Të ardhurat e mbledhura në 6 muaj, 175.201 milionë lekë

18 Korrik 2014, 14:14Ekonomia TEMA

Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë 6 muajve të parë të këtij viti llogariten 175.201 milionë lekë, ndërsa u shpenzuan 197,379 milionë lekë, raporton Ministria e Financave, përmes statistikave të treguesve fiskalë sipas buxhetit të konsoliduar janar-qershor 2014.

Referuar statistikave, defiçiti buxhetor u ul me 54% në raport me gjashtëmujorin e parë të vitit 2013. Taksat që sollën më shumë të ardhura në buxhet janë TVSH-ja dhe tatim-fitimi. Të ardhurat nga TVSH-ja llogariten 61.177 milionë lekë.

Ndërkohë, TVSH-ja e rimbursuar gjatë kësaj periudhe ka qenë rreth 1.680 milionë lekë. Të ardhurat nga tatim-fitimi, llogariten 11167 milionë lekë. Ndërkohë të ardhurat nga akciza për këtë 6-mujor llogariten 16.274 milionë lekë.

Tatimet personale erdhën në rënie, si rrjedhojë e vendosjes së taksës së përshkallëzuar, që ka sjellë rënie të të ardhurave nga tatimi mbi pagat e vogla.

Të ardhurat për këtë zë llogariten 13.160 milionë lekë për 6-mujorin.  Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2013, shpenzimet kapitale llogariten 20.183 milionë lekë., ndërsa shpenzimet korrente janë 158.584 milionë lekë, ndërsa shpenzimet operative të mirëmbajtjes llogariten 11.510 milionë lekë.

6 komente në “Të ardhurat e mbledhura në 6 muaj, 175.201 milionë lekë”

  1. anonim says:

    Z.minister,ju lutem,na jepni spjegime per referencat ne dogana…
    Pse dogana shqiptare zhdoganon me referenca perkundrejt dokumentacionit krejtesisht te plotesuar…
    Pse dogana shqiptare refuzon te vertetoje dokumentacionin qe shoqeron mallin
    Pse ka disnivele te referencave doganore per mallrat ekskluzive te kompanive monopol ne tregun shqiptar
    Pse Partia Socialiste dhe Edi Rama nuk mbajten premtimin per heqjen e referencave doganore
    …….
    Zoti Minister,asgje nuk ka ndryshuar nga koha e Sali Berishes..

    1. nesuno says:

      Mos ke humbur punen we kishe he dogane to more kolopuc I sales

    2. neda says:

      Anonimi ka shume te drejte, shteti i ri shqiptar duhet ti shpartalloje me neveri keto referenca te Ridvan Bodes, te cilat ne thelb nuk besojne te dokumentat e qytetarit qe disponon,dhe as nuk do qe ti verifikoje,sepse ndoshta ashtu e kane urdherine, por qe ne fakt eshte nje menyre per te vjedhur qytetarin, gjera keto qe edhe avukati popullit duhet ti beje objekt gjykimi, por edhe vete shteti nuk duhet te synoje te vjedhe qytetarine, eshte me mire qe shteti te beje nje taksim tjeter se sa ne kete menyre,por ne menyre te ndershme, gjeja e ndershme eshte me e pranueshme, shteti duhet te kete me respekt per qytetarin, sepse duke perdorur referencat do te thote qe qytetari genjen,kjo eshte shume ofenduese.

  2. kamera says:

    Shifra te mira keto shiko gjeni edhe ca e tjera dhe jepjauni te perndjekurve politik se nuk i ngopi dot saliu .

  3. 14 shtatori says:

    Zoti cani ju jeni great po tatimet e doganat i keni shit.njesoj si shit sali dhe shit bode.
    Leket i paguan tatimpagusi se do te jetoje per se mbari dhe meqe qeveria thote s kemi leke per investime.kjo seshte merite e tatim dhe doganave.absolutisht jeni ne te njejten rruge te pd dhe kur themi pd = paaftesi dhe korrupsion.
    Punoni me te njejtet plehra vetem se ndryshimi eshte qe dhe ato qe pd i syrgjynoste ne qoshe ju i keni ngrit me pergjegjesi.c eshte keshtu? Per ca premiohen injorantet bythlepirisit hajdutet? Apo dine te cojne uje te mulliri??
    Keni me 10 tra te mire qe rrine rrugeve e ju mbani te degjeneruarit se ne fakt ato kane mjeshtrine te rrine duke mospunuar e duke mendu mgje dreje darke si te rrjepin tatimpaguesit e pastaj si te blejne vazhdimsine?
    Po ne kete shekull keni lene pa timon e pa duar zyrat me te rendesishme.hajde se pd qesh mgjes dreke darke dhe mire ben po keshtu populli.. Iku nje vit do ikin tre dhe ju mblidhni te ardhurat.po e dini ju sa te ardhura ben secili prej atyre qe keni te punesuar??? Jooooo. Nuk e dini.se s keni nga ta dini? S keni as dosje te historise prof te stafeve as vleresime te puneve te tyre as mbikqyrje asigje… Keni mbledh nje tufe me plehra pervec mbeturinave qe keni gjet . Shifini njerezit qe ngrini ne pergjeugjesi dhe secilin nga ato qe keni ne pune se s pagujame taksa ne qe te majmen ato plehra.shif icik dhe te rinjte se t jane be me shpia per 6 muj … Dhe shif icik dhe ke promovoni . Gjithe ato qe mblidhnin kuotat e pd mi ve shefa kontroli apo kane experience ne fushen e duhur??? Cili i mire ka be karrierre ne qeverine e pd??? Dhe a i di ti ca stafi punesonte pd??? Arketare katunare hajdut xhepash.. E pra ca mi promovon. Apo u shujt ky vend .. Apo ato dine te mbledhin e te shperndajne… Lidhu icik me bazen te kuptosh ca ndodh se s ka per te zene gjumi…as ty as km…..

  4. zambi says:

    Miliona euro borxh nga fmn dhe bb.
    Rritje ne mbledhjen e taksave dhe dogana.
    Zero investime
    Mire mire, po leket ku shkojne?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje