit, nëse kandidati fitues vijon studimet në ciklet më të larta universitare;
iii. janë shtetas shqiptarë;
iv. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar;
v. nuk përfitojnë bursë/financim të plotë në universitetin pritës apo nga donatorë të tjerë. Në rastet kur studenti përfiton një financim të pjesshëm nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga universiteti pritës për vitin akademik (tarifa e regjistrimit dhe/ose shpenzime të tjera të jetesës dhe udhëtimit), në varësi të masës së fondit në dispozicion;
vi. kanë përfunduar studimet parauniversitare me mesatare mbi 9 të të gjitha viteve të shkollës së mesme ose ekuivalente për ata që kanë përfunduar këto studime jashtë vendit, për studentët që aplikojnë për ciklin e parë të studimeve universitare;
vii. kanë përfunduar studimet e ciklit të parë me notë mesatare mbi 9, për shkencat natyrore dhe teknike, dhe mbi 9.5 për shkencat ekonomike e shoqërore, për studentët që aplikojnë për ciklin e dytë të studimeve universitare.
b) Të drejtën për t’u mbështetur financiarisht e kanë studentët, që ndjekin studimet e plota të doktoratës, pasi kanë përfunduar ciklin e parë e të dytë të studimeve universitare, kur:
i. janë pranuar në njërin prej 15 universiteteve më të mira të botës në shkencat shoqërore dhe ekonomike apo në njërin prej 50 universiteteve më të mira të botës në shkenca natyrore dhe teknike, sipas renditjes së fundit, të përgjithshme dhe/ose asaj specifike sipas fushave, të “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, ose janë pranuar në njërin prej universiteteve të mirënjohura ndërkombëtare për studime në albanologji;
ii. nuk marrin shpërblime si financim i plotë apo bursë e plotë për punën kërkimore apo mësimore, që bëjnë gjatë këtyre studimeve në universitetin pritës në vlerë më të madhe se ajo e parashikuar për financim nga Fondi i Ekselencës. Studentët doktorantë nuk mbështeten financiarisht nga ky fond për tarifën e studimeve (tuiton fee), por vetëm për shpenzimet e jetesës. Në rastet kur studenti përfiton një financim tjetër nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond;
iii.pranojnë të punojnë, së paku, 3 (tre) vjet në Shqipëri, pas përfundimit të studimeve të doktoratës, në fushën e studimeve të kryera;
iv. janë shtetas shqiptarë;
v. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar.
c) Nëpunësit civilë të administratës shtetërore, që ndjekin jashtë vendit një program 1-vjeçar, master të ciklit të dytë apo të tretë, kur:
i. janë pranuar në njërin nga 300 universitetet më të mira të botës, sipas renditjes së fundit të përgjithshme ose në njërin nga 100 universitetet më të mira të botës, sipas fushave, nga “Times Higher Education”- Renditja botërore e universiteteve, në vitin më të fundit, për të ndjekur në ciklin e dytë apo të tretë të studimit një program master me kohëzgjatje 1-vjeçare në fushat e mëposhtme:
– Politika publike;
– Administrim publik;
– Politika ekonomike;
– Politika arsimore;
– Politika shëndetësore;
– Urbanistikë dhe zhvillim urban;
– Menaxhim i financave publike;
– E drejtë administrative/publike;
– Studime evropiane.
ii. pranojnë që pas përfundimit të studimeve të kthehen dhe të punojnë për jo më pak se 4 (katër) vjet në Shqipëri, në institucione të administratës shtetërore, institucione të pavarura apo njësi të qeverisjes vendore, në përputhje me profilin e studimeve të kryera të mbështetura financiarisht nga Fondi i Ekselencës;
iii. kanë marrë aprovimin e titullarit të institucionit ku punojnë për kryerjen e studimeve jashtë vendit dhe aplikimin për përfitimin financiar nga Fondi i Ekselencës;
iv. nuk janë, njëkohësisht, përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar;
v. nuk përfitojnë bursë/financim të plotë në universitetin pritës apo nga donatorë të tjerë. Në rastet kur studenti përfiton një financim të pjesshëm nga universiteti pritës apo nga donatorë të tjerë, financimi nga Fondi i Ekselencës do të bëhet për diferencën e vlerës deri në vlerën maksimale të parashikuar nga ky fond.
Të gjithë përfituesit, të cilët, në përfundim të vitit akademik, nuk kanë plotësuar kriteret e parashikuara në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, detyrohen të kthejnë financimin e përfituar shtetit shqiptar, brenda 6 (gjashtë) muajsh nga përfundimi i vitit akademik.
Vendimi parashikon që përzgjedhja e kandidatëve kryhet para fillimit të vitit akademik nga komisione përzgjedhëse të ngritura më urdhër të ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të kryesuara prej tij. Kur Fondi i Ekselencës plotësohet edhe nga donacione, në komision ka të drejtë të marrë pjesë edhe një përfaqësues i donatorëve. Numri i anëtarëve dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve për anëtarë komisioni përcaktohen në udhëzimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Studentët e ciklit të parë ose të dytë, të cilët nuk i japin të gjitha provimet apo e përfundojnë vitin me notë mesatare më të ulët se nota 8 (vlerësimi ndërkombëtar, sistemi anglo-sakson B), nuk përfitojnë bursë për vitet pasardhëse. Afatet për dorëzimin dhe shqyrtimin e aplikimeve për këta kandidatë përcaktohen me udhëzim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.
Studentët, që kanë përfituar bursë dhe nuk kanë realizuar detyrimet e programit përkatës dhe/ose i ndërpresin ato ose kur pas përfundimit të studimeve nuk provojnë të kenë aplikuar për punë në Shqipëri, të jenë regjistruar në zyrat e punës si të papunë, sipas kushteve të përcaktuara në aktmarrëveshjen e lidhur, detyrohen t’i kthejnë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit shumën e marrë në formë burse nga Fondi i Ekselencës, brenda 6 (gjashtë) muajve nga dita e njoftimit.
Po pse standarde te ndryshme per kategori te njejta. Pse per ata qe punojne ne administrate duhet te studiojne ne 300 te paret, dhe ata qe nuk kane marre asnjehere ndihme nga ky shtet shkerdhatokrat duhet te jene te 15 te paret? Apo se femijet tuaj e enderrojne te bejne pjese te 15 te paret dhe kurre nuk e arrijne dot. Hajde shtet shkderdhatokrat hajde
Me pare eshte bere nami me gonfin exelences. Botoni vetem emrat e personave qe kan perfituar. Ka raste qe nuk lan ikur fare poor paaraat kssn maarr
Hahaha cfare hipokrizie.Keta qe jane ketu do t i cojne jashte, ata qe vijne nga jashte me studime te perfunduara, qe kane studiuar me forcat e tyre pa asnje mbeshtetje nga shteti, qe jane kthyer me deshire te kontribuojne ne atdhe, pushohen nga puna ne favor te njerezve militant, fisnor apo shoqeror, me diploma te blera apo te marra me nota minimale nga Rilindja ne3n shembullin edhe te se ashtuquajtur te djathte.Kjo eshte nje komedi qe do t i kushtoj shume vendit.I japin burse me kushte qe te kthehen te pakten tre vjete ne atdhe, pastaj te ikin prape se helbete per ta ka liri demokraci, se kuptohet se te bijte e kujt jane.Ndersa ata qe jane kthyer me deshire, pa mbeshtetje te shtetit, jo vetem me diploma te shkelqyera por edhe me provime te shteteve europiane qe u sigurojne lincensimin, pushohen.E perse mor partizane te kesaj faqe?Se ata u jane pengese ne punen e tyre, me integritetin, me njohurite e dijeve dhe te punes nuk pranojne te jene ne rolin e Demkes, te firmosin c duan shefat e korruptuar e injorate.Mjere ky vend me keta kriminele qe ka ne krye(nga te dy krahet njelloj)
Personi qe ndjek realizimin e kesaj nisme qeveritare eshte i lutur te lere nje numer telefoni per t ia dokumentuar keto qe thashe me larte.Ta provojme sa konseguent dhe sa i drejte eshte ne kete detyre.Ndryshe gjithcka eshte hipokrizi dhe genjeshter dhe behet per te favorizuar miqte.Hidhni syte more nga djemte dhe vajzat e ketij vendi qe me sakrifica mbaruan studimet ne Europe.110/110 lode ( me ylle) dhe pushohen nga puna.Pastaj na thone brockulla.