E bënë… ashtu si siç dinë të bëjnë gjermanët

18 Korrik 2014, 20:31Blog TEMA

Nga Gafur Muka

 

E di që nuk sjell asgjë të re po të shkruaj që gjermanët janëpunëtorë e seriozë, sistematikë e këmbëngulës, fjalëdhënës e fjalëmbajtës si ata. N.q.s.marrin përsipër diçka ështëe sigurtë që do japin gjithçka për të bërë më të mirën. Dhe thuajse askush nuk surprizohet më nga sukseset e tyre.Dhe thuajse gjithkush dëshiron të ketë suksese ashtu siç kanë gjermanët. Rasti i fundit është kupa e botës në futboll. Pohimi: “e merituan ata, më të mirët” dëgjohet jo vetëm nga “tifozët”, por edhe nga ata që donin të fitonte tjetërkush. Epo, kampionati u mbyll. Kapiteni Philipp Lahm e ngriti lart kupën si një “pupël”. Veçse ajo nuk ishte aq e lehtë. Por atë e bëri të tillë angazhimi me “mish e me shpirt” i gjithë skuadrës: mendjemprehtësia e Lëvit, instikti dhe inteligjenca e Nojerit, vendosmëria e Boatengut, pozicioni i Hummelsit, strategjia e Lahmit, forca shpirtërore dhe fizike e Krosit, gjithkundndodhja dhe gjithkurndodhja e Shvajnstajgerit, racionaliteti i Ozilit, dhelpëria e Mylerit, përvoja e Kloses, manovrat e Shyrrles, mjeshtëria befasuese e Gëces… 13 korriku ishte dita e madhe e fitores. Më pas erdhën ditët e festës për të gjithë ata që ndjeheshin… gjermanë. Ditë që do të kujtohen si “koha e gëzimit për suksesin e radhës”. Sepse përpara është gjithmonë puna. Ajo punë që do t’i çojë ata tek suksesi tjetër i radhës. Vështirë të ketë dyshime për këtë. Sepse ata janë gjermanë. Ata dinë të nxjerrin gjithmonë mësime: edhe nga fitoret edhe nga dështimet. “Durch Schaden wird man klug” (Pësimet bëhen mësime) është një fjalë e urtë gjermane, të cilën ata e përdorin jo si slogan, por si motiv për të mobilizuar gjithë çfarë kanë brenda vetes.

Nëradhë të parë ata mobilizojnë shqyrtimin kritik si për aktivitetin individual ashtu edhe për atë në komunitet. Ata nuk hezitojnë ta penalizojnë gabimin as tek vetja as tek të tjerët. Politika gjermane karakterizohet nga njëndjeshmëri e lartë ndaj opinionit të publikut. Dhe publiku gjerman nuk të kursen hiç fare, qofsh Konrad Adenauer apo Ludwig Erhard, qofsh Helmut Shmidt apo Helmut Kohl, qofsh zu Guttenberg (ministër mbrojtje) apo Shavan (ministre arsimi), qofsh Bekenbauer apo Boris Beker, qofsha unë apo qofsh ti… Kur gjykojnë se dikush ka gabuar ata nuk venë në kandar kontributet dhe në çmim heshtjen, për më pak faljen, por fokusohen tek rasti konkret dhe nuk ndalen derisa të vejë “haka tek i zoti” (Kujtoni dhe rastin e Presidentit Christian Wulff).

Në radhë të dytë ata mobilizojnë punën me themel. Suksesin nëkampionat të gjithë e lidhin me atë punë të nisur 10 vjet më parë kur e shtrinë mbështetjen gjithkund dhe për gjithkënd që qysh në moshë të re e donte sportin/futbollin. Nuk e kursyen paranë dhe u shpërblyen për këto shpenzime jo vetëm me talente që fitojnë kupën e botës, por edhe me njerëz më vitalë në të gjithë vendin. Sot konkludohet që pa këtë punë me themel nuk do kishte kupë bote dhe, për çdokënd është e qartë, se pa punë me themel nuk do kishte edhe suksese gjermane në ekonomi, politikë… e ku jo tjetër?!

Në radhë të tretë ata mobilizojnë motivimin. Gjermanët nuk të paguajnë kot, por as nuk ta hanë hakun. Është fakt që, veç të tjerash, për skuadrën e tyre në Brazil ata ndërtuan “Campo Bahia-n”, një resort sportiv me gjithë çfarë u duhej futbollistëve me një sipërfaqe prej rreth 15 000 m2 dhe një shpenzim prej rreth 40 milion dollarë. E pra, ata nuk u thanë lojtarëve vetëm “duam kupën e botës”, por i mbështetën fort që të mos u mungonte asgjë për ta fituar atë. Domethënia më e veçantë ishte: Gjermaninë nuk e keni vetëm në Europë. Atë e keni edhe këtu në Amerikën Latine (Brazil) ndaj, ju suksesin mund ta arrini njësoj si të jeni në shtëpinë tuaj.

Që nga minuta e 113 e ndeshjes së 13 korrikut gjermanët janë kampionë bote në futboll. Me siguri, vetëm një sukses i radhës…

7 komente në “E bënë… ashtu si siç dinë të bëjnë gjermanët”

  1. Wendy-B says:

    Po, po, fituan nazistet…gjarpri i zi, arrogante gjer ne poshtersi.

    1. Wendy-B:Ne mos gabom para 4 mujsh kishe shkruajtur nje koment per Gjermanet si te pa shpirt etj etj,por une do te te thoja nje fjale te urte-Ate qe degjon mos e beso,ate qe shikon besoji gjysmes-Ta kujtova kete shprehje sepse me shkruaje se e kishe me te degjuar nga nje mik i joti se sa te pa shpirt qe jane?!Por ja qe faktet flasin per te kunderten 1-Nje vend qe mban peshen kryesore te azil kerkuesve ne Europe,duke i mbajtur me shum vite si te pa pune 2-me nje asistence ne ushqime dhe veshmbathje per tu pasur zili nga vendet e tjera 3-me shtepi te paguar nga sistemi social 4-me nje mireqenie qe ne vendet e tyre te orgjines se kane enderruar as me pune.Ju Wendi nga mentaliteti duhet te jeni sikur ata njerezit e botes se trete,te cilet vijn ne Europe me koken ulur si nevojtare,por sapo te mbushin barkun,te veshin nje pale rroba te reja,dhe sapo te marrin lejen e qendrimit,fryhen si gjela maje plehut duke thene se ju mohohen te drejtat.Thoni se jetoni pertej Atlantikut?dhe une se di ne eshte mungesa e informacionit,apo arroganca dhe ndjenja e mosrespektit,jo per huadhenesin,por per ate Shtet qe te ka dhuruar dhe po te dhuron ndihma te cilat jane nga fondi i taksave te popullit Gjerman.Une komentin tend Wendy dota perifrazoja me dy fjale:edhe Dhi e zgjebosur,edhe bishtin perpjete.

  2. feniks says:

    O Gafurr!Na je bere si Pal VATA dikur:Specialist per gjithcka.

  3. elinor says:

    E bene ashtu sic i pelqen….Gafurrit! Qenka kollaj, investo tek brezi i ri, meshoi parase, nderto nje rezort ne vendin ku do zhvillohet Kupa dhe mbas 10 vitesh e ke te garantuar fitoren!!! Si t’ia bejme ne rast se llogarite behen gabim dhe na del Italia perpara?! U dhi nusja ne kale!

  4. latifond says:

    Suksese kombetares gjermane,suksese kombit Gjerman.Edhe per kaq vlen,edhe per tu marre shembull nga shqiptaret llapa-llapa qe merite historike kane te identifikohen me me te fortin si kameleoni pas ngjyres se barit.

  5. kushtrimi ks says:

    Gjermanet jane popull qe duhet ti mbajm si miq sepse ka shume per te mesuar prej tyre.

  6. ani says:

    Lesh me tresh o gafurr. Po clidhje ke me sportin. Sa per gjermanine dhe supremacine ne futboll mjafton te shohesh se si i bene zborr per 90 min barkthatet e ganes. Pastaj megjithe keto lek si nuk nxorren nje talent si leo messi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje